Portal:Shqipëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hyrja

Shqipëria është një shtet në Evropën Juglindore. Kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndmi, Kosova në verilindje, Republika e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug dhe juglindje. Në perëndim laget nga Deti Adriatik, ndërsa në jugperëndim nga Deti Jon.

Paraardhësit e shqiptarëve janë ilirët, të cilët banonin një territor në Ballkanin perëndimor nga lumi Sava, Drava në veri dhe deri në Gjirin e Ambrakisë në jug. Trevat e banuara nga shqiptarët kanë qënë për shumë kohë pjesë të Perandorisë romake, bizantine dhe otomane. Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.

Shqipëria është anëtare e OKB, NATO, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshilli i Evropës, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka qenë një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga janari i vitit 2003, dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE më 28 prill 2009.

Lexo më tej...

Flamuri | Stema | Himni

Artikulli i muajit

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janarLushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.

A e dini se...

  • ... Skënderbeu me ushtinë e tij kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane.
  • ... Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë.
  • ... Shqiptarët dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë.
  • ... Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë.
  • ... Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e rekordeve gines si njeriu i cili ka thithur më shume cigare në botë.
  • ... Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 61 nën-njësi të quajtura "bashki". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...

Fotografia e muajit

Bregdeti shqiptarë
Bregdeti shqiptarë

Bregdeti i Shqipërisë

Jetëshkrimi i muajit

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte një princ shqpitar nga familja e Kastriotëve. U lind në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468.

Në vitin 1440 ai u emërua sanxhakbej i sanxhakut të Dibrës. Në vitin 1444, mblodhi Lidhjen e Lezhës dhe u zgjodh kryetar i saj. Për njëzetepesë vite mbrojti territoret e lidhjes nga pushtimi i Perandorisë osmane.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe në ambiciet për zgjerim të osmanëve. Ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj muslimanëve osmanë. Skënderbeu është heroi më i rëndësishëm kombëtar i Shqipërisë dhe një figurë kyçe e Zgjimit Kombëtar.

Thënie

Burri lidhet për gjuhë, kali për kapistre.

— Elbasan

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

— Kolonjë

Ku është besa aty është dhe shpresa.

— Korça

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

— Korça

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.

— Korça

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.

— Korça

Ruaje atedhenë si Shqiponja folenë.

Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

— Korça

Portale të ngjashme