Kërceni tek përmbajtja

Sllovenia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Slloveni)
Republika e Sllovenisë
Republika Slovenija
Himni: Zdravljica
Vendndodhja e Sllovenisë
Vendndodhja e Sllovenisë
Vendndodhja e Sllovenisë   (e gjelbër e errët)

–  në Evropë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimi Evropian   (e gjelbër)

KryeqytetiLubjana
46°03′05″N 14°30′22″E / 46.05139°N 14.50611°E / 46.05139; 14.50611
Qyteti më i madhkryeqyteti
Gjuhët zyrtareSllovenisht[lower-roman 1]
Recognised regional languages
Feja
(2018)[1]
  • 18.3% pa fe
  • 3.9% të tjerë
Demonim(et)Slloven/e
QeverisjaRepublika parlamentare unitare
Nataša Pirc Musar
Robert Golob
LegjislaturaParlamenti
Këshilli Kombëtarl
Asambleja Kombëtare
Themelimi
29 tetor 1918
1 dhjetor 1918
19 shkurt 1944
29 korrik 1944
• Pavarësia nga
Jugosllavia
25 qershor 1991[2]
• Nënshkrimi i
Marrëveshjes së Brionit
7 korrik 1991
23 dhjetor 1991
Sipërfaqja
• Gjithsej
20,271 km2 (7,827 sq mi) (150-të)
• Uji (%)
0.7[3]
Popullsia
• Llogaritja 2024
Neutral increase 2,130,850[4] (145-të)
• 2002 census
1,964,036
• Dendësia
103[4]/km2 (266.8/sq mi) (114-të)
GDP (PPP)Llogaritja 2025
• Gjithsej
Increase $123.453 billion[5] (99-të)
•  Për kokë banori
Increase $57,984[5] (34th)
PBB (nominal)Llogaritja 2025
• Gjithsej
Increase $75.224 billion[5] (85-të)
• Për kokë banori
Increase $35,332[5] (33rd)
Gini (2023)Positive decrease 23.4[6]
low inequality
HDI (2023)Increase 0.931[7]
very high (21st)
ValutaEuro () (EUR)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
• Verës (DST)
UTC+2 (CEST)
Formati i datësdd. mm. yyyy (slloven)
dd/mm/yyyy (italian)
yyyy. mm. dd. (hungarez)
Prefiksi telefonik+386
Kodi ISO 3166SI
TLD në internet.si
  1. ^ Hungarishtja dhe italishtja janë bashkëzyrtare në disa komuna.

Sllovenia[a], zyrtarisht Republika e Sllovenisë [b] është një vend në Evropën Qendrore. Kufizohet me [[Italia|Italinë] në perëndim, Austrinë në veri, Hungarinë në verilindje, Kroacinë në jug dhe juglindje, dhe një vijë të shkurtër bregdetare brenda Detit Adriatik në jugperëndim, i cili është pjesë e Detit Mesdhe..[8] Sllovenia është kryesisht malore dhe e pyllëzuar,[9] mbulon 20,271 kilometra katrorë dhe ka një popullsi prej afërsisht 2.1 milion banorësh. Gjuha zyrtare është sllovenishtja. Sllovenia ka një klimë kryesisht kontinentale të butë, me përjashtim të Slovene Littoral dhe Alpeve Juliane. Lubjana, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Sllovenisë, është i vendosur gjeografikisht pranë qendrës së vendit. Qendra të tjera më të mëdha urbane janë Maribor, Ptuj, Kranj, Celje dhe Koper.

Territori i Sllovenisë ka qenë pjesë e shumë shteteve të ndryshme: Perandorisë Bizantine, Perandorisë Karolingiane, Perandorisë së Shenjtë Romake, Mbretërisë së Hungarisë, Republikës së Venedikut, Krahinave IlirePerandorisë së Parë Franceze të Napoleonit dhe Perandorisë Habsburge.[8] Në tetor 1918, sllovenët bashkëthemeluan Shtetin e Sllovenëve, Kroatëve dhe Serbëve.[10] Në dhjetor 1918, ata u bashkuan me Mbretërinë e Malit të Zi dhe Mbretërinë e SerbisëMbretërinë Jugosllave.[11] Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania, Italia, dhe Hungaria pushtuan dhe aneksuan Slloveninë, me një zonë të vogël të transferuar në Shtetin e Pavarur të Kroacisë, një shtet kukull nazist i saposhpallur. Në vitin 1945, ajo u bë përsëri pjesë e Jugosllavisë. Pas luftës, Jugosllavia ishte aleate me Bllokun Lindor, por pas ndarjes Tito-Stalin të vitit 1948, ajo kurrë nuk u bashkua me Paktin e Varshavës dhe në vitin 1961 u bë një nga themeluesit e Lëvizjes së Paangazhuar. Në qershor të vitit 1991, Sllovenia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia dhe u bë një shtet i pavarur sovran.

Sllovenia është një vend i zhvilluar, me një ekonomi me të ardhura të larta të karakterizuar nga një përzierje e industrive tradicionale, siç janë prodhimi dhe bujqësia, dhe sektorëve modernë, siç janë teknologjia e informacionit dhe shërbimet financiare. Ekonomia është shumë e varur nga tregtia e jashtme, me eksportet që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së së vendit. Sllovenia është anëtare e Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe shoqatave të tjera në bashkësinë globale.

Koha parahistorike deri në vendbanimet sllave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha parahistorike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sllovenia e sotme ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike. Një kockë me vrima e një ariu shpelle, që daton nga 43100 ± 700 Para Krishtit, e gjetur në vitin 1995 në shpellën e Divje Babe pranë Cerknos, është ndoshta instrumenti më i vjetër muzikor i zbuluar në botë.

Një kockë ariu shpelle e çpuar, ndoshta fyell e gjetur në shpellën Divje Babe.

Në vitet 1920 dhe 1930, objekte që i përkasin Kro-manjonit tilla si kocka të çpuara, kocka me majë dhe gjilpëra kocke janë gjetur nga arkeologu Srecko Brodar në Shpellën e Potokut.

Në vitin 2002, mbetjet e një grupi banesash mbi 4500 vjet të vjetra u zbuluan në Moçalet e Ljubljanës, dhe mbrohen tani si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me Rrotën e Drurit të Moçaleve të Ljubljanës, rrota më e vjetër prej druri në botë. Kjo tregon që rrota prej druri u shfaq pothuajse në të njëjtën kohë në Mesopotami dhe në Evropë. Në Epokën e Hekurit, Sllovenia e sotme banohej nga ilirët dhe fiset kelte deri në shekullin i Para Krishtit.

Kur romakët pushtuan zonën, ata krijuan krahinat e Panonias, dhe Norikumit dhe Slovenia e sotme perëndimore u përfshi direkt nën Italinë romake si pjesë e rajonit X Venetia et Istria. Romakët krijuan posta në Emona (Lubjanë), Poetovio (Ptuj), dhe Celeia (Celje) dhe ndërtuan rrugë tregtare dhe ushtarake që shtriheshin në të gjithë territorin slloven nga Italia në Pannonia. Në shekujt 5 dhe 6, zona ishte objekt i pushtimeve nga Hunët dhe fiseve gjermanike gjatë inkursionet të tyre në Itali. Një pjesë në thellësi të shtetit mbrohej me një brez muresh dhe kullash mbrojtëse të quajtura Claustra Alpium Iuliarum. Një betejë vendimtare midis Theodosius I dhe Eugenius u zhvillua në Luginën Vipava në 394.

Muti jugor i Emonas romake

Vendbanimet sllave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fiset sllave emigruan në zonën Alpine pas largimit drejt perëndimit të Lombardëve (fisit fundit gjermanik) në 568, dhe nën presion nga Avarët krijuan një vendbanim sllav në Alpet Lindore. Nga 623 në 624 ose ndoshta 626 e më pas, Mbreti Samo bashkoi sllavët Alpinë dhe perëndimorë kundër avarëve dhe gjermanëve dhe të krijuar atë që është përmendur si Mbretëria e Samos. Pas shpërbërjes së saj pas vdekjes së Samo në 658 apo 659, paraardhësit e sllovenëve të vendosur në Karinthian e sotme formuan dukatin e pavarur të Karantania. Pjesë të tjera të Sllovenisë së sotme u sundua sërish nga avarët para fitores së Karlit të Madh mbi ta në 803.

Mesjeta deri ne fillimet e koheve moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mes të shekullit të 8-të, Karantania u bë një dukat vasal nën sundimin e bavarezët, të cilët filluan përhapjen e krishtërimit. Tri dekada më vonë, karantanianët u përfshinë, së bashku me bavarezët, në Perandorinë Karolingiane. Gjatë të njëjtës periudhë Carniola, gjithashtu, u vu nën Frankët, dhe u kristianizua nga Aquileia. Pas rebelimit anti-frank të Liudewit në fillim të shekullit të 9-të, Frankët hoqën princët Karantanianë, duke i zëvendësuar ata me dukët e tyre kufitarë. Rrjedhimisht, sistemi feudal frank arriti territorin slloven.

Pas fitores së perandorit Otto I mbi hungarezët në 955, territori slloven u nda në një numër rajonesh kufitarë të Perandorisë së Shenjtë Romake. Karantania, duke qenë më e rëndësishmja, u ngrit në Dukatin e Karinthias në 976.

Pamje e relievit të Sllovenisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122 km2 ujë.

Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km i gjatë.

Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.

Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin verior dhe verilindor. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregdetit Adriatik kurse ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrash në majën e malit Triglav.

Pallati Presidencial, Lubjanë

Sllovenia është një republikë me demokraci parlamentare me një sistem shumëpartiak. Kreu i shtetit është presidenti, i cili zgjidhet me votë popullore dhe ka një rol të rëndësishëm integrues.[12] Presidenti zgjidhet për pesë vjet dhe maksimumi për dy mandate radhazi. Presidenti ka një rol përfaqësues dhe është komandanti suprem i forcave të armatosura sllovene.[13]

Autoriteti ekzekutiv dhe administrativ në Slloveni mbahet nga Qeveria e Sllovenisë, e kryesuar nga kryeministri dhe këshilli i ministrave ose kabineti, të cilët zgjidhen nga Asambleja Kombëtare. Autoriteti legjislativ mbahet nga parlamenti dydhomësh, i karakterizuar nga një dualitet asimetrik. Pjesa më e madhe e pushtetit është përqendruar në Asamblenë Kombëtare, e cila përbëhet nga nëntëdhjetë anëtarë. Nga këta, 88 zgjidhen nga të gjithë qytetarët në një sistem përfaqësimi proporcional, ndërsa dy zgjidhen nga anëtarët e regjistruar të pakicave autoktone hungareze dhe italiane. Zgjedhjet zhvillohen çdo katër vjet. Këshilli Kombëtar, i përbërë nga dyzet anëtarë, të emëruar për të përfaqësuar grupet e interesit social, ekonomik, profesional dhe lokal, ka një fuqi të kufizuar këshillimore dhe kontrolluese.[14]

Forcat e Armatosura Sllovene ofrojnë mbrojtje ushtarake në mënyrë të pavarur ose brenda një aleance, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Që nga heqja e rekrutimit ushtarak në vitin 2003, ato janë të organizuara si një ushtri plotësisht profesionale. Komandanti i përgjithshëm është Presidenti i Republikës së Sllovenisë, ndërsa komanda operative është në kompetencë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sllovene. Në vitin 2016, shpenzimet ushtarake ishin rreth 0.91% të PBB-së së vendit. Që nga anëtarësimi në NATO, Forcat e Armatosura Sllovene kanë marrë një pjesë më aktive në mbështetjen e paqes ndërkombëtare. Ato kanë marrë pjesë në operacione mbështetëse të paqes dhe aktivitete humanitare. Ndër të tjera, ushtarët sllovenë janë pjesë e forcave ndërkombëtare që shërbejnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Afganistan. Sipas Indeksit Global të Paqes 2024, vendi është vendi i 9-të më paqësor në botë.[15]

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zyrtarisht, Sllovenia është e ndarë në 212 bashki (njëmbëdhjetë nga të cilat kanë statusin e bashkive urbane). Bashkitë janë të vetmet njësi të autonomisë lokale në Slloveni. Çdo bashki drejtohet nga një kryetar bashkie (župan), i zgjedhur çdo katër vjet me votim popullor, dhe këshillin bashkiak (občinski svet). Në shumicën e bashkive, këshilli bashkiak zgjidhet përmes sistemit të përfaqësimit proporcional; vetëm disa bashki më të vogla përdorin sistemin e votimit maxhoritar. Në bashkitë urbane, këshillat bashkiake quhen këshilla të qytetit. Çdo bashki gjithashtu ka një shef të Administratës Bashkiake (načelnik občinske uprave), i emëruar nga kryetari i bashkisë, i cili është përgjegjës për funksionimin e administratës lokale.

Ndarjet administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk ka njësi të ndërmjetme zyrtare midis komunave dhe Republikës së Sllovenisë. Të 62 qarqet administrative, të quajtur zyrtarisht "Njësitë administrative" (upravne enote), janë vetëm nënndarje të administratës qeveritare kombëtare dhe emërtohen sipas bazave të tyre përkatëse të zyrave qeveritare.[16]

Rajonet tradicionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajonet tradicionale të Sllovenisë bazohen në ish-tokat e kurorës së Habsburgëve, të cilat përfshinin Karniolën, Karinthia, Styria, dhe Littoral. Më të fortë se sa me Karniolën në tërësi, ose me Slloveninë si shtet, sllovenët kanë tendencë të identifikohen me rajonet tradicionale të [Slovene Littoral]], Prekmurje dhe (nën)rajonet tradicionale, siç janë Karniola e Sipërme, Karniola e Poshtme dhe, në një masë më të vogël, Karniola e Brendshme.

Kryeqyteti, Lubjana, historikisht ishte selia administrative e Karniolës dhe i përkiste Karniolës së Brendshme, përveç distriktit Šentvid, i cili ishte në Karniolën e Sipërme dhe gjithashtu ku ishte kufiri midis territorit të aneksuar nga Gjermania dhe Provincës Italiane të Lubjanës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rajone statistikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rajonet statistikore: 1. Gorizia, 2. Carniola e Sipërme, 3. Carinthia, 4. Drava, 5. Mura, 6. Sllovenia Qendrore, 7. Sava Qendrore, 8. Savinja, 9. Bregdetar-Karstik, 10. Carniola e Brendshme-Karstike , 11. Sllovenia Juglindore, 12. Sava e Poshtme

Dymbëdhjetë rajonet statistikore nuk kanë asnjë funksion administrativ dhe janë të ndarë në dy makrorajone për qëllime të politikës rajonale të Bashkimit Evropian. Këto dy makrorajone janë:

  • Sllovenia Lindore (Vzhodna Slovenija - SI01), që përfshin Murën, Dravën, Karinthian, Savinjën, Savën Qendrore, Savën e Poshtme, Slloveninë Juglindore, dhe Karniolën-Karstike.
  • Sllovenia Perëndimore (Zahodna Slovenija - SI02), që përfshin Slloveninë Qendrore, Karniolën e Sipërme, Gorician, dhe Bregdin-Karstike.
Liqeni i Bledit

Me zhvillim ekonomik Sllovenia përkujton Zvicrën. Me pasuri natyrore që ka, Sllovenia nuk i plotëson nevojat e vendit. Ajo shquhet për potencial të konsiderueshëm të hidroenergjisë, por jo edhe për rezervat e qymyrit dhe të naftës. Prodhimtaria vjetore e qymyrit është 5,5 milion tonë dhe nuk i plotëson nevojat e ekonomisë së vendit. Qymyri është i kualitetit të dobët, përkatësisht është llojit të linjitit. Prodhimtaria vjetore e naftës është më tepër simbolike me 2 000 ton. Baza energjetike e Sllovenisë është 12 miliard kWh, e përfituar në pjesën më të madhe nga energjia e ujit, centralit bërthamor në Kërshko dhe më pak nga qymyri. Mirëpo edhe kjo bazë e energjisë nuk i plotëson kërkesat gjithnji më të mëdha të industrisë së vendit. Këtë deficit në energji e plotëson me import nga shtetet fqinje.

Nga pasuritë natyrore Sllovenia shquhet me nxjerrjen e Zhivës (12 tonë) dhe të xehes së plumbit dhe zinkut. Këto pak pasuri natyrore nuk i plotësojnë kërkesat e ekonomisë së vendit. Andaj Sllovenia varet nga importi i lëndëve të para.

Sllovenia me 20.251 km2 sipërfaqe dhe me rreth 2 milion banorë hyn në grupin e shteteve të vogla të Evropës. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven (88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3%, serbët 2% etj.


  1. ^ Sllovenisht: Slovenija
  2. ^ sllovenisht: Republika Slovenija
  1. ^ "Eurobarometer 90.4 (December 2018): Attitudes of Europeans towards Biodiversity, Awareness and Perceptions of EU customs, and Perceptions of Antisemitism", Special Eurobarometer (në anglisht), Bashkimi Evropian: European Commission, 2019, arkivuar nga origjinali më 13 mars 2020, marrë më 9 gusht 2019 – nëpërmjet GESIS
  2. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Škrk1999
  3. ^ "Površina ozemlja in pokrovnost tal, določena planimetrično, 2005" [Surface area and land cover determined planimetrically, 2005] (në sllovenisht dhe anglisht). Statistical Office of the Republic of Slovenia. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2011. Marrë më 2 shkurt 2011.
  4. ^ a b "Population, 1 October 2023" (në anglisht). Zyra e Statistikave të Sllovenisë. Arkivuar nga 1 January 2025 origjinali më 30 janar 2024. Marrë më 1 janar 2025. {{cite web}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, April 2025 Edition. (Slovenia)". www.imf.org (në anglisht). Fondi Monetar Ndërkombëtar. 16 prill 2025. Marrë më 18 tetor 2024.
  6. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Marrë më 9 gusht 2021.
  7. ^ "Human Development Report 2023/2024" (PDF) (në anglisht). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. 14 mars 2024. Marrë më 14 mars 2024.
  8. ^ a b "Slovenia – History, Geography, & People". Encyclopedia Britannica (në anglisht). 5 qershor 2021. Marrë më 16 qershor 2021.
  9. ^ Perko, Drago (2008). "Slovenia at the Junction of Major European Geographical Units" (PDF). The Slovenian (në anglisht). Toronto: Vse Slovenski Kulturni Odbor [The All Slovenian Cultural Committee].
  10. ^ Trgovčević, Ljubinka (18 korrik 2016). "Yugoslavia". International Encyclopedia of the First World War (WW1) (në anglisht). Marrë më 18 qershor 2021.
  11. ^ "History and culture". I feel Slovenia (në anglisht). 4 mars 2020. Marrë më 16 qershor 2021.
  12. ^ Furtlehner, Petra (2008). "Slovenia". përmbledhur nga Falkner, Gerda; Treib, Oliver; Holzleithner, Elizabeth (red.). Compliance in the Enlarged European Union: Living Rights Or Dead Letters? (në anglisht). Ashgate Publishing, Ltd. fq. 126–127. ISBN 978-0-7546-7509-9.
  13. ^ Šturm, Lovro (2006). "Slovenia". përmbledhur nga Robbers, Gerhard (red.). The President of the Republic. Encyclopedia of World Constitutions (në anglisht). Infobase Publishing. fq. 832. ISBN 978-0-8160-6078-8.
  14. ^ Prunk, Janko; Pikalo, Jernej; Milosavljevič, Marko (2007). Facts about Slovenia (në anglisht). Government Communication Office, Government of the Republic of Slovenia. fq. 23. ISBN 978-961-6435-45-1.
  15. ^ 2024 Global Peace Index
  16. ^ "Upravne enote | GOV.SI". Portal GOV.SI (në sllovenisht). Government of Slovenia. Marrë më 20 nëntor 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]