Shko te përmbajtja

Flamuri i Sllovenisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Sllovenisë

Flamuri i Sllovenisë (Sllovenisht: zastava Slovenije) përbëhet nga tri vija horizontale të barabarta me ngjyrë të bardhë (sipër), të kaltër, dhe të kuqe, me stemën kombëtare në pjesën e djathtë të flamurit, në vijën e bardhë dhe të kaltër. Stema është një mburojë me figurën e malit Triglav, maja më e lartë në Slloveni, në të bardhë me një prapavijë të kaltër; poshtë saj janë dy vija të lakuara të kaltra që e pasqyrojnë Detin Adriatik dhe lumenjtë lokal, dhe mbi të janë tre yje ngjyrë ari me gjashtë maje të renditura në një trekëndësh të cilat janë marrë nga stema e Kontëve të Celjes, dinastia e madhe sllovene e shekullit të 14-të dhe 15-të.[1]

Ngjyrat e flamurit slloven konsiderohen pan-sllave, por në fakt ato vijnë nga stema mesjetare e Dukatit të Karniolës, e përbërë nga 3 yje, një mal dhe tre ngjyra (e kuqe, blu, e verdhë), gjysmëhënë.[2] Trengjyrëshi ekzistues slloven u ngrit për herë të parë në histori gjatë Revolucionit të vitit 1848 nga aktivisti dhe poeti nacionalist romantik slloven Lovro Toman më 7 prill 1848, në Lubjanë, në përgjigje të një flamuri gjerman që u ngrit në majë të Kështjellës së Lubjanës.[3] Ngjyra dhe dizajne të ngjashme përbëjnë flamuj të tjerë sllavë, veçanërisht flamurin e Sllovakisë.

  1. "In Brief". Slovenija.si (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2013. Marrë më 12 dhjetor 2017.
  2. "National symbols" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2018. Marrë më 20 shkurt 2018.
  3. Celebration of the Slovene Tricolor (Në sllovenisht: "Praznik slovenske trobojnice"), MMC RTV Slovenia, 7. april 2013