Prefektura e Kosovës
Prefektura e Kosovës ishte një ndarje administrative e shtetit shqiptar në vitet 1921-1945.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me rrethanat dhe arësyet e emërtimit të kësaj prefekture me emrin "Kosova" mendohet qe ishin motive politike e patriotike, për të nënvijëzuar ndarjen e padrejtë të Kosovës nga shteti shqiptar dhe unitetin natyror të këtyre dy anëve të kufirit. Në fakt nga të gjitha pikëpamjet gjeografike, historike, ekonomike dhe kulturore, territori i Prefekturës së Kukësit nuk ishte tjetër pos vijim i pjesës së Kosovës.[1]
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimisht, në 1921 zona e Krumës dhe Hasit u përfshinë në prefekturën e quajtur Prefektura e Drinit, në fakt e Dibrës, pasi qendra ishte në Peshkopi. Kjo njësi administrative përfshinte brenda saj territoret e Rrethit të Kukësit deri tek Drini i Bardhë në veri. Pas largimit të forcave pushtuese jugosllave nga territoret në veri të Drinit dhe lindje të Drinit të Zi, në vitin 1922 u krijua Prefektura e Kosovës me qendër Krumën. Brenda saj u përfshinë territoret e sotme të qarkut të Kukësit, pra rrethet Kukës, Has, dhe Bajram Curri me dy nënprefektura: Lumën me qendër Bicajt dhe Tropojën me qendër Kolgecajn.[1]
Prefektura e Kosovës përfshinte Hasin, Lumën e Malësinë e Gjakovës dhe ishte njëra prej 9 prefekturave të Shqipërisë, brenda së cilës përfshiheshin thuajse territoret e sotme të Prefekturës së Kukësit, duke përjashtuar zonën e Malziut (Shëmrisë) që deri në maj të vitit 1945 ka qenë pjesë e Nënprefekturës së Pukës dhe Prefekturës së Shkodrës si dhe Kalasë së Dodës, që iu hoq asaj, në vitin 1952, per t'i kaluar Qarkut të Dibrës.[1]
Në shkurt të vitit 1925, pas trazirave të vitit 1924, qendra e Prefekturës se Kosovës (prefektura e sotme e Kukësit) u transferua nga Kruma në fshatin Kukës, deri atëhere qendër krahinarie që nuk i arrinte të 200 banorët. Transferimi u realizua vetëm pas muajit gusht të atij viti, kohë kur duket se u krijuan kushtet minimale për këtë gjë. Kjo kohë shënon dhe fillimet e jetës së qytetit të Kukësit.[1]
Demografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prefektura e Kosovës ne vitin 1923 kishte 41323 banorë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Websajti i prefektures se Kukesit. "PREFEKTURA E KUKËSIT" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shtator 2018. Marrë më 27 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1987. fq. =55.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)