Uran Butka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Uran Butka | |
---|---|
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | historian, shkrimtar, politikan |
Uran Butka (2 dhjetor 1938), është shkrimtar, historian dhe politikan shqiptar. Ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uran Butka u lind në Tiranë më 2 dhjetor të vitit 1938 dhe është i biri i Safet Butkës nipi i Sali Butkës, poet, patriot dhe luftëtar i shquar i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pasi kreu studimet pedagogjike, punoi për 16 vjet mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrethet Fier, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë, mbaroi me korespondencë studimet në Universitetin e Tiranës, degët Letërsi dhe Histori ( 1960) dhe dha mësime në gjimnazin e qytetit të Krujës. U pushua nga puna si arsimtar për motive biografie dhe punoi si piktor në fabrikën e këpucëve në Tiranë (1971-1976), pasi kreu edhe shkollën e mesme për pikturë.
Në vitin 1976 u internua me gjithë familje nga Tirana për motive politike , fillimisht në rrethin e Tropojës, mandej në Martanesh, ku jetoi për 11 vjet i izoluar, duke ia ndryshuar edhe profesionin dhe duke punuar si llogaritar në koperativën e fshatit.
Në prag të proceseve demokratike, u kthye në Tiranë, ku punoi për disa vjet në punë të ndryshme komunale si bojaxhi, disenjator e dekorator.
Qe një nga drejtuesit kryesorë të Shoqatës kombëtare të të përndjekurve politikë të Shqipërisë,1991 – 1992 dhe kryeredaktor i gazetës “Liria” për disa vjet.
Në vitin 1991 u emërua nga Komiteti pluralist i Tiranës mësues dhe nëndrejtor i gjimnazit “Ismail Qemali”.
Ndërkohë mori pjesë aktivisht në Lëvizjen Demokratike dhe u zgjodh deputet i PD në Parlamentin shqiptar ne dy legjislatura (1992-'96 dhe 1996-'97). Gjatë kësaj periudhe ushtroi edhe detyrën e kryetarit të Komisionit parlamentar të Medias dhe të Kulturës.
Ka qenë anëtar i kryesisë qëndrore së Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.
Në vitin 2005 u largua nga politika dhe punoi në profesion të lirë si publicist, shkrimtar dhe historian. Ka shkruar e botuar një varg librash në fushën e publicistikës, studimeve historike dhe të letërsisë artistike, që janë vlerësuar.
Uran Butka është i martuar me Merjeme Pasmaçiun, mjeke nefrologe. Kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Rinia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monografi dhe studime historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ringjallje (1995)
- Kthimi i Mid’hat Frashërit, jeta dhe veprat kryesore ( 1997)
- Mukja-shans i bashkimit, peng i tradhtisë ( 1998)
- Gjeniu i kombit, monografi historike ( 2000)
- Safet Butka, jeta dhe veprat ( 2003)
- Lufta civile në Shqipëri 1943-1945 ( 2006)
- Bombë në Ambasadën Sovjetike (2008), botimi në anglisht 2014.
- Elita shqiptare ( 2009)
- Masakra e Tivarit (2013)
- Dritëhije të historisë (2012)
- Kryengritjet e para kundërkomuniste (2013)
Letërsi artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vdekja e bardhë, tregime, 2001
- Humbja nuk është mbarim, tregime, 2004
- Në shtëpinë tonë, tregime, 2008
- Miti i Haxhi Qamilit, roman, 2010
- Dora e shtetit, tregime (2010)
- Kristo Kirka, ese (2012), nderuar me çmimin kombëtar “Penda e argjendtë”
- Më në fund të lirë, tregime ( 2013)
Skenarë filmash & dokumentarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Ventotene”
- “Lëvizja Kryeziu”
- “Pesë herë i dënuar politik”
- “Kryengritja e Malësisë së Madhe”
- “Kryengritja e Postribës”
- “Dy poetët martirë”
- “Mallakastra siç ka qenë”
- “Kryengritja e Dibrës më 1913”
- “Mid’hat Frashëri”
- “Martirët”.
Mirënjohje dhe vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është dekoruar me titujt “Mësues i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar nderi i Qarkut Tiranë” , “Qytetar nderi i Postribës” dhe së fundi me çmimin “Penda e argjendtë në letërsi” për vitin 2013.