Besnik Bislimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Besnik Bislimi.jpg

Stampa:Biografi Besnik Bislimi ekonomist dhe profesor nga Gjilani.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Besnik Bislimi (lindur me 19.05.1971) në Bukovik të Gjilanit. Ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994.

Ka doktoruar në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Në Andrew Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e postdoktoratures në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.

Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë ku ka ligjëruar dëri më tani Makroekonominë; Politikat Fiskale; Analizat dhe Politikat Monetare; Ekonomiksin e Resurseve Natyrore dhe Mikroekonominë. Po ashtu mban pozitën e Udheheqësit të njësisë për ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti. Njëkohësisht ligjëron lëndet Makroekonomia 1 dhe 2 në Akademinë Regjionale të Procreditit në Veles të Maqedonisë.

Më herët ka punuar për gjashtë vite në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë si asistent për Makroekonomi dhe Financa Publike, ka mbështetur Universitetin e Prishtinës me projekte të financuara nga Pakti i Stabilitetit, DAAD-i Gjerman dhe WUS Austria; ka qenë këshilltar për politika fiskale i projektit CBF të UNDP-së; këshilltar në disa projekte të GTZ; Ekspert për politika fiskale i zyrës FAO; ka punuar si këshilltar dhe bartës i projektit për institucione të ndryshme.

Është eskpert për politika fiskale; politika monetare; politika të tregut të punës; privatizim; decentralizim fiskal; borxhin publik; antikorrupsion.