Shqiptarët në Greqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Komunitetet shqiptare në Greqi
Popullsia e përgjithshme

459,390 – 600,000 (emigrantë)
50,000 – 200,000 (arbëreshë)

20,000 – 40,000 (çamë)
Gjuhët
Gjuha shqipe
(Toskërishtja)
Fetë
Krishterimi (Ortodoksia)  · Islami

Komunitetet shqiptareGreqi ndahën në disa komunitete të ndryshme, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.

Shqiptarët mërguan për herë të parë në Greqi gjatë fundit të mesjetës (fundi i shekullit 13). Pasardhësit e popullsisë shqiptare që u vendos në Greqi gjatë mesjetës janë arvanitët. Sot, ata flasin një nën-dialekt të veçantë të toskërishtes, që njihet si arbërisht (me shkronja greke: αρbε̰ρίσ̈τ, greqisht: αρβανίτικα, arvanitika).

Shqiptarët çamë janë një grup që mërgoi gjatë së njëjtës periudhë në Greqi, që dikur banonin pjesën bregdetare të Epirit, të njohur si Çamëri, në Greqi veriperëndimore. Ata u dëbuan me dhunë nga nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grekët.

Krahas këtyre dy grupeve, një valë e madhe e mërgimtarëve nga Shqipëria u vendosën në Greqi, për shkaqe ekonomike, pas rënies së komunizmit (1991), dhe formuan komunitetin më të madh të mërgimtarëve në vend.

Çamët[redakto | përpunoni burim]

Nxënës shqiptarë në Filat, Çamëri, vitet 1942–44.
2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Çamëria

Arbëreshët[redakto | përpunoni burim]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Arbëreshët në Greqi

Emigrantët[redakto | përpunoni burim]

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Mërgimtarët shqiptarë në Greqi

Pas rënies së qeverisë komunisteShqipëri, në vitet 1990–1991 një numër i madh i emigrantëve ekonomik nga Shqipëria mbërritën (shumica ilegalisht) në Greqi për të kërkuar punë. Emigrantët shqiptarë, sipas llogaritjeve përbëjnë rreth 60 deri 65% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2008, në Greqi banojnë 459,390[1] persona me shtetësi shqiptare.[2] Megjithastë, numri i përgjithshëm i popullsisë emigrante shqiptare është deri në 600,000. Këtu përfshihen emigrantët e përkohshëm, punëtorët sezonal dhe individët e padokumentuar.[3]

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]