Jump to content

Besim Muhadri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Besim Muhadri (lindur më 20 mars 1964, Demjan, Gjakovë), doktor i shkencave letrare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova.

Besim Muhadri shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë të mesëm në Gjakovë, ndërsa studimet universitare në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe i kreu në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989. Po në këtë institucion ai ndoqi dhe kreu studimet pasdiplomike, ku edhe mori gradën shkencore "Magjistër i shkencave filologjike". Gjate viteve 2009-2011, në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë, ndoqi studimet e doktoraturës, të cilat i përfundoi më 23 nentor 2011 dhe mori graden DOKTOR I SHKENCAVE LETRARE. Tema e doktoraturës ishte "Poezia e Din Mehmetit"

Besim Muhadri gjatë periudhës shtator-dhjetor të vitit 2005, në "Akademinë Diplomatike Shqiptare" në Tiranë, kreu kursin pasuniversitar për "Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci".

BESIM MUHADRI Që nga viti 1987 punon në arsim, por edhe në gazetari e në fushën e botimeve, ku deri më tani ka kryer dhe kryen detyra me shumë përgjegjësi. Ai gjatë viteve 1990-2000 ishte drejtor shkolle në Demjan, ku me plot përkushtim kreu këtë detyrë. Gjatë periudhës së pasluftës ai punoi profesor në shkollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë, por edhe si zyrtar i lartë dhe inspektor i arsimit në "MASHT", profesor në Fakultetin e Edukimit etj, gazetar në të përditshmet "Zëri" dhe "Infopress" (Prishtinë), "Illyria" Nju Jork etj. Prej vitit 1991 është redaktor në shtëpinë Botuese "Pjeter Bogdani". Ka qene deputet në Parlamentin e Kosovës dhe këshillëtar në Asamblenë Komunale të Gjakovës (2000-2002). Ne vitin 2007 fitoi statusin e banorit të përhershëm të SHBA, ku jeton herë pa here në Nju Jork. Aktualisht është profesor i Fakultetit Filologjik të Universitetit Publik të Gjakovës "Fehmi Agani"

Veprimtaria letrare dhe publicistike.

Veprimtaria publicistike dhe ajo letrare e Besimi Muhadrit ka disa tituj të njohur si :

  • "Diçka e bukur po ndodh" - poezi, 1994
  • "Rigon e rrjedh nëpër Has" - panoramë letrare,1997
  • "A harrohet fytyra e nënës" - poezi,1999
  • "Rrënuesit vinin natën" - tregime,2000
  • "Vështrime letrare" - kritikë,2003
  • "Dhuna dhe krimet serbomalazeze në arsimin shqip të komunës së Gjakovës 1990-1999" - monografi, 2004
  • " Të jesh poet... dialog me Din Mehmetin" - intervistë, 2006
  • "Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit" - studim, 2008
  • "Lugishta e Hasit nga Dervish Salihu deri në luftën e UÇK-së" - monografi, 2008
  • "Tradita hasjane e shkrimit shqip" - studime dhe kritikë letrare, 2009
  • "Histori e pësëritur" (bashkautor me Dukagjin Markajn), 2009.
  • "Gasper Karaqi- shpirt i pavdekshem lirie", monografi, 2010.
  • "Mehmet Cena i Hasit-pleqnar e orator", monografi, 2012.
  • "Përmasa e krijimit", kritikë letrare dhe publicistikë, 2013.
  • "Zenel Sadiku-vlerë njerëzore dhe kombëtare", publicistike dokumentare, 2016
  • "Kulti i këngës dhe kënga e jetës", studim letrar, 2016
  • "Poezia e Adnan Mehmetit", studim, 2019
  • Prof.Dr. Rexhep Krasniqi-një jetë në shërbim të Shqipërisë etnike", publicistikë, 2019
  • "Shaban Deva-pishtar i arsimit", monografi, 2019
  • "Esencat e mendimit letrar", studime letrare, 2020
  • "Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit", Studim, 2020
  • "Maletasit-burra të pushkës e të penës", monografi, 2020
  • "Rrjedhat e zhvillimit të arsimit në krahinën e Hasit" (bashkautor), 2020
  • " Vezir Ademaj-Hero i Kosovës", monografi, 2021