Flamuri i Andorrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Andorrës

Flamuri i principatës së Andorrës u adoptua më 1866. Flamuri ka një dizajn trengjyrësh të renditura vertikalisht, e kaltër, e verdhë, dhe e kuqe me Stemën e Andorrës në qendër. Megjithëse tri shufrat me ngjyra mund të duken të barabarta, ngjyra e verdhë në mes është më e gjërë se dy të tjerat, kështu që proporcionet e shufrave janë 8:9:8. Kurse proporcionet e flamurit në përgjithësi janë 7:10.