Velezha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Velezhë | |
---|---|
Fshat | |
![]() |
Velezhë është një vendbanim në komunën e Prizrenit, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Velezhë gjendet larg prej rrugës magjistrale Prizren – Therandë, në kilometrin e gjashtë, nga perëndimi diku rreth 4 km. Për të arritur gjerë në fshatin Velezhë, rruga kalon nëpërmes fshatit Shpenadi.
Nën administrimin e zyrës civile te Velezhës janë: Velezhë, Shpenadi, Novak, Caparcë, Smaç, Sërbicë e Eperme, Sërbicë e Poshtme dhe Trepetnicë.
Në Velezhe ekzistojnë:
- Kisha si dhe famullia e Shën Nikollës,
- Zyra e Gjendjes Civile,
- Shkolla Fillore "Zef Lush Marku",
- Gjimnazi "Gjon Buzuku" paralele e ndarë nga Gjimnazi i Prizrenit,
- Ambulanca Shëndetësore,
- Klubi Futbollistit DRITA Velezhë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Velezha është e banuar tërësisht nga popullsi shqiptare (katolike) me afro 600 banorë, ku prej tyre më së 60 % jetojnë në shtetet e perëndimit momentalisht jetojnë rreth 250 banorë.
Fshati Velezhë është një nga shumë fshatra të bukur në Prizren dhe ka një histori të gjatë dhe interesante. Kjo zonë ka qenë e banuar që nga kohët e lashta.
Në periudhën e hershme, fshati ka qenë pjesë e qytetit të vjetër të Prizrenit dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe kulturën e këtij qyteti të rëndësishëm të Kosovës.
Gjatë shekujve, fshati ka pësuar ndryshime të shumta në drejtimin e zhvillimit të tij, duke përjetuar periudha të qetësi dhe stabiliteti, si dhe periudha të konflikteve dhe ndryshimeve politike dhe sociale.
Ka monumente historike dhe natyrore të rëndësishme në zonën përreth, duke përfshirë Kishën e Shën Nikollës, i cili është një prej atraksioneve më të njohura të kësaj zone.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshat ekzistojnë me shumë se 5 dyqane ushqimore. Fshati është me rrugë të asfaltuara, po ashtu i pajisur me ujësjellës, ndriçim të rrugëve, dhe me kanalizime.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |