Hekuran Isai
Hekuran Isai | |
---|---|
Zëvendëskryeministër | |
Në detyrë 8 korrik, 1990 – 21 shkurt, 1991 | |
Paraprirë nga | Simon Stefani |
Pasuar nga | Shkëlqim Cani |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 15 janar, 1982 – 1 shkurt, 1989 | |
Paraprirë nga | Feçor Shehu |
Pasuar nga | S. Stefani |
Në detyrë 8 korrik, 1990 – 21 shkurt, 1991 | |
Paraprirë nga | S. Stefani |
Pasuar nga | Gramoz Ruçi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 7 maj, 1933 Fushë-Bardhë, [[Mbretëria Shqiptare 1928–1939 ]] |
Vdiq më | 26 mars, 2008 Tiranë, Shqiperi |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | PPSH |
Punësimi | nëpunës, politikan |
Hekuran Isai (Peqin, 7 maj 1933 - 26 mars 2008) ka qenë politikan shqiptar i periudhës së regjimit komunist, kohë kur mbajti mjaft pozita. Ka qenë një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të K. Q. të P. P. Sh. (1975), ministër i Punëve të Brendshme (1982).
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Peqin më 7 maj 1933,[1] i biri i Selmanit dhe Zogjinës.[2]
Anëtar i P. P. Sh. më 1957. Nga 1957 deri 1960 kreu studimet e larta për naftë në ish Bashkimin Sovjetik. Kreu Shkollën e Lartë të Partisë “V. I. Lenin“ (1967). Gjatë këtyre viteve ka kryer edhe kursin e lartë për Ekonomi Politike. Është ngarkuar me detyra të rëndësishme e me përgjegjësi partie e shtetërore: sekretar i parë i K. P. të rrethit të Librazhdit dhe të Dibrës (1970, 1975). Kandidat i K. Q. të P. P. Sh. në Kongresin V (1966) dhe anëtar i K. Q. të P. P. Sh. në Kongresin VI (1971), sekretar i K.Q të P.P.Sh (1975-1982). Deputet në Kuvendin Popullor që nga legjislatura e pestë (1962).
Në vitin 1982 u emërua Ministër i Punëve të Brendshme. Modernizoi curriculat e shkollës së lartë të Policisë dhe ish Sigurimit, duke futur ne to 70 përqind të lendeve të fakultetit juridik. Falë angazhimit të tij personal u ngrit edhe kompleksi i pishinave dhe fushave të futbollit, i quajtur kompleksi Dinamo. Besnik i idealeve qe besonte si dhe i Enver Hoxhës, në sjelljen e tij arriti të krijonte një profil me njerëzor se të gjithë paraardhësit e tij, ish ministra të brendshëm të diktaturës. Diçka të tille e ka evidentuar ndër tv tjerë, publikisht edhe shkrimtari Ismail Kadare.
Pas një shkëputjeje prej 1 viti e gjysem, ne korrik 1990, pas ngjarjeve te ambasadave, Ramiz Alia i kërkon te rikthehet përseri si Ministër i Brendshëm. Personazh kundërthënës, ndonëse në krye të forcave të policisë, se cilës iu desh të ndeshej me demonstruesit që kërkonin ndryshimin e sistemit komunist, në dhjetor te 1990 arriti të menaxhonte pa krijuar gjakderdhje situata tepër delikate për vendin dhe shtresat e shoqërisë tejet antagoniste për kohën. Në gjyqin e ashtuquajtur te ish bllokmenëve, deklaroi nder të tjera se "... komunizmi ne Shqipëri u përmbys me dy gishtat lart dhe me nga një shkop gome ne prapanice...".
Pike kyçe në karrierën e tij është pikërisht fundi i saj dhe kjo lidhet me datën 20 shkurt 1991, dita kur mijëra demonstrues në Tiranë, Durrës dhe Korçë, rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës. Hekuran Isait i atribuohet pikërisht qëndrimi i policisë dhe trupave speciale për të mos hapur zjarr mbi demonstruesit. Për këtë qëndrim u akuzua ashpër nga forcat nostalgjike dhe oficeret konservatore te Ministrisë se Brendshme, te cilët një dite me pas thirren Ramiz Aline për te dhëne shpjegime. Ky i fundit u shfajësua, duke u thëne se "unë kam dhëne urdhër qe monumenti i Enver Hoxhës te mbrohej me gjak, por ministri juaj nuk e zbatoi urdhrin tim". Hekuran Isai e pranoi këtë akuze te Ramiz Alise, duke shpjeguar se "po te kisha lejuar gjakderdhjen ne Tirane, e njëjta gjë do te kish ndodhur edhe ne Durrës edhe ne Korçe dhe për pasoje sot me 21 shkurt, Shqipëria do te kishte shkuar e gjitha ne varreza". Pas kësaj vijoi edhe shkarkimi i tij nga posti i Ministrit te Brendshëm. Ai u gjykua bashke me bllokmenet e tjerë ne te famshmin gjyqin e kafeve.
Vitet e fundit i kaloi ne ambientet shoqërore ne një klub ish oficeresh, diku pranë godinës se Parlamentit Shqiptar, ku kalonte ditën mes shokëve, i kërkuar gjithaq shume edhe nga gazetaret, te cilët e kujtojnë veçanërisht për batutat dhe humorin e spikatur, me te cilin nuk kursente as veten. Ish i burgosuri politik dhe ish Kryetari i Parlamentit, Pjeter Arbnori, e ka falënderuar publikisht për mundësimin e botimit te librit "Rajhu i Trete", përkthyer nga Arbnori ne kohen qe ka qene ne burg. Për këtë i është referuar faktit se Isai ia kishte dërguar përkthimin ne shtëpi, diku nga viti 2003, pra ne kohen qe Arbnori nuk e gëzonte me pozitën e larte shtetërore, as edhe statusin e deputetit.
Faktikisht ky gjest është komentuar nga miqtë e tij si simbolikë e shprehjes së ndjesës karshi asaj shtrese që përfaqësonte z. Arbnori, pavarësisht se ky i fundit ish dënuar shumë e shumë vite para se Isai të ngrihej në rangjet e larta te shtetit totalitar. Isai ka shkruar dhe dhëne intervista kohe pas kohe ne shtypin shqiptar, duke hedhur drite mbi fakte te ndryshme te periudhës komuniste dhe jo vetëm, por gjithsesi, me gazetaret shprehej se i përmbahej parimit se "informacionet e siguruara për shkak te detyrës merren me vete ne varr...". Megjithatë, thuhet se ka qene natyre shume sistematike dhe ka lëne materiale te shumta te shkruara, te cilat nuk dihet nëse dikur mund te shohin dritën e botimit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 139–140. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Imaj, Afrim (21 janar 2009). "Gjyqi i Ramiz Alisë dhe byroistëve: ja pse u dënuan liderët komunistë: zbardhet dosja e procesit të bujshëm të fillimviteve '90". zemrashqiptare.net. Panorama. - Nr. 2363. fq. 18–19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)