Kadri Hazbiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kadri Hazbiu
Kadri Hazbiu.jpg
Ministër i Punëve të Brendshme
20 korrik, 1954 – 26 prill, 1980
Paraardhësi: Mehmet Shehu
Pasardhësi: Feçor Shehu
Ministër i Mbrojtjes
26 prill, 1980 – 10 tetor, 1982
Paraardhësi: Mehmet Shehu
Pasardhësi: Prokop Murra
Kryetar i Sigurimit të Shtetit
1949 – korrik 1954
Paraardhësi: Beqir Ndou
Pasardhësi: Mihallaq Ziçishti
Të dhënat personale
Lindi më: 15 korrik, 1922
Lindi në: Hysoverdhë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më: 10 shtator, 1983
Vdiq në: Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptare
Profesioni: Ushtarak, politikan
Partia politike: Partia e Punës e Shqipërisë
Feja: Ateist


Kadri Hazbiu (Hysoverdhë, 15 korrik 1922 - Tiranë, 10 shtator 1983) qe partizan, zëvendësministër, ministër dhe drejtuesi më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishte djali i Hazbi Cano Dautaj, njërit nga komandantët e Luftës së Vlorës më 1920, dhe i Xhevrijes[1].

Më 1936 nisi Shkollën Tregtare të Vlorës, prej të cilës u përjashtua më 1941. Në shtetor 1942 - qershor 1943 lëviz me punë në Drashovicë si i ngarkuar me punë partie dhe me përgjegjësi ushtarake. Në qershor-tetor 1943 ishte komisar i çetës "Halim Xhelo", në tetor 1943 e deri në janar 1944 vazhdon si komisar i batalionit "Ismail Qemali". Në janar-nëntor 1944 komisar e më pas zëvendëskomisar batalioni në brigadën e 5të. Në nëntor-dhjetor 1944 zëvendëskomisar në brigadën e 5të. Në dhjetor 1944 - shtator 1947 është kryetar i DSU (Degës të Sigurimit të Ushtrisë) në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit.

Në shtator 1947 - prill 1948 ndjek Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë.

Më 1948-1949 kryetar i degës 5 të Sigurimit të Shtetit. Më 1949-1954 ndihmësministër i Punëve të Brendshme dhe drejtori kryesor i Sigurimit të Shtetit. Në përfundim të skemës ekzektutive të vitit 1954, kur Mehmet Shehu zuri vendin e Hoxhës si kryeministër, Kadri Hazbiu e pa veten në postin e lartë të ministrit. Kësisoj, më 1954-1980 ai ishte ministër i Punëve të Brendshme, duke thyer çdo rekort jetëgjatësie. Më 1980-1982 është edhe ministër i Mbrojtjes Popullore. Më 1952-1982 anëtar i KQ të PPSH. Më 1961-1971 kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror. Më 1971-1982 anëtar i Byrosë Politike. Më 1950-1982 deputet i Kuvendit Popullor. Pas goditjes së Mehmet Shehut, mbi Kadri Hazbiu ra ndëshkimi i pritshëm. U akuzua për faje të bëra vite më parë, në kohën kur marrëdhëniet me sovjetikët ishin të mira dhe e tillë ishte edhe politika e Partisë së Punës.

Më 15 tetor 1982 arrestohet, më 10 shtator 1983 ekzekutohet pasi u dënua me tradhti të lartë ndaj atdheut si "armik i popullit dhe i partisë"[2].

4 nëntor 1995 gjenden eshtrat e tij në afërsi të Selitës, Tiranë dhe rivarrosen nga familjarët.

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit, gazetadita.al, 8 dhjetor 2012.
  2. ^ Dervishi K., Sigurimi i Shtetit 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist, Tiranë: Shtëpia Botuese "55", 2012, fq. 147-148.