Jump to content

Dhragomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dhragomi
Ζερβοχώρι
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej510
Emri i banorëveDhragumiqot

Dhragomi (greqisht: Ζερβοχώρι/Zervokhori) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Δραγουμή/Dragoumí.[1]

Nga veriu Dhragomia kufizohet me Vojnikun, nga jugu me Logatin, nga lindja me Gllavicën dhe nga perëndimi me Karbunarin. Para Luftës së Dytë Botërore, Dhragomia kishte këto lagje: Anastasenjtë, Binjarët, Hasanenj, Haxhimanatë, Manenj, Mecenj, Mehmetatë, Muhametenj, Papadhopulli, Sulotë dhe Zulfatë.[2]

Toponimet të fshatit Dhragomi:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ajdhonati - kishë në një pllajë, në J.
  • Arat e Zhablës - arë, në P.
  • Arra - vreshta me ullinj, në P.
  • Ballabani - kodër gurore, në L.
  • Beko — vreshtë me ullinj, në P.
  • Bir’ e Beqos – shpellë, në L. Këtu dimëronre bagëtitë Bequa.
  • Bir’ e Koloit - vrimë në një shkëmb, në mal, në L.
  • Bir’ e Pelisterëve - vrimë në një shkëmb ku strehoheshin pullumba, në L.
  • Bir’ e Ulkut – shpellë, në L.
  • Bokrrimat e Ballabanit — bokërrima prej shtufi, në L.
  • Bregu i Math - breg shtuf, në V.
  • Brrinj’ e Glatë – arë, në L.
  • Buzaresha – arë, në V.
  • Çepi i Klishës - vend pranë kishës, në L.
  • Dardhëza – arë, në P.
  • Dergua i Xhelal Efendiut - ullishte, në J.
  • Dodi – ullishte, në J.
  • Driza – arë, në P.
  • Duhanameja – arë, në V.
  • Faq’ e Bukur (Faqa e Bukur) - faqe e malit të Dhragomisë, në L.
  • Fieri – kullotë, në V.
  • Fiku i Duhanamesë — vend ku mbillej duhan, në P.
  • Fiku i Kup Tahirit – arë, në L.
  • Folej’ e Shqipjes - shkëmb ku kishte ndërtuar folenë shqipja, në L.
  • Folet’ e Hoxherëve - vreshta e ullinj, ishin pronë e fisit të hoxhatëve, në V.
  • Folet’ e Shqipjeve - fole shqipesh në malin e Xhumbarit, në L.
  • Fsaka – arë, në P.
  • Fsakareja – ullishte, në P.
  • Galbaqi - ara, në P.
  • Gorrica – ara, në P.
  • Gorrica e Shametëlës – arë, në P.
  • Grava - shpellë me një ulli pranë, në P.
  • Grav’ e Dervos - shpellë ku mund të mrizonin 200 kokë dhi, në P.
  • Grav’ e Gurit Shkarpës – shpellë, në VL.
  • Gravzat - shpella të vogla në malin e Dhragomisë, në L.
  • Gropa e Vurlës - vend shesh, në V.
  • Gropat – ara, në P.
  • Gropat e Lefkës – moçalishte, në P. Vend të cilin më drekë e zë dielii dhe bujqit bëjnë pushim.
  • Gumëla – arë, në P.
  • Gur i Drrasës - gur i madh, në J.
  • Gur i Dhimës - shkëmb me shpellë ku strehoheshin bagëti, në L.
  • Gur i Paterimit – shkëmb, në L.
  • Gur i Zi - shkëmb i zi, në L.
  • Gjurmëza - shesh e kullotë, në P.
  • Hajsomer i Burrave – kodër, në P. Vend ku mblidheshin burrat në kuvend.
  • Haliqe - shesh me ullinj, në P.
  • Haliq’ e Stavros - baçë me ullinj, në J.
  • Handaq i Pashait - gurrë në rrëzën e malit, në L.
  • Kalaj’ e Dhragumisë - mbeturinat e një kalaje të vjetër, në L.
  • Kallambro/ua - vreshtë e ullinj, në V.
  • Kapllanëla – arë, në P.
  • Karamënëla - arë, në P.
  • Kelo (Kellua) – arë e pemë frutore, në V.
  • Klish e Ajdhonatit - kishë në mal, në L.
  • Klish e Dhragomisë - kishë në qëndër.
  • Klishë e Shënikollës - kishë, në qëndër.
  • Klishë Shënmërisë – kishë, në mal, në L.
  • Kodra – kodër, në V.
  • Kodra e Gjonalilet - kodër, në L.
  • Kroi i Hoxhate – krua, në L.
  • Kroi i Klishës – krua, në J.
  • Kroi i Manastirit – krua, në L.
  • Kroi i Marmandilit – krua, në V (P.?).
  • Kroi i Math – krua, në L.
  • Kroi i Zejnatëve – krua, në V.
  • Kruathi - krua i vogël në një pllajë, në L.
  • Lefka - ara në fushë, në P.
  • Leko - vreshtë e ullinj, në P.
  • Lieri – ullinj, në P.
  • Lofata e Kiço Dokos – vend, në P.
  • Lum’ i Dhragomisë – lumë, në P.
  • Llak’ e Fikut - ara në një grykë, në P.
  • Llak’ e Goxhait – arë, në P.
  • Llak’ e Kodrës – arë, në P.
  • Llak’ e Stathit – arë, në P.
  • Llak’ e Tashit - mal, në L.
  • Mal i Glatë – mal, në JL.
  • Mal i Xhumbarit – mal mbi Kamin, në L.
  • Marmandili – kullotë, në V.
  • Marmuri - tre gurë të mëdhenj, në P.
  • Manaq i Sakës - vësht me ullinj, në JP.
  • Manastiri i Math — manastir, në L.
  • Mesa – pyll, në V.
  • Mërajthi – ara, në P.
  • Mërqinja - sheshe me ullinj, në J.
  • Millokoqeja - arë, në P.
  • Monej’ e Shaban Husos - mone e vjetër e një çobani, në L.
  • Mulliri i Kup Salihut - mulli që bluante drithë, në P.
  • Mulliri Manaqit - mulli drithi, në P.
  • Papallambrua - arë, në V.
  • Perivol i Math – ara, në V.
  • Pezuleza - vreshtë me ullinj, në V.
  • Pill i Meses - pyll mes një pylli, në J.
  • Pilli Prrerë i Bollaqit — pyll në J.
  • Pirostia e Sakës - ara, në P.
  • Prrari i Sinanëlës - 2 përrej të mëdhenj pranë xhamisë, në P.
  • Prroi i Hoxhatëve - përrua që kalon nga lagjia e Hoxhatëve, në J.
  • Prroi i Lisrit – përrua, në P.
  • Prroi i Llakazve - përrua, në L.
  • Prroi i Llakës Fotos – përrua, në L.
  • Prroi i Manaqit – përrua, në P.
  • Prroi i Manastirit – përrua, në L.
  • Prroi Math – përrua, në J.
  • Prroi i Psakës - përrua në lagjen e Psakës.
  • Prroi Verreve - përrua që mbledh ujrat e përrojve që vijnë nga mali dhe bashkohen në një përrua të vetëm, në P.
  • Qivur i Çano Kapalit - varr i vjetër, në L.
  • Qivur i Grekut - varr i një tregëtari grek ambulant që kish vdekur në rrugë, në L.
  • Qivur i Muharremit - varr i një farë Muharremi që e kishin vrarë hajdutët në kohën turke, në P.
  • Rrathëla - arë, në P.
  • Rrepet e Xhamisë - rrepe shekullore ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në J.
  • Spahesha e Tarit – arë, në P.
  • Stafidhet e Çucit - fiq të vjetër, në P.
  • Stan i Sako Omerit – stan, në mal, në L.
  • Stan i Vashit Spiros - stan i vjetër në rrëzë të malit, në L.
  • Strëngjëlloi - ara e ullinj, në P.
  • Shamsi — brinjë me ullinj, në P.
  • Shesh i Dramsit – shesh, në L.
  • Shesh i Fierzës – shesh, në P.
  • Shesh i Math - shesh në mal, në L.
  • Shesh i Psakës - shesh në një pllajë të veshar me sfaka, në L.
  • Shesh i Vogël – shesh, në L.
  • Shkall’ e Vogël – shesh, në L.
  • Shkall’e Klishës – shkallë, në L.
  • Shkall e Vojnikut – shkallë, në L.
  • Shkëmb i Çanit – shkëmb, në L.
  • Shkëmb i Sterrës - shkëmb pranë një sterre, në P.
  • Shpella - arë, në L.
  • Shpell e Klishës - shpellë, në L. Në malin e klishës më 26 korrik (allaturka) të krishterë e myslymanë festonin Shënjepremten. Aty hanin e pinin, zhvillonin lojra të ndryshme. Bënin edhe qitje në shenjë.
  • Shtrung e Andia Markos - shtrungë e gurtë, në L.
  • Shtrung e Sako Omerit - shtrunga e gurtë, në L.
  • Tre Gurët e Klishës Ajdhonatit - tre gurë të mëdhenj, në L.
  • Ulliri Bllic - ulli i hollë, në L.
  • Ulliri Thatë - ulli që ish gjysma i thatë, në L.
  • Ullit e Margëllëçit - ullinj vakëfi, në P.
  • Ullit e Vakëfit - ullinj të xharnisë së fshatit, në J.
  • Ura e Nan Veliut - urë me hark rreth 10 m. e gjatë të cilën e ka ndërtuar Nan Veliu nga ky fshat, në J.
  • Varri i Vashëlës - varr i një vajze të krishtere që e kish pasë emrin Vashë, në JP.
  • Vësht i Çavo Dokos – vësht, në P.
  • Vidhi - ara, në P.
  • Vidheza – ara, në J.
  • Xarra - vend plot me gurë, në L.
  • Xhami e Bejdeshate - xhami e lagjes Bejdeshat, në P.
  • Xhami e Kaminit – xhami, në V.
  • Xhami e Psakës - xhami e lagjes Psakë, në J.
  • Xhumba e Fotos - në V.
  • Zahëla - pyll me shkarpë e ullinj, në P.
  • Zhapëla – arë, në P.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Dragoumí - Zervokhoríon
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 341.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 341-344. Tregoi: Zeqir Abdurrahman Halili dtl. 1897 nga Dhragomia.