Diskutim:Muharrem Bajraktari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Muharrem Bajraktari. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Muharrem Bajraktari kundër Partisë Komuniste Shqiptare 1944-1946[Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e Muharrem Bajraktarit kundër PKSH u karakterizua gjithmonë nga përplasje të egra të armatosura ku pati të vrarë nga të dyja palët. Bajraktari u konfrontua me forcat speciale të ndjekjes në Shëmri, Kalimash, Buzëmadhe, Bushtricë, Kalis dhe Ujmisht. Në këto luftime i vdiqën edhe dy djemtë e tij Hamdi dhe Ibrahim Bajraktari. Në vitin 1945 bëhet anëtar i Lidhjes së Maleve, një organizatë antikomuniste që udhëhiqej nga Mark Gjon Markaj. Në shtator të vitit 1946 së bashku me 55 persona të tjerë, të gjithë nacionalistë të kërkuar nga organet shqiptare dhe jugosllave, Bajraktari largohet në Greqi. Gjatë rrugës për në Greqi mbetën të vrarë 21 persona. Djali i tij Bajrami plagoset dhe kapet nga organet jugosllave. Këtu merr fund edhe odiseja e gjatë e Muharrem Bajraktarit nëpër malet e Shqipërisë.

Jeta në mërgim dhe vdekja e tij[Redakto nëpërmjet kodit]

Muharrem Bajraktari në Greqi, viti 1948

Në vitin 1946,i rraskapitur nga luftimet me Forcat e Ndjekjes ai largohet drejt Jugosllavisë e më pas në Greqi. Nga Greqia largohet në Itali dhe më pas në vitin 1953 në Belgjikë aty ku edhe mbylli jetën. Gjatë gjithë periudhës në mërgim ai kurrë nuk reshti së punuari për të mirën e kombit shqiptar, për vendosjen e një sistemi demokratik dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ai u bë anëtar i kryesisë së organizatës "Shqipëria e Lirë" e udhëhequr nga Mit'hat Frashëri dhe që ishte organizata më e fuqishme e antikomuniste e diasporës shqiptare. Më 21 janar 1989,Muharrem Bajraktari vdiq në Bruksel, Belgjikë. Varrimi ju bë më 25 janar 1989. Mbi 600 shqiptare të ardhur nga diaspora ishin mbledhur për t'a nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit këtij pishtari të nacionalizmit shqiptar. Mbi 50 parti politike dhe figura patriotike dhe shkencore të diasporës vunë kurora mbi varrin e tij. Edhe qeveria belge i bëri të tëra nderimet e mundshme që mund t'i bëhen burrave të shtetit. Gjithashtu shumë gazeta dhe radio, si ajo e Belgjikës, Francës, Anglisë dhe "Zëri i Amerikës" i bënë jehonë vdekjes së tij dhe folën mbi jetën dhe veprimtarinë e tij nacionaliste.

Çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë thënë të tjerët për të[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Uran Butka:"Ndër miliarda njerëz që vijnë e shkojnë,të paktë janë ata që bëjnë epokë dhe lënë emër në historinë e kombit të vet.Një i tillë është edhe Muharrem Bajraktari".
  • Moisi Mirakaj"Nuk ka njeri,plak e të ri që nuk e njeh Bajraktarin e Lumës,trimëria,patriotizmi,besnikëria dhe mençuria e të cilit i ka kaluar kufinjtë e trevës së vet.I njohur në mbarë kombin tonë gjer në diasporë si luftëtar i çështjes kombëtare dhe i Shqipërisë Etnike,Muharrem Bajraktari është i pavdekshëm".
  • Në letrën që Edith Durhami,zonjë e shquar angleze,mbrojtëse e flaktë e çështjes shqiptare i shkruan Ministrit të Jashtëm të Anglisë më 30 korrik 1943,ndër të tjera shkruan:"Shqipëria po lufton për liri.Në verilindje udhëheqësi më i shquar është kolonel Muharrem Bajraktari,ish komandant xhandarmërie i Shqipërisë".
  • Një burrë shteti si Xhulian Emeri (Julian Amery),në veprën e tij "Bijtë e Shqipes" ka krahasuar Muharrem Bajraktarin me Perandorin gjerman,Vilhelmi II.
  • Reginald Hibbert,autor i librit "Fitorja e Hidhur" që flet mbi Luftën II Botërore në Shqipëri shkruan:"Nuk pati njeri tjetër në gjithë Shqipërinë Verilindore,në veri të Peshkopisë e të Dibrës që ti mbante premtimet më mirë se Muharrem Bajraktari.Politika që ai mendonte se do të vlente,ishte një politikë e drejtpërdrejtë antisllave,antiserbe,antikomuniste".

Nderimet[Redakto nëpërmjet kodit]

Urdhri i Skënderbeut me të cilin u nderua Muharrem Bajraktari nga Mbreti Zog

Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:

  • Uedheri i skenderbeut ZOG.gif Urdhri i Skënderbeut
  • Urdheri i beses ZOG.gif Urdhri i Besës
  • Medalja e Artë e Trimërisë.
  • Në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij,Sali Berisha asokohe President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste.
  • Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura,Ministri Arben Imami dekoroi 12 personalitete të shquara të Kombit tonë.Mes tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari të cilit iu dha medalja "Për shërbime të shquara" me motivacion:"Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë".

Vlerësimi i emrit të tij[Redakto nëpërmjet kodit]

Tiranë një rrugë mban emrin e tij.

Familja[Redakto nëpërmjet kodit]

Muharrem Bajraktari dhe djali i tij Esati

Muharremi kishte një vëlla, Bajramin dhe një motër Haven. Nëna e tij Kadimja, u kujdes shumë që Muharremi të rritej i shëndetshëm dhe i zgjuar.Në vitin 1914, Muharrem Bajraktari martohet me vajzën e Sahit Nikës nga Surroj, familje kjo e njohur për traditat patriotike. Nazifja, bashkëshortja e Muharremit rriti dhe edukoi me mjaft kujdes 4 djem: Ibrahimin, Hamdiun, Esatin dhe Gencin, si dhe 2 vajza: Dijen dhe Lirien. Ibrahimi u internua në Ballsh nga pushtuesit fashistë për shkak të luftës së Muharremit kundër tyre. Më pas në luftë kundër komunistëve Ibrahimi dhe Hamdiu ranë dëshmorë të demokracisë.Bajrami,i vëllau,ju pushkatua nga komunistët, pasi vuajti në burgjet e Maqedonisë dhe Shqipërisë.Muharremi kaloi si emigrant politik së bashku me djalin e tij Esatin. Për disa kohë jetoi në Greqi dhe Francë.Pastaj kaloi në Belgjikë tek motra e tij, Hava. Aty jetoi deri në fund të jetës së tij. Esati shkoi të jetonte në Amerikë. Kurse Genci qëndroi në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të familjes,i persekutuar nga regjimi komunist.

|}