Jump to content

Nista

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nistë
Φασκομηλιά
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej627
Emri i banorëveNisqot

Nistë (greqisht: Φασκομηλιά/Faskomiliá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Νέστα/Nésta.[1]

Nga veriu Nista kufizohet me Grykohorin, nga jugu me Vrisin, nga lindja me Kushovicën e Skopjonën dhe nga perëndimi me Pllotarenë. Para Luftës së Dytë Botërore, Nistë kishte këto lagje: Aluxhinjtë, Qilanji, Xhivari dhe Zubati.[2]

Toponimet të fshatit Nistë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ar’ e Beqos – arë, në P.
  • Ar’ e Madhe – arë, në L.
  • Ar’ e Tàjpit – arë, në V.
  • Arat e Kostës – ara, në VL.
  • Baltëza – arë, në P.
  • Baltëza e Çarë - breg, në L.
  • Ballëvakëfi - ara e ullinj, në JP.
  • Beçullatë – arë, në P.
  • Bregu i Math – breg, në L.
  • Burime – burim, në L.
  • Dardha - ara e ullinj, në L.
  • Dëshkonëla – ara, në V.
  • Dobër/a - ara e ullinj, në L.
  • Dhafna – kullotë, në L.
  • Dhafn’ e Kuqe – kullotë, në L.
  • Dhrumet - vësht me ullinj, në V.
  • Fiqeza - ara e ullinj, në V.
  • Frrashëri – arë, në V.
  • Frrashëri Math – arë, në V.
  • Fshahuleza – arë, dikur ka qenë pyll ku fëmijët e vegjël loznin lojën “fshahuleza”.
  • Gogëla - vësht me ullinj, në L.
  • Gorrica – are, në L.
  • Grava Arez - shpellë, në VL.
  • Grav’ e Prroit Gumës - shpellë, në V.
  • Grav’ a Zejnelit - shpellë, në VL.
  • Grop’ e Çafait - ara e ullinj, në V.
  • Grop’ e Kuçit - fushë e madhe në të cilën kanë pjesë të gjitha fshatrat e Gropës së Kuçit: Kuçi, Arvenica, Vrisi, Pllotarja, Nista, Çifliku, Skopjona, në VP.
  • Gropat e Kasimit - ara, në V.
  • Gure - ara, në V.
  • Gjonate – shkëmb, në V.
  • Hundëglata – breg, në V.
  • Jurtet e Haxhive - vësht me ullinj, në qendër.
  • Kalaj’ e Urgarës – kala, në L. Kjo thonë se është ndërtuar nga venecianët dhe rindërtuar nga Ali Pashë Tepelena: shkatërruar pjesërisht nga lufta italo-greke (1940-1941).
  • Kavanoze - brinja me ullinj, në V.
  • Klisha - gërmadhë kishe, në L.
  • Klishat e Mazit - gërmadha e ullinj, në P.
  • Konopica - brinja me ullinj, në qendër.
  • Kroi Ferrulit – krua, në L.
  • Kroi Haxhiut - baçe me ullinj, në V.
  • Kroi Shepetoit – krua, në V.
  • Kucùlë – arë, në L.
  • Lakra – arë, në V.
  • Lëmënjëza - lëme i vjetër, në V.
  • Lëm i Ademit – lëmë, në qendër.
  • Lihadha - arë, në V.
  • Lihadh’ e Minesë – arë, në P.
  • Luadhi – ara, në V.
  • Mal i Nistës – mal, në L.
  • Palokrua – pus, në L.
  • Perivolet - ara, në V.
  • Perivol i Kostës - baçe, në L.
  • Prroi Gumbës - përrua.
  • Prroi Janjit - përrua, në V.
  • Prroi Karavait – përrua, në L.
  • Prroi Kushovicës - përrua, në L.
  • Prroi Latifit - përrua, në V.
  • Prroi Priftit - përrua, në mal.
  • Prroi Vathit Dhimos - përrua ku ka pasur vathin një farë Dhimoje, afër qendrës e fshatit.
  • Puset e Ferrulit - puse, në V.
  • Puset e Karavait – puse në rrëzën e malit, në L.
  • Pus i Laskos - pus, në L.
  • Pus i Mesëm - pus, në L.
  • Pus i Minesë - pus, në L.
  • Pus i Motésë - pus, në L.
  • Pusi Shatà – pus, në L.
  • Qaf’ e Koshovicës - qafë, në L.
  • Qaf’ e Palit - qafë, në L.
  • Qerse - arë, në V.
  • Rrypat – ara, në L.
  • Rripaz - vreshta ullinjsh, në V.
  • Rrip i Baliut – arë, në VP.
  • Rrip i Kuq – arë, në L.
  • Stovo - brinjë me ullinj, në qendër.
  • Shataja - arë e ullinj, në L.
  • Shéklez/a - vend shesh ku dalin disa burime, në V.
  • Shelqi - arë, në L.
  • Shkëmbi Arez - shkëmb.
  • Shkëmbi Gjonates – shkëmb, në L.
  • Shqùre – ara, në V.
  • Truane/t – arë, në V.
  • Trapi - arë, në L.
  • Ujt e Qelbur - ujëra që dalin nga toka, në L.
  • Vakëfe - ara, në L.
  • Valanidhe - vreshta me ullinj, në P.
  • Varikua - vreshta me ullinj, në V.
  • Vreshta – ara, në L.
  • Zgarbulla – arë, në L.

Familjet në fshatin Nistë:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj:Beqiranj, Doko, Ferrulë, Haskanj, Karavaçi, Rrut, Vongarë.[4] Familjet e tjera ishin: Fetahu.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Nésta - Faskomiliá
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 183.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 183-185. Treguan: 1) Shaban Beqiri, 78 vjeç, bari, analfabet, nga Nista, refugjat 1944- ës. Sot me banim në Fier. 2) Nexhip Xhaferi, 75 vjeç, bujk analfabet, nga Nista, refugjat i 1944- ës. Sot me banim në Fier.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 183.