Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (UEJL)
Shkencat e Komunikimit dhe Teknologjive, për herë të parë së bashku sjellin më të mirën, si në aspekt të shkencave njerëzore/sociale ashtu të perspektivave teknologjike të cilat i japin një impuls të ri zhvillimit bashkëkohor. Tregu për kompetenca të tilla përjeton një përhapje të shpejtë pasi që shoqëria dhe ekonomia e këtij vendi po shkojnë drejt standardeve perëndimore evropiane.
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit, është përcaktuar që të drejtojë një vistër të gjerë të profileve të diplomimit. Këto profile përmbushin nevojat e tashme dhe të ardhshme të tregut në fusha të dalluara të korporatave të zhvillimit, posaçërisht në fushat e mediave - të reja dhe të vjetra - komunikimi interaktiv dhe digjital, kompanive të Internetit, përmbajtjeve dhe shërbimeve të lidhura me ISP, përmbajtjes së paketës digjitale, zhvillimi i postës, gazetarisë, teknologjive dhe projekteve multimediale, aplikacioneve TI për bizneset e reja, zinxhirëve të rrjetit me vlerë, tregut ekonomik, marketingut interaktiv, reklamave tradicionale dhe on-line, CRM, ASP e integruar në përmbajtjen e industrisë, dhe përmbledhjen e biznesit real dhe elektronik në përgjithësi.
Këto janë dy profilet kryesore të përfshira në diplomimet e ardhshme :
- Shkencat e Komunikimit (Media dhe Komunikimi) – programi trivjeçar Bachelor of Arts i drejtimit të Shkencave të Komunikimit i aftëson studentët për vende pune në industrinë e medias, në marrëdhënie me publikun dhe politikën kadrovike për trajnim dhe zhvillim, si dhe i aftëson ata për strategji dhe teknologji komunikimi që janë në ekspanzion në korporata dhe organizata tjera. Struktura trivjeçare programore ngërthen studime dinamike dhe interaktive interdisiplinare. Pritet që ky lloj studimesh të gjenerojë rezultate profesionale adaptabile nevojave të tregut integrues global, duke shërbyer njëkohësisht edhe si bazë e studimeve në nivel pasuniversitar (cikli i dytë i studimeve).
- Kursi deridiplomik i Shkencave të Komunikimit u ofron studentëve kuptime dhe dituri të thelluara nga fusha e shkencave dhe aftësive të komunikimit, duke i orientuar ata kah fusha të caktuara që do të specializohen më tej në ciklin e dytë të studimeve. Gjatë programit studimor trivjeçar studentët kanë mundësi të marrin pjesë në punëtori të ndryshme (workshop) organizuar nga punëtorë shkencor nga vendi dhe bota.
- Përparësi plotësuese është edhe praktika studentore në semestrin e fundit që jep mundësi për përvojë në aspektin aplikativ të shkencave të komunikimit.
Planprogrami i Departamentit të Shkencave Kompjuterike
(Teknologjitë e Komunikimit)