Mihallaq Ziçishti
Mihallaq Ziçishti (lindi në Ziçisht të Devollit, 12 dhjetor 1921 - 1994). Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore. M.Ziçishti përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1] Mbas luftes nacional çlirimtare kreu Akademine Ushtarake Ruse ne Moske ka qenë shef Seksioni i Sigurimit te shteti, kryetar Dege ne rrethe te ndryshme, Zevendes ministër i brendeshem me graden Gjeneral Leitnant, drejtor i Sigurimit të Shtetit, anëtar i KQ të PPSH dhe sekretar i parë i Partisë në Korçë dhe më pas në Durrës. Bashkë me të vëllanë, Llambi Ziçishtin, u dënuan me grupin e Mehmet Shehut. Djali i tij i madh, Ylli Petraj Ziçishti është kirurg i njohur në Shqipëri. Ka mbajtur për 16 vjet pozicionin e Shefit të Urgjencës në Spitalin Nënë Tereza, dhe më pas ka qënë deputet i partisë Socialiste prej vitit 2013-2017 në zonën e Devollit. Ka dy fëmijë, Fisnikun dhe Kristin. Nipi i Mihallaqit, Fisniku ka ndjekur karieren e gjyshit të tij ndërsa mbesa, Kristi është në hapat e parë të karierës politike.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu në Ziçisht të Devollit[2], i biri i Petros dhe Julias[3].
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Dervishi K., ' I martuar me tre femije dy djem dhe nje vajze dy prej tyre doktore te njohur ai ishte Komisar i batalionit Fuat Babani ne luften nacional çlirimtare,'Sigurimi i Shtetit dhe Zevendes minister i brendeshem 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist, Tiranë: Shtëpia Botuese "55", 2012, fq. 146-147.
- ^ Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit, gazetadita.al, 8 dhjetor 2012.