Jump to content

Krahina e Malziut

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krahina e Malziut bën pjesë në njësinë jugperëndimore të Rrethit të Kukësit.

Krahina e Malziut bën pjesë në njësinë gjeografike jugperëndimore të Rrethit të Kukësit, 36 km në përendim të qytetit Kukësit, në koordinatat 42 gradë gjërsi gjeografike, dhe 20 gradë gjatësi gjeografike. Me lartësi minimale mbi nivelin e detit 296 m në Vaspas, dhe lartësi maksimale 1857 m mbi nivelin e detit në majën e Runës.

Kufizohët: Nga verilindja, prej Lumit të Kalimashit afër Urës Vezirit në deri në Vaspas, me liqenin e Fierës që është dhe kufiri ndarës me krahinën e Hasit. Nga jugulindja prej lumit Kalimashit, vijon rrugën e vjetër të Fanit, në përëndim të majës së Thanzës, në Qafë të Kumbullës që është kufiri ndarës me krahinën e Lumës. Nga përendimi prej Qafës-Kumbullës, në majën e Zezë, në Kakrrez dhe Lakun e Roshit që është kufiri ndarës me krahinën e Mirëdites. Nga veriperëndimi prej Lakut Roshit, në lindje të Qafës Malit, në Kodrën e Korrilave, në Lumin e Goskës, në Kullën e Sakatit dhe në Derdhjen e Madhe në Dri që është kufiri ndarës me Pukën.

Sipërfaqja e përgjithshme kadastrale e krahinës është 16444 ha, nga të cilat; 12245 ha sipërfaqe toke pyjore, 354 ha sipërfaqe toke kullota, 1180 ha sipërfaqe toke bujqësore dhe troje, 494 ha sipërfaqe toke inproduktive, 1323 ha sipërfaqe toke djerrinë dhe 848 ha sipërfaqe ujore.

Përfshihet në zonën klimatike mesdhetare paramalore veriore. Erërat fryjnë veriore, verilindore, dhe më pak jugore.

Temperatura mesatare vjetore është 11 gradë celcius. Më e ulta, në dimër, arrin në minus 11 gradë celcius dhe më e larta, në verë, në plus 38 gradë celcius.

Numëri i ditëve me reshje është 105 ditë në vit. Sasia e reshjeve shkon nga 900 deri 1200 mm shi në vit. Në stinën e dimrit bie borë. Trashësia e borës arrinë në 40 deri 80 cm. Shtresa e borës zgjat 40 ditë në vit nga muaj dhjetor deri në muajin mars. Periudha e vegjetacionit varion nga 15 prill deri me 30 tetor.

Forma dhe relievi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahina e Malziut sipas rajonizimit tektonik përfshihet në zonën strukturore faciale të Mirditës. Paleogjeografia e Malziut e ka zanafillen në periudhën premiane të erës paleozoike kur territori i sajë ishte i mbuluar nga deti. Në fund të erës paleozoike, në periudhën premiane, kemi tërheqje të ujrave, që nxjerrin në fillim Gjalicën si kurrizore, dhe ku depozitohen shkëmbinj terigjen. Krahas depozitimeve kemi dhe shpërthime llavash nënujore që shkaktojnë ngritjen e relevit dhe favorizojnë veprimtarinë e proçesit të erozionit, që sjell një pamje pllaje të këtij releivi. Fillimi i erës kenozoike karakterizohet me lëvizje tektonike shkëputëse, rrudhëse dhe ndryshim të relivit ku marrin formë njësitë e sotme gjeografike. Në fund të erës kenozoike (kuaternar), ngadalësohen veprimet rrudhëse, ashpërsohet klima, dhe në male kemi akullnaja. Pas kësaj, kemi zbutjen e klimës dhe fillimet e pamjës së sotme të relivit, florës dhe faunës së krahinës.

Malziu ka një reliev shumë të thyer malor e kodrinor, me male, kodra, kodrina, lugina, lumenj të vegjël, përroje, përroska, rrëke dhe fushëza të vogla e të pakta që fillojnë nga bregu i Liqenit të Fierzës në kuatën 296 m mbi nivelin e detit deri në majën e Runës në kuotën 1857 m mbi nivelin e detit.

Burimet kryesore ujore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet kryesore ujore jane Liqeni i Fierzës, Përroi i Kalimashit, Përroi i Sërriqes dhe Përroi i Goskës:

  • Liqeni i Fierzës është ujëmbledhës i krijuar në vitin 1978 nga ndërtimi i digës së Hidrocentralit të Fierzës mbi lumin Drin. Diga e Liqenit të Fierzës është e lartë 167 m. Liqeni ka një sipërfaqe prej 72.5 km2. Thellësia maksimale është 128 m dhe volumi 2.7 miliard m3 ujë. Forma e përzgjatur e pasqyrës së liqenit ndjek konturët e luginave në të cilën është formuar. Nga grykëderdhja e Lumit të Goskës deri në grykëderdhjen e Lumit të Kalimashit me gjatësi 26 km përfshhët brenda territorit të Komunës Malzi. Liqeni ka ujëra të ftohta. Është i lundrueshëm. Në te rritet peshku dhe shfrytëzohët për peshkim. Si rezultat i formimit të liqenit janë përmbytur terësisht ose pjesërisht qyteti i vjetër i Kukësit dhe 15 fshatra 6 prej tyre (Dukagjini, Kalimashi, Kryemadhi, Shikaj, Pista dhe Vaspasi) i përkasin Komunës Malzi.
  • Përroi i Kalimashit buron nga lartësitë e Malit të Runës, rrugës bashkohet me ujërat e përroit Maraj. Mban ujë gjithë vitin. Është shumë i rrëmbyeshëm. Shfrytëzohët për ujitje. Bashkohët me Liqenin e Fierzës te Ura e Vezirit. Ka një basen ujëmbledhës prej 10 km2.
  • Përroi i Sërriqës buron në malin e Munellës, kalon përmes fshatit të Sërriqës nga e merr edhe emrin. Rrugës mer ujërat e përroit të Hebes, Leprojit, Halilajt, Ymerajt, Sheremelit e Shikajt, si degë e anës së djathtë dhe Përroin e Skacajve e të Koftëzës në anën e majtë. Bashkohët me Liqenin e Fierzës në Vaspas. Ka një basen ujëmbledhës prej 73 km2.

Malet dhe qafat kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mali i Runës 1875m, maja e Korbit 1307m, maja e Fierës së Keqe 1037m, Mali i Korrilës 896m, Mali i Mgullës 789m, dhe Mali i Pistës ose Mali Guri i Keq 674m.

Qafa e Gështenjës, qafë mali në anën verilindore të majës Korbit qe lidh zonën e Malziut me krahinën e Fanit të Mirëditës.

Qafa e Likmetes në jugperëndim të majes së Babqorit pranë fshatit Kryemadh që lidh krahinën e Malziut me ate të Kumës Kukësit. Me emrin e kësaj qafe lidhet rënia e 9 dëshmorëve të kësaj krahine pas aksionit partizan të Mgullës me 15 mars 1943 kundër ushtrisë italiane.

Qafa e Mgullës në anën veripërendimore të majës së Mgullës. Lidh Malziun me fshatrat Qam dhe Lajthizë. Me emrin e kësaj qafe lidhet aksioni partizan i 15 marsit 1943 kundër ushtrisë italiane.

Qafa e Mijës në anën pjugpërendimore të majës së Gorrilës, midis Goskës Vogël dhe Goskës Madhe. Lidh fshatrat e malziut me fshatrat e Xathit dhe Dardhës së Pukës.

Qafa e Qërshisë quhet edhe Laku i Qërshisë, në anën juglindore të majës së Korbit. Lidh Malziun me zonën pyjore dhe bjeshkët e Kalimashit dhe të Malziut.

Qafa e Qingjave, quhet edhe Laku i Qingjave, në anën përendimore te majës së Runës. Lidh krahinën e Malziut me atë të Fanit të Mirëditës. Qafa e Shllakut, në anën jugore të majës së Fierzës së Keqe. Lidh krahinën e Malziut Pukën.Është kufiri ndarës administrativ i Rrethit Kukës me Rrethin e Pukës.

Organizimi administrativ shtetëror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në rregjistrat kadastrale të fundit të shekullit XVI, krahina e Malziut dhe Tejdrinja ishin një Nahije e vetme me qendër në Va-Spas në kuadër të sanxhakut të Dukagjinit. Me reformën administrative të vitit 1861, pas krijimit të Vilajeteve, Porta e Lartë krijoj Bajraqet si njësi administrative e malësive shqiptare të vetëqeverisura dhe krahina e Malziut emërtohet Bajraku i Malit të Zi. Për Krahinën e Malziut ka vazhduar funksioni administrativ i Bajrakut edhe pas shpalljës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit Shqiptar deri në vitin 1928, i cili qendrën e kishte në Vaspas ndërsa bajrakun në Shikaj. Nga viti 1928 deri në vitin 1945 Malziu u emërtua si ndarje administrative krahinari. Në krye të krahinarisë qendronte krahinari i cili kishte funksionët e kryetarit të komunës. Nga muaj tetor 1945, kurë krahina u shkëput nga rrethi i Pukës dhe u bashkua me rrethin e kukësit, deri në vitin 1968 ndarja administrative e krahinës Malziut u emërtua Lokaliteti Shëmri me qendër në Shëmri. Gjatë kësaj përiudhe në përbërje të lokalitetit Shëmri janë shtuar dhe hequr fshatra të ndryshëm sipas kërkesave të popullsisë apo formave organizative të pushtetit. Në dhjetor të vitit 1968 lokaliteti suprimohet dhe krahina organizohet si ndarje administrative mbi bazën e kooperativave bujqësore të bashkuara. Fshati i bashkuar Shëmri, fshati i bashkuar Shikaj, fshati i bashkuar Pistë dhe fshati i bashkuar Kalimash. Në vitin 1992, pas përmbysjes sistemit komunist ndarja administrative organizohet në bazë fshati, komune rrethi dhe qarku. Krahina e Malziut si ndarje administrative emërtohet komuna Malzi me qendër në shëmri, në përberje të cilit përfshihen 13 fshatra të krahinës. Dukagjini, Gdheshta, Kalimashi, Kryemadhi, Mgulla, Qami, Petkaj, Pista, Simoni, Spasi, Shëmria, Shikaj dhe Shtana. Krahina e Malziut, në organizimin e sotëm administrativ shtetëror, është përcaktuar si njësi vendore në rang komune, me emrin e njohur të krahinës Malzi.

Me qendër në fshatin Shëmri, ndodhet në veriperëndim të qytetit të Kukësit, 35 km larg qendrës së qytetit Kukës. Në territorin e sajë nga Kalimashi deri në Qafë- Shllak (kufiri me Pukën), kalon rruga nacionale Kukës-Tiranë, me gjatësi 38 km. Ndërsa në kufirin veri dhe verilindje, nga Lumi i Kalimashit deri te Lumi i Goskës me gjatësi 26 km, laget nga ujërat e liqenit të Fierzës Përbëhët nga 13 fshatra; Dukagjin (3.3 km), Gdheshtë (3.3 km), Kalimash (6.3 km), Kryemadh (5.8 km), Mgullë (1.4 km), Qam (3.6 km), Petkaj (1.1 km), Pistë (4.0 km), Simon (1.4 km), Spas (8.6 km), Shëmri (0.0 km), Shikaj (4.5 km), Shtanë (2.6 km). Në kllapa janë distancat nga qendra e fshatit deri në qendrën e Komunës Shëmri. Ka një popullsi prej 7156 banorë (3627 meshkuj dhe 3529 femra), me 1607 familje (Sipas rregjistrimit të vitit 1997).

Tabela e ndryshimeve demografike të popullsisë nga viti 1997 deri në vitin 2004:

Nr. Fshati Numri familjeve Numri banorëve
Sipas viteve sipas viteve
1989 2001 2004 1989 2001 2004
1 Dukagjin 98 41 47 369 223 204
2 Gdheshtë 67 52 43 315 206 206
3 Kalimash 261 215 169 1451 1043 853
4 Kryemadh 115 78 78 580 460 420
5 Mgullë 99 86 82 395 375 361
6 Petkaj 141 99 84 567 430 346
7 Pistë 137 76 55 569 343 276
8 Qam 82 49 45 314 217 171
9 Simon 35 129
10 Shëmri 240 217 170 995 805 792
11 Shikaj 193 69 81 747 350 307
12 Shtanë 158 125 81 761 594 389
13 Spas 16 11 17 93 45 67
Komuna Malzi 1607 1118 987 7156 5091 4521

Fshatrat e Komunës Malzi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dukagjini

Përbëhet nga 98 familje me 369 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Hoxhaj, Musliaj, Manaj, Sadriaj, Geraj). Shtrihet në anën e majtë të përroit të Lankshit e të bregut të liqenit të Fierzës në rrugën automobilistike Kukës-Shikaj. Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Ka qendër shëndetësore dhe shkollë 9-vjeçare. Një pjesë e tokave dhe e shtëpive janë përmbytur nga ujërat e liqenit të Fierzës. Banorët merrën me bujqësi dhe blegtori.

  • Gdheshta

Përbëhet nga 67 familje me 315 banorë (1997). Ka 3 lagje; (Hilaj, Pashku, Vrish). Shtrihet në pjerrësitë veriperëndimore të malit të Korrilës (896 m), në të majtë të rrugës automobilistike Shëmri-Pistë. Në afërsi të fshatit ka qenë hapur një minierë bakri. Banorët merren me bujqësi e kryesisht me blegtori.

  • Kalimashi

Përbëhet nga 261 familje me 1451 banorë (1997). Ka 7 lagje; (Lugjaj, Zhubi, Babqori, Batusha, Gjuni, Alimema, Hutra, Bogjisha). Shtrihet në anën e majtë të rrugës automobilistike Kukës-Tiranë, midis përroit të Lugjit, dhe atijë të Qafës. Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Ka shkollë 9-vjeçare dhe qendër shëndetësore. Pranë tij është ngritur miniera dhe fabrika e pasurimit të kromit, si dhe sektorët e minierave të bakrit dhe të olivinitit. Një pjesë e tokave dhe e shtëpive janë përmbytur nga ujërat e liqenit të Fierzës. Banorët merren me bujqësi, dhe kryesisht me blegtori dhe pemtari.

  • Kryemadhi

Përbëhet nga 115 familje me 580 banorë (1997). Ka 4 lagje; (Saraç, Hamzaj, Halmus, Nestref). Shtrihet në anën e majtë të rrugës automobilistike Kukës-Tiranë, në vazhdim të fshatit Kalimash. Ka shkollë 9-vjeçare. Një pjesë e tokave dhe e shtëpive janë përmbytur nga ujërat e liqenit të Fierzës. Banorët merren me bujqësi dhe blegtori.

  • Mgulla

Përbëhet nga 99 familje me 395 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Hilaj, Ahmetaj, Dukaj, Dreni, Çirakaj). Shtrihet në shpatin verilindor të Malit të Mgullës (791 m), në të dy anët e rrugës automobilistike Kukës-Tiranë. Banorët e sajë merrën me bujqësi dhe blegtori.

  • Qami

Përbëhet nga 82 familje me 314 banorë (1997). Ka 3 lagje; (Senze, Margjale, Qam). Shtrihet në shpatin jugperëndimor të Malit të Mgullës (791 m). Në të dy anët e Lumit të Sërriqës. Ka shkollë të ciklit të ulët. Banorët merrën me bujqësi dhe kryesisht me blegtori.

  • Petkaj

Përbëhet nga 141 familje me 567 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Isufaj, Kovaçi, Shabanaj, Metaj, Halilaj). Shtrihet në anën e djathtë të përroit të Sërriqës, mes përronjëve Ymeraj dhe Sheremel. Kodra e Petkajt dëshmohet si vendbanim mesjetar. Këtu kalonte rruga automobilistike Tiranë-Shëmri-Kolgecaj nga viti 1952 deri në vitin 1978, kur rruga u përmbyt nga liqeni i Fierzës. Ka shkollë të ciklit të ulët dhe qendër shëndetësore "Muharrem Isufaj". Banorët merrën me bujqësi blegtori dhe pemtari.

  • Pista

Përbëhet nga 137 familje me 569 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Fetah, Salihaj, Sipeç, Koftëz, Bregbrre). Shtrihet në anën e majtë të përroit të Bregut, në shpatin juglindor të malit Guri i Keq (674 m). Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Ka shkolle 9-vjeçare. Një pjesë e tokave dhe shtëpive janë përmbytur nga liqeni i Fierzës. Banorët merrën me bujqësi e blegtori.

  • Spasi

Përbëhet nga 16 familje me 93 banorë (1997). Ka 1 lagje; Muçaj. Shtrihet në anën e majtë të përrojit të Sërriqës. Vaspasi ka qenë qendra e krahinës deri në vitin 1938, kur ajo u vendos në Shëmri. Në lashtësi njihet me emrin “Kreveni”. Sipas historianit Evlia Çelebiu krahina e Vaspasit në shekullin XVII kishte 1000 shtëpi, një xhami, një han, dhe 10 dyqane. Banorët merren me bujqësi e blegtori. Pjesa më e madhe e tokave dhe shtëpive të Va-Spasit janë përmbytur nga liqeni i Fierzës. Banorët e Vaspasit janë shpërngulur në fshatin Fajza të rrethit të Hasit.

  • Simoni

Përbëhet nga 35 familje me 129 banorë (2004). Ka 4 lagje; (Rexhaj, Shabanaj, Sinanaj, Bajrami). Fshati Simon deri në dhjetor të vitit 1968 ka qenë lagje e fshatit Petkaj, pas këtij viti, me organizimin e pushtetit lokal të krahinës në bazë të fshatrave të bashkuara, u bashkua si lagje më vete me fshatin Shtanë dhe në vitin 1999 u shkëput nga Shtana dhe doli fshat në vete me emrin Simon.

  • Shëmria

Përbëhet nga 240 familje me 995 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Brija, Dobrush, Picar, Leproj, Shëmri). Shtrihet në anën e djathtë të përroit të Leproit. Nëpër Shëmri kalon rruga automobilistike Kukës-Tiranë. Pas ndërtimit të rrugës Shkodër-Kukës-Prizren, nga viti 1938 e në vazhdim Shëmria ka qenë qendra e krahinës. Këtu ndodhet qendra e komunës së Malziut. Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Kanë qenë ngritur ndërmarrja e sharrave dhe përpunimit të drurit, sektori i pyjeve, sektori i gjeologjise, dhe sektori i minjerës së bakrit. Ka shkollë të mesme dhe qendër shëndetësore. Banorët merren me bujqësi, blegtori, pemtari, dhe me shfrytëzimin dhe përpunimin e lendës drusore.

  • Shikaj

Përbëhet nga 193 familje me 747 banorë (1997). Ka 5 lagje; (Bajraktar, Morina, Isufaj, Brahaj, Sulaj). Shtrihet në anën jugore të Kodrave të Degës. Një pjesë e tokave dhe shtëpive të fshatit janë përmbytur nga liqeni i Fierzës. Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Ka shkolle 9-vjeçare dhe qendër shëndetësore. Banorët merren me bujqësi dhe blegtori.

  • Shtana

Përbëhet nga 158 familje me 761 banorë (1977). Ka 5 lagje; Algjon, Demaliaj, Pepkola, Gashi, Thika. Shtrihet në anën e majtë të rrugës automobilistike Kukës-Tiranë, në veri-perëndim të kodrës Kakiut (524 m). Dëshmohet si vend banim mesjetar. Banorët merren me bujqësi, blegtori dhe pemtari.

Emërtimi “Malzi” është zënë në gojë herë pas here gjatë shekujve, por nuk ka shenuar të njejtën trevë. Në zanafillë me këtë emër është quajtur tërë hapsira midis Drinit të Zi në lindje dhe Gomsiqes në perëndim. Si emër vendi Malziu është përmendur: Në vitin 1444 (Opidum Dagni cum Satho et Cerna Gora vel Mali Ixii), në vitin 1463 (Malici), në vitet 1529, 1571, 1591 (Nahija e Malit të Zi), në vitin 1575 (malet e Malit të Zi të Eper), në vitin 1671 (Malzi), dhe në vitin 1690 (Nahija e Malit të Zi). Ky toponim ka tërhequr vemendjen e shumë studjuesve, por më shumë janë ndalur K.Ulqini, K.Luka dhe Sh.Hoxha, të cilët kanë ndriçuar shumë çështje. Gojëdhana popullore e shpjegon emërtimin “Malzi” me një dredhi të malësorëve të trevës së Spasit ndaj një reparti ushtarak turk që kish ardhur aty. Për të trembur armikun – thotë gojëdhana - banorët vendas tërhiqën në shpatet e maleve për rreth dhe ndezin qindra zjarre, tymi i të cilëve mbulon vendin. Ngjyra e zezë e tymit – vazhdon gojëdhana – u dha emrin këtyre maleve dhe pastaj edhe trevës brinjë tyre. Sipas M.Shufflayt, krahina e ka marrë emrin nga një bimë e quajtur “cernagoricë”, e cila – sipas – tij gjendet me shumicë në këto vise. Ndërsa K.Ulqini mendon se vendi është emërtuar “Malzi” nga natyra e vendit me pisha. Sipas Sh.Hoxhës një Mal i Zi shënohet, pikërisht, në krahinë të Spasit që në vitin 1348, te krisobula e Stefan Dushanit ku thuhet shprehimisht “… Dhe fshatin e vogël Kruimada, me vreshta, kufiri i të cilit shkon nga burimi i Shën Gjergjit në pjesen e Shën Ilisë, në kënetën e Suhës deri në sinorin e shikles dhe prej sinorit të Shikles deri në Drin gjatë rrjedhës në Shën Koll dhe në Gavçe, në burimin që gjëndët në pjesën e Malit të Zi, buzë qërshive. Ky Mal i Zi, besoj, është bërthama e emërtimit të mëvonëshëm të krejt trevës për rreth. Vetë emri Mal i Zi duhet të lidhet, ashtu siç ka menduar edhe K.Ulqini, me pishën e zezë (pinus nigra), e cila mbulon pyje të tëra në krahinë. Në krisobulen e vitit 1348 të Stefan Dushanit është shënuar edhe një fshat me emrin Koshtani në Malziun e sotëm. Koshtanin e shek. XIV e kam njejtësuar me Shtanën e sotme, të cilën, në regjistrat kadastrale Osmane të shek. XVI e gjejmë të rregjistruar Shtanja. Mjedisi rrethues i Shtanës i përbërë nga një pyell i lashtë gështenjash shërben për të emërtuar vendbanimin Shtana. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIV, midis Shkodrës dhe Prizrenit, me rendësi ishte një kishë dhe një qendër me emrin “Shën Spasi”, që kontrollonte degëzimin e parë të rrugës Lezhe – Nish - selanik, për Gjakovë dhe Prizren dhe që pa dyshim është fjala për Vaspasin e sotëm qe ka pikërisht këtë pozicion. I kësaj kohe është edhe emri i fshatit Shikaj që del në formën “Shikle”, dukët nga sllavishtja që do të thotë “gogël dushku”

Familja e Dukagjinëve (1393-1479)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malziu që në fillim ka qenë trevë e zotrimeve të familjës Dukagjinëve dhe organizimi i tijë është bërë në bazë të kanunit të Lekë Dukagjinit. Familja e Dukë Gjinit, sundoi mbi krahinën malore të Lezhës, Mirditës dhe Dukagjinit, duke u shtrirë deri në Prizren. Emri i sajë shfaqet pas betejës së Kosovës me 1389, kur Progoni dhe Tanushi, djemët e Lekë Dukagjinit ia kthyen qytetin e Lezhës Venedikut me 1393. Te dy vllezërit morën pjesë në kuvendin e Lezhës me 1444 dhe në luftrat e Skenderbeut, veçanërisht kundër Venedikut. Përfaqësuesit kryesor të Dukagjinëve në shekullin e XV qenë Nikollë Dukagjini, Palë Dukagjini dhe i biri i Palit Lekë Dukagjini. Lekë Dukagjini u bë një nga figurat kryesore të qendresës kundër turqëve. Kurë kalatë e fundit shqiptare ranë në duart e turqëve me 1479, Leka dhe udhëheqës të familjeve të tjera u strehuan në Venedik. Ata që mbeten u bënë myslyman dhe u ngjiten në rangje të larta në ushtrinë dhe administratën turke. Shumë të tjerë në kështjellat e tyre malore, i bënë një qëndresë të madhe zgjedhës turke dhe mbeten katolikë me një shkallë autonomie në bazë të kanunit të njohur të Lekës. Kanuni i Lekës e ka origjinën të ndonjë legjislator i panjohur në famillje, ndonëse tradita e lidh atë me vetë Princ Leken. I pashkruar asgjëkundi deri në kohët e vona, ky model qeverisje përcillej gojarisht nga brezi në brez, duke u ngulitur gjithënjë e më shumë ndër fiset e zonave malore. Në të vërtetë ai konsiderohej në këto zona më i prerë se sa ligji turk apo dhjetë urdhërat e kishës. Kanuni mishëronte rregullat civile dhe penale.

Periudha e Perandorise Turke 1503-1912

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1503 të gjitha krahinat shqiptare ranë nën sundimin e perandorisë Turke. Turqit përfshinë në perandorinë e tyre osmane Arnautllekun, emërtimi turk për Shqipërinë. Ata krijuan sistemin e tyre feudal dhe metoden e tyre qeverisëse. Në vitin 1431, tokat e pushtuara Shqiptare u përfshinë në një sanxhak Shqiptar. Nga viti 1503 deri në vitin 1861 trojet shqiptare u përfshinë në 11 sanxhaqe. Me reformën administrative të vitit 1861 krijohen 4 vilajete Shqiptare me 17 sanxhaqe. Sanxhaku përfshinte një varg kazash dhe Nahijesh. Në rregjistrimet kadastrale të fundit të shekullit XVI, Malziu dhe Tejdrinja ishin një nahije e vetme me qendër në Vaspas, në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinit. Të dhëna të shumta flasin për kryengritje të vazhdueshme të malësorëve të kësaj ane dhe sulme të karvaneve ushtarake dhe ekonomike që rrugëtonin nga lindja drejt portit të Shëngjinit. Nese flitet për një zonë të Shqiperisë që kurrë nuk i’u nenshtrua osmanëve në kuptimin e vërtetë, ky është Dukagjini ku bën pjesë edhe Malziu. Për këtë mjafton të përmendim faktin se ne Malzi nuk u zbatua asnjëherë sistemi i Timarit. Për krahinën e Malziut na japin njoftime të rëndësishme relatorët katolikë, të cilët e vizituan në gjysmën e parë të shekullit XVII. Edhe pse vizitat e tyre në këtë krahinë kishin si qellim identifikimin e gjendjes së katolicizmit dhe të institucioneve fetare katolike, në relacionet e tyre drejtuar Propagandës Fide në Romë ato jepnin shumë dëshmi për jetën, gjendjen ekonomike dhe zakonet e banorëve Malzias. Relatorë të tjerë të kësaj kohe flasin për mënyren e jetesës, për veshjet, zakonet dhe traditat e veçanta të kësaj krahine. Nga pikëpamja e administrimit të institucioneve kishtare, kishat e nahijes së Spasit vareshin nga dioqeza e Sapës me qendër në Zadrimë. Gjendja e rrenuar e kishave flet për dobësimin e katolicizmit në këto anë si dhe përgatijen e fillimit të islamizimit të sajë. Në fund të shekullit XVII, gjatë dhe pas luftës austro-turke, malësorët e Nahijes Spasit (Malziut dhe Tejdrines), i’u bashkuan frontit anti turk si aleat të austriakëve. Pas kësaj Porta e Lartë për të lehtësuar mobilizimin ushtarak krijoj bajrakët. Bajraku ishte njësi administrative e malësive shqiptare të vetqeverisura. U krijua nga shteti Osman në fund të shekullit XVII për të administruar më shpejt mobilizimin duke shfrytëzuar organizimin fisnor. Si institucion bajraku në fillim mbështetej në lidhjet e gjakut, duke përfshirë njerëzit e një fisi. Udhëheqja i përkiste kreut të fisit, kurse drejtimi i forcave ushtarake njerit prej djemve të tij, i cili si mbajtës flamuri në ekspeditat ushtarake quhej “bajraktar". Reforma e tanzimatit 1839-1856 aplikoj shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Që të mos dobësohej funksioni administrativ, me ligjin e Xhibalit në vitin 1856, Porta e Lartë i dha bajrakut shumë kopetenca në fushën civile. Bajraktari merrte rrogë nga Stambolli. Në shumicën e rasteve funksioni i bajrakut u bë i trashëgueshëm. Malësia e Shkodrës kishte 6 bajrakë, Puka 7 bajrakë, Mirëdita 5 bajrakë, Lezha 4 bajrakë, Kthella 3 bajrakë, Luma 6 bajrakë, Hasi 3 bajrakë, dhe Gora 2 bajrakë. Malziu ishte një nga shtatë bajrakët e Pukës, i cili qendrën e kishte në Vaspas ndërsa bajrakun në Shikaj.

Përiudha e Rilindjës Kombëtare dhe Lidhjës Shqiptare të Prizrenit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjysmën e parë të shekullit XIX, në trojet Shqiptare mori një hov të madh lëvizja patriotike mbarëkombëtare e Rilindasve tanë që pati si synim bashkimin mbarëkombëtar të popullit shqiptar dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi shekullit XIX, kemi një rigjallërim të rrugës së vjetër Lezhë-Nish-Selanik, që kulmon me ndërtimin e Urës së Vezirit mbi lumin Drin në Kalimash. Gjatë shekullit XIX, mund të veçojmë rebelimin e Malziasve kundër taksave të rënda dhe detyrimeve të tjera që qeveria e Stambollit ju impononte. Këto rebelime u organizuan dhe drejtuan nga Rexhep Aga i Petkajt dhe Tahir Sinani i Kalimashit. Krahina e Malziut ka dhënë një kontribut të rëndësishem gjatë përpjekjeve të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve Shqiptare të rrezikuara nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit në qershor të vitit 1878. Selman Kaçi i Kalimashit, me cilësinë e përfaqësuesit të Bajrakut të Malziut, ka qenë një prej nënshkruesve të memorandumit të Shkodrës me 10 qershor 1878, drejtuar fuqive të mëdha që organizonin Kongresin e Berlinit. Malziasit luftuan për mbrojtjen e tokave shqiptare në Velikë, Plavë e Guci, Hot e Grudë, apo në luftimet e fundit të Lidhjës Prizrenit në vitin 1881. Në luftë për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë u vra Isuf Aga i Petkaj, ndërsa në luften për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës u vra Selman Kaçi i Kalimashit.

Përiudha e shpalljës së pavarësisë dhe krijimit të Shtetit Shqiptar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1912-1921, krahina e Malziut u përfshi nga pushtimet e njëpasnjëshme, Serbe, Bullgare, Austrohungareze dhe Italiane, ndaj të cilëve Malziasit asnjëherë nuk e ndalen pushkën. Në marshimin e tyre nga Gjakova në drejtim të Spasit, Fletit e Qafës Malit për të dalë në Shëngjin forcat serbe në nëntor të vitit 1912, ndeshen në rezistencën e fortë të Malziasve. U ngriten Spasi, Kalimashi, Shëmria, Petkaj, Dukagjini, e tërë krahina. U luftua në Flet, Mgullë, etj. Fshatra të tërë të kësaj krahine u bënë pre e masakrave dhe terrorit serb. Pistorët organizuan një qëndresë heroike. Duke përdorur, në vazhdën e një tradite të mëparëshme artilerinë e drurit. Tashmë është kthyer në legjendë topi i dardhës i Pistorëve. Gjatë vitit 1915, pas Apripës së Keqe, është Goska që u bë Golgotha për ushtrinë serbe të gjeneralit Nediç që tërhiqej nga Shkodra drejt Kosovës e më pas Sërbisë, në sajë të rezistencës dhe taktikës së pritave të Malziasve. Në vitin 1916-1917, Malziu u pushtua nga ushtria Austro-Hungareze. Edhe pse në një situatë më të qetë, për shkak të një politike më të kujdesëshme të Austriakëve ndaj simboleve kombëtare të shqiptarëve si gjuha, flamuri, etj. Nuk kaluan pa incidente. Në këtë kohë austriakët rigjallëruan dhe ritrasuan për qerret me rrota, rrugën Kukës-Kalimash-Vaspas, sipas gjurmëve të rrugës së lashtë Lezhë-Nish-Selanik. Në vitin 1919, Malziu ishte i pushtuar nga forcat e ushtrise serbe dhe forcat alpine të ushtrisë italiane. Në qendrën e Komunës në Vaspas, në anën e djathtë të Drinit ishin vendosur serbët, në të majtë italianët. Përballë tyre, mbi kodrinë ishte posta e xhandarmërisë shqiptare ku valëvitej flamuri shqiptar. Me 24 korrik 1919, me rastin e festës kombëtare të italisë, në postën italiane u ngrit flamuri italian dhe u kërkua të ngrihet edhe në postën shqiptare. Kryetari i komunës së Malziut, patrioti Bajram Daklani dhe komandanti i postës Mehmet zajmi nuk pranuan që krah flamurit shqiptar të valvitej edhe flamuri italian. Kjo ngjarje mori përmasat e një konflikti të armatosur, ku përveç 11 xhandarëve të postës, në këto luftime u përfshinë edhe shumë malësorë trima të krahinës Malziut. Pas disa ditë luftimësh, Bajram Daklani bashkë me luftëtarët u tërhoqën për në Shikaj dhe prej andej te kulla e Tahir Agës në Petkaj. Pasi mjekuan plagët dhe pushuan ata u përcollën deri në kalimash dhe prej andej për në Kosovë. Forcat ushtarake italiane ishin informuar se Kryetari i Komunës Malziut dhe komandati i postës së Vaspasit me çetën e tyre ishin strehuar te Tahir Aga në Petkaj, prandaj mobilizuan forcat për të zbuluar dhe asgjësuar çeten e Bajram Daklanit dhe për ti dhënë një mësim të mirë popullit të krahinës Malziut. Por populli i Malziut tregoi se di të luftojë me guxim e trimëri. Me 27 korrik 1919 në mëngjes kulla e Tahir Agës u gdhi e rrethuar nga forcat e ushtrisë italiane. ajo u sulmua me pushkë, mitralozë dhe artileri malore. Në këto luftime bënë një qendresë heroike Tahir dhe Lahe rexhepi, motër e vëlla. Përveç pjesmarrjës direkte të malësorve të krahinës në qendresën kundër pushtuesve, Malziu u bë gjatë gjithë përiudhës nyje kryesore e lidhjeve të patriotëve Hasjan dhë Kosovar me ata të Shkodrës duke kontribuar në ruajtjen e koherencës patriotike të këtyre qendresave. Në Malzi janë ideuar e nisur shumë prej aksioneve të rëndësishme të luftës kundër shovinistëve serbë e pushtuesve italian në Has e Kosovë. Ka të dhëna të mirëfillta se Komiteti për mbrojtjen kombëtare të Kosovës i formuar në Shkodër më 1918, nën drejtimin e Hoxhë Kadri Prishtinës dhe patriotëve të tjërë të shquar të Kosovës që ishin vendosur dhe vepronin në Shqipëri pas pushtimit serb të Kosovës, Spasin, Petkajt, Shikajt, Dukagjinin dhe Kalimashin i kanë pasur si rezidenca të tyre nga ku udhëzonin, ndërmjetsonin dhe udhëhiqnin të gjithë lëvizjen patriotike çlirimtare të Kosovës. Të dhënat dëshmojnë se në këto fshatra, sidomos te Muçajt e Spasit, Sali Aga i Petkajt dhe Hoxhallarët e Dukagjinit, i kanë pasë konaqet e pritjes shumica e patriotëve te Kukësit, në lëvizjët e tyre për në Shkodër dhe Tiranë. Mjafton të përmendim se patrioti Kuksian Molla Rasim Zapodi, i përndjekur dhe i kërkuar nga serbët për t’u eleminuar fizikisht gjeti strehë dhe pastaj u përcoll për në Shkodër nga Hoxhallarët e Dukagjinit. Mbas largimit të pushtuesve italianë më 1920 dhe atyre serb në dhjetor të vitit 1921, shteti shqiptar i dalë nga kongresi i lushnjes (23-31 janar 1920), vuri nën kontroll të gjithë territorin e vendit brenda kufijve të caktuar me 1913 nga vendimet e konferencës së ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912-1923), që përkon me territorin e sotëm të shtetit shqiptar. Edhe pas vitit 1921 Malziu në cilësinë e komunës me qendër Vaspasin, u përfshi brenda juridiksionit të nënprefekturës së Pukës, të prefekturës së Shkodres. Me Shkodrën dhe Kukësin lidhej përmes gjurmëve të rrugës së famshme Lezhë-Nish-Selanik; ndërsa me Hasin, Tropojen dhe Gjakoven përmes një trapi mbi lumin Drin në Vaspas dhe me Mirditen përmes luginës së Sërriqës dhe qafave të Runës. Zona ishte e izoluar, larg tregjeve të mëdha dhe rrugëve intensive që lidhnin këto tregje. Trashëgoi një ekonomi tepër të prapambetur natyrore, veç pyjeve të dëndura që nuk mund të shfrytësohëshin për mungesë të rrugëve të transportit. Për sigurimin e mjeteve të domosdoshme për jetesë ajo mbështetej te toka e pakët që punohej me mjete primitive si parmenda, dhe mbarështrimin e bagëtive, kryesisht të dhisë dhë gjedhit. Të vetmet mallra që i ofronte tregut ishin; Produktet e pemtarisë si, gështenja, arra, etj. Produktet e pyllit si, pisha për ndezje dhe ndriçim, katrani, qymyri i drurit, furdet për mbulim çatishë dhe orendi të tjera, lëkurët e kafshëve të egra dhe mishi. Me të ardhurat që nxirrte nga shitja e këtyre produkteve blinte mallra për plotësimin e nevojave të domosdoshme; drithë, kripë, vajguri, veshëmbathje dhe mallra të tjerë industriale dhe artizanale. Populli i krahinës Malziut, krahas luftës dhe qëndresës me armë kundër pushtuesve të ndryshëm, gjithënjë ka luftuar edhe për dije, kulturë e arësim në gjuhën amëtare. Në këtë kuptim hapja e shkollës së parë shqipe me 20 mars 1923, në fshatin Dukagjin, përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit të krahinës Malziut. Hapja e kësaj çerdheje të dritës dhe diturisë, pjesë e një strategjije të qeverisë së atëhershme shqiptare për të shtrirë arsimin edhe në viset më të thella e më të largëta të Shqipërisë, në thelb mbart edhe përpjekjet e patriotëve të krahinës për realizimin e kësaj endërre dhe shpirtin liri dhe arsimdashës të malësorve Malzias. Në përiudhen e qeverisjes së Ahmet zogut 1924-1939, në krahinën e Malziut, janë për t’u theksuar disa momente të rëndësishme që patën ndikim të fuqishëm në tërë zhvillimet e ardhëshme të kësaj krahine. Në vitin 1935, filluan punimet për ndërtimin e rrugës automobilistike Shkodër-Kukës, rrugë që do t’a përshkonte krahinën mes për mes nga Qaf-Shllaku deri te Ura e Vezirit në Kalimash me gjatësi 38 km. Megjithëse punimet vijuan me ritme të ngadalta, ato patën një ndikim të madh në tërë jetën ekonomike e kulturore të krahinës. Këto punime edhe pse një pjesë e tyre kryhej me angari, punë të pa paguar, gjallërruan marrëdhëniet ndërkrahinore dhe ndikuan në hapjen e krahinës ndaj mallrave, ideve e kulturave të tjera. Të gjitha këto sollen ndryshime në mënyren e të menduarit dhe të jetuarit të malësorve të Malziut. Në prag të pushtimit fashist Italian të 7 prillit 1939, malësorët Malzias, që kishin vuajtur pushtimin italian të vitit 1919, ashtu si vepruan tërë malësorët e veriut, u grumbulluan në qendër të komunës në Shëmri për të kërkuar armë për t’i dalë zot vatanit. Pushtuesit italianë, të cilët e kishin studjuar që më parë zonën për resurset natyrore dhe krahun e lirë të punës u orientuan në investime të konsiderueshme. Brenda një kohe të shkurtë u mbarua rruga e filluar automobilistike Kukës-Shkodër. Filloj shfrytëzimi intensiv i pyjeve për lendë drusore. U intensifikuan kërkimet gjellogjike dhe filloj shfrytëzimi i burimit të kromit në Kalimash. Kjo situatë përveç zhvillimeve pozitive si punësimin e një numëri të konsiderueshëm të njerëzve që solli rritjen e të ardhurave për frymë në krahinë, qarkullimin e madh të njerëzve, mallrave dhe ideve, rrëzimin e shumë tabuve dhe idoleve, e bëri Malziun zonën më të shkelur nga pushtuesit fashistë e nazistë, për shkak të rendësisë së madhe strategjike që kishte zona në kuadrin e pushtimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe të gjithë luftës dytë botërore. Këto rrethana e sollën këtë krahinë edhe nën vemendjen e vazhdueshme të forcave të ushtrisë nacional-çlirimtare, kryesisht të çetës partizane “Emin Duraku” të Kosovës dhe aktivistëve të tjerë që synonin para së gjithash për të shfrytëzuar këtë segment rrugor strategjik për goditjen e forcave pushtuese. Në disa fshatra gjetën terren të përshtatshëm për t’u strehuar dhe vepruar edhe nacionalistët e zonave të veriut si Mirdita, Luma, Puka dh vetë krahina e Malziut. Me 5 mars 1943, forcat partizane të çetës “Emin Duraku” të Kosovës, të mbështetur edhe nga malësorët e fshatrave Sapas, Shikaj, Gdheshtë, Pistë, Vrish e Mgullë në vendin e quajtur “Qafë Mgullë”, sulmuan një autokolonë italiane që vinte nga Shkodra drejt Prizrenit, duke i shkaktuar armikut deme të mëdha në njerëz dhe në material luftarak. Aksioni i Qafës së Mgullës, në historinë e luftës Nacinal-çlirimtare të qarkut të Kukësit njihet dhe si aksioni i parë partizan i kryer në këtë territor. Në shenjë hakmarrje, forcat italiane ndërmoren akte terrori e represioni në këto fshatra. U dogjën mjaft shtëpi, u burgosen mjaft fshatar dhe 9 prej tyre, 6 vetëm nga fshati Pistë, mes të cilëve edhe një grua u vranë, në vëndin e quajtur “Qafë Likmetë” afër fshatit Kalimash. Në verën e vitit 1944, në fshatin Qam, të kësaj krahine u mbajt një mbledhje e krerëve nacionalistë nga krahinat Lumë, Malzi, Pukë, Mirditë, për vlersimin e vijimin e luftës së forcave nacionaliste kundër njësive të ushtrisë nacional-çlirimtare që po përparonin me shpejtësi drejt veriut. Nëpër krahinën e Malziut, në rrugën automobilistike Kukës-Shkodër, jo vetëm që u tërhoqën ushtarët e fundit të pushtuesve gjermanë në nëntorin e vitit 1944, por territori i kësaj zone, deri në çlirimin e Shqipërisë e më pas u bë shpresa e nacionalisteve. Në këto rrethana një prej njësive të ushtrisë nacional-çlirimtare, brigada e XVIII sulmuese u angazhua në spastrimin e zonës dhe eleminimin e këtyre forcave që nga 18 nëntori i vitit 1944 deri në muajt e parë të dimrit 1945. Luftime të ashpra u zhvilluan në tërë zonën, që nga Kalimashi deri në Goskë. Krahas luftimeve kudo, në çdo fshat, ku përparonin forcat partizane ngrihej pushteti i këshillave nacional-çlirimtare duke zevendësuar pushtetin e vjeter, që nuk ekzistonte më, me atë të komunistëve apo diktaturës së proletariatit. Në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1944, në territorin e kësaj krahine kaluan edhe forcat partizane të brigadës VI sulmuese. Këto forca pasi kapërcyen Vaspasin, i’u drejtuan Shkodrës me qëllim të merrnin pjesë në rrethimin e qytetit dhe dëbimin e ushtarëve të fundit gjermanë nga toka e Shqipërisë. Mbarimi i luftës e gjeti krahinën e Malziut të rrënuar dhe në një gjendje të mjerë ekonomike. Situatën e rëndonin numri i madh i gjakmarrjeve, konflikteve të ndryshme të vjetra e të reja dhe veprimtaria e ethëshme arbitrare e sigurimit të shtetit të ri për çarmatimin e popullsisë dhe goditjen e të ashtuquajturve armiq të pushtetit të ri popullor, e të atyre që u jepnin strehë dhe ushqim luftëtarëve nacionalistë, që rrezikonin sigurinë e jetës së banorëve. Vështërsitë shtoheshin edhe për shkak të largësisë së madhe të qendrës së komunes Malziut, Shëmrisë prej qendrës së nënprefekturës Pukë dhe prefekturës Shkodër. Nga viti 1945-1950, në Malzi u ndërmorën nje sëri masash për të stabilizuar rendin, qetësinë dhe gjendjën ekonomike. Hapi i parë qe kalimi i komunës Malziut në mvartësi administrative të prefekturës Kukësit, në muajin maj 1945. Menjëherë filloi puna për evidentimin e demeve të luftës, vënien në punë të mullinjëve, urave që lidhnin fshatrat, trapit për kalimin e Drinit në Vaspas, riparimin e rrugëve Shëmri-Qafë shllak dhe Shëmri-Kukës, hapja e shkollave në Dukagjin dhe Shëmri dhe asistimin e familjeve më në nevojë ekonomike. Punë e madhe u bë për pajtimin e gjaqeve, u lidh besa për periudha të pikut të punëve në bujqësi dhe të konflikteve që bartnin potencialisht vrasjet dhe ciklet e gjakmarrjeve. Ndërtohet ura në Vaspas dhe hapet rruga automobilistike Shëmri-Kam-Kolgecaj dhe Kam-Qafë Prushi përmes së cilës sigurohet lidhja e Tiranës, Kukësit dhe zonës Malziut me rrethin e Tropojes dhe krahinën e Hasit. Përiudha mbas viteve 1950 mund të quhët koha e gjallërimit të gjithëanëshëm të krahinës Malziut. Morën një zhvillim të ri, arsimi, kultura, shëndetësia, ekonmia, bujqësia dhe industria.

Deri në vitin 1947 në krahinën e Malziut kishte vetëm një shkollë fillore verore në Dukagjin e ngritur që në vitin 1923. Në vitin 1947 u ngrit shkolla fillore në Shëmri dhe në pak kohë arsimi i detyruar fillor u shtri në të gjithë fshatrat e Krahinës Malzi dhe filloj lufta për zhdukjen e analfabetizmit deri në moshat 50 vjeç. Në vitet 1950-1959, struktura arsimore mori formë përfundimtare. Përfundoi lufta kundër analfabetizmit, u hapen shkollat fillore në të gjithë fshatrat e krahinës dhe u realizua arsimi i detyruar fillor. U hodhen bazat e arsimit pa shkëputje nga puna dhe atij parashkollor. Në vitet 1960-1970, realizohet arsimi i detyruar 7 vjeçar. Konsolidohet shkolla pa shkëputje nga puna, filloi përgatitja e mësuesve të rinjë brenda rrethit. U zgjërua arsimi parashkollor. Në vitet 1971-1990, u masivizua arsimi i mesëm, përmes shtimit të shkollave pa shkëputje nga puna dhe hapjes së shkollave të mesme të arsimit bujqësor e të përgjithshëm. Në vitin 1977 u hap shkolla e mesme në Shëmri. Gjatë kësaj periudhe shumë bijë dhë bija të krahinës Malziut përfunduan shkollat e mesme dhe të larta, brenda dhe jashtë vendit dhe u arsimuan në të gjitha fushat; arsimit, kultures, inxhinierisë, mjeksisë, bujqësisë, veterinarisë, ushtarake, etj. Pas vitit 1991, nis edhe rishikimi e rivlersimi i gjithë zhvillimit arsimor në kuadër të reformës së shoqërisë shqiptare pas rënies pushtetit totalitar komunist.

Historia e institucioneve kulturore në Malzi, si qendra të zhvillimit të veprimtarisë për edukimin dhe argëtimin e banorve, ruajtjen, propagandimin dhe zhvillimin e traditave më të mira të artit e kulturës popullore e të kultivuar dhe zhvillimin, formimin e nxjerrjen e talenteve të reja të fushave të ndryshme, fillon në vitin 1952, kur me një shtator u hap shtëpia e leximit dhe veprimtarisë kulturore në Shëmri. Në vitin 1953, grupi artistik i sallës leximit Shëmri merr pjesë në olimpiaden teatrore të rrethit në Kukës me pjesën teatrale “Fantazma”. Në tetor të vitit 1956, autokinemaja e Kukësit shfaqi për herë të parë në Shëmri filmin shqiptaro-Sovjetik “Skenderbeu”. Në vitin 1969, në Shëmri kishte 1 shtëpi kulture, 1 librari, 1 kinema lëvizëse me kafshë, 1 kinema të bashkimeve profesionale e ngritur për punonjësit e sharrave. Në vitin 1972, në katër qendrat e fshatrave të bashkuara të Malziut, Shikaj, Shëmri, Pistë, Kalimash, funksiononin shtëpitë e kulturës, ndërsa në Shëmri ishte ngritur edhe muzeu i krahinës Malziut. Me 16 tetor 1978, grupi folklorik i krahinës Malziut merr pjesë për herë të parë në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastres. Pas vitit 1991, me ndryshimin e sistemit, bashkë me prishjen e sistemit administrativ të këshillave të bashkuar, institucionet kulturore të krahinës Malziut u mbyllen dhe objektet e tyre u privatizuan ose u dëmtuan dhe u prishen.

1-BESIMET DHE INSTITUCIONET FETARE

Besimet fetare.

Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje dhe përkatësisë zyrtare në të. Feja ka lindur që në kohët e lashta. Në Malzi më të njohura janë; Paganizmi, Krishtërimi dhe Islamizmi.

Paganizmi.

Tërësia e kulturave politesiste (me shumë perëndi). Periudhë e besimeve pagane greko-romake, që ka mbizotëruar edhe në Malzi. Shumë nga festat dhe kultet e lashta pagane vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Mund të përmendim festën e Runës, që lidhet me kultin e majave. Besimin të burimët e mira, që lidhet me kultin e ujërave. Kultin e pragut, të diellit, të bukës, të fjalës së dhënë, të varreve të mira, të fshesës, të ylberit, etj.

Krishtërimi.

Besim fetar i themeluar dymijë vjet më parë sipas mësimeve të Jezu Krishtit të Nazaretit ose siç quhet edhe Mesia ose Krishti. Përfshinë besimet katolike, ortodokse, protestante, luteriane, batiste, etj.

Feja e krishterë në viset e sotme Shqiptare filloi të përhapet qysh në shekullin e parë të erës së re.

Mendohet se propaganda fetare e krishtit të jetë përhapur në trevat shqiptare nga apostuli Pal, ndërsa ungjilli i krishterë mund të jetë futur me anë të ushtarëve Ilir, të cilët mbizotronin Garden Pretoriane Romake. Ishte Konstandini, perandor nga Iliria, që nxori dekretin e Milanos që garantonte lirinë fetare. Në vitin 323 Konstandini vuri në zotrim të plotë perandorinë dhe sanksionoi krishtërimin si fe shtetrore. Në vitin 395 perandoria romake u nda në përendimore dhe lindore midis dy vllezërve. Grindjet politike midis perandorisë lindore dhe përendimore u pasqyruan edhe në grindjet fetare, që vazhduan për një periudhë shumë të gjatë derisa në vitin 1054 ndodhi ndarja përfundimtare midis kishës katolike romake dhe asaj ortodokse lindore. Kishat në Shqipërinë veriore i mbajtën lidhjet me kishën latine të Romës, kurse Shqipëria qendrore dhe jugore mbeti nën juridiksionin e kishës ortodokse të Konstandinopojës. Në Malzi krishtërimi mendohët të ketë depertuar që në shekullin e VI dhe ka vazhduar deri në shekullin e XVI. Pas kësaj filloj proçesi i islamizimit që zgjati deri në fillimet e shekullit XIX në disa zona të veçanta.

Islami.

Feja islame lidhet me emrin e profetit Muhamet (Mekë 570-Medinë 632), themelues i besimit Islam. Mesazhi i tij është përmbledhur në Kuran (Kur’an-Fjala e Allahut).

 Thelbi i Islamit është pranimi i një Zoti dhe engjujve të tijë, i librave të shenjta të shpallura para Kuranit, i profetëve para ardhës të Muhametit që kanë kontribuar në rrugën e gjatë për të kaluar nga politeizmi në monoteizëm, ringjalljen dhe gjyqin e fundit, si dhe në kryerjën e detyrave fetare, (namazi, syneti, zeqati, agjerimi etj).
Depërtimi i fesë islame në Malzi lidhet me mposhtjen e princave shqiptar nga turqit në fillimin e viteve tridhjëtë të shekullit XV. Ky proçes disa shekullor nuk u bë në një kohë e me ritme të njëjta.
 Malziu është islamizuar nga fundi i shekullit XVIII.
 Turqit osman ishin kryesisht mysliman të sektit suni që e kishte prejardhjen nga fjala arabe Sunnah (traditë).
 Me 1328 Sulltan Orhani krijoj trupen e jeniçerve (ushtarë me pagesë që edukohej e stërvitej që në vogli për besnikëri ndaj Sulltanit). Ata u bekuan nga Haxhi Bektashi.
 Bektashizmi ishte një sekt i veçantë i fesë islame i përhapur nga

pasardhësi i vajzës Muhametit, Fatimes dhe burrit të saj Aliut, për të cilin shiitet pretendojnë se është emruar nga Muhameti si pasardhës i ligjëshën i tij. Jeniçerët cilësoheshin elitë, kurse bektashinjtë brenda tyre formonin aristokracinë.

Kur jeniçerët vërshuan në Ballkan bashkë me t’a ishte edhe Bektashizmi.

 Në Malzi kanë ekzistuar të dy sektet e fesë islame.
Institucionet fetare.

Janë institucione të posaçme ku drejtohet dhe zhvillohet veprimtaria fetare e një komuniteti sipas përkatësisë së besimit. Këto institucione varen nga qendrat fetare.

 Gjurmë dhe toponime të shumta vertetojnë shtrirjen e kishave në të gjithë territorin e krahinës Malziut që nga shekulli i VI deri në shekullin e XVIII. Në relacoinet e dërguara propagandas fide në Romë nga relatorët që vizituan kishat e Malziut në vitin 1638 në Malzi kishte 6 kisha; Shën Sebastiani, Shtanë, me 20 shtëpi e 165 frymë të besimit katolik. Shna Krygja në Shën Krygja me 6 shtëpi e 39 frymë të besimit katolik. Shën Maria në Shën Mëria me 9 shtëpi e 50 frymë të besimit katolik. Shna Prendja në Mgullë me 8 shtëpi e 80 frymë të besimit katolik. Shën Elia në Pistë me 13 shtëpi e 105 frymë të besimit katolik. Shën Shtjefni në Spas me 4 shtëpi e 28 frymë të besimit katolik.
          Në shekujt që pasuan në shumicën e rasteve këto institucione u kthyen në xhami, teqe e tyrbe të cilat funksionuan deri në vitin 1967. Në Malzi janë të njohura xhamitë në Dukagjin, Mgullë, Petkaj, Shikaj etj, si dhe tyrbja e Dervish Simonit në Simon.
 Në vitin 1967, një lëvizje popullore, e iniciuar nga partia si revolucioni kulturor, u ndalua plotësisht besimi fetar dhe u shkatërruan të gjitha institucionet fetare; xhamitë, teqetë dhe tyrbet. Shumë klerikë u demaskuan publikisht dhe u dërguan të punonin në punë të tjera të rënda. Pati edhe burgosje e internime të atyre që kundërshtuan prishjën e institucioneve fetare.
 Ndër ata që u denuan rendë ishte edhe Binak Brahim Meta nga fshati Petkaj, me 10 vjet burg, pasi u përpoq të ndalonte një grup të rinjësh që shkuan të prishin xhaminë e Petkajt.
Në vitin 1991, pas renjës së sistemit komunist, u lejua e drejta e besimit fetar, dhe filloj ngritja, ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve fetare. U ndërtuan xhamitë në Shikaj, Dukagjin, Shëmri, të financuara nga donator vendas dhe fondacione islame arabe.

2-TRADITAT DHE ZAKONET

Traditat dhe zakonet. Janë pasuri shpirtërore, pikëpamje dhe virtute, që janë formuar historikisht në jetën e popullit të Malziut dhe që janë ruajtur dhe zhvilluar më tej. Traditat dhe zakonët, janë norma të pashkruara, të transmetuara brez pas brezi, që kanë rregulluar mardhëniet shoqërore në krahinë, janë dukuri historiko–shoqërore të mbështetura në një shtrat shumë të lashtë, që kanë vepruar e ndryshuar për shekuj me radhë. Këtu gjejnë pasqyrim disa tipare themelore të psikologjisë shoqërore të Shqiptarëve si, besa, burrëria, mikpritja etj.

Malziu është ndër krahinat tipike të gjithë hapsirës etnike Shqiptare, ku është ruajtur e drejta zakonore dhe që vazhdon të ushtrojë ndikim në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore dhe zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Krahina mbart mjaft veçori lokale që janë formësuar si pasojë e veprimit të gjatë në kushte specifike. Këtu po radhisim disa nga traditat, zakonet dhe ritet më të njohura në Malzi.

Beja.
Pohim ose mohim individual a kolektiv përpara një tjetri ose një grupi i vërtetësisë së diçkaje duke përmendur një gjë të shtrenjtë ose të shenjtë.

Beja është pjesë e rendësishme e institucionit shpirtëror të banorëve të Malziut. Institucioni i besë kolektive ka luajtur rol të madh në ruajtjen e njësisë së fisit. Ndikimi i tijë ka qenë shumë i fuqishëm. Akoma shumë konflikte po zgjidhen me anën e besë. Beja zhvlersonte çdo provë ose dëshmi tjetër. Besohej se beja e rreme sillte fatkeqësi mbi atë që e bënte. Mbi të binte mallkimi i fisit, që sipas besimit popullor kishte fuqi vepruese deri në fikjen e hises. Përgjithësisht formula e mallkimit ishte; “Rrofsh e qofsh, kurrë dy shtëpi mos u bafsh”. Beja kolektive duhej të kishte “të zotin e besë” (ai që akuzohej), “pleqt e besë” (ata që betohen) ose nga një betar për çdo familje kurë kishim të bënim me be për derë, “gurin e besë”, “formulen e besë”, “dëgjuesit e besë”, kohën dhe vendin e besë. I zoti i besë bente be që nuk e kishte kryer fajin për të cilin akuzohej, pleqtë e besë e lanin të akuzuarin. Sipas rendësisë së problemit numëri i pleqve mund të ishte gjashtë, dymbëdhjetë ose njëzetekatër. Gjysma e tyre caktohej nga akuzuesi. Formula e besë duhej të caktohej saktë dhe pa ekuivoke. Një formulë mund të ishte; “Per këtë zot si e bafsha më ndihmoftë, lopen nuk t’a kam vjedhë, as hile e mile nuk di”, ose “Për ketë gur që më ranoftë në ketë dynja e në atë dynja, këtu ka qenë kufini midis bjeshkës së Mirditës e asaj të Malziut. Dëgjuesit që duhët të ishin prezent 1-2 ose më shumë dëshmonin zbatimin e proçedurave dhe konsumimin e besë. Në përgjithësi beja ishte zgjidhje e pakthyeshme.

Besa.
Mbajtja e fjalës së dhënë për diçka me rendësi ose fjala e nderit për të zbatuar me deomos një detyrim të marrë përsiper, rregulla, marrëdhënie e marrëveshje të bashkëjetesës në krahinë në përputhje me zakonet e vendit. Historikisht ka përfaqësuar virtytin moral dhe institucionin e së drejtës zakonore.

Si virtyt e ka zanafillen që në lashtësi në kultin e fjalës së dhënë që konsiderohej si akt hyjnor i pakthyeshëm. Si institucion, të pakten që në kohen e ndarjës së shoqërisë në klasa. Mes institucionit të beses është arritur pezullimi i përkohëshëm i gjakmarrjës, mbrojtja e institucionit të mikpritjës, garantimi i personalitetit të anëtarit të bashkësisë, lidhja e intifakëve, garantimi i bashkëpunimeve ndërkrahinore etj.

Si në planin gojor dhe në ate institucional besa ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkësisë. Shkelja e beses dënohej deri në mallkimin e fisit që mendohej si fikje e hises.

Institucioni i beses ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë aktiv në krahinën e Malziut.

Besimet popullore.

Tërësia e pikëpamjeve të popullit për botën, jetën, natyrën dhe shoqërinë të shprehura në mite, kulte, tabu, shenja paralajmëruese, praktika magjike, folklor, kalendarin popullor. Janë rezultat i përpjekjeve dhe përvojës së njeriut të lashtë për të spjeguar realitetin që e rrethonte.

Krahina e Malziut është bartëse e një pasurie të madhe besimesh popullore. Mes besimeve që kanë arritur deri sot mund të përmendim; Festën e Runës, me 1 korrik, që lidhet me kultin e majave. Burimet shëruese që lidhen me kultin e ujërave. Respektimin e gjarpërit të shtëpisë që lidhet me kultin e gjarpërit si protopar i lirive. Ritualet e ditës së verës me 14 mars dhe ditës shëngjergjit me 6 maj. Profilaksitë magjike kundër syrit të keq, adhurimin e hënës, ylberit, dukuritë paralajmëruese për motin, barrën e gruas, fatkeqësinë apo mirësinë, ndalimin apriori për të mos kryer veprime të caktuara dhe në ditë të caktuara etj.

Dasma.

Festë familjare e shoqrore e martesës që bëhët në shtëpinë e dhëndrit e të nusës.

Ceremoniali i dasmës është shumë i lashtë dhe ka një ritual shumë të pasur. Këtu ruhen gjurmë të lashta të rrëmbimit, të mbrojtjës së çiftit nga shpirtërat e këqinjë dhe magjitë, për pjellorinë mashkullore të të martuarve e mbarësinë në shtëpinë e re etj.

Ceremoniali i dasmës shoqërohet me këngë të shumta në të cilat pasqyrohen momentet më të rëndësishme të sajë, me valle e lojra të ndryshme.

Dasma zakonisht bëhët në stinën e vjeshtës, fillon të hënen ose të ejten, tri ditë përpara marrjës së nusës dhe përfundon të nesërmën e marrjës së nusës me përcjelljen e të grishurve të largët, njohjen e nusës me njerëzit e mjedisin e shtëpisë

Ceremoniali i dasmës në shtëpinë e dhendrit ka këto momente kryesore: Drejtimi, shërbimi dhe infrastruktura e dasmës, zënia e kulaçit, urimet, grishja (ftesat), petkat (teshat), orkestra, sehiri, krushqit dhe marrja e nusës, dreka ose darka, shoqërimi dhe mbyllja e dhëndrit.

Në shtëpinë e nusës dasma bëhët më e thjeshtë. Momentet kryesore janë: Hapja e dasmës, urimet, vendosja nën gëzof, pritja e petkagjinjëve, dreka, mbarëstorja ose telakja, përgatitja e vajzës për nuse, kënaja dhe përcjellja.

 Festat popullore.

Ditë të shënuara që kremtohën gjatë vitit për të kujtuar ngjarje të rëndësishme kombëtare, shoqrore e familjare. Festat lidhëshin me kalendarin popullor, me punën, prodhimin, natyrën, me zakone, kultura e rite të ndryshme ose besimin fetar. Ndër festat më të rendësishme që kremtohen në Malzi mund të përmendim: Ditën e Verës, Ditën e Shëngjergjit, Ditën e Runës, të Dunmet, Bajramin e madh, Bajramin e vogël, si festa të gjithë bashkësisë dhe martesa, kumaria, synetlleku, lindja etj, si festa familjare.

Me gjithë goditjën që ju dha këtyre festave nga regjimi komunist (1967-1990), ato u ruajten nga populli dhe me ndryshimin e sistemit janë riaktivizuar plotësisht.

Nga viti 1921 ka filluar të festohet 28 nëntori, dita e flamurit, dhe pas vitit 1945 edhe 29 nentori, dita e çlirimit, viti i ri, ditëlindjet e përvjetorë të ndryshëm.

Gjakmarrja

Zakon i egër i trashëguar nga rendi patriarkal, fisnor. Sipas këtij zakoni për të marrë gjakun e një të vrari, duhej vrarë njëri prej anëtarëve meshkuj të fisit të vrasësit. Ky zakon vazhdon të ruhet e të veprojë akoma edhe në Malzi.

Prej këtij zakoni shumë të përhapur përpara viteve 1950, dhe të rigjallëruar pas vitit 1990, kanë humbur jetën mjaft njerëz në moshën më të mirë.

Gjaku.

Lidhje afrie, e cila përfshinë (sipas traditës etnografike) të gjithë njerëzit që rrjedhin nga një i parë i përbashkët në vijën e babait dhe janë farefis mes njëri tjetrit.

Brezat që rrjedhin prej një gjaku quhën vllezër dhe motra. Martesa midis tyre është e ndaluar. Brezi i gjakut sipas kanunit të Lekë Dukagjinit quhej ”lisi i gjakut”.

Ndonse të dobësuara lidhjet e gjakut në Malzi vazhdojnë të mbahën e në shumë raste dominojnë mbi prirjët pozitive, normat shoqrore dhe ligjore.

Kalendari

Sistem i ndarjës dhe llogaritjës së kohës duke marrë parasyshë ndryshimet periodike të natyrës dhe duke u bazuar në dukuri natyrore si rrotullimi ditor dhe qarkullimi vjetor i tokës, rrotullimi mujor i hënës etj.

Gjatë historisë janë përdorë kalendari diellor, hënor dhe hënor-diellor. Në shekullin e I-rë p.e.s viti kalendarik u saktësua 365.25 ditë, tre vite të thjeshta me 365 ditë dhe një vit i brishtë me 366 ditë. Ky quhet kalendari Julian ose i stilit të vjetër që është 0.0078 ditë më i gjatë se viti tropik prej 365.2422 ditë. Ky ndryshim bëri që ekuinoksi pranveror në shekullin XVI të ndodhë jo me 21 mars, por 10 ditë më vonë.

Me 1582 u vendos që pas 4 tetorit të pranohej data 15 tetor dhe vitet 1700, 1800, 1900,2100, të mos quhëshin të brishtë. Viti kalendarik u saktësua 365.2425 ditë. Ky quhet kalendari Gregorian ose i stilit të ri.
Në vendet ku u shtri feja Islame është përdorur kalendari hënor i bazuar në12 muaj sinodikë me 29.5 ditë dhe viti me 354.36 ditë. Në këtë lloj kalendari fillimi i vitit lëviz në të gjitha stinët, ndërsa muajt fillojnë me hënë të re.

Në Malzi që nga lashtësia është trashëguar kalendari diellor me shpërndarje të veçantë të muajve e ditëve brenda vitit. Viti ndahet në dy stinë, verë dhe dimër. Vera fillon në shëngjergj (6 maj) dhe mbaron në Shënmitër (6 nëntor) dhe dimri Shënmitër- Shëngjergj. Çdo stinë ndahet në dy pjesë; mesi i verës (6 gusht) dhe mesi i dimrit (6 shkurt) me nga tre muaj secila. Secila prej këtyre pjesëve ndahet në pjesë 6 javëshe ( 22 marsi ose dita e verës, 22 qërshori, 22 shtatori, 22 dhjetori), që lidhen me ndryshimet e zgjatjes së ditës dhe natës. Kështu i gjithë viti ndahët në 8 pjesë të barabarta me nga afër 45 ditë secila. Të gjitha këto populli i Malziut i quan ditë të shënuara të motmotit, i kremton në mënyrë të posaçme dhe i përcjell me veprimtari rituale. Ato konsiderohen nyje orientuese në raportin njeri-natyrë.

Në traditën popullore të Malziut dallimi midis kalendarit Gregorian dhe atij Hënor bëhët me cilësimet “allafrenga dhe allaturka”. Praktikohet edhe kalendari hënor i kombinuar me atë tradicional.

Kumaria

Zakon i lashtë që shërbente për forcimin e fisit, duke zgjeruar rrethin miqësor. Kumaria përftohej duke thirrur një njeri për t’i prerë fëmijës flokët për herë të parë. Përsoni që i priste flokët fëmijës quhej “Kumarë” ose “Nun”, ndërsa nëna e fëmijës “Ndrikull”. Flokët e fëmijës pritëshin në tri vende me gërshërë ose biçak. Forma më e vjetër e prerjës së flokëve ka qenë përcëllimi i tyre me një pishë të ndezur.

Prerja e flokëve dhe lidhja e kumarisë shoqërohëj me ceremoni familjare. Kumaritë e mbara shpesh ripërtërihëshin. Kumaria sipas studjuesve, është një zakon i lashtë thjeshtë shqiptar që vjen që nga kohët pagane.

Në Malzi, kumaria vazhdon të praktikohet e të respektohet. Mardhëniet kumarë-ndrikull konsiderohën më tepër si motër e vëlla. Ndalohen martesat midis familjeve që kanë lidhje kumarie. Kryerja e marrëdhënieve seksuale e ndrikullës me kumaren quhet inçest dhe denohet.

Kumaria zorile, përson i zgjedhur rastësisht për prerjën e flokëve. Zbatohet vetem për rastet kur nuk durojnë fëmijët. Kur fëmija lind pas disa vdekjeve.

Prindërit dalin heret në udhë të madhe dhe i’a besojnë këtë akt të parit kalimtar. Kryhet rituali, lidhet e shpallet kumaria, dhe vazhdon e tillë si për rastet e tjera normale.

Kurbani

Flijim në kujtim të shpirtërave të gjallë apo të vdekur ose për mbarësi të shtëpisë së re. Bagëti, zakonisht dash. Theret edhe me rastin e Bajramit të Vogël (kurban bajrami) ose, kur hidhen themelet, para se të fillojnë të ngrihen murët e shtëpisë së re.

Në rastin e parë dashi i caktuar zbukurohet me bojë të kuqe ose rozë. Një e treta e mishit konsumohet nga njerëzit e shtëpisë dhe dy të tretat shpërndahet. Në rastin e dytë, vetëm gjaku dhe koka hidhem në themelin e shtëpisë, pjesa tjetër konsumohet për drekën ose darkën e fillimit të shtëpisë.

Mallkimi

Është pjesë e intitucionit të kulturës shpirtërore të njësisë etnike. Ashtu sikundër betimi ka funksion si parandalues i shmangieve dhe ndëshkues i elementëve që ngriheshin kundër bashkësisë apo shtyllave të sajë.

Në Malzi besimi te forca e mallkimit është e gjallë. Besohet se mallkimi i babait është më i rendë. Mallkimi i nënës, nese ka unazë në dorë është më i lehtë. Formulimi i mallkimit individual është produkt i gjendjeve stresante, të tensionuara, madje edhe afektive, që rrjedhin prej shkaqësh të befta. Mallkimet individuale kanë konstrukte poetike spontane shumë të figurëshme me intensitet të jashtëzaknshëm emocional. Ndryshe nga ai individual, mallkimi i fisit nuk ndërmjetsohet nga gjendja, por atyre racionale. Shkak për mallkim bëhët gjithënjë cenimi i institucioneve shumë të rëndësishme të fisit si besa, kumaria, apo veprime të tilla si inçesti, prerja e mikut, beja e rreme etj. Formula e mallkimit është rigoroze dhe lidhet përgjithësisht me formën e fikjes së shtëpisë. Pasoja e rendë e kufizimit ose e fikjës së hises besohet si realitet i përhershëm apo i përkohëshem.

Në Malzi ndeshet edhe besimi i vendeve të mallkuara.

Martesa

Bashkim legjitim i dy përsonave me seks të kundërt, lidhja e një burri me një grua për të krijuar familje. Bashkimi mund të bëhëj me dashuri, me ndërmjetsim, me marrëveshje apo rrëmbim.

Në Malzi vazhdon martesa me ndërmjetsim ose marrëveshje. Një lidhje e tillë martesore quhet “me shkuesi”. Nuk kanë munguar edhe rastet me rrëmbim.

Deri në fund të viteve 1960 në Malzi fejesat bëheshin edhe në moshë të mitur. Kishte raste martesash me ndryshim të madh moshe, me dy gra, me gra të të afërmëve të vdekur. Ndeshen edhe martesat me këmbim ose ripërtritje martesore pas një vdekje. Vazhdon ndalimi i marteses në linjën e gjakut dhe kumari.

Pavarësisht mënyrës së bashkimit, zakoneve dhe evolimit, martesa kalon në disa faza që përfshijnë fejesen, përgatitjen e pajës, dasmën dhe çeljen e udhës. Fejesa realizohet me arritjen e marrëveshjës dhe pirjen e kafës, ndrrimin e nishanit dhe shpalljen.

Përgatitja për dasmën që zakonisht zgjat, konsiston me përgatitjen e pajes. Ceremoniali i dasmës te dhëndri përfshinë katër momente; ndarja e ditës, zënia e kulaçit, petkaxhinjtë dhe marrja e nusës. Çelja e udhës bëhët disa ditë pas dasmës me shkëmbim vizitash familjare midis dy palëve të lidhura me miqësi.    

Martesa në të gjitha fazat dhe momentet kryesore është një festë familjare, që përcillet me rituale, këngë, valle, gostitje e darovitje. Asaj i janë kushtuar këngët më të bukura dhe fondi i lirikës së dasmës në folklorin e Malziut është më i pasuri.

Martesa lidhet dhe mbrohet me ligj. Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një guaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Martesa lidhet para nëpunësit të gjendjës civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve të ardhshëm.

Miku

Miku. Sipas traditës, një i njohur ose i panjohur, që shkelte pragun e shtëpisë së dikujt. Me këtë akt fitonte të drejta të posaçme dhe detyrime të zotit të shtëpisë ndaj tij. Mikut i lëshohej kryet e vendit. Rendësi të madhe kishte ndorja, sigurimi i jetës së mikut nga ana e të zotit të shtëpisë. I zoti i shtëpisë përgjigjej për çdo punë të keqe të mikut, për sa kohë që ishte në bukë të tij.

Miku përcillej deri ku t’a lypte e deri sa i dorëzohej një të besuari. Besa e mikut lidhej edhe me përgjegjësinë që kishte i zoti i shtëpisë për t’u hakmarrë për mikun e prerë. Prerja në besë e mikut quhej turp i madh. Përçmohej ai që vononte të hakmerrej për mik të prerë se gjaku i mikut nuk falej.

Ky institucion i lashtë i shqiptarëve respektohej shumë në Malzi. Cënimi i tij është njeri prej shkaqeve të mallikimit të fisit mbi te. Termi mik përdorët edhe për fisin e gruas, të kunatit, të ftuarit në dasëm etj.

Nusërimi

Qëndrimi në këmbë, në dhomë ose jashtë, sy mbyllur, kokë ulur e pa folur i nusës në ditët e para pas dasmës, në prani të grave të tjera, të cilat e këndojnë. Në këtë qëndrim zakonisht shoqërohët me një ose dy nuse të reja të farefisit të dhëndrit.

Nusja u rri në këmbë njerëzve të burrit dhe u shërben ditët e para pas martesës.

Nuska ose Hajmalia

Letër e shkruar me formula të ndryshme magjike në gjuhën arabe, e palosur disa herë në formë trekëndëshi dhe e mbështjellë me një copë të zezë, që besohet se ka atribute mbrojtëse nga të këqiat. E mbajnë njerëzit me vete ose ua varin kafshëve me besimin se mund ti shërojë ose t’i mbrojë nga syri e shpirtërat e këqinj dhe rreziqe të ndryshme.

Njësitë popullore të matjes

Njësitë tradicionale që përdoreshin për matjen e peshës, gjatësisë, sipërfaqes dhe kohës.

Për peshën janë përdorur; barra = 100 kg, ana = 50 kg, oka = 1280 gr, shiniku apo koshiqi = 15 okë, karlica dhe sheka = 30 okë, tasi i stambollit = 1 okë.

Për matjen e gjatësisë janë përdorur; kuti = 70 cm, ditë kali = 25 km, pëllëmba, përçiku, pashi, këmba, bojë njeriu, vrap pele, hapi, çorapi, shoka etj.

Për matjen e sipërfaqës janë përdorur; 1 pendë qe = 1 shekë farë, argati = 1 shinik farë, reni = 1 kosaxhi, shpore = hapsira midis dy penë qeve që lerojnë paralelisht.

Për matjen e kohës janë përdorur; dakiku = 1 minut, dita, ditë-nata, java, muaj, motmoti = viti.

Ora

Figurë e mitologjisë dhe e besimeve popullore. Përfytyrohet si qenie e padukshme mbrojtëse që sjell mbarësi. Besohet se çdo njeri, familje apo grup etnik ka orën e vet.

Ndonëse është qenie e mbinatyrshme, vdes bashkë me atë që e ka nën mbrojtje. Në raste të veçanta ora shënderrohet në një gjarpër që del në mbrojtje të shtëpisë së njeriut, të cilit i rri gjithënjë pranë. Besohet se kur njeriu bënte ndonjë veprim të keq, që e poshtronte i nxehej ora. Ora e fisit qëndronte në majën më të lartë të territorit dhe vrojtonte si roje.

Ora e Malziut rrinte në majë të malit të Runës

Duke u përdorur si figurë poetike e folklorit ora ka marrë disa tipare që nuk i ka pasur në zanafillë. Paraqitet si vajzë, si grua e në disa raste e pavarur nga njerëzit që u bën keq atyre, e afërt me zanën e malit.

Paja

Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete vajza kurë martohej dhe i çonte në shtëpinë e dhëndrit.

Paja në Malzi konsistonte në disa komplete rrobash e shtrojash të përdorimit vetiak të nusës dhe darovitjet për dhëndrin e të afërmit e tij.

E gjithë baza materiale e nevojshme për pajë përballohet nga shtëpia e dhëndrit dhe përgatitet nga nusja. Një pjesë e rrobave bliheshin më përpara në Gjakovë dhe Prizren.

Tregimi i pajës ishte pjesë rituale e ceremonialit të dasmës që shoqërohet me këngë përshkruese e lavdëruese.

Paria

Shtresa më e pasur, me influencë e kredibilitet në krahinë. Bashkë me pleqtë, kishte të drejtë të thirrte mbledhjen e “dheut”, kuvende të përgjithëshme, të pjesëshme, të formulonte, të shpallte vendime kundrejtë vegjelisë, që kishte të drejtë t’i pranonte këto vendime ose jo.

Paria kishte të drejtë përfaqësimi në marrëdhenie me të tretët.

Pushka Habere

Pushkë ose armë zjarri e vendosur në një vend të caktuar. Krisma karakteristike e së cilës shërbente si sinjal për ndodhi të ndryshme.

Në Malzi është përdorur edhe topi prej druri, i cili vendosej në një lartësi dominuese dhe shkrehej, prej dikuj që ishte i caktuar, kur ishte nevoja të sinjalizonte njerëzit për t’u ngritur në kushtrim apo arsye tjetër.

Vllamëria

Emërtohet edhe “probatim”. Zakon i lashtë për vendosjen e marrëdhënieve të njejta si ato midis vllezërve, familjeve të tyre, që qonte në krijimin e një gjinie artificiale dhe ndalimin martesor midis tyre. Me pirje gjaku lidhëshin edhe femrat dhe quhëshin “motërma”.

Vllamëria dëshmohët si institucion i Ilirve e më pas deri në shekullin XX takohet kudo në viset Shqiptare.

Vdekja

Ndërprerja e jetës së një familjari, si ngjarje e hidhur, është përcjellë me një ceremonial tradicional mjaft të përpunuar.

Momentet kryesore të këtij rituali janë; Përgatitja e xhenazes (kufomës), publikimi i vdekjes dhe njoftimi i farefisit e miqësive, vajtimi, varrimi, ngushëllimet, dhurimet për shpirt, e pesta (e shtata), e dyzeta, zija, njëvjetori.

Secili prej këtyre momenteve është shumë i përcaktuar dhe përbën një ritual më vete në veprime e formulime.

''3 - LOJRAT POPULLORE''

'Lojra tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë, mprehtësisë dhe formimit fizik, që pjesërisht kanë natyrën e një gare, të një argëtimi, të një spektakli.'

'Në Malzi lojrat popullore kanë traditë të lashtë. Përveç argëtimit në kohë të lirë, raste për këto lojra ishin tubimet, festat popullore, familjare etj.'

'Llojet kryesore të lojrave dallohen sipas moshave. Fëmijët bënin lojra me vrapime e kërcime, ose me sende të përshtatura për lojë (cingla, guraqokthi, litarthi etj). Të rinjtë bënin mundje, kaladibrançe, gjuajtje në shenjë etj. Burrat bënin lojë kapuçash. Vajzat dhe gratë kishin disa lojra të veçanta deri në trajtën e valleve të shoqëruara me këngë.'

'Disa nga lojrat më të përdorura në Malzi janë;'

''Cingla''

'Shkop i shkurtër, i prerë pjerrtas në të dy krahët paralelisht, me të cilën luajnë fëmijët të ndarë në dy skuadra njëra hedh e tjetra pret. Cingla e vendosur kryqas mbi një gropë të vogël hidhët sa më larg që të jetë e mundur me anën e një shkopi të quajtur “mashë”. Nëqoftëse kundërshtarët e kapin në ajër cinglen ndërrohen vendët e skuadrave, nese jo cingla hidhet tre herë më tej duke e goditur me shkop pas shkëputjes nga toka. Edhe në këtë goditje, nese njëri prej kundërshtarëve arrinë ta kap cinglen në ajër bëhët ndërrimi i vendeve të skuadrave. Nëse jo, pala e humbur mban në shpinë palen e fituar nga caku i hedhjes së cingles, pas goditjës së fundit, deri te gropa e hedhjes së fillimit.'

''Guraqokthi''

'Lojë me pesë gurë të vegjël të rrumbullakët që quhën edhe guralec. Zakonisht luhet nga fëmijet. Gara zhvillohet mes dy vetave. Hidhet guri lartë dhe mblidhën të tjerët një nga një, me të njëjtën dorë në disa variante (sipas rregullave), duke u përpjekur që guri i hedhur të mos bjerë në tokë. Nëqoftëse nuk arrihet kjo, lojën e vazhdon kundërshtari. Ai që i realizon me shpejt veprimet është fituesi dhe loja fillon nga e para.'

''Kaladibrançe''

'Lojë popullore e përhapur edhe në krahinën e Malziut, luhet me disa vetë të ndarë në dy skuadra. Njëra formon “kalanë”, një rreth me lojtarë të kapur krah për krah dhe të përkulur kokë me kokë. Kalaja mbrohet nga një lojtar i lirë që lidhet me shokët me anën e një brezi. Kundërshtarët përpiqen të pushtojnë kalanë duke u hipur në shpinë shokëve, apo duke u prekur mbrojtësi. Nëse gjatë kësaj përpjekje njëri prej lojtarëve preket nga mbrojtësi i kalasë, pa u shkëputur nga toka, atëherë ndërrohen rolet.'

''Mundja''

'Lojë popullore dhe sportive në të cilën dy veta ndeshen trup me trup sipas rregullave të caktuara, duke u përpjekur të venë njëri tjetrin me shpatulla për dhe. Ky sport ka tradita të hershme në Malzi dhe në Kukës ku dallohët zona e Gorës. Garat bëhen sipas peshave nën mbikëqyrjen e një komisioni mundësish e tifozësh të vjetër dhe nën drejtimin e një arbitri fuqiplotë, të caktuar prej tyre. Fituesit merrnin trofe.'

''Filxhanash''

'Lojë pullore me dhjetë filxhanë të vendosur në një tepsi. Luhet me dy skuadra. Njëra fsheh një objekt poshtë një filxhani, zakonisht unazë, tjetra e kërkon.'

'Loja zhvillohet me pikë, sa më shpejt e gjenë objektin aq më shumë pikë fiton. Skuadra që fiton njëqind pikë fiton lojën dhe, sipas rregullave, ka të drejten ti këndojë skuadrës së mundur.'

'Gjatë këtij proçesi krijohen situata komike e zbavitëse për pjesmarrësit dhe shikuesit.'

'Loja zakonisht luhet në pasdarkat e gjata të dimrit ose nëpër odat e burrave në dasma.'

'Në Malzi kjo lojë më shumë është luajtur në Kalimash'

''Kapuças''

'Lojë popullore e përhapur në gjithë Malziun ekuivalente me lojën “filxhannash” që praktikohët në Kalimash dhe në Lumë.'

'Tradicionalisht është përdorur si mjet argëtimi dhe edukimi në mbasdarkat e gjata të dimrit dhe në dasma.'

'Lojtarët ndahën në dy skuadra. Njëra fsheh “kokrrën”, një unazë ose një send tjetër (sferë metalike), në dhjetë meste ( lloj çorape të shkurtëra që përdorën në ambientet e brendëshme të shtëpisë), të vendosura në shesh. Tjetra përpiqet të gjej kokrrën. Gjetja e kokrrës shoqërohet me pikë nga një deri në dhjetë. Skuadra që plotëson e para njëqind pikë fiton lojën. Skuadra fituese ngrihët në këmbë dhe fiton të drejtën të këndojë kundërshtarët e ulur që nuk mund te zemrohën për ato që u thuhen në këngë. E gjithë kjo proçedurë në prani të shumë tifozëve të palëve, përcillet me situata humoristike.'

'Në këto rrethana kanë lindur një pjesë e këngëve humoristike të folklorit Malzias.'

4-KËNGËT, VALLET DHE VEGLAT MUZIKORE

Këngët popullore

Krijime poetike folklorike që këndohet në rastet e festave, riteve e ceremonive tradicionale, në jetën e përditëshme e familjare apo në veprimtari të ndryshme artistike. Shoqërohen ose jo me vegla muzikore të tipeve të ndryshme.

Sipas temës, motivit dhe formës artistike, këngët popullore ndahën në këngë epike, lirike, dhe epiko-lirike. Secili grup prej tyre formon gjininë. Çdo gjini ndahet në lloje. Sipas llojeve kemi këngë legjendare, historike, të kurbetit, të dasmës, të dashurisë etj. Rapsoditë janë lloj i veçantë i këngës popullore me tema nga ngjarjet e mëdha të së kaluarës e të sotmës. Sipas veçorive muzikore të kënduarit dallohën polifonia dhe homonia. Në fillesë këto këngë janë krijime të individëve të talentuar të bashkësisë, me kohë kanë fituar karakter kolektiv dhe anonim.

Folklori i Malziut është i pasur me këngë popullore të gjitha gjinive e llojeve që akoma plotësojnë një pjesë të mirë të nevojave shpirtërore të banorëve. Karakteristikë për Malziun është homonia, shoqërimi i këngës së burrave me çifteli, mos shoqërimi i këngës grarishte dhe rapsodia.

Vallet popullore

Krijimtari koreografike popullore. Pjesë e folklorit, që përfshinë kërcimet tradicionale në raste gëzimesh e argëtimesh të ndryshme, të cilat mund t’i takojnë gjinisë epike ose lirike.

Vallet lirike zenë një vend të rëndësishem në folklor dhe luhen kryesisht nga gratë. Ndahen në; luftarake, liriko-epike dhe epiko-lirike. Brenda këtyre ndarjeve kemi valle të kënduara, me shoqërim vokal instrumental dhe vetëm me orkestër.

Sipas formacionit kemi valle në formë rrethi, gjysmërrethi, dy vija paralele përballë njëra tjetrës.

Karakteristike për Malziun është vallja dyshe.Vallet e Malziut shoqërohen me fyell e çifteli.

Veglat muzikore popullore

Vegla që janë përdorur tradicionalisht nga muzikantët popullor. Sipas mënyrës së nxerrjes së tingullit, veglat muzikore popullore ndahen në katër grupe.

a- Ideofone, i nxjerrin tingujt nga lëkundjet e trupit të tyre nëpërmjet përplasjes, fërkimit, tundjes, pickimit etj (raketakja,rrakëza, tepsia, gurët, lugët, këmborët etj). Shumë syrësh janë përdorur për zbavitje të fëmijve, për shoqërim këngsh dhe shumë rrallë solistike.

b- Membranofone, e përftojnë tingullin nga një cipë lëkure të tërhequr (lodra, dairja, darabuku etj). Kryesisht përdoren për shoqërim.

c- Aerofone, e përftojnë tingullin nga lëkundjët e ajrit, këtu përfshihën edhe ato paramuzikore (gjethi, pipëza, zumarja, gajdja, fyelli i shkurtë, fyelli i gjatë, curlja, burizanët, bilbilat, briri etj). Përdoren për shoqërimin e këngës e të valles dhe në ekzekutime solistike.

d- Kordeofone, e përftojnë tingullin nga lëkundja e kordave të tërhequra. Ndahen në kordeofone me pendë ku futen; çiftelia, sharkia, bakllamaja etj, dhe kordeofone me hark ku futen; lahuta, lauria etj. Përdoren për shoqërimin e këngës, valles, si pjesë të orkestrinave apo të orkestrave dhe në mënyrë solistike.

Disa nga veglat muzikore popullore më te përdorura në Malzi janë;

Çiftelia

Vegël muzikore popullore kordeofone zakonisht me dy tela. Emërtohet edhe “dyzen” ose “karadyzen”. Madhësitë dhe trajtat janë të ndryshme. Ka tri pjesë; kupa, kapaku dhe bishti. Bishti ndahet deri në trembëdhjetë perde. Akordohet zakonisht në kuart, gjithashtu dhe në sekond lart, kuint, unison dhe septim poshtë. I bihet me pendë që nxirret kryesisht nga lëvorja e qërshisë. Teli i dytë shërben si mbështetje ritmike dhe harmonike në trajten e isos. Këtë tel, për kalime të vështira melodiku mund ta aktivizojnë vetem virtuozet. Përdoret në Malzi për të shoqëruar vallen dhe këngën ose në pjesë orkestrale të shoqëruara me vegla të tjera si fyelli, sharkia, dajreja, bishnica etj.

Dajreja

Vegël muzikore popullore membranofone, një rreth i hollë prej druri e disa pafte teneqeje që është i mbuluar nga një anë me lëkurë të tendosur të zgjedhur dhe të përpunuar. I bihet me të katër gishtat e shputës së dorës. Mbahet për rrethi me të dy duart mes shputës së dorës dhe gishtit të madh. Përdoret për të shoqëruar këngët, vallet e kënduara të grave dhe si pjesë përbërëse e formacioneve orkestrale popullore. Në Malzi njhet me emrin def.

Fyelli

Vegël muzikore popullore aerofone e përhapur edhe në Malzi dhe e njohur si vegël muzikore e barinjëve. Kemi dy lloje fyejsh; i shkurtë dhe i gjatë. I gjati emertohet edhe “kavall”. Madhësia e fyellit varion nga 18 cm i shkurti në 90 cm i gjati. Fyejt bëhën prej bushi, shtogu, panje, arre, prej gypash metalike dhe plastike. Në mjaft raste në fyejt e gjatë takojmë zbukurime me figura dragojsh, gjarpërinjësh dhe rendomë me ato gjeometrike.

Lahuta

Vegël muzikore popullore kordeofone me hark e me një kordë të bërë prej qimeve të kalit. Trupi i lahutes punohet prej një cope të vetme druri panje, arre ose vrrini. Kasa ka trajtë gjysmësferike dhe mbulohet me lëkurë të regjur, e cila mbërthehet në anët e sajë me kunja druri. Harku zakonisht bëhët prej druri të thanës. Qimet lyhen me rrëshirë pishe. Punuesit e lahutes e gdhendin me zbukurime nga fondi i kulteve si gjarpëri, dhia eger etj. Timbri i lahutes është hundor dhe përshtatet shumë mirë me përmbajtjen e këngëve, kryesisht epike, që ajo shoqëron.Me lahutë luhen hyrjet, interludet dhe shoqërohet në mënyrë heterofonike këngëtari. Si në shumë krahina të tjera, kryesisht në veri, përdoret edhe në Malzi.

Sharkia

Vegël muzikore popullore kordeofone me pesë tela. Përbëhët prej kasës, të punuar me një copë të vetme druri, kapakut dhe bishtit me katërmbëdhjetë perde. Ka sharki me 12 tela e 22 perde. Tingullin e ka të thellë e kumbues. Me sharki shoqërohen këngët lirike, epike dhe vallet e ndryshme.

Loja përqëndrohet në telin e parë, të tjerët mbajnë iso. Në hyrjet dhe fundet e frazave përfshihet edhe teli i tretë, duke dhënë tonin nënbazal dhe krijohet një nga efektet kadenciale me karakteristike të kësaj vegle .

5-STOLITE DHE VESHJET POPULLORE

Stolitë

Elemente zbukurimi prej lendësh të ndryshme që plotësojnë veshjen popullore. Vendosën në trup ose në pjesët e ndryshme të veshjes. Fillesa magjike e tyre, zakonisht kundër syrit të keq është zbehur me kohë dhe është theksuar funksioni estetik. Më tepër përdoren tek fëmijët, vajzat dhe nuset. Ndër stolitë metalike mund të përmendim dukatet, grosharet, tokat, vathët dhe unazat. Rruazat janë bazë për byzylykët, çostekët, kuletat, gjerdanët etj. Me fijet e arta, të leshta apo të mëndafshta bëhën thekë të ndryshëm.

Stolitë kanë mirëfilli vlera të mëdha artistike.

Veshjet popullore

Paisje që janë përpunuar në shekuj për të mbrojtur trupin e njeriut nga të ftohtit dhe agjentet e tjerë natyrorë. Përveç funksionit mbrojtës dhe të përshtatshem për punë e mbrojtje, veshjet nga mënyra si janë zgjidhur dhe ornamentika me të cilën janë plotësuar, kanë luajtur edhe funksione etike e sociale.

Duke u nisur nga elementët që mbulonte trupin nga brezi e poshtë në krahinën e Malziut dallojmë këto tipe veshjesh;

a-Tipi me mbështjellak, ku futen veshjet e grave të Malziut

b-Tipi me tirq, ku futen veshjet e burrave të Malziut.

Ndërsa veshja popullore e burrave thuajse është unifikuar jo vetëm në

Malzi por edhe në hapsirën etnografike më të gjërë, veshja e grave paraqet ndryshime të rëndësishme si ndërmjet tipeve edhe brenda tipit.

Disa nga tipet më të njohura dhe të përdorura  të stolive dhe veshjeve popullore në krahinen e Malziut.

Brezi

Emërtohet edhe “shoka”, pjesë e veshjeve popullore. Është një lloj rrypi i gjërë prej leshi ose pambuku që ngjishet në mes duke e mbështjellë disa herë rreth trupit. Përgatitet në vek me katër liq. Me brezin lidhen shumë besime popullore si ulja e kufomës në varr, praktika magjike kundër syrit të keq, lehtësimi i lindjeve etj. Besohet se ndihmon në ndalimin e hemoragjive dhe kurimin e sëmundjeve të veshkave. Është ndër elementët e preferuar në darovitjet që u bënte nusja njerëzve më të afërt të burrit.

Çevreja

Shami prej pëlhure të bardhë, e zbukuruar me thekë të shkurtër e shumëngjyrshe anash, që mbahej për të mbuluar kokën ose për të fshirë duart.

Donet

Brekë të gjata, brenevekë, prej bezi, pambuku etj, të cilat në Malzi përdoreshin kryesisht nga burrat me ose pa pantallona.

Dukati

Monedhë e vjetër ari ose argjendi. U quajt kështu për herë të parë monedha e prerë nga perandorët bizantin të shekullit VI Konstandin dhe Mihal, të cilët në një faqe të monedhës së prerë shënonin mbiemrin familjar “Dukatis”. Sipas këtij modeli filluan të priten edhe nga Venediku me 1284. Nga Venediku e moren edhe shtete të tjera Europiane. Vlera e Dukatit ndryshonte sipas vendit, kohes dhe përmbajtjes në ar.

Në viset tona Dukati ka filluar të vihet në qarkullim që në shekullin XIV.

Në Malzi emri “Dukat” nënkupton çdo lloj monedhe ari pavarësisht nga madhësia, vendi dhe koha e prerjes, që ruhet si vlerë monetare valutore ose përdoret si stoli për zbukurimin e kokës në veshjet popullore të grave.

Duvaku

Mbulesë në formë thesi konik, e leshtë ose pambuku, e kuqe, e zbukuruar me figura vizulluese kozmike.

Përdorët për të mbuluar të gjithë trupin e nuses kur e hipim në kalë për t’a çuar tek burri. 

Rreth origjinës së duvakut ka gojëdhëna të ndryshme që e lidhin me kohën e martesave me rrembim.

Fustanella

Pjesë e kostumit kombëtar shqiptar për burra. E mbajtur nga të gjithë shqiptarët, si veshje karakteristike, dëshmohet që në kohen e Ilirve. Është përdorur deri në fillim të shekullit XX.

Fustanella, elementi tipizues i kësaj veshje, kishte trajtën e një fundi të gjërë në formë trapezi, me shumë kinde të qepura bashkë e të mbledhura në rrudha të dendura te beli. Bëhëj prej pëlhure të bardhë liri ose pambuku shtëpiake ose të fabrikuar.

Kostumi përbehej nga kapuçi, mitani, fustanella, kofsharja, brezi dhe opingat me dizga ose norta.

Kaçaket mbanin fustanellë të zezë ose të murme dhe disi më të shkurtër.

Gëzofi

Lekurë kafshësh shtëpiake ose të egra me qime të buta, e regjur dhe e përpunuar.

Prodhimi i gëzofit në Shqipëri ka tradita të lashta, veçanërisht në krahinat e veriut.Gëzofi është punuar që në kohët e vjetra në mënyrë artizanale dhe është përdorur për veshje të thjeshta dhe për postiçe

Groshari

Pare argjendi që përdorët për stoli ose varëse. Të lidhura me toje përdoren edhe për zbukurimin e gërshetit.

Groshi.

Monedhë argjendi e përdorur gjatë mesjetës. Është prerë për herë të parë në Venedik në vitin 1202. Në fillim vlera e një Groshi ishte sa gjysma e Dukatit prej ari, por erdhi duke renë në kohen e pushtimit turk, duke u zevendësuar me akçen turke

Guna

Veshje e rëndë dimri në trajtën e një manteli të gjërë prej pëlhure të trashë leshi, e shkelur në valanicë, e bardhë ose kafe (ngjyra natyrore e leshit), me mëngë që nuk vishen, dhe një kapuç të madh për të mbuluar kokën.

Jeleku

Pjesë e veshjes popullore të grave të Malziut. Vishet mbi këmishë. Petk pa jakë e pa mëngë, i gjatë deri në brez, i hapur përpara në formë u-je. Mbërthehet me dy kopsa në pjesën fundore. Qendiset me gajtan ose fije të tjera.

Jeleku qe përdornin nuset në Malzi blihej në Gjakovë apo Prizren.

Kanaci ose pështjellaku

Fund që e mbajnë gratë e Malziut, i punuar prej leshi të hollë me ngjyrë të kuqe, e qendisur me fije ari me oda ose kuti dhe me pala

Kapuçi

Kësulë pa strehë, cilindrike, e bardhë, prej leshi, ndryshe e emërtuar edhe “qeleshe”. Veshje karakteristike popullore e burrave të Gegërisë që nga Shkumbini. Brenda kësaj hapsire dallohën kapuçet e rrafshët dhe me majë.

Në Malzi përdoret kapuçi i bardhë me majë, përveç Kalimashit që përdor kapuçin e rrafshët .

Mestet, shputat ose gjurmashkat

Çorape të trasha, pa qafë, që vishen sipër çorapeve të mëdha e që mbahen nëpër shtëpi. Përdorën gjerësisht në Malzi. Dallohen për ornamentikë shumë të pasur dhe të bukur. Zakonisht janë pjesë e veshjes nusërore.

Përdorën në lojen popullore “kapuças” për të fshehur kokrrën, për t’a kërkuar skuadra kundërshtare

Mitani ose xhamadani

Lloj xhakete prej shajaku për burrat dhe prej basme për gratë, me mengë të ngushta, e hapur përpara me një xhep. Eshtë element i veshjes popullore. Zakonisht vishet në dimër mbi jelek e poshtë kaporanit (xhurdines)

Nallanet

Lloj pantoflash, heqlash, patikash prej një cope druri të latuar sa shputa e këmbës dhe me rripa përsipër që mbahen në shtëpi dhe oborr.

Kanë qenë shumë të përdorura në Malzi. Shpesh nallanet kishin zbukurime të ndryshme me vlerë.

 Ndriza

Emërtohet edhe “shpargu”. Rrip i gjatë prej leshi, i përdredhur ose i endur, që përdorët për të lidhur foshnjën në djep.

Opingat

Element në veshjen popullore të burrave e grave të Malziut. Shërben për mbathjen e këmbëve e mbrojtjen e tyre nga të ftohtit e dëmtues të tjerë.

Në Malzi takohet lloji më i thjeshtë, që vjen si trashëgim origjinal Ilir, në krahasim me sandalet klasike greke dhe llapitet sllave.

Përgatiten prej një cope të vetme lekure gjedhi. Lekura pritet në katërkendësha kendrejtë. I hiqen qimet dhe behët rrumbullakimi nga ana e thembres. Zbuten dhe bëhët hapja e vrimave në pjesen e thembrës dhe dy anët me daltë. Behët qepja e hundës së opingës. Kalohet spangoja në vrimat e hapura, bëhet mbledhja e anëve me anën e rrudhjes dhe lihen vanget e tojeve. Pas kësaj, sipas rastit dhe moshës, behën edhe zbukurime të ndryshme.

Më vonë në vend të lekurës janë përdorur edhe kamardaret e gomave të makinave.

Riza

Shami e madhe që venë gratë në kokë, e përgatitur prej pelhure të qendisur.

Një nga elementet më të rëndësishem në veshjen popullore të grave në Malzi e cila vendoset edhe në anët e belit mbi kanac (mbështjellak).

Tirqit

Pantollona prej shajaku për burra, zakonisht me ngjyrë të bardhë ose të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qendisura me gajtana rreth xhepave, qepjeve dhe në fund.

Element në veshjen popullore të burrave në Malzi, veçanërisht Kalimashi.

Tlinja

Pjesë kryesore e veshjes popullore, e përhapur thuajse kudo në Shqipëri. Bëhët me pëlhurë prej liri, kërpi, e më vonë prej pambuku. Kanë shtat të drejtë me kind anash e mengë të gjata e të gjëra. Tlinja është e gjatë deri në gju ose deri në pulpë të kembës. Zbukurohet në jakë, gjoks e mengë. Tlijna e ka prejardhjen nga një veshje e ngjeshur, e përdorur nga Ilirët, që përmendën tek autorët e vjetër me emrin “dalmatka”. Veshje e dalmatëve.

Këmisha me mëngë të gjerë e burrave dhe e grave që përdoret në Malzi është një variant i tlinjës.

Toja ose norta

Lidhëse prej leshi, liri ose pambuku, me shumë fije të dredhura, që përdoret për të lidhur çorapet ose opingat.

Pjesë e veshjes popullore të burrave e grave në Malzi. Mund të jenë të shkelme ose vetem të dredhme. Tojet e burrave janë të bardha ato të grave rozë (bojë bube). Lidhja bëhët duke i bërë tojet dyfishe ose katërfishe

Tojat brenda veshjes popullore konsiderohen si një nga elementët më të lashtë.

6-TRADITA E BANIMIT

Në përgjithësi ambientet e banimit në Malzi janë të shpërndara për shkak të terrenit dhe mungesës së tokës. Ato janë të organizuara në bazë familje dhe fisi.

Objektet e banimit ishin të vendosura në vende të ngritura, brigjeve të lumejve dhe sa më afër burimeve të ujit.

Në oborrin e banimit të një familje tradicionalisht përfshiheshin ndërtimet për banim dhe ato ekonomike. Oborri rrethohej me gardh.

Ndertimi kryesor në oborr ka qenë banesa. Shumica e banesave kanë qenë përdhese (njëkatëshe), por nuk kanë munguar edhe ato dy katëshe.

Banesat me shumë se dy kate quheshin kulla, të cilat në Malzi kanë qenë të rralla.

Kthinat më të rendësishme për banim kanë qenë; “shtëpia e zjarrit “, oda e miqve” dhe “qylerët” për fjetjen e kurorave. Të gjitha këto kthina kanë qenë edhe si ndertime të veçanta brenda oborrit.

Si ndërtime ekonomike në oborr kanë qenë sidomos çarraniku i bylmetit dhe koshi i bereqetit.

Për ndërtimin e mureve dhe çative në përgjithësi është përdorur lenda e drurit. Mbulesa e çative bëhej me furde. Shumë vonë kanë filluar edhe ndërtimet e mureve me gurë e me çerpiç. Mbas viteve 1960 ka filluar ndërimi i mureve me tulla dhe blloqe dhe mbulimi i çative me tjegulla vendi të prodhuara me kumi.

Disa nga elementet kryesorë të ambienteve të baninit të njohura në Malzi.

Ahri

Mjedis i katit përdhe në ndërtesat me dy kate, ku mbaheshin bagëtitë, një pjesë e ushqimit të tyre, vegla të ndryshme dhe bylmeti.

Çardaku

Pjesë e hapur në katin e dytë në një tip të banesës popullore të Malziut. Shërbente për të pritur miqtë ose për të ndenjur ne verë. Çardaku përgjithësisht është pa tavan. Ka strehë të gjërë e me një varg shtyllash, parmakësh apo dritarësh të njëpasnjëshme të harkuara. Në çardak shpesh mbaheshin edhe prodhimet bujqësore. Çardaku e ka zanafillen në hajatin e katit të parë.

Çarraniku

Koçek i vogël prej thuprash ose prej dërrasash të holla, i ngritur lart mbi tokë, zakonisht jashtë shtëpisë, për të mbajtur të freskët bylmetin ose ushqimet. Praktikohet shumë në Malzi.

Kështu emërtohet edhe qilari ku mbahet bylmeti apo edhe dollapi me rrjetë teli që përdoret për këtë qellim në disa raste.

Demiroxhaku

Shufër hekuri me katër këmbëza mbi të cilen mbështetën urat e zjarrit për t’u ndezur më mirë. Në shumicen e rasteve në to takojmë përftyrime e figura të zvarranikëve gjigandë prehistorikë që mund të lidhen me kultin e vatres.

Frengjia

Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në murin e kullave ose bedenat e kështjellave, që shërbente për të qëlluar me armë.

Karakteristikë e shtëpive të gurta të veriut.

Hajati

Ndarje, mjedis jashtë ose brenda shtëpisë, në katin përdhe ose të parë ku vendosen hyrjet e të gjithë mjediseve të banesës popullore.

Zakonisht pa tavan, i shtruar me dhe të ngjeshur ose dërrasa dhe i rrethuar me parmak. Këtu bëhet lidhja me shkallë midis katit përdhe e atij të parë.

Hambari ose koçeku

Arkë e madhe prej druri, kasolle e vogël e thurur me thupra ose dërrasa që shërben për të mbajtur drithë.

Quhet edhe koshi i bereqetit. Zakonisht është pjesë organike e oborrit të shtëpisë.

Kamarja

Vend i hapur në murin e dhomave të shtëpisë në formë katrori ose katërkendëshi, pa kanata, që përdorej për të vendosur gjëra të ndryshme të përdorimit shtëpiak.

Këto lloj dollapësh, në kushtet e mungeses së mobiljeve dhe orendive, kanë qenë shumë të përhapur në traditen ndërtimore të krahinës Malziut.

Kulla

Shtëpi e lartë me dy–tre kate, e ndërtuar zakonisht në një vend të ngritur, me dritare të vogla e me frengji, që shërbente si banesë dhe për mbrojtje.

Kati i dytë i një shtëpie të tillë është i zenë me oden e miqve. Një nga tiparet e baneses që takohen rrallë në krahinen e Malziut.

Oda e miqve

Mjedisi më paraqites në banesën tradicionale të Malziut, ku priteshin miqtë.

Vend qendror ze oxhaku. Drejtpërdrejt me oxhakun vendosej dera e hyrjes që lidhej me te me një rrugëkalim. Në dy anët e rrugës nga dera te oxhaku është vendi i miqve, i cili shtrohej me qilima, sexhade, cerga, postaqi e jastekë.

Ana e djathtë e oxhakut i takon mikut. Në rastet kur ishin shumë miq, për zeniën e vendit shihej largësia krahinore, fisnore, mosha dhe tregues të tjerë. Ana e majtë e oxhakut quhej "“meraja", atje ulej i zoti i shtepisë ose një përson i nderuar i fisit. Pjesë e odes së miqve ishte dollapi i takëmit të kafes, i cili vendosej mbi derën e dhomës ose në anë të oxhakut.

Në shumë raste tavanët dhe dollapët e kafesë kanë zbukurime gdhendjësh me vlera artistike.

Odat e miqve kanë qenë institucione të rendësishme të edukimit e formimit të brezave

Pahia

Trinë me thupra apo dërrasa të holla, që vihët rendom si derë në një kopësht a vathë të imtash. Lesë. Përdoret rendom në fshat për sigurimin e kalimeve të domosdoshme.

Pragu

Brez i trashë prej guri, betoni ose druri që vihet së gjëri në pjesën e poshtme të derës, dhe që shërben si mbështetje për këtë.

Në traditen popullore pragu i shtëpisë nderohet dhe respektohet dhe përben kult. Me këtë kult lidhen shumë nga tabutë e përhapura edhe në krahinen e Malziut.

Shtëpia e zjarrit

Kthinë kryesore e banesës popullore tradicionale. Quhej edhe shtëpia e bukës apo magjeria. Në shtëpitë një katëshe fshatare, kishte disa funksione: Gatim, ndeje dhe fjetje. Në banesat me gjysmë kati vendosej në pjesën fundore përdhese me vater mbi truall. Në banesat dykatëshe ze vend në katin e dytë. Në disa raste ndërtohej me vete e përdhese.

Paisjet e shtëpisë së zjarrit kanë qenë të thjeshta; vatra, hambari i miellit, magjia, mazgalli për larje e derdhje uji, kamaret për çerepët e saçin, sergjenë për vendosje enësh, farash, safer, kutitë e lugëve e të kripës, demiroxhakun, pirustitë etj.

Vatra

Vendi ku ndizej zjarri në banesë për ngrohje dhe gatim. Forma e parë pa kanal tymi, pa oxhak është më e vjetra e gjendej zakonisht në shtëpitë e zjarrit. Forma e dytë takohej me kanal tymi në banesa të zhvilluara e njhej me emrin oxhak.

Oxhaku i baneses sherbente vetem një kthinë, kryesisht në oden e miqve dhe ndërtohej në murin e jashtem të shtëpisë.

Vatra është mbajtur si simbol i familjes. Përurimi i një vatre të re përcillej me ritual. Gjithashtu edhe braktisja e një vatre të vjetër. Të gjitha këto lidheshin me kultin e të parëve. Besohej se zjarri në vatër nuk duhej të fikej asnjëherë dhe po të ndodhte kjo nuk shihej si shenjë e mirë.

7-TRADITA E GATIMIT

Tradita e gatimit është e lashtë. Populli ynë ka mundur të ruaj të pastër e origjinale edhe mënyrën e të gatuarit. Shprehja e njohur “bukë, kripë e zemër”, sintetizon mikpritjen dhe besen Shqiptare.

Në përgjithësi gjellët tradicionale janë përbërë nga produktet shtazore si mishi dhe bylmeti.

Gjellët e përgatitura me vorbë, dhe mishrat me oriz të pjekura me saç në tepsi kanë mbetur në traditen popullore të Malziut.

Përveç këtyre disa gatime karakteristike për Malziun janë edhe:

Buka

Ushqim themelor i gatuar me miell drithi të mbrujtur me ujë, në mënyra, madhësi e trajta të ndryshme. Sipas tipit të majasë kemi bukë të mbrume dhe bukë të norme. Sipas mënyrës së pjekjes kemi bukë furre, tepsie dhe çerepi. Përveç si bukë e zakonshme gatuhej edhe buka e riteve të ndryshme, si buka e nusës (kulaçi i nusës), kulaçi i ditës së verës etj.

Me fjalen bukë kuptohen edhe gosti të ndryshme rituale e ceremoniale.

Buka sipas mendësisë popullore është e shenjtë dhe përben tabu që po të cenohët, sjell pasoja fatale.

Bukëvala

Ndryshe emertohët edhe papare. Bukë e thërmuar e përvluar me ujë valë, me vaj ose me gjalpë dhe përzier ose jo me djathë.

Një nga gjellët më të rëndomta të familjeve që përdorej edhe në Malzi.

Burania

Gjellë që bëhët me hithra të grira ose duke i shtuar edhe pak oriz. Në vend të hithave përdoret edhe spinaçi apo barishte të tjera.

Në traditen popullore burania me hithra ka kuptim përtej ushqimor. Fillimi i përdorimit të sajë në pranverë përben ritual.

Çervishi

Lloj gjelle. Gatuhet si qull. Bëhët zakonisht me miell të skuqur leng pule dhe hudhra. Praktikohet në të gjithë krahinën e Malziut.

Dhallti

Pjesa që mbetet nga qumështi i ardhur, nga kosi ose nga ajka, pasi tundet e i hiqet gjalpi. Përdoret si ushqim shoqërues me bukë ose ushqime të tjera dhe si pije freskuese.

Nga zierja dhe kullimi i dhalltit nxirret gjiza, tjetër produkt ushqimor i rëndësishem për banorët e fshatrave të Malziut

Fërgesa

Emertohët edhe Përzhimë. Gjellë me gjizë ose djathë të thërmuar që fërgohet vetem me yndyrë ose së bashku me pak domate, speca ose qepë.

Gjellë me vezë, speca të grirë e qepë dhe copa të vogla mishi ose mëlqie që fërgohen së bashku duke i shtuar edhe pak oriz.

Flia

Gjellë tradicionale e krahinës Malziut. Lloj pete me miell gruri ose misri që nuk tëhellohët si byreku apo pita.

 Eshtë gjellë e nomeklaturës së zgjedhur, që seviret në disa ditë të shënuara të motmotit sikundër janë dita e verës dhe e shëngjergjit. Piqet në tepsi, me prush poshtë dhe saç sipër. Përgatitët qulli me ujë të ftohtë, krypë e miell. Lyhet tepsia me yndyrë (gjalpë, vaj ose dhjam), shtrohet një shtresë nga qulli i përgatitur dhe piqet. Shtresa e pjekur lyhet me yndyrë (ndonjëherë edhe me vezë) dhe shtrohet shtresa e dytë e qullit i cili piqet për t’u formuar peta e dytë. Kështu vazhdohet me radhë derisa të mbushet tepsia. Pritet në formë rombesh dhe serviret e mbytur në tlyn të përvëluar.

Gatimi i përcaktuar për ditë të shënuara të motmotit, dhe emri, këtë gjellë e lidhin me blatimet që i bëheshin nënës tokë dhe forcave të natyrës.

Hallva

Embëlsirë që bëhët me miell të skuqur, vaj dhe sheqer. Kemi hallvë të bardhë dhe hallvë të zezë. Lloji i parë bëhët me sheqer që zihet me lengun e rrenjëve të një bime. Lloji i dytë bëhët me sheqer, miell gruri ose misri dhe vaj. Pasi ngjyroset me sheqer të djegur pritet dhe seviret me copa në formë rombi.

Përdoret në festat e bajramit, në raste vdekje dhe ditë të veçanta përkujtimore.

Jahnia

Gjellë me leng që bëhët me copa mishi të kavërdisur me qepë, domate ose patate, salcë domatësh ose duke i hedhur pak oriz. Është një nga gjellët më të përdorura në familjet e Malziut.

Kaçamaku

Ndryshe emertohet edhe bakerdan. Gjellë që gatuhet duke zier miell misri.

Zakonisht përvëlohet me gjalpë, mbasi përzihet me shkopin e pites.

Përdoret në çdo familje, por kryesisht ka qenë gjellë e barinjëve që përgatitej në shtegtimet e tyre me tufat e bagëtive.

Kadaifi

Embelsirë. Behet me fije shumë të holla brumi të bëra me miell gruri, vezë dhe gjalpë. Pasi piqet i hidhen edhe arra të grira, përvëlohet me sherbet dhe shërbehet i ftohtë.

Kosi

Bulmet i përftuar nga fermentimi laktik i qumështit nën veprimin e disa bakterieve. Kosi është ushqim tradicional. Njihet që në kohët e lashta. Ka shije lehtësisht majhoshe, strukturë të plotë, pa ndarje të hirres dhe flluska gazi.

Përsheshi

Lloj gjelle që përgatitet me copa buke të futura e të zbutura në nj enë me qumësht, kos etj. Gjellë shumë e zakonshme në të gjithë familjet e Malziut. Përsheshi me qumësht (me tamel) është gjellë rituale e ditës së shëngjergjit, e përcaktuar për këtë ditë

8-PAISJET DHE VEGLAT TRADICIONALE

Që në kohët e lashta të shoqërisë njerëzore ka filluar prodhimi dhe përdorimi i veglave dhe armëve. Ato u përsosen dhe u shtuan në epoken e bronxit dhe arriten kulmin në epoken e hekurit (1100-400 p.e.r), kurë hekuri zevendëson në masë bronxin.

Në përiudhen e hekurit edhe kultura popullore materiale Ilire fiton tipare të reja origjinale. Hyjnë në përdorim shpatat e tipit “Glasinac”, heshtat e gjata, hanxharët dhe armët mbrojtëse (mburoja, parzmorja, kallçijtë).

Perdorën stoli të shumta; stringlat, sumbullat, rruazat e bronxit e të qelibarit, varëse të llojeve të ndryshme, byzylikë masivë dhe gjilpëra të ndryshme.

Almiset ose mjetet e thjeshta të punës gjejnë një përdorim të gjërë në luftë, në punimet bujqësore dhe në punimët e shtëpisë.

Disa vegla dhe paisje më të përdorura në kulturen popullore materiale tradicionale të krahinës Malziut janë.

Armët

Mjete që shërbejnë për t’u mbrojtur ose për të sulmuar. Që në lashtësi janë prodhuar dhe përdorur nga Shqiptarët. Ilirët kanë përdorur harkun, shigjetën, sopatën, hanxharin, perkrenarën, parzmoren, mburojen dhe kallçitë. Këto lloj armësh janë përdorur deri në mesjetë, kur atyre j’u shtuan armët e zjarrit.

Armët e zjarrit më të përdorura kanë qenë; Kapaklia, pushkë e vjeter që mbushej si çifte. Martina dhe huta, lloj armësh të vjetra, me katër vjaska dhe me një fishek, që mbushej nga gryka. Maliheri dhe mauzeri lloje armesh me pesë fishekë dhe me grykë të gjatë.

Gjatë luftës së parë botrore e në vazhdim llojet dhe arsenali i armëve të zjarrit është shtuar shumë.

Në zonen e malziut është praktikuar edhe prodhimi i artilerisë së drurit.

Është i njohur topi prej druri të dardhes i Pistorve i përdorur kundër pushtuesve serb në vitin 1913.

Anxhiku

Torbë, strajcë e vogel prej lekure që zakonisht ngjishet për brezi dhe përdoret nga barinjtë pët të mbajtur buken.

Bishtuku

Kandil i thjeshtë për ndriçim i përdorur në mjaft shtëpi të Malziut. Kuti teneqeje ose bronxi me një bisht për t’a mbrojtur dhe një grykë ku fiksohet fitili dhe izolohet lenda djegëse.

Bucela

Emertohet edhe burija. Enë druri cilindrike me bark ose elipsoidale që përdoret për të mbushur dhe mbajtur uji të pishem.

Cerga

Shtrojë tradicionale e tekstileve popullore edhe të krahinës Malziut. Lloj qylimi që punohet me lesh dhie dhe teknikë të veçantë. Përdoret për t’a shtruar në odat e miqëve dhe në raste ceremonishë të ndryshme familjare.

Çanaku

Enë e thellë, zakonisht prej balte, por edhe prej druri ku shtin gjellë. Përdorej rendomë në Malzi.

Çerepi

Enë balte si tepsi e thellë, në të cilen piqet buka dhe ushqime të tjera. Çerepi është i vetmi objekt i qeramikës shtëpike që vazhdon të përdoret në të gjithë Malziun.

Prodhimi i tij është pjesë e traditës së lashtë që ka arritur deri sot. Gatesat në çerep janë shumë të shijshme

Çetelja

Emertohet edhe “rabush”. Shkop ose copë druri e lëmuar, që përdorej si mjet për të mbajtur llogaritë midis blerësit dhe shitësit, duke e ndarë në dy pjesë të njejta. Në të gdhendëshin dhembëza për numërim. Një nga mjetet e lashta të numërimit që përorej në Malzi.

Çikriku

Një nga mjetet e teknologjisë së tekstileve popullore. Përbëhej prej dy kryqash të drujtë të vendosur horizontalisht njeri mbi tjetrin që rrotullohen rreth një boshti. Brinjët e tyre bashkohen me tela që zhvendosen sipas nevojës. Përdorët për të mbështjellë fillin e leshit a të pambukut nga pasma në lëmsh, zakonisht pas ngjyrosjës.

Derstila

Emertohët edhe “Valanicë”. Vegel prej druri e përbërë nga disa krahë dhe nga një rreth me lopata të gjëra, që lëvizin me forcën e ujit duke u përplasur njëra pas tjetrës e shërbejnë për të shkelur shajak e tekstile të tjera prej leshi të punuara në vekë.

Dërrasa e kafesë

Dërrasë e trashë dhe e thelluar në formë katërkendëshe në tri anë dhe në njerën anë me grykë që shërben për ftohjen e kafesë pas pjekjes. Në shumë raste shoqërohet me gdhendje me vlera artistike.

Djepi

Shtrat i vogël dërrase për foshnjen, me këmbë gjysmë rrethi për të lehtësuar përkundjen, me anë të ngritura që sigurojnë foshnjën dhe lidhjet. Djepi zakonisht zbukurohet me figura të ndryshme të gdhendura dhe zbukurime të tjera që mendohej se e mbronin foshnjën nga shpirti e syri i keq e magji të ndryshme.

Me djepin janë të lidhura dhe krijimet më të bukura të lirikes së folklorit të Malziut.

Drapëri

Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark i dhembëzuar lehtë ose si kosë dhe nga një dorezë prej druri e që përdoret për të korrur të lashtat dhe barin. Deri në vitin 1960 ka qenë vegla kryesore dhe e vetme e korrjes në të gjithë Malziun.

Pas këtij viti u futen në përdorim edhe autokombajnat. Në vendet malore dhe në sipërfaqe të vogla vazhdon të jetë vegla e vetme e korrjes së të lashtave.

Duqit

Emertohen edhe “Hejbe”. Çantë dyshe e punuar në tekniken e cergës, qilimit, sexhades etj. Përdoret për transport mallrash me krahë ose me kafshë, duke i vendosur në dy anët e supit apo të samarit të kafshës së ngarkesës. Përveç anës funksionale, duqit në shumicen e rasteve, bartin vlera të mëdha të artit figurativ popullor.

Farashi

Kuti prej dërrase a prej teneqeje me grykë të hapur e fund më të ngushtë që shërben për të mbledhur të fshirat. Mjet shumë i përdorur edhe në familjet e Malziut.

Finja

Ujë i valuar, ku është tretur një sasi hiri, që përdoret për të larë rrobat. Kjo lloj tretësire është përdorur shumë në familjet e Malziut deri në fund të viteve 1950 për larjen e rrobave dhe të kokës.

Gjithashu përdoret për zierjen cilësore të misrit për rastet e ndryshme të ditëve të motmotit.

Fshesa

Tufë melekuqesh të thata, bimësh të tjera barishtore ose tufë degësh të holla të disa shkurreve të qepura apo të lidhura bashkë, që përdoren për të fshirë shtëpinë, oborrin apo mjedise të tjera. Veç funksionit të fshirjes, fshesës i atribojnë cilësi të jashtëzaknshme të cilat e ngrenë në nivelin e kultit.

Besohet se fshesa mund të transportojë njeriun, sikundër qilimi fluturues, brenda një kohe të shkurtër në distanca fantastike. Po të preku fshesa gjatë fshirjes nuk rritesh. Fshesa është roja më e mirë e vatres ose e dhomave të zjarrit prej shpirtërave të këqij.

Gërhana

Vegël e thjeshtë prej druri që ka dy furça me fije të mprehta e të forta metalike, që përdoret për të shprishur leshin. Gërhanët vazhdonjë të përdorën sidomos për shkrifjen (lnorjen) e sasive të vogla leshi.

Grabuja

Vegël bujqësore me dhembë metalikë ose të drunjtë të kthyer e me bisht të gjatë, që shërben për të mbledhur barin, kashtra të ndryshme ose për të pastruar livadhet, në pranverë, para se ato të ndalohen për kullotje.

Gjolla

Emertohet edhe “Mzhallë”.Rrasë ose pjesë e rrafshët e një guri të ulët ku vihet kripa për ta ngrenë bagëtia. Zakonisht përdoret gjatë kohës kur bagëtia eshtë në bjeshkë ose në kullota larg qendrave të banuara.

 Havani

Enë e thellë prej metali ose druri që shërben për të shtypur hudhra, arra, piper etj, me një shtypës. Kështu emerohet edhe grirësi ose qarku i duhanit.

Kaceku

Lekurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes pr të mbajtur kryesisht vaj, verë e gjalp. Kështu emertohet edhe rrëshiku, gjyryku i kovaçit dhe gajdja. Në të kaluarën është përdorur si objekt në të tre kuptimet.

Mund të takohet akoma vetëm në ndonjë kovaçhane fshati.

Kadja

Vozë e vogël druri, zakonisht me grykë të hapur e me kapak që shërben për të mbajtur bylmet, drithë etj. është përdorur shumë në Malzi.

Këmesa

Emertohet edhe “Kizë”. Thikë e madhe me majë të kthyer si drapër dhe me bisht druri. Përdoret për të krasitur pemët, ferrat,dëllinjat, etj, si dhe për të prerë dushkun e bagëtive për dimer. Është një nga veglat më të përdorura në Malzi.

Koçelja

Emertohet edhe farashi i lugëve. Kuti druri e zbukuruar ose jo dhe me vrima që varet në mur e që përdoret për të mbajtur lugët e lara. Një nga orenditë më të pranishme të guzhinës popullore.

Kosa

Vegël e thjeshtë bujqësore me një presë të gjatë prej metali, pak e harkuar, me bisht druri, e cila përdoret për të kositë barin. Kosa shoqërohet me disa vegla shërbimi për kaitjen dhe mprehjen e sajë (çekiçi, kudhra dhe guri mprehës ose griha). Ka qenë dhe vazhdon të mbetet mjeti kryesor për korrjen e barit.

Lesa

Emertohet edhe “trinë”. Vegël bujqësore që bëhët me disa drurë të thurur me thupra, zakonisht edhe me kunja të vegjël nga poshtë. Përdoret për të coptuar e thërmuar plisat, për të shtruar dheun apo për të mbuluar faren e arës. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathen a ndonjë shteg tjetër kalimi. Gjenë përdorim në të gjithë Malziun.

Liqtë

Pjesë e vekut që përbehet nga dy shkopinj paralel e një rrjetë fijesh të forta, të lidhura lak njera me tjetren, që sherbejnë për të ngritur ose ulur fijet e indit gjatë endjes. Endja mund të behët me një ose dy palë liq. Në mvarësi të kësaj tekstilet janë me pak të ngjeshura ose më shumë.

Liqtë përgatiten nga endëset më me përvojë.

Mëtini

Emertohet edhe “tundësi”. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë me të cilen rrihet (tundet) qumështi ose kosi për të nxjerrë gjalpin dhe dhalltin.

Në Malzi vazhdon të jetë mjeti i vetem i përpunimit të qumështit në kushte shtëpiake. Kjo enë përgatitet prej druri pishe dhe prodhohet nga mjeshtër të shekave e kadeve.

Mokra

Gurë i sheshtë dhe i rrumbullakët, mjet i rendë e me një vrimë në mes, i cili rrotullohet mbi një gurë tjetër të tillë më të madh dhe të pa lëvizëshem, për të bluar drithë.

Mulliri

Makinë e thjeshtë për të bluar drithë. Përbëhet nga pajisje të ndryshme si dhe dy gurë të mëdhej të rrumbullakët e të sheshtë, të venë njeri mbi tjetrin. I sipërmi lëviz me anën e fuqisë së ujit.

Mulliri ka zevendësuar mokren që vihej në lëvizje me forrcen e krahut.

Mulliri i ujit vazhdon të mbetet në Malzi mjeti kryesor i bluarjës së drithit . Pasuria e ujrave rrjedhëse ka favorizuar përdorimin e kësaj makine të thjeshtë.

Në Malzi karakteristikë ka qenë mulliri individual ose i fisit ku bluhej me radhë. Gurët e mullirit zakonisht bliheshin në Boletin të Kosovës

Palareja

Emertohet edhe “tanor”. Dërrasë e gjerë, e rrumbullakët dhe e lëmuar, mbi të cilen tëhellohen petet e lakrorit e të byrekut.

Objekt i çdo inventari të familjes së Malziut.

Parmenda

Vegël bujqësore druri për punimin e tokës, e tërhequr nga kafshë. Përbehet nga;

1- Përdhesi ose plori me të cilin çahet toka.

2- Veshëza ose llapuri me të cilën hidhet dheu anash.

3- Shtiza që lidhet me zgjedhen e bashkohet nga shpatëza me përdhesin.

4-Doraku për drejtim.

Parmenda e përdorur në Shqipëri është dy tipesh kryesore; Me veshëza që eshtë përdorur në pjesen më të madhe të vendit, dhe me llapur.

Parmenda prodhohej në ekonomi shtëpiake. Përdorej nga burri. Tërhiqej nga qetë dhe buajt. Ka patur përdorim të gjërë në Malzi deri në fund të viteve 1950 dhe në disa familje vazhdon të përdoret.

Postiqja

Lekurë berri me lesh të paqëthur, e regjur, e larë dhe e tharë, që përdoret për shtrojë. Postiqja përdoret në të gjithë familjet e Malziut.

Qilimi

Një prej shtrojave tradicionale të leshta, të punuara me vekë në kushtet e ekonomisë shtepiake. Qilimi ka formë të një katërkendëshi kendrejtë, dy polësh dhe është përdorur për shtrimin e odes së miqve, mbulim të kuajve të vrapimit në vend të shalës apo mbulesë për fjetje.

Deri në vitet 1970 ka qenë pjesë e pajës së çdo nuseje. Prodhimi i qilimit zotrohej prej çdo vajze.

Veku

Mjet i madh prej duri, i ngritur mbi katër kembë dhe me pjesë të ndryshme në të cilat tendosen fijet prej liri, leshi mendafshi e pambuku dhe përdoret për të endur pëlhura e tekstile të ndryshme.

Tipi më i lashtë është veku vertikal. Më pas u përdor veku horizontal, me dy lisa (liq). dhe me përsosje të mëtejshme u bë me katër lisa (liq).

Mjetet kryesore të vekut horizontal janë; shulat që mbështjellin në njerën anë fijet, në anën tjetër të enduren. Shpata e vekut, liqtë, fëlçia, boshtet e fijeve, etj. Malziu dallohet për traditen e tekstileve të leshta të punuara me vekë.

Deri në vitin 1950, në krahinën e Malziut nuk kishte qendër shëndetësore dhë asnjë mjek apo infermier, përveç mjekut popullor Abdullah Çoba që merrej kryesisht me mjekimin e plagëve. Në vitin 1951, nga shteti ju kushtua vemendje propagandes higjieno-sanitare. Nga data 12-18 maj 1951 u organizua java e pastërtisë në të gjithë krahinën. U lyen shtëpitë me gëlqere, u sistemuan wc-të jashtë banesave, pusetat, çesmet dhe kanalet e ujit të pishëm. Në vitin 1952, u hap ambulanca e parë shëndetësore në Shëmri. Filloi vaksinimi kundër TBC dhe kundër difteritit. U mjekuan të sëmurë me qeroses, sifiliz, diarre,dizanteri, kolla e bardhë etj. Në vitin 1959, u hap ambulanca periferike në Dukagjin dhe vazhdoj vaksinimi i popullsisë me vaksinat anti TBC, antidifteri, antiveneriane, antitetanike dhe antipoliomelitit. Filloj aksioni për ndërtimin e gropave të zeza për wc-të, dhe largimin e kafshëve nga banesat. Po këtë vit vijnë në Krahinën e Shëmrisë ekipe mjeksore për vizita mjeksore të popullsisë. Në vitin 1961, filloj aplikimi i mjekimit falas dhe shtrihet veprimtaria e kryqit të kuq edhe në fshat. Krijohen postet sanitare në shkolla. Furnizohën me ilaçe falas qendrat shëndetësore. Vazhdon puna për higjenizimin e fshatit. Në 6 mujorin e parë të vitit 1961 në lokalitetin e Shëmrisë u mor një aksion i madh dhe u rregulluan e sistemuan gropat e zeza, gropat e plehut, u larguan bagëtitë nga shumë banesa, u lyen shumë shtëpi me gëlqere brenda dhe jashtë. Në vitin 1963, zgjerohet shërbimi mjeksor, shtohet personeli mjeksor i kualifikuar, hapët konsultorja nëna dhe fëmija. Pas organizimit të lokalitetit të Shëmrisë në bazë të fsharave të bashkuara në vitin 1968, në çdo qendër të fshatit bashkuar Shëmri, Shikaj, Pistë, Kalimash u hapen qendrat shëndetësore në të cilat punuan personel mjeksor i kualifikuar mjekë, ndihmës mjek, mami, infermierë, dentist dhe farmacistë. Pas vitit 1991, me ndryshimin e sistëmit, shërbimi shëndetësor, u organizua në bazë fshati dhe komune, por për shkak të reformave të vazhdueshme pati rënie të nivelit të shërbimit mjeksor në fshatra dhe komunë. Në vitin 1999 dhe 2000 u ngritë 2 qendra të reja shëndetësore në Shëmri dhe Dukagjin që përmirësuan shërbimin shëndetësor në komunë.

Blegtoria është një nga degët kryesore të bujqësisë në krahinën e Malziut. Sipërfaqja e kufizuar e tokës bujqësore, hapsirat e mëdha me pyje dhe kullota kanë kushtëzuar blegtorinë si degë kryesore të ekonomisë për krahinën. Që në kohën e lashtë, janë mbarështruar gjedhi, dhia, delja dhe kafshët e ngarkesës. Por në periudhen e sistemit komunist, blegtoria mori goditje të mëdha. Goditja e parë filloi në vitin 1948, kur doli ligji mbi shtetëzimin e tufave me mbi 400 krerë bagëti të imta, vazhdoi që nga viti 1957, me kolektivizimin e fshatit, kur çdo familje i lejohej të mbante deri 20 krerë bagëti të imta, deri kurë në vitin 1976, nxori vendimin për heqjen e të drejtës për të mbajtur bagëti të gjitha familjeve kooperativiste, dhe u orijentua hapja e tokave të reja që çoi në dëmtimin e të gjithë sipërfaqës kullosore në fshat. Me prishjen e kooprativave bujqësore në vitin 1991, fshatarët e Malziut i’u rikthyen traditës. Kështu shumica e familjeve tani plotëson nevojat për produkte blegtorale dhe disa prej tyre nxjerrin edhe në treg.

Bujqësia, si veprimtari e organizuar e shoqërisë mbi tokën për të marrë prej sajë produkte bimore për nevojat e njeriut, është dega e dytë pas blegtorisë që dëshmohet që në lashtësi. Tradicionalisht në krahinën e Malziut janë kultivuar drithërat, pemtaria dhe vreshtaria. Në fillimet e shekullit XX, futet domatja, jonxha dhe perimet. Mjeti kryesor i punimit të tokës ka qenë parmenda e tërhequr prej qeve ose kuajve. Plehrimi bëhëj me vathë ose me transport të plehut organik. Mbjellja realizohej me dorë, me hedhje ose me oxhakë. Mbrojtja e bimëve realizohej me zgjedhjen e farës dhe herrjen. Ujitja bëhëj me bunarë, me rend mes burimeve të merasë, ose vijave individuale. Thatësirat, motët me lagështirë dhe dëmtuesit masivë kanë qenë të shumta dhe fatale për banorët. Kanalet vaditëse kolektive kanë filluar të aplikohën nga fillimi i shekullit XIX. Për këto arësye dhe të sipërfaqes së kufizuar të tokës bujqësore, fshatarët nuk arrinin të plotësonin nevojat për bukë, të cilën e blenin në krahinat kufitare në këmbim të produkteve të tjera. Zhdukja e pronës private me kolektivizimin e bujqësisë nga viti 1957 deri në 1991, me parullën për sigurimin e bukës në vend u morën nisma për shtimin e tokave bujqësore në dëm të kullotave dhe pyjeve ç’ka solli deme të mëdha ekonomike dhe ekologjike që do të duhën dekada për t’u riparuar.

  • Kultivimi i drithërave

Më i përhapur është misri, mbillet edhe gruri dhe rrallë elbi, thekra e tërshera. Në krahinën e Malziut mbjellja dhe përdorimi i misrit dëshmohet që nga shekulli XVII. Në strukturen ushqimore të popullsisë së krahinës misri zinte vendin kryesor për bukë deri në fillim të viteve 1970. Pas kësaj kohe misri zëvendësohet me grurin, një pjesë e të cilit gjatë përiudhës kolektivizimit prodhohej në krahinë, pjesa tjetër sillej nga shteti. Tani në përgjithësi për nevojat ushqimore blihet miell gruri në treg.

  • Pemtaria

Është degë e bujqësisë që merret me rritjen e drurëve frutorë. Tradita e pemtarisë ka qënë shumë e spikatur në krahinën e Malziut. Në këtë zonë gjendën shumë pemë frutore të rritura dhe zhvilluara në mënyrë natyrale si; gështenjat, arrat, thanat, manat, dardhat, etj. Një pjesë e madhe e të cilave u dëmtuan në përiudhën e kolektivizimit pas vitit 1957, në përpjekje për bashkimin e ngastrave dhe hapjen e tokave të reja. Vreshtaria dëshmohet që në kohët e mesjetës e më herët. Car Dushani në vitin 1348, pas pushtimit të tokave shqiptare kishte kërkuar që, “kleriku katolik” i tanishëm në Shikje, i cili ka vreshta, duhet t’i paguajë një tribut vere Manastirit të Prizrenit e po kështu do të bënin edhe fshatrat e tjerë. Në rregjistrat turke të fundit të shekullit XVI, shumë fshatra janë të detyruara të japin të dhjetën e mushtit si kultivues të vreshtave e pjergullave. Pas vitit 1991, janë shtuar përpjekjet për shtimin e sipërfaqeve të mbjella më pemë, veçanërisht me rrush, kumbulla të zeza, etj.

  • Kopshtaria

Kopshtaria është fillimi i bujqësisë që në kohën e lashtë. Kopështet janë toka rreth ndërtesës së banimit ose qendrës banimit. Janë të plehëruara mirë, të rrethuara dhe të garantuara për ujitje. Në këto sipërfaqe sigurohen nevojat familjare për perime për nevojat e përditëshme dhe për rezervë ushqimore dimrore. Eshtë e zhvilluar në të gjithë krahinën e Malziut. Anës kopështijëve mbillen pemë, pjergulla dhe lule.

Industria e drurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahina e Malziut ka qënë zonë mjaft e pasur me pyje. Në krahinë shfrytëzimi i lendës drusore ka filluar që në vitin 1939, me anë të sharrave me ujë për prodhimin e lendës drurit të sharruar. Në janar të vitit 1945, hapet në Fush-Arës, ndërmarrja e parë e industries së drurit. Në vitin 1953 u ndërtua stabilimenti i sharrave në Shëmri. U ndërtuan rrugët e dekovilit nga Stabilimenti deri në Leproj dhe Qam (Sërriqe). Në korrik të vitit 1964 u krijua Ndërmarrja Shtetrore Industriale e Sharrave në Shëmri. Në këtë periudhë filloj shfrytëzimi masiv i lendës drusore në të gjithë krahinën. Për transportin e sajë nga pylli u hapën shumë rrugë pyjore. Ndërmarrja e Sharrave merrej me shfrytëzimin sa më racional të pyjeve dhe prodhonte: trupa sharre, shtylla minjere, traversa hekurudhe dhe dru zjarri. Prodhim kryesor ishte lenda e sharruar pishe dhe ahu. Me gjithe shfrytëzimin racional të pyjeve, ato përmes rrugëve pyjore u shfrytëzuan deri në pikat më të thella malore. Me ndërmarrjen industriale të sharrave kanë qënë të lidhura shumë familje të krahinës Malziut. Pothuajse çdo familje kishte së paku një pjestar të sajë të punësuar me pyjet. Edhe pas privatizimit, shfrytëzimi dhe prodhimi i lendës drusore ka qënë një ndihmë e madhe për ekonominë e banorëve të Malziut. Por shfrytëzimi i pyjeve vazhdoi pa asnjë kriter dhe tani pyjet dhe lenda drusore janë paksuar shumë.

Industria e kromit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendburimi i Kalimashit është shumë i pasur me mineral kromi. Por me rëndësi janë ato që përmbajnë veç kromspilendirëve edhe silikate si olivinitet tj. Xehërorët e kromit të Kalimshit formojnë masa kokrrizore kristalike me ngjyrë të zezë, shkëlqim metalik me fortësi 5.5-7.5 dhe dëndësi 4-4.8, me forma të rrumbullakëta e shpesh të çrregullta. Ato përmbajnë deri 60% oksid kromi, si dhe okside alumini, hekuri, magnezi, siliciumi e më pak okside titani, magnezi, nikeli etj. Nxjerrja e xehërorëve të kromit në Kalimash ka filluar që para luftës së dytë botrore në sipërfaqe me mjete primitive, nga shoqëria aksionere italiane AMMI, dhe mandej gjatë luftës, pas kapitullimit të Italisë nga ushtria Gjermane. Në vitin 1946 miniera e kromit Kalimash u shtetëzua, dhe nga viti 1954 fillojnë kërkimet gjeologjike në bashkëpunim më gjeologët Rus, dhe vit pas viti, zbulimi dhe prodhimi i kromit u rrit vazhdimisht. Në vitin 1978 u vunë në punë miniera e re dhe fabrika e pasurimit të kromit Kalimash. Në vitin 1980, ishte një nga ndërmarrjet më të mëdha të rrethit të Kukësit ku ishin të punësuar mbi 1500 punëtorë nga qyteti i Kukësit dhe fsharave për rreth, ndër t’a shumë veta edhe nga krahina e Malziut. Vetëm në vitin 1980 u prodhuan 100 mijë ton mineral kromi dhe 31 mijë ton koncentrat kromi Pas vitit 1993 miniera u mbyll, për mungesë tregu të mineralit dhe koncentratit të kromit. Makineritë, objektet dhe shumë galeri të minjerës u dëmtuan dhe u shkatërruan. Ka filluar interesimi nga investitorë të huaj për ta vënë sërish në shfrytëyim minjerën. Tani po shfrytëzohët nga disa firma private vendase.

Industria e bakrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1970 në krahinën e Malziut filluan intensivisht kërkimet gjeologjike të xehërorëve të bakrit ku morën pjesë shumë specialistë të kualifikuar Shqiptar dhe një grup me specialistë Kinez.

Nga kërkimet gjeologjike në Gdheshtë, Pistë, Shëmri, Petkaj, Mgullë, Qam, Spas, Shikaj u zbuluan vendburimi i Gdheshtës me 300.000 ton rezerva dhe vendburimi i Leprojit me 460.000 ton rezerva, si dhe janë të njohura objektët në Mgullë, Qam, Asdrel, etj me sasi të zbuluara prej 500.000 ton rezerva. Gjithashtu edhe në shkëmbinjët efuzive Helshan-Shëmri janë takuar një serë objektësh me trupa mineral bakri si në Spas, Petkaj, Shikaj, etj.

Vendburimi i xehërorëve të bakrit Gdheshtë u vu në shfrytëzim në vitin 1978. Për shfrytëzimin e tij u ndërtuan nga Ndërmarrja e Ndërtimit shumë objekte ndihmëse sipërfaqësore, si dhe linja elektrike e tensionit të lartë nga n/stacioni Kalimash-Gdheshtë, me gjatësi 16 km me shtylla betonarme të centrifuguara.

Vendburimi i xehërorëve të Shëmrisë u vu në shfrytëzim në vitin 1980, në vendin Përroi i Madh, afër kthesës së madhe mbi Shëmri. Për shfrytëzimin e minierës, nga Ndërmarrja e Ndërtimit u ndërtuan shumë objekte sipërfaqësore ndihmëse afër galerisë dhe në qendër Shëmri, si; Mensë-fjetore për 200 punëtorë në Shëmri, Zyrat e Sektorit në Shëmri, rruga auto e minjerës, sheshi depozitimit dhe depo e mineralit, ofiçina, salla e kompresorëve, banjo-lavanderia, etj.

Xehërorët e vendburimeve të Gdheshtës dhe Shëmrisë ishin me përmbajtje të varfër 1-2% baker dhe ai dërgohej për pasurim në fabrikat e pasurimit të bakrit në; Golaj, Fush-Arës, Reps, Palaj, etj. Në këto miniera punuan edhe shumë punëtor e kuadro të krahinës Malziut.

Pas vitit 1992, minierat e bakrit në Gdheshtë dhe Shëmri u mbyllën për mungesë tregu. Ndërsa galeritë,objektët dhe makineritë u dëmtuan e u prishën.

Viti 1165 Gjeografi Arab Al Idrizi, në “Kitabi Rudar” fliste për lumen Drin si një ndër lumenjt më të mëdhej të viseve Shqiptare

Viti 1348 Në Krisobulat e Car Dushanit, ai i dha manastirit që po themelonte në Prizren 9 katunde shqiptare afër Prizrenit dhe këto katunde shqiptare do të bënin punën angari për manastirin. Ai përmend disa emra vendesh që kanë mbetur deri sot; Shikje, Kruemadhe dhe Sakati

Viti 1638 Frang Bardhi, emisar katolik, një ndër më të shquarit e letersisë së vjetër shqipe, vizitoi kishat e krahinës së Malziut.

Viti 1770 Sali Dema, i Petkajve, me prejardhje prej fisit Gegaj (Spaç, Mirëditë), për trimërinë që tregoi në luftën e Moresë (Peloponezit, Greqi), mori titullin “Agë” nga Veziri i Shkodrës dhe u ngarkua me detyrën e qeveritarit të Nahijes Malit të Zi.

Viti 1850 Malësorët e krahinës Malit të Zi, të prirë prej komitit Dem Simoni (Simon), luftuan kundër forcave të qeveritarit të Pukës që kishin ardhur në Nahije për të detyruar banorët të dërgonin nizam për qeverinë Turke dhe për të paguar taksat.

Viti 1863, Shtator Kahn vizitoi Vaspasin, në udhëtimin e tij ai kaloi nëpër luginën e Drinit, nga Shkodra në Koman, Fierzë, Iballë, Goskë, Vaspas, Ura e Vezirit, Prizren, Bicaj, Kala e Dodës, Radomirë, Dibër.

Viti 1878, 10 Qershor U themelua “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Gjatë gjithë veprimtarisë së lidhjes morën pjesë dhe u aktivizuan në organet drejtuese të lidhjes edhe patriotë nga Malziu ndër të cilët Rexhep Aga i Petkajt dhe Selman Kaçi i Kalimashit.

Viti 1878, 13 Qershor Diten e fillimit të kongresit të Berlinit, nga shkodra i’u dërgua një memorandum fuqive të mëdha, ku hidhet ideja e pavarësisë së Shqipërisë. Memorandumi i Shkodrës u firmos dhe nga Selman kaçi i Kalimashit.

Viti 1878, Qershor Në Malzi, Has dhe lumë u krijuan Komitetet e degëve të lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Viti 1884, Gusht Qendra e Lumes Bicaj u lidh me linjë telefonike me Prizrenin. Me këtë datë fillon historia e ndërlidhjes së kukësit me linjë telefonike dhe telegrafike. Viti 1887, Nentor Tremijë forca kryengritëse nga Hasi, Reka dhe Malziu rrethuan qytetin e Gjakovës. Në Prizren u dëbuan autoritet turke.

Viti 1898 Malësorët e Nahijës Malit të Zi, nën udhëheqjen e Rexhep Agës (Petkaj), Tahir Sinanit (Kalimash) dhe Hasan Rrahmanit(Qam), përzunë qeveritarin e Pukës Fejzulla Begun bashkë me forcat e tijë që kishin ardhur në Malzi për të mbledhur taksa dhe nizam.

Viti 1908, 5 Gusht Publicistja, etnografja dhe studiusja angleze Edith Durham vizitoi Malziun, gjatë udhëtimit të sajë, duke kaluar nga Shkodra në Pukë, Qafë-Mali, Goskë, Vaspas, Helshan, Qafë-Prushi, Gjakovë, Prizren,, Ura e Vezirit (Kalimash), Surroj, Lurë, Mirditë, Shkodër.

Viti 1911, shtator Çetat e luftëtarëve malësor të Malziut dhe Kalimashit, kryen një numër aksionesh kundër forcave turke të vendosura tek Ura e Vezirit.

Viti 1912, Mars Kryengritësit e Malziut dhe të Kukësit sulmuan forcat turke në afërsi të Urës Vezirit, të cilat shoqëronin Ministrin e brendëshëm turk.

Viti 1912, 16 Prill Filloi kryengritja e përgjithëshme kundër Turqisë e cila u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë me 28 Nëntor 1912.

Viti 1912, 1 Maj Malësorët e Malziut dhe të Lumes sulmuan forcat turke të karakollit të Urës Vezirit.

Viti 1912, Nentor-Dhjetor Malësorët e Malziut zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave ushtarake serbe që kishin pushtuar vendin. Beteja të përgjakëshme u zhvilluan në Va-Spas e Flet ku u vranë qindra ushtarë serb por edhe shumë trima Malzias.

Viti 1913, tetor Forcat kryengritëse të krahinës Malziut i sulmuan forcat serbe në Vaspas.

Viti 1913, tetor Në luften e banorëve të fshatit Pistë dhe të Malziut kundër forcave pushtuese Serbe u përdor topi prej druri të dardhës si një ndër shfaqjet e traditës popullore të artilerisë së drunjtë.

Viti 1913, Nentor Pushtuesit serbë minuan dhe hodhen në erë Urën e Vezirit, duke e bërë atë të pa kalueshme.

Viti 1915 Krahina e Malziut u pushtua nga forcat e ushtrisë Bullgare

Viti 1916 Krahina e Malziut u pushtua nga forcat e ushtrisë Austro-Hungareze (Nemcja). Viti 1918 Krahina e Malziut u pushtua nga forcat e ushtrisë serbe, të cilat u pozicionuan në anën e djathtë të rrjedhës së Drinit. Ky pushtim njihet nga populli me emrin serbia e dytë.

Viti 1919, Maj Në Vaspas forcat e drejtuara nga luftëtaret Hasan Budakova dhe Sadik Rama i Gjurxhevikut zhvilluan luftime kundër pushtuesve serbë.

Viti 1919 Krahina e Malziut u pushtua nga forcat alpine të ushtrisë Italiane, të cilët u pozicionuan në anën e majtë të rrjedhës së Drinit

Viti 1919, 24-27 Korrik Malësorët e Malziut nën drejtimin e patriotit Kosovar Bajram Daklani (në atë kohë kryetar i komunës Malzi me qendër në Vaspas), zhvilluan luftime kundër pushtuesve Italian. Me 27 korrik 1919, ushtria Italiane rrethon kullën e Sali Agës në Petkaj. ku u zhvilluan përleshje të ashpra mes ushtrisë dhe Tahir e Lahe Rexhepi, motër e vëlla.

Viti 1923, 20 Mars U hap shkolla e parë shqipe për krahinën e Malziut në fshatin Dukagjin. Një ndër shkollat e para verore të hapura në Pukë dhe në të gjithë krahinat e veriut. Në katin e dytë të xhamisë Dukagjin filluan për herë të parë shkollën shqipe 40 nxenës nga fshatrat Dukagjin, Kryemadh, Petkaj, Shtanë, Shëmri, Shikaj, Vaspas. Mësuesi i parë i shkollës ishte Mark Gashi.

Viti 1938, Tetor Përfundoi ndërtimi i rrugës automobilistike Shkodër – Pukë - Kukës

Viti 1938, 1 Nentor Filloi puna për shfrytëzimin e minierës kromit në Kalimash nga shoqëria italiane AMI.

Viti 1943, 15 Mars Në qafen e Mgullës, forcat partizane të çetës së Malësisë së Gjakovës dhe asaj “Emin Duraku” të Kosovës, në bashkëpunim me popullin e zonës, sulmuan një autokolonë të ushtrisë italiane që lëvizte në rrugën Shkodër-Kukës-Prizren.

Në këto luftime të njohura me emrin “Aksioni partisan i Qafë-Mgullës”, pushtuesve italianë i’u shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe material luftarak. Për hakmarrje, italianët ushtruan terror në Gdheshtë, Pistë e fshatra të tjerë të Malziut, duke vrarë 9 fshatarë përkrahës të çetave partizane. 

Në vrish, duke luftuar me pushtuesit italianë ranë dëshmorë; 1-Bejaze Ahmet Pashku, lindur në vitin 1888. 2-Bajram Nezir Pashku, lindur në vitin 1885. 3-Shaban Haxhi Pashku, lindur në vitin 1890, që të tre nga fshati Gdheshtë.

Në Qafë Likmetë, duke luftuar kundër pushtuesve Italian; ranë 6 deshmorë nga Pista; 1-Abdulla Hysni Uka, lindur në vitin 1890. 2-Daut Brahim Dauti, lindur në vitin 1911. 3-Idriz Mustaf Dema, lindur në vitin 1900. 4-Mehmet Sadik Mustafa, lindur në vitin 1902. 5-Rexhë Mehmet Mustafa, lindur në vitin 1922. 6-Sadri Ali Rexha, lindur në vitin 1908.

Viti 1944, 29 Nëntor Forcat partizane të brigadës XVIII-të Sulmuese, në zonën e Shëmrisë, zhvilluan luftime kundër forcave nacionaliste të Muharrem Bajraktarit. Në këto luftime u vranë 6 vetë dhe u plagosen 3 të tjerë. Mbeti i vrarë edhe komandanti i batalionit partizan Gafurr Mehmeti

Viti 1944, 20 Dhjetor Malziu dhe Puka lidhen besen për ndalimin e gjaqeve dhe ngatrresave me dorzani për përiudhen 29 nëntor 1944 deri me 6 maj 1945.

Viti 1944, 23 Dhjetor Në krahinën e Malziut, në fshatrat Mgullë, Petkaj, Spas, Shikaj, Pistë e Kalimash, u pajtuan 21 gjaqe, 3 plagosje e 2 ngatërresa.

Viti 1945, 26 Prill 10 copë katunde të krahinës Malziut, lidhen besë 6 mujore (prill-tetor 1945), për ndalimin e gjaqeve, 2 gjaksorë kërkuan dorëzani në Ujmisht dhe Kolsh.

Viti 1945, Maj Malziu u shkëput nga nënprefektura e Pukës dhe u bashkua me nënprefekturën e Kukësit

Viti 1945, Korrik E gjithë industria e rrethit të Kukësit përfshirë edhe Hasin dhe Malziun, përfaqësohej prej; 1 makine kashkavalli në Krumë, 1 makinë leshi në Bicaj dhe 1 sharrë me ujë për prerje dërrasa në Malzi (Përroi i Goskës, Lajthizë)

Viti 1945, 15 Korrik Në gjithë Shqipërinë u krye reforma monetare. U bë zëvendësimi i frangut shqiptar me monedhen e re “Lek” të hedhur në treg ne raportin 5 me 1

Viti 1945, 17 Korrik Në Qafën e Prushit, u kapen dhe u konfiskuan një numër napolonash ari që lëviznin kontrabandë nga Malziu për në Kosovë.

Viti 1945, Shtator U kryen riparime dhe mirëmbajtje në rrugën Qafë-Shllak-Shëmri-Kukës-Morinë me gjatësi 80 km

1945, Shtator Në Qam u zhvillua një mbledhje e disa krerëve nacionalistë të krahinave të veriut, në të cilën morën pjesë, Muharrem Bajraktari, Dedë Preng Kola, Nikollë Xhuxha, Kolë Mirakaj, Mark Malaj, Adem Ali Pozhari me parinë e Gjakovës, paria e Hasit dhe paria e Malit të Zi. Kjo mbledhje pati për qellim organizimin e të gjitha forcave nacionaliste dhe shqyrtimin e mundësive të nji kryengritje së përgjithshme për përmbysjen e qeverisë komuniste. Në mbledhjen e Qamit morën pjesë ose ndihmuan këta Malzias; Mustaf Aga (Petkaj), Halil Hasani (Pistë), Bislim Elez Bajraktati (Shikaj), Hysen Mustafa (Pistë), Ram Bajrami (Kryemadh), Hasan Bajrami (Spas), Sylë Tahiri (Mgullë), Ahmat Mustafa (Qam), etj. Këta u burgosen, u bënë kulak, ose u arratisën jashtë vendit.

Viti 1946, Maj Organet e punëve të brendëshme të prefekturës Kukësit, në përpjekjet e tyre për të eleminuar qëndresën e armatosur të nacionalistëve, në krahinën e Malziut ndërmori një seri reprazaljesh dhe arrestimesh ndaj elementëve të quajtur legal të reaksionit, të akuzuar për lidhje dhe mbështetje ndaj luftëtarve nacionalistë të cilët vazhdonin luften me armë kundër komunizmit.

Viti 1946, 30 korrik Me vendimin nr.78, datë 30.07.1946. (Gazeta Zyrtare Nr.22, 10 mars 1946, f.6) sekuestrohet pasuria e poshtëshënuar e t’aratisurit armik i popullit Mehmet Mustafa, lindur e banues në katundin Mgullë.

Viti 1946 U shtetëzua Miniera e kromit Kalimash pronë e shoqërisë italiane AMI, që kishte filluar punimet me 1 nëntor 1938.

Viti 1947, 7 qershor Me vendimin nr.32, datë 07.06.1947. (Gazeta Zyrtare Nr.61, 5 korrik 1947, f.8) sekuestrohet pasuria e lujtshme dhe e pa lujtshme e të dënuarit Halil Halili nga katundi Pistë.

Me vendimin nr. 33, datë 07.06.1947. (Gazeta Zyrtare Nr.61, 5 korrik 1947, f.8) sekuestrohet pasuria e lujtshme e të dënuarit politik Ram Bajrami nga katundi Kryemadh

Me vendimin nr. 28, datë 07.06.1947. (Gazeta Zyrtare Nr.61, 5 korrik 1947,f.6) sekuestrohet pasuria e lujtshme dhe e pa lujtshme e të dënuarit Hysen Mustafa nga katundi Pistë.

Me vendimin nr. 29, datë 07.06.1947. (Gazeta Zyrtare Nr.61, 5 korrik 1947, f.7) sekuestrohet pasuria e lujtshme dhe e pa lujtshme e të dënuarit Bislim Elezi nga Katundi Shikaj.

Me vendimin nr. 30, datë 07.06.1947. (Gazeta Zyrtare Nr.61, 5 korrik 1947, f.7) sekuestrohet pasuria e lujtshme dhe e pa lujtshme e të dënuarit Mustaf Ymeri nga katundi Petkaj

Viti 1947, 1 Shtator U hap shkolla fillore Shëmri.

Viti 1947, Nëntor Filloi puna e organizuar kundër analfabetizmit që synonte mësimin e shkrimit dhe këndimit nga të gjithë femrat deri 40 vjeç dhe meshkujt deri në 50 vjeç. Për mbarëvajtjen e kurseve shteti dha vaj-guri për ndriçim, lapsat dhe fletoret, ndërsa fshatarët vunë në dispozicion dhomat për klasa mësimi. Kurset u drejtuan nga mësues dhe djem e vajza filloristë.

Viti 1949, 11 Mars Prefektura e Kukësit shpërbehët në rrethet Kukës dhe Tropojë. Rrethi i Kukësit u nda në 1 qytet, 7 lokalitete dhe 95 fshatra. Lokaliteti i Shëmrisë përfshinte fshatrat; Dardhë, Dukagjin Kalimash, Kryemadh, Lajthizë, Mgullë, Petkaj, Pistë, Sakat, Sërriqe, Shëmri, Shikaj, Shtanë, Truen, Va-Spas.

Viti 1950, 1 Shtator U hap shkolla 7-vjeçare Shëmri.

Viti 1951, 12-18 Maj Në të gjithë krahinën e Malziut u organizua java e pastërtisë. U lyen të gjitha shtëpitë e banimit me gëlqere, dhe u sistemuan nevojtoret me gropa septike ose kanale shkarkimi.

Viti 1951, 7 Dhjetor Kalimashi u shkëput nga lokaliteti i Shëmrisë dhe kaloi me lokalitetin e qendrës Kukës.

Viti 1951 U ndërtua shkolla fillore e fshatit Shikaj.

Viti 1951 Filloi puna për ndërtimin e urës automobilistike në Vaspas, dhe për hapjen e rrugës auto Shëmri-Kam-Kolgecaj dhe Kam-Qafë Prushi përmes së cilës sigurohet lidhja e Tiranës, Kukësit dhe zonës Malziut me rrethin e Tropojes dhe krahinën e Hasit.

Hapja e rrugës Shëmri-Kolgecaj përfundoi në gusht të vitit 1952. Ndërsa ura në Vaspas në vitin 1954. Deri sa përfundoi ndërtimi i urës, në Vaspas njerëzit dhë kamionat kalonin lumin Drin përmes një trapi. Në nëntor të vitit 1953, në një ditë me shi dhe furtunë, nga prurjet e mëdha të lumit Drin këputën kavot dhe trapin e rrëmben uji, ndodhi një tragjedi e madhe, këtu u mbytën rreth 20 oficer dhe shumë burra, gra e fëmijë të tjerë që po udhëtonin nga Tropoja në Tiranë.

Viti 1952, 7 Prill Tokat e 8 të arratisurve nga krahina e Malziut i’u dhanë 11 fshatarëve.

Viti 1952, 7 Gusht Fshati Dardhë i lokalitetit të Shëmrisë kaloi me lokalitetin e Iballës Pukë.

Viti 1952, 1 Shtator U hap shkolla fillore Shikaj.

Viti 1952, 5 Shtator Enver Hoxha viziton për herë të parë Kukësin dhe Tropojen. Udhëton përmes rrugës auto Shëmri-Kukës dhe Shëmri-Kolgecaj. Një javë përpara dhe gjatë gjithë vizites, batalioni i mbrojtjes së popullit dhe banorët e armatosur të zonës vendosën të ruajnë rrugën ditë e natë.

Viti 1952 Filloj funksionimin ambulanca shëndetësore në Shëmri. U hap Shtëpia e leximit në Shëmri.

Viti 1952 U rihapen për shfrytëzim minjerat e kromit Kalimash dhe Kam-Tropojë, dhe filluan kërkimet gjeollogjike.

Viti 1952 U ndërtuan kanalet vaditëse në Petkaj dhe Spas.

Viti 1952 Në Shëmri dhe Has filloi perdorimi i plugut dhe u bënë përpjekje për të zbatuar kodin agroteknik në bujqësi. Për fushaten e mbjelljeve pranverore u shpërndanë për bujqit, uma, koshere bletësh, farë perimesh, farë jonxhe, farë misri.

Viti 1953, 20 Gusht Shqipëria u nda në qarqe, rrethe dhe qytete. Qarku i Kukësit u nda në tre rrethe; (Qendra kukës, Luma, Tropoja). Në rrethin e Qendrës Kukës u përfshi edhe krahina Malzi me emrin lokaliteti Shëmri.

Viti 1953 U ndërtua stabilimenti i drurit në Shëmri në vartësi të Ndërmarrjes Sharrave Fushë-Arës.

Viti 1955, 5 Dhjetor Në të gjithë krahinën e Malziut, me 95 % të popullsisë analfabete në vitin 1945, u përfundua lufta kundër analfabetizmit, për femrat nën moshen 40 vjeç dhe për meshkujt nën moshen 50 vjeç.

Viti 1955, 26 Dhjetor Qarku i Kukësit ndahet në rrethet Kukës dhe Tropojë. Rrethi i Kukësit u nda në 7 lokalitete. Lokaliteti i Shëmrisë përfshinte fshatrat; Qam, Gdheshtë, Dukagjin, Kryemadh, Lajthizë, Mgullë, Petkaj, Pistë, Sakat, Sërriqe, Shëmri, Shikaj, Shtanë, Truen, Vaspas.

Viti 1956, 12 janar Me dekretin Nr.2206, datë 12.1.1956, Presidiumi i Kuvevdit Popullor dekoron: 1) ME URDHËRIN E PUNËS TË KI. III të 10) Organizatën bazë dhe kolektivin e rinisë të Stabilimentit Shëmri Kukës. me këtë motivacion : “Me rastin e takimit kombëtor të rinisë punëtore janë dalluar në mobilizimin e rinisë për realizimin e planit dhe për ruatjen e pasurisë shtetërore. Në zbatimin e metodave sovjetike, edukimin tekniko-profesional, shfrytëzimin e rezervave të brendëshme dhe në gjithë aktivitetet e tjera të organizatave të rinisë".

Viti 1956 U hap ambulanca periferike në fshatin dukagjin

Viti 1957, 20 Janar U ngrit kooperativa bujqësore “11 Janari” Shëmri.

Viti 1957 U ngrit kooperativa bujqësore Spas me qendër në Vaspas.

Viti 1957 U hoq sistemi i triskëtimit, dhe u kalua nga sistemi shpërndrjës produktit në tregëti të lirë

Viti 1958, 6 Shkurt Me dekretin Nr. 2593, datë 6.2.1958, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Republika Popullore e Shqipërisë ndahet në rrethe, qytete, Iokalitete dhe fshatra. Rrethi i Kukësit ndahët në 9 lokalitete e) Lokaliteti i Shemërisë 1. Dukagjini, 2.Gdheshta, 3. Kryemadhi, 4. Lejthiza, 5. Mëgulla 6. Petkaj, 7. Pista, 8. Qami, 9. Sakati, 10. Sërriqja, 11. Shemëria (Q), 12. Shikaj, 13. Shtana, 14. Truna, 15. Va.Spasi. Fshati Kalimash përfshihej në lokalitetin e Qendrës me qendër në kukës.

Viti 1958, 6 shkurt Me dekretin Nr. 2593 datë 6/2/1958 mbi ndarjen administra¬tive tokësore të Republikës Popullore të Shqipërisë bëhën këto ndryshime:

1. Fshati Lejthiza i lokalitetit të Shëmrisë t’i lidhet lokalitetit të Fushë¬Arëzit të rrethit të Pukës.

2. Fshatrat Dardha dhe Qibiku të lokaIitetit të Iballës të rrethit të Pukës t’i lidhen lokalitetit të Shëmrisë.

Viti 1958, 7 Prill U ngriten kooperativat bujqësore Petkaj, Shtanë, Mgullë.

Viti 1958, 30 Maj Në qendrën e lokalitetit Shëmri u ngrit për krahinën stacioni i ndërzimit artificial të bagëtive.

Viti 1959, 1 Shtator U hap shkolla fillore Pistë.

Viti 1959 U hapën vatrat e kulturës në Spas, Shtanë, Shikaj me shpërblim nga shteti

Viti 1961 Filloj aplikimi i shërbimit shëndetësor falas për të gjithë të popullsinë

Viti 1961 Për higjenizimin e fshatit në lokalitetin e Shëmrisë në 6 mujorin e parë u rregulluan 129 puse uji, u lyen me qëlqere 532 shtëpi nga brenda dhe 238 nga jashtë. U rregulluan 459 gropa të zeza. U larguan bagëtitë nga 1430 banesa. U hapen 872 gropa plehrash.

Viti 1962 U ul kremtimi i festave fetare dhe filloi festimi i festive shtetrore. Nëpër shtëpitë fshatare të zonave të thella filloi të depertojë jorgani dhe dysheku. Në çdo fshat filloi të shkoj shtypi. Çdo vatër kulture u pajis me radio me vaj guri.

Viti 1962, 22 Korrik Filluan punimet për ndërtimin e Kukësit të Ri, për strehimin e banorëve të Kukesit të vjetër dhe një pjese të fshatrave për rreth që përmbyteshin nga ndërtimi i digës së Hidrocentralit të Fierzes.

Viti 1963 Në Shëmri u hap konsultorja e nënës dhe fëmijës

Viti 1964, 6 prill Me dekret Nr.3829, datë 6.4.1964, Mbi disa ndryshime në ndarjen administrative tokësore të Republikës Popullore të Shqipërisë Presidiumi i Kuvendit popullor Vendosi:

3. Fshatrat: Shëmria, Petkaj, Shtana dhe Mëgulla të lokalitetit të Shëmrisë, bashkohen në një fshat të vetëm me qendër në Shëmri.

Viti 1964, 1 Korrik U krijua ndërmarrja Industriale Shtetrore e Sharrave në Shëmri.

Viti 1964 Në pranverë u bë bashkimi i kooperativave bujqësore Shëmri, Petkaj, Shtanë dhe Mgullë me qendër në Shëmri

Viti 1967, 16 maj U bashkuan kooperativat bujqësore Vaspas dhe Liqeni I Kuq, me qendër në Vaspas.

Viti 1967, Nëntor Në luftën kundër fesë dhe zakoneve prapanike të shpallura nga partia, u ndalua plotësisht besimi fetar. U prishën të gjitha institucionet fetare, xhamitë në Dukagjin, Mgullë, Petkaj dhe tyrbja e Simonit. U prishën fejesat me moshë të mitur dhe martesat me dy gra.

Viti 1967 Fshati Dukagjin kishte; 55 pjata, 300 lugë metalike, 60 pirunj, 15 rafte enësh, 150 sahanë, 90 dyshekë, 140 jorganë, 60 krevate, 6 susta, 14 shtëpi me dritare të vogla, 20 shtëpi me dritare të mëdha, 4 shtëpi model, 15 tavolina buke, 18 karrige, dhe 4 radio. Fshati Shtanë kishte; 51 pjata, 159 lugë metalike, 27 pirunj, 8 rafte enësh, 122 sahanë, 65 dyshekë, 105 jorganë, 59 krevate, 11 susta, 14 shtëpi me dritare të vogla, 16 shtëpi me dritare të mëdha, 2 shtëpi model, 20 tavolina buke, 14 karrige, dhe 2 radio. Fshati Kryemadh kishte; 121 pjata, 167 lugë metalike, 75 pirunj, 28 rafte enësh, 177 sahanë, 63 dyshekë, 202 jorganë, 86 krevate, 6 susta, 21 shtëpi me dritare të vogla, 23 shtëpi me dritare të mëdha, 28 tavolina buke, 21 karrige, dhe 1 radio.

Viti 1967 Kalaja e Lekës në Vaspas u shpall monument kulture. Në shtator të vitit 1978 Kalaja e Lekës mbeti përgjithëmonë nën ujërat e Liqenit të Fierzës

Viti 1968, 7 Janar U bashkuan kooperativat bujqësore kalimash dhe kryemadh me qendër në kalimash (Qafa Likmetës).

Viti 1968, 30 Janar Përfundoj ngritja e 65 kooperativave bujqësore në rrethin e Kukësit 9 prej të cilave në zonën e Malziut; Dukagjin, gdheshtë, Kryemadh, Pistë, Qam, Sërriqe, Sakat, Shikaj, Truen.

Viti 1968, 10 Shkurt U bashkuan kooperativat bujqësore Dukagjin dhe Shikaj me qendër në Shikaj, kooperativat bujqësore Mollë Kuqe dhe Sërriqe me qendër në Sërriqe, kooperativat bujqësore Gdheshtë dhe Qam me qendër në Gdheshtë, kooperativat bujqësore Truen dhe Sakat me qendër në Truen.

Viti 1968, 1 Shtator Malziu kishte 6 kooperativa të bashkuara; 1 - “Ylli i Kuq” Kalimash, 2 - “20 Vjetori i Çlirimit” Shëmri, 3 -“Shpëtimi” Vaspas, 4 -“Përparimi” Shikaj, 5 -“28 Nëntori” Truen, 6 - “11 Janari” Gdheshtë, dhe kooperativa bujqësore e veçuar “Kongresi IV PPSH” Pistë

Viti 1968, 1 Shtator U hap shkolla 7-vjeçare Sërriqe.

Viti 1968, Dhjetor Suprimohet lokaliteti i Shëmrisë dhe krijohen fshatrat e bashkuara; Kalimash, Shëmri, Shikaj, Pistë, mbi bazen e kooperativave bujqësore të bashkuara, ndërsa organizimi në bazë fshati nuk ndryshon.

Viti 1968 Filloj përdorimi në masë i plehrave kimike në bujqësi, dhe u aplikua mbjellja e misrit me rrjeshta

Viti 1969, 28 Korrik Qeveria shqiptare vendosi ndërtimin e banesave për banorët që përmbyteshin nga krijimi i liqenit të Fierzës në fshatrat Dukagjin, Kalimash, kryemadh, Pistë, Shikaj, Vaspas, për lirimin e kupës së liqenit që do të krijohej nga ndërtimi i digës së Hidrocentralit të Fierzës.

Viti 1970, 22 korrik Me dekretin Nr.4728, datë 22.7.1970, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi. Në rrethin e Kukësit:

1. Lokalitetet e Bushtricës, Shishtavecit, Fanit e Shëmrisë prishen.

13. Krijohet fshati i bashkuar Shëmri me fshatrat: Shëmrija, Petkaj, Shtana, Mëgulla, Qami, Gëdheshti. 14. Krijohet fshati i bashkuar Shikaj me fshatrat: Shikaj, Dukagjini. 15. Krijohet fshati i bashkuar Vas-Spas me fshatrat:Vas-Spasi, Liqeni i kuq. 16. Krijohet fshati i bashkuar Trunë me fshatrat:Truna, Sakati. 17. Krijohet fshati i bashkuar Sëriqe me fshatrat:Sëriqja, Mollë-Kuqja. 18. Fshatrat Brekija, Bisaka dhe Pista lidhen drejtpërdrejtë me rrethin.

Viti 1970, 9 Shtator Përfundoi elektrifikimi në të gjitha fshatrat e krahinës së Malziut.

Viti 1971, 11 maj Me dekretin Nr.4848, datë 11.5.1971, të Presidiumit të Kuvendit popullor: I. Në rrethin e Kukësit 1. Fshati i bashkuar me qendër në Trunë dhe fshatrat e tij, Truna dhe Sakati shkëputen nga rrethi i Kukësit dhe lidhen me rrethin e Pukës.

Viti 1971, 2 Qershor U ngrit muzeumi i Shëmrisë për të gjithë krahinën e Malziut.

Viti 1971, 1 Shtator U hapen shkollat 8-vjeçare në Dukagjin dhe Vaspas.

Viti 1971, 15 Shtator Në Qafë-Mgullë u ngrit lapidari kushtuar aksionit partizan të 15 marsit të vitit 1943

Viti 1973, 1 Shtator U hap shkolla 8-vjeçare Pistë

Viti 1973, 30 tetor Me dekretin Nr.5099, datë 30.10.1973, të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të shqipërisë: 1. Lagja Simon shkëputet nga fshati Petkaj dhe lidhet me fshatin Shtanë.

Viti 1974, 28 Shtator U vu në shfrytëzim ujësjellësi i Shikajt.

Viti 1975, 12 Nëntor U hap qendra e re shëndetësore në Shëmri.

Viti 1977, 15 Shtator U hap shkolla e mesme në Shëmri.

Viti 1978, Shtator Filloj përmbytja nga liqeni i Fierzës i fshatrave; Vaspas, Pistë, Shikaj, Dukagjin, Kryemadh, Kalimash.

Viti 1980, 26 Nëntor U përurua dhe vu në shfrytëzim rrjeti i ri tregëtar në Shëmri.

Viti 1987, 18 Nëntor Në fshatin Kalimash u përurua qendra e re social kulturore (Qerdhe,kopësht, infermieri dhe ujësjellës).

Viti 1992, Qershor Në bazë të nënit 1 të ligjit nr.7572, dt.10.06.1992, “Për organizimin dhë funksionimin ë pushtetit lokal”, Këshilli i Ministrave në qershor 1992 bëri ndryshime në ndarjen administrativo-territoriale. Ai përcaktoi ndarjën e vendit në Rrethe, Bashki dhe Komuna. Në nivel rrethi, bashkie dhe komune u ngritën këshillat lokalë me të zgjedhur nga populli dhe kryetarët e bashkive dhe komunave si organe ekzekutive të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli. Krahina e Malziut përcaktohët Komunë në vete, në përbërje të rrethit Kukës, me emërtimin Komuna Malzi me qendër në Shëmri me fshtarat: 1- Shëmri, 2- Shtanë, 3- Petkaj, 4- Mgullë, 5- Qam, 6- Gdheshtë, 7- Pistë, 8- Spas, 9- Shikaj, 10- Dukagjin, 11- Kalimash, 12- Kryemadh.

Viti 1996, 15 Qershor Hapet xhamia e re në shikaj, financuar nga bashkëfshatari në mëgrim në SHBA Xhafer Bislim Elezi (Bajraktari).

Viti 1998, 1 Tetor Hapet shkolla e re 8-vjeçare në Dukagjin, financuar nga banka botërore dhe qeveria Shqiptare.

Viti 1999, 27 Mars Mijëra refugjatë Kosovarë të dëbuar me forcë nga ushtria jugosllave, braktisën trojet e tyre dhe kaluan në territorin shqiptar për ti shpëtuar terrorit dhe zhdukjes fizike. Shumë prej familjeve Kosovare qëndruan në familjet e Malziut deri sa u kthyen në shtëpitë e tyre, pas mbarimit të luftës.

Viti 1999, 5 Qershor Hapet qendra e re shëndetësore në Shëmri, financuar nga qeveria Gjermane dhe qeveria Shqiptare.

Viti 2000, 15 Korrik Hapet qendra e re shëndetësore në Dukagjin, financuar nga qeveria Gjermane dhe qeveria Shqiptare.

Viti 2000, 31 korrik Me ligjin Nr.8653 datë 31.07.2000,”Për ndarjen administrative-teritoriale të njësive të qeverisjës vendore në Republiken e Shqipërisë”. Ndarja administrative e qarkut të Kukësit bëhët si më poshtë: Komuna Malzi me qendër në Shëmri me fshtarat: 1- Shëmri, 2- Shtanë, 3- Petkaj, 4- Mgullë, 5- Qam, 6- Gdheshtë, 7- Pistë, 8- Spas, 9- Shikaj, 10- Dukagjin, 11- Kalimash, 12- Kryemadh.

Viti 2002, 1 Tetor Hapet shkolla e re e ciklit të ulët në fshatin Petkaj financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare.

Viti 2009, 25 Qershor Hapet dhe vihet në punë tuneli Kalimash-Thirrë me gjatësi 5.6 km dhe autostrada Rrëshen-kalimash me gjatësi 61 km, si pjesë e projektit të autostradës Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë, financuar nga qeveria shqiptare.