Muharrem Bajraktari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Muharrem Bajraktari
Muharrem Bajraktari.jpg
U lind në15 maj 1894
Vdiq21 janar 1989
Bruksel, Belgjikë
KombësiaShqiptar
PunësimiUshtarak

Muharrem Bajraktari (Ujmisht, 15 maj 1894Bruksel, 21 janar 1989) ka qenë ushtarak shqiptar dhe pjesëmarrës në Rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, pas hyrjes së regjimit komunist ishte anëtar i Komitetit "Shqipëria e Lirë".

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në një familje bajraktarësh në Domaj/Ujmisht,[1] fshat i bajrakut TeDrine të kazasë së Lumës,[2] i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin 1902 regjistrohet në mejtepin e Kolesjanit, ku kreu mësimet fillore dhe më tej në Prizren.[1]

Gjatë Luftës së Parë Botërore u mobilizua përkrah ushtrisë austro-hungareze, iu mundësua një bursë në Akademinë Ushtarake të Vjenës. Përfundoi akademinë më 1918, prej ku doli i graduar nëntoger i këmbësorisë.

Më 1921, Bajraktari i graduar toger u emërua zv/komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës, detyrë që e pati deri më 1924. U përball me forcat e Bajram Currit kur ai sulmoi Krumën në kryengritjen e marsit 1922.

Fiqri Dine, Prenk Pervizi, Bajraktari dhe Hysni Dema, Komandantë të 4 zonave ushtarake.

Sërish në majin e 1924 u përball me revoltën e shkaktuar nga Bajram Curri që ishte ndër krahët e Lëvizjes së qershorit nga veriu i vendit. Bajraktari u tërhoq dhe shkoi me ZogunMbretërinë Jugosllave, të cilit iu bashkua në Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e po atij viti.[3] Më tej u caktua qark-komandant në Peshkopi.[1]

Më 1926 kryesoi njësitë që shtypën Lëvizjen e Dukagjinit dhe më 1929 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë nën drejtimin e Sir Jocelyn Percy. Më 1931 u emërua adjutant i Mbretit Zog. Dhjetorin e 1934 u shkarkua nga xhandarmëria për shkak të mosmarrveshjeve me Persin, arsye për të cilën çoi një kryengritje kundër ndërhyrjeve italiane. U arratis për në Jugosllavi dhe më 1936 shkoi në Paris,[3] ku iu bashkua organizatës Bashkimi Kombëtar të mërgimtarëve antizogistë.[1]

U kthye në Shqipëri pas pushtimit italian dhe mobilizoi në krahinën e Lumës rreth 1,000 burra,[3] me çetat e tij pati shpeshherë përplasje me milicinë e xhandarmërinë fashiste.[1] Pas hyrjes së regjimit komunist pasuesit e tij u konfrontuan me Brigadën V që ishte nisur për vëllavrasje kundrejt nacionalistëve lumjanë,[1] dhe shtatorin e 1946 doli në Manastir e më pas në Greqi. Pas do kohëve në një kamp të Pireut, doli në Itali, ku u bë anëtar i paparti i Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë".

Më 1957 u shpërngul në Bruksel, ku ndërroi jetë.[3]

Nderimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Urdhri i Skënderbeut me të cilin u nderua Muharrem Bajraktari nga Mbreti Zog

Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:

  • Uedheri i skenderbeut ZOG.gif Urdhri i Skënderbeut
  • Urdheri i beses ZOG.gif Urdhri i Besës
  • Medalja e Artë e Trimërisë.
  • Në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, Sali Berisha asokohe President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste.
  • Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, ministri Arben Imami e dekoroi si një nga 12 personalitete të shquara të Kombit tonë me medaljen "Për shërbime të shquara" me motivacion: "Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë".
Muharrem Bajraktari dhe djali i tij Esati

Vlerësimi i emrit të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tiranë një rrugë mban emrin e tij.

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muharremi kishte një vëlla, Bajramin dhe një motër Haven. Në vitin 1914, Muharremi me Nazifen e Sahit Nikës nga Surroj. Me të u trashëgua me katër djem: Ibrahimin, Hamdiun, Esatin dhe Gencin, dhe 2 vajza: Dijen dhe Lirien.

Ibrahimi u internua në Ballsh nga pushtuesit fashistë për shkak të luftës së Muharremit kundër tyre. Më pas në luftë kundër komunistëve Ibrahimi dhe Hamdiu ranë dëshmorë. Bajrami, i vëllau, iu pushkatua nga komunistët, pasi vuajti në burgjet e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Muharremi kaloi si emigrant politik së bashku me djalin e tij Esatin.

Iu bashkua të motrës në Belgjikë. Esati shkoi të jetonte në Amerikë. Kurse Genci qëndroi në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të familjes, i persekutuar nga regjimi komunist.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f Hoxha, Shefqet (21 janar 2019). "Në 30-vjetorin e vdekjes së Muharrem Bajraktarit". voal.ch. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 22. OCLC 39215998. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 24. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)