Feçor Shehu
Feçor Shehu | |
---|---|
![]() | |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 26 prill, 1980 – 18 dhjetor, 1981 | |
Paraprirë nga | Kadri Hazbiu |
Pasuar nga | Hekuran Isai |
Drejtues i Sigurimit të Shtetit | |
Në detyrë 15 maj, 1967 – 31 dhjetor, 1969 | |
Paraprirë nga | Rexhep Kolli |
Pasuar nga | Lelo Sinaj |
Në detyrë 1 mars, 1974 – 15 janar, 1980 | |
Paraprirë nga | Muço Saliu |
Pasuar nga | Kadri Gojashi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 26 mars, 1926 Hekali, Republika Shqiptare |
Vdiq më | 1983 - |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | nëpunës |
Feçor Shehu (Hekal, 26 mars 1926 - 1983) ka qenë politikan gjatë regjimit komunist në Shqipëri, shërbeu si ministër dhe drejtor i Sigurimit i Shtetit.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Hekal të Mallakastrës, i biri i Reshatit dhe i Merushes,[1] nip i Mehmet Shehut.
Më 4 shkurt 1943 u përfshi në çetën "Plakë" të Mallakastrës, fillimisht si partizan i thjeshtë dhe më pas si skuadërkomandant. Më 3 prill u pranua në radhët e Partisë Komuniste. Në 9 maj 1945 - 20 mars 1946 qe komisar i batalionit të 3-të në brigadën e 12-të. Më 1946 - 1947 duke qenë komisar grupi në regjimentin e 3-të të artilerisë, ka kryer shkollën e natës dhe ka marrë deftesën për kryerjen e shkollës unike në Gjirokastër. Po ashtu, në vitet 1947 - 1948 me shkollë nate ka mbaruar klasën e parë të Liceut në Korçë. Në maj - shtator 1947 qe instruktor i agjitpropit Korçë në regjimentin e 3-të. Më 15 maj 1947 - 11 nëntor 1948 shef i Seksionit të Sigurimit në MMK. Pas kësaj, Shehu kaloi në ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në vitet 1948 - 1949 qe zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme në Gjirokastër. Më 1949 - 1951 shef i Seksionit të Sigurimit dhe më 1950 - 1951 kryetar i DPB në dibër. Më 1 mars 1951 deri më 11 mars 1952 student në Shkollën e Lartë të Sigurimit në Bashkimin Sovjetik. Më 1952 - 1955 qe kryetar i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Korçë, 1955 - 1960 në Tiranë, 1960 - 1967 në Shkodër.
Më 15 maj 1967 deri më 31 dhjetor 1969 qe drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit në ministrinë e Punëve të Brendshme. Më 1970 e deri më 1980 është zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit nga 1 marsi i 1974 e deri më 15 janar 1980 për së dyti drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit. Më 1980 - 1982 u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Me emërimin e Hekuran Isait ministër, në mes të janarit 1982, shkarkohet si ministër dhe caktohet zëvendës. Më 12 maj të po atij viti, Isai njoftonte repartin nr. 323 mbi shkarkimin nga detyra të Shehut, pasi ishte arrestuar më 22 mars 1982.
Pas marrjes i pandehur në shtator të 1983, ekzekutohet i dënuar me vdekje për "tradhti të lartë ndaj atdheut" së bashku me Kadri Hazbiun, Llambi Peçinin dhe Llambi Ziçishtin. Ekzekutim ky që ishte tipik me shumë skenarë për të cilët kishte kontribuar vetë Shehu.[2]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Boriçi, Kujtim (8 dhjetor 2012). "Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit: dokumenti "tepër sekret" nga Arkiva". Dita (37): 14–15.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Dervishi, Kastriot (2012). Sigurimi i Shtetit 1944 - 1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist. Tiranë: 55. fq. 150–151. ISBN 978-99943-56-09-6.