Shko te përmbajtja

Bujar Bukoshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bujar Bukoshi
Ish-Kryeministër i Republikës së Kosovës
19912000
Lindi(1947-05-13)13 maj 1947
Vdiq10 qershor 2025 (78 vjeç)
KombësiaShqiptar i Kosovës
ArsimiDoktor i Mjekësisë
ProfesioniUrolog dhe Doktor i Mjekësisë
Njohur përIsh-kryeministër i Republikës së Kosovës (1991–2000)
Nënshkrimi

Bujar Bukoshi (13 maj 1947–10 qershor 2025) ishte kryeministër i Republikës së Kosovës nga viti 1991 deri në vitin 2000. Ai shërbeu si Ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Bukoshi ka lindur në Suharekë. Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie. Ai ishte zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Lirë të Berlinit, në dhjetor të vitit 1986. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë. Specialist i urologjisë punoi për disa vite me radhë si profesor i asociuar i kirurgjisë në fakultetin e mjeksisë të Universitetit të Prishtinës. Pas viteve '90-ta u pushua nga puna nga regjimi serb për arsye politike, si një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu ishte anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të NjeriutPrishtinë.

Ai ndërroi jetë në Prishtinë pas një sëmundjeje më 10 qershor 2025.[1]

  1. "Bujar Bukoshi, Kosovo independence leader, dies at 78". AP News (në anglisht). 2025-06-10. Marrë më 2025-06-10.