Xhamia e Larme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Xhamia e Larme
Xhamia e Pashës
Шарена џамија
Koordinatat: 42°00′21″V 20°58′00″L / 42.005833°V 20.966667°L / 42.005833; 20.966667Koordinatat: 42°00′21″V 20°58′00″L / 42.005833°V 20.966667°L / 42.005833; 20.966667
Vendndodhja Flag of North Macedonia.svg Tetovë, Republika e Maqedonisë
Viti 1495
Pronari Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni
Të dhënat arkitekturore
Arkitekti(ët) Is'hak Beu
Stili arkitekturor Osman
Minare një

Xhamia e Larme (maqedonisht: Шарена Џамија, turqisht: Alaca Camii), e njohur edhe si Xhamia e Pashës, është një xhamiTetovë, e ndërtuar për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtuar më vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha.[1]

Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.

Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tylben ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen. Në tylben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shadërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Xhamia e Pashes". Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 12 gusht 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]