Visar Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Visar Ymeri.jpg

Visar Ymeri është Sociolog dhe ish-kryetari i Lëvizjes vetëvendosje[1].

Visar Ymeri është lindur në vitin 1973, shkollën e fillore dhe të mesmen Gjimnayin " Xhevdet Dota" e kreu në prishtinë, ndërsa ka ndjekur studimet për Media, Filozofi, Letërsi dhe Politikë në “City and Islington College” në Londër, për të vazhduar më pas me studimet për sociologji në Universitetin e Prishtinës.[2]

Nga viti 2005, Ymeri është aktivist i Vetëvendosjes. Para angazhimit të drejtpërdrejtë në politikë, deri në vitin 2008 ai ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës.

Karriera e tij politike kishte filluar të merrte të përpjetën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010, në të cilat Vetëvendosja po merrte pjesë për herë të parë.

Në këto zgjedhje, ai kishte marrë 6 mijë e 892 vota, duke u radhitur i nënti në listën e të votuarve të Vetëvendosjes, në krye të së cilës ishte Kurti.

Është llogaritur sukses arritja e tij që të bëhet deputet, edhe për faktin se lista zgjedhore e Vetëvendosjes ishte bërë duke u bazuar në radhitje alfabetike, ku Albin Kurti ishte i pari në listë, ndërsa Visar Ymeri i fundit.

Por, në zgjedhjet e fundit, Ymeri ka katërfishuar votat e qytetarëve. Ai ia ka dalë të jetë personi i dytë më i votuar në Vetëvendosje, menjëherë pas Albin Kurtit.

Gjatë mandatit të parë si deputet, Visar Ymeri është vlerësuar nga organizatat monitoruese të Kuvendit, si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Që nga mandati i parë, por edhe tani, Ymeri është edhe shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.[3]

Visar Ymeri është shpallur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për katër vitet e ardhshme. Kjo u bë e ditur më 1 mars 2015, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Ymeri u zgjodh në postin e të parit të Vetëvendosjes me 97.42% të votave.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 qershor 2015. Marrë më 3 mars 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/03/02/vetevendosje-zyrtarisht-me-kryetar-visar-ymerin/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 mars 2015. Marrë më 3 mars 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)