Jump to content

Filati

Coordinates: 39°36′00″N 20°19′00″E / 39.6°N 20.316667°E / 39.6; 20.316667
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

39°36′00″N 20°19′00″E / 39.6°N 20.316667°E / 39.6; 20.316667

Filat
Φιλιάτες
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej2,344
Emri i banorëveFilaqot
{{{postal_code_type}}}
463 00
TargatΗΝ
Faqja zyrtarewww.filiates.gr/

Filat (greqisht: Φιλιάτες/Filiátes) është qytezë në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Filati është e vendosur në një zonë kryesisht malore. Malet e Murganës shtrihen në veri, në kufi me Shqipërinë. Qyteza Filati është e vendosur në jugperëndim të Konicës, në perëndim të Janinës, në verilindje të Gumenicës dhe në juglindje të Sarandës, Shqipëri. Filati ndodhet 10 km në lindje të fshatit i peshkimit Sajadhë, në mes të lumit Kalama dhe kufirit greko-shqiptar. Nga veriu Filati kufizohet me Pleshavicën, nga veriperëndimi me Koskën dhe Lopësin, nga juglindja me Galbaqin e Spatarin dhe nga perëndimi me Shqefarin. Qyteza ka kazermat e vet dhe një spital që është përgjegjës për shumicën e popullsisë në jug-lindje të qarkut i Çamërisë. Para Luftës së Dytë Botërore, Filati kishte këto lagje: Dematë, Gjillatë, Kasimatë, Sejkatë, Sarandarë dhe Zejnelatë.[1] Pas Luftës së Dytë Botërore, Filat është një qytezë urbane të vogël dhe është organizuar dhe ndërtuar përreth tre shesheve(greqisht: "plati").[2] Filati sot është selia i komunës e Filatit. Kurse Rruga Kombëtar Greke 6 (Larisë - Janinë - Gumenicë) dhe autostradës Egnatia Odos (Dedeagaç- Selanik - Janinë - Gumenicë) kalojë në jug të komunës i Filatit.

Toponimet të qytezës Filat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ara e Grrënjacës - ara e cila ka qënë pronë e fisit të shuar të grrenjace, në L.
  • Ar’ e Kutatit – arë, ish pronë e fisit të shuar të Kutate, në V.
  • Ar’ e Zezë - arë, në L. Këtë emër e ka marrë sepse aty dikur janë bërë vrasje.
  • Ar’ e Shabanenje – arë e fisit të Shabanenje, në L.
  • Arat e Damës - ara, në L.
  • Arat e Xorxenje – ara, në L.
  • Bardhëla – arë, në V.
  • Bira e Dhelprës – birë dhelpre në një faqe kodre, në V.
  • Bokrrimat e Boçerepit – bokërrimë e kuqe, në L.
  • Bokrrimat e Duçenje – bokërrima të kuqe, në L.
  • Bokrrim’ e Kuqe – bokërrimë që e ka dheun të kuq, në L.
  • Bokrrimet e Takenje – bokërrimë që zbret në gërmadhat e fshatit të vjetër të Mihalarit, në L.
  • Bregu i Grrënjacës – kodër e vogël ku ndodheshin shtëpitë e fisit të Grrënjacëve, në VL.
  • Brrinj e Feçit – arë, në V.
  • Brrinjat e Gumbit – arë në brinjë, në JL.
  • Burimet e Ninës – burrim, në V.
  • Çakërret – ara, në J.
  • Çallëku e Dojakës – pyll, në P.
  • Çavolati – arë e kullotë, në V.
  • Çuk e Mahmut Malos – bregore, në V.
  • Çukëz e Mulla Aliut – kodër e vogël ku dikur thërriste ezanë Mulla Aliu në lagjen Sarandarë.
  • Duqenet e Xhamisë – vakëf në qëndër të qytetit.
  • Dahnareja e Vogël – pllajë eveshur me dafina afër qëndres së qytetit.
  • Dhes i Tafeqit – shteg i një vije uj, të cilin e hapnin kur donon të vaditnin arat, në JL.
  • Fiqt e Çallëkut – Bregore me fiq e pemë të ndryshme, në V.
  • Folej’ e Pulbardhës – shkëmb ku ndërtonte folenë pulbardha, në V.
  • Fush’ e Poshtëme – ara, në L.
  • Fush’ e Sipërme – ara, në L.
  • Gëzëfet – vresht me ullinj, në J.
  • Gonetë – ara, në L.
  • Gorric e Çapos – bregore ku dikur ka qenë një goricë, në J.
  • Gorric e Çimos – bregore ku ka qëne një goricë, në P.
  • Granica – faqe mali, në VL.
  • Grav’ e Binakos – shkëmb ku ndodhej një birë e madh, në V.
  • Grav’ e Dhahnaresë - shpellë, JL.
  • Grav’ e Halil Tiranës – shpellë që nxën rreth 50 kokë bagëti t’ imta, në V.
  • Grav’ e Ninës – shpellë, në V.
  • Grav’ e Prapalit – shpellë, në JP.
  • Grav’ e Skraparit – shpellë që nxën rreth 200 kokë bagëti t’ imta, në V
  • Grav’ e Sulos - shpellë ku dikur mrizonte dhëntë një farë Sulojë, në J.
  • Grav’ e Tiranës – shpellë, në V.
  • Gravat e Savolatit – shpellë, në V.
  • Grop’ e Abaz Beqirit – arë e vogël dhe ullinj, në L.
  • Grop’ e Beqos – arë e madhe, pronë e dikurshme e një farë Beqoje, në J.
  • Grop’ e Vogël – arë në një vend gropë, në L.
  • Gropështi – arë në një vend gropë, në J.
  • Gurët e Çulatit – dy gurë me shënjë, në L.
  • Gur i Bufit - shkëmb ku ulej bufi, në P.
  • Guri i Kodrës – shkëmb ne një kodër, në P.
  • Gurët e Velos – kodër e vogël shkëmbore, në V.
  • Guri i Vogël – shkëmb, në V.
  • Guri i Xhamisë – gur mi madhi rrafshët nga sipër, ku vendoseshin kufomat e të vdekurve, kur para se të varroseshin do t’u falej xhenazeja, në qendër
  • Haliqeja e Murat Gaxhelit – tokë ku ka shumë gurë të vegjël, në J.
  • Hiri i Shabës – tokë shtuf, në V.
  • Huqumeti – ndërtëse e nënprefekturës turke, në qëndër.
  • Kalaj’ e Kastrisë – gërmadhat e një kalaje të vjetër, në P.
  • Këmb’ e Mesit – këmbë mali, në V.
  • Këmb’ e Xhemos – këmbë mali, ne P.
  • Kokomareja e Meçate – pyll e kulotë, në VL.
  • Kondarei – ara, në L.
  • Kongjelez/a – rrugë me kthesa, në fund të qytetit, ku sot ndodhen kazerma ushtarake greke.
  • Konizma – kishëzë, vend vakëf ku të krishterët hidhnin pare.
  • Koprra – vend për kullotë, në JP.
  • Koprr’ e Vjetër – vend ku ndodheshin varreza, në V.
  • Kroi i Çimos – krua, në P.
  • Kroi Inifajt - krua, në P.
  • Kroi i Jonuzit - krua, në V.
  • Kroi i Sejakte - krua i ndërtuar nga fisi i Sejkate, në V.
  • Kull’ e Xhamisë.
  • Lëm’ e Daut Xhindit – lëm i shtruar me pllaka guri, në J.
  • Lëm’ e Feçit – lëm, me pllaka guri, në L.
  • Lëm’ e Grrënjacës – lëm, me pllaka guri, në V.
  • Lëm’ e Kodrës – lëm prej dheu, në P.
  • Lëm’ e Peponit - shesh ku lozin kalamajtë, në J.
  • Lis i Stuqit – lis në faqen e malit i cili mban mbiemrin e Ali Stuqit, në J.
  • Livadhzat e Tarenje – livadhe, në VP.
  • Luca e Boçerepit – lerë ku pinin ujë qetë, në V.
  • Luca e Takenje – lerë bagëtish, në L.
  • Luca i Filatit – lumë, në JL.
  • Mali Ajlasë – mal, në V.
  • Medreseja – shkollë turke ku mesohej për hoxhe, në qëndër.
  • Mejtep i Vogël – shkolla fillore turke, në qëndër.
  • Mihalari – gërmadhat e një fshati të vjetër, në V.
  • Milarija e Eminenje – kullotë, në V.
  • Moneja e Prroit Memos – mone bagëtish, në JL.
  • Mulliri Damës – mulli që bluan drithërat, punon me ujë, në JP.
  • Musllupi – vendi ku merrnin burrat avdes para se të shkonin në xhami për t’u falë, në qëndër.
  • Paloklisha(kisha e vjetër) – kishë e vjetër, në V.
  • Pandallona – vend që mban ujë, kullotë, në V.
  • Perentinet – ara, në J.
  • Pill i Çimate – pyll, në JL.
  • Pill i Ruçit – pull, në VP.
  • Pill i Xhemos – pyll me përall e ullinj, në P.
  • Pllakat e Karaçonit – vend me shtresa pllakash prej guri, në V.
  • Prapali Çimatë – kullotë prapa kodrash, në VP.
  • Prapali Gjërë – vend gropë, në P.
  • Prroi Benës – përrua mall, në V.
  • Prroi Çekës – përrua i veshur nga të dy anët me ullinj, në V.
  • Prroi Honisë - Përrua i thatë (që s’ban ujë), në J.
  • Pus i Buzos – lerë ku u jipnin ujë kafshëve gjatë dimrit, në P.
  • Pus i Granicës – pus, në J.
  • Pus i Gjërë - pus i thellë që e ka grykën të gjërë, në qëndër.
  • Pus i Haxhiut – pus.
  • Pus i Llambros – pus.
  • Pus i Mejtepit – ish pus pranë shkollës fillore turke, në qëndër.
  • Pus i Takës – pus në L.
  • Qaf e Kallanxhiut – qafë bregoresh, në VP.
  • Qaf e Karavait – qafë, në P.
  • Qaf e Pleshevicës – qafë, në VP.
  • Qeparizi Memolate – sellvi shekullore, në P.
  • Radhareja e Evgjite – 12 shtëpija evgjitesh të cilat ndodheshin në radhë pas njëratjetrës, në J.
  • Raq i Glatë – bregore e gjatë, në V.
  • Raq i Klishës – breg ku ndodhet një gërmadhë e vjetër kishë, në VP.
  • Rrahëza – përpjetë e një kodrinë, në P.
  • Rrap i Çerçizit – rrap i madh, në J.
  • Rrap i Vanrës – rrap i madh, në VP.
  • Ruzhdieja – ish shkolla e mesme në gjuhen turke, në qëndër.
  • Sarai i Xhafer Demit – gërmadhë e një sarai të vjetër të demate: “Ki sarai ka klënë i Xhafer Demit që e prishnë grekët me 30 të senesë dhe me gurët e tij benë një skolic që në të psonim gluhën e ture” (Lut Berberi nga Filati)
  • Skarpati – kullotë, në VP.
  • Surmaqi i Foçit – pyll i vogël me druj përalli etj, në V.
  • Sheshet e Kripës – sheshe ku barinjtë u jipnin kripë bagëtive, në P.
  • Shesh i Demate – shesh në qëndër të qytetit. Ka qënë pronë e fisit të demate. Në vitet ’30 në këtë vend qeveria greke ngriti një gjimnaz në gjuhën greqisht.
  • Shesh i Dojakate – shesh pranë shtëpive të fisit të dojakate, afër qëndrës.
  • Sheshi i Hasellit – shesh ku lozin kalamanjtë, në L.
  • Sheshi i Misrit – shesh në tregun ku shitej misri, në qëndër.
  • Sheshi i Puseve – shesh ku ndodhen shumë pusë në të cilat mbushnin ujë gjithë lagjet e qytetit.
  • Sheshi i Stambollit – shesh, në J.
  • Shkallat e Pleshevicjotë – vend në Pazar ku pleshevicjotët shisnin shollë të cilat i përgatitnin vetë.
  • Shkëmbi i Xhamisë – vend pranë xhamisë ku falnin të vdekurit.
  • Shtëpite e Çallëkut – gërmadha, në V.
  • Shtëpit e Tiranës – banesa ku jetonin fisi i tiranasve, në V.
  • Shtrunga e Ninës – shtrungë e gurtë, në P.
  • Trap i Dojakës – ara më një burim pranë qe i takonte fisit e dojakate.
  • Thruma e Zezë – pllajë e veshur me thruma të zeza, në V.
  • Ulliri i Bellos – ulli në tregun ku shiteshin gjedhët, në qëndër.
  • Ullit e Babaçit – bacë me ullinj, në V.
  • Ullit e Benës – ullinj në një vend gropë, në V.
  • Ullit e Honit – vend gropë me ullinj, në VL.
  • Ura e Filatit – urë me hark, në JL.
  • Ura e Vogël – urë, në JL.
  • Valanidha – faqe mali, në V.
  • Vanëra – vreshta e ullinj ku greket kryen masakra kundër filoqatëve më 1944.
  • Varikoi i Çimës – pllajë e gjëre, në JP.
  • Vau i Filatit – va lumi në lumin e Filatit, në JL.
  • Verret e Demate – varre të fisit të demate, në afërsi të qëndrës.
  • Verret e Sejkate – varre të fisit të Sejkateve, afër qëndrës
  • Xhamia e Pazarit – xhami e cila është ndërtuar nga Vejz Aga Pllotareja, në qëndër.
  • Xhamia e Sejkate – xhami e ndërtuar nga fisi i sejkatëve, në qëndër.
  • Zharë i Gjërë – va i gjërë ku kalohet lumi, në dimër.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2001, Filati kishte 2.344 banorë.[4] Në vitin 1981, qyteza kishte 2,439 banorë, kurse në vitin 1991 Filati kishte 2,591 banorë. Banori i Filatit thirret Filaqot.

Familjet në qytezën Filat:(Para Luftës së Dytë Botërore)[5]

Alizoti , Baburri (të ardhur nga fshati greke Babur), Ballashenjtë (fis i shuar), Benatë, Berberatë, Buzenjtë, (fis i shuar), Çafulatë, Çamenjtë, Çimatë, Çopenjtë (fis i shuar), Dematë, Dojakatë, Ducenjtë, Focenjtë (fis i shuar), Gaxhelatë, Grrënjacë (fis i shuar. I fundit i këtij fis ra në luftë kundër grekëve në Bezhan më 1913), Gullenjtë (vllah shqipfolës), Gumatë (fis i shuar), Gjillatë, Hallunatë, Kasimatë, Kodrenjtë (fis i shuar) Memkatë, Mullahusenjtë, Ninenjtë, Ponatë (Poni), Resulatë, Sarandarë, Sejkatë, Sterratë, Strungarenj (fis i krishterë ardhur nga Grebena), Shabanenjtë, Tarenjtë, Tavanxhinjtë, Tiranenjtë(Tirana), Xorxenjtë, Xhibatë, Zaneminenjtë, Zejnelatë, Zguratë (Zguro) etj.

Mesjeta dhe origjina e Filatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Filatit shfaqet në defterët osmanë të vitit 991 hixhri (1583). Në këtë defter janë dhënë emrat dhe mbiemrat të kryefamiljarëve e Filatit dhe zonën përreth. Shumica e këtyre emrave dhe mbiemra janë shqiptarë si: Kond, Nika, Gjon, Gjin, Duka, Ded, Leka etj.[6] Historiani Hajredin Isufi thekson se ka shumë emra të përzier myslimane dhe krishterë, duke treguar se procesi i islamizimit u ndodhin atëherë dhe mund të ketë filluar menjëherë pas pushtimit të rajonit në 1433.[7] Isufi citon fshatin Kockë si një shembull ku emra të tillë si: Sinan Pjetri, Murat Kondi, Ahmet Andrea, Hasan Jorgo, Ali Dhimo, etj, ka ekzistuar në mesin e njerëzve laraman.[7] Kurse për themelimin e Filatit, ka disa propozime nga populli lokale Çame dhe akademiket. Nga Filaqotët ato thonë që zona e Filatit ishte i njohur për të qenë një vend i prodhimit të ullirit. Qiraxhinj shpesh do vinin për të ngarkesës e ullinjve dhe vaj për të tregtuar brenda dhe jashtë rajonit të Çamërisë. Në vendin ku grumbulloheshin qiraxhinjtë për ngarkesë të ullinjve, një han u ngrit nga një banor lokal i cili ishte i njohur me emrin e Filo. Ky vend në të cilën han e tij ishte ndërtuar, u filloj të quhet Hani i Filos, dhe më vonë Filat.[8][9] Brenda këtij linjë të mendimit eshte edhe historiani greke A. Koçi[10]. Ai thotë se Filati mori emrin e vet nga një banor vendas me emrin Filas. Megjithatë, një tjetër historian grek, Zotos Mollosos i cili udhëtoi rreth Çamërinë në shekullin e nëntëmbëdhjetë kishte një pikëpamje të ndryshme. Ai pohoi se Filat u themelua nga dikush i quajtur Trëndafilis, emri i të cilit kur i shkurtuar u quajt Filas, nga ku emri Filat rrjedh. Sipas Zotos vendi u quajt Tria dhe më pas, Kestria Ilion - Iliate - Filiate ose Filat.[10] Megjithatë Isufi thekson se toponimi Filat është shqiptare, sepse ajo është e karakterizuar nga prapashtesë at, në të cilën është e zakonshme në mesin e toponimeve të tjera shqiptare së tilla si: Progonat, Luarat, Morfat, Markat etj.[10] Për shkak, në kohë të kaluara kjo zonë ishte i konfliktit midis Venedikut dhe Perandorisë Osmane, ku disa familje shqiptare ikën në Itali. Një nga pasardhësit e tyre, Don Andrea (Figlia) Filja citon Filatin në një dorëshkrim të vitit 1764, ku përmend origjinën e familjes se tij arbëreshe, quajtur Filja, duke e përshkruar si një qytet të madh dhe me kulturë në të kaluarën por të braktisur në shekullin XVII.[11] Kjo është interesante, sepse ajy referon qytezën Filat si Figliati dhe jo në emrat hipotetike të propozuar nga Zotos. Kjo jep besim për pikëpamjet e vendasëve dhe historianë Koçi dhe Isufi në lidhje për etimologjinë e emrit.

Sundimi osmane në shekullin i nëntëmbëdhjetë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sundimi greke gjatë periudhës midis dy luftërave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e Dytë Botërore dhe shpërngulja e Çamëve Myslimane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkolla Shqipe e Filatit në vitëve 1942-1944.
Një grup partizanësh çamë të Filatit, mes të cilëve Muharrem e Ballkëze Demi, Teme Sejko, Dervish Dajaka, Taho Sejko etj. (1943)
  • Abaz Dojaka (1934-1993) etnograf, studiues, dhe mjeshtër i kulturës popullore.
  • Aziz Çami, - oficer i ushtrisë shqiptare dhe një komandant në Balli Kombëtar.
  • Qamil Çami, - mësuesi dhe poeti i epokës së Zgjimi Kombëtar Shqiptar.
  • Ali Demi, - luftëtar shqiptar i rezistencës në Luftës së Dytë Botërore.
  • Musa Demi, - figurë revolucionare dhe e rëndësishme e Zgjimi Kombëtar Shqiptar.
  • Niazi Demi, - ministri i tregtisë së Shqipërisë.
  • Rexhep Demi, - anëtari kryesor i lëvizjes së pavarësisë shqiptare dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare.
  • Tahir Demi, - anëtar me rangut të lartë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe përfaqësues i Shqipërisë në Comecon.
  • vendndodhja
  • Teme Sejko - kunder admiral i Flotes Shqiptare gjate regjimit komunist
  • Taho Sejko - funksioner me poste te rendesishme gjate regjimit komunist

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 29.
  2. ^ Selman Sheme (2005). Çamëria: vendi, popullsia dhe jeta ekonomike; (monografi). Inst. i Studimeve për Çamërinë. f. 118.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 30-33. Treguan: 1) Lut Berberi, 50 vjeç, bari, autodidakt, nga Filati. sot me banim në Durrës. Durrës më 2.XII. 1954. 2) Aqif Adem Malo. 49 vjeç, nëpunës. autodidakt nga Filati. sot me banim në Rrogozhinë. Rrogozhinë më 28.Xl.1954. 3) Galip Xhafer Sejko, 61 vjeç. nëpunës. autodidakt nga Fiiati, sot me banim në Tiranë, - Tiranë, më 30.XI. 1954.
  4. ^ "Regjistrimi i popullsisë në vitin 2001, Gazeta e Qeverisë të Republikës së Greqisë, Nr. 2, Athinë, 2010, f.17389" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2011. Marrë më 1 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 29.
  6. ^ Hajredin Isufi (2002), Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947, Botimet Dudaj, f.7.
  7. ^ a b Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.7
  8. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 29. Për themelimin e këtij qytezës dhe prejardhjen e emrit të tij çamët tregojnë këtë gojëdhënë: “Një qeraxhi me emrin Filo qe ishte nga fshati i vjetër i Mihalarit (sot topogërmadhë), afër fshatit Galbaq, po shkonte me val të ngarkuar në kual e doj t’e shpij t’e shit në Guman (një qytet antik sot topogërmadhë). Ki Filua i ndaloi kualt nek ishtë sot Filati dhe që ahjere nuk kish asnjë shtëpi. Doj të shplodhej aj e doj të rrin njadi sahat e pastaj të shkonej në Guman. Si që u shplodh mori e po garkon kualt, kur ati kalojnë ca fshatarë dhe e pjenë Filon: - Çish ke garkuar në këta kual bre? Kam val - u tha Fillua. -E shet? -E shes. Jo aq po kaq, e shiti valin ki dhe fshatarët e pjenë Filon e i thanë: -Çish ditë tjetër do viç ti ne ki vend të na sellç val t’e blejmë? Dhe Filua u vuri vadenë një ditë ka të javës që doj sill prapë val ati. Si e muarr vesh dhe të tjerë qeraxhinj shkuan në atë vend, dhe aj vend u bë si pazar per të shitur. Po e desh puna që të ish dhe një han ati, që të hajnë e të pijnë, dhe hanin që e ndërtoi i pari kle Filua, Filua pruri dhe fëmilën ati, dhe pas tij të tjerët, dhe emri i atij vendi i mbeti Filat".
  9. ^ Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.8.
  10. ^ a b c Isufi. Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. 2002. f.8
  11. ^ Manoscritto inedito del papàs Andrea Figlia, vizituar në 18 korrik 2013.