Petrovica
Appearance
Petrovicë
Πετροβίτσα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Petrovicjot |
Petrovicë (greqisht: Πετροβίτσα/Petrovítsa) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Petrovica kufizohet me Pllakotin, nga jugu me Curilën nga juglindja me Llabanicën dhe nga perëndimi me lumin Kalama.
Toponimet të fshatit Petrovicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Ahmatë - ara, në P. Dikur kanë qenë prona të fitit të ahmate.
- Allonaqi — udhë që të çon në Paramithi, në J.
- Ar’ e Bukur – arë, në P.
- Ar’ e Buzës – arë, në P.
- Ar’ e Klishës – ara, në VL.
- Ar’ e Kondit – arë, në P.
- Ar’ e Lules – arë, në P.
- Ar’ e Lumit — arë pranë lumit Kalama, në P.
- Ar’ e Madhe – arë, në JP.
- Ar’ e Mesme - arë, në L.
- Ar’ e Mullirit - arë, në L.
- Ar’ e Pillirit — arë pranë një pylli me koçimare, në L.
- Ar’ e Thatë – arë, në L.
- Arat e Xhamisë — ara, në P.
- Avarica — ar’ e madhe, në JP.
- Arazt e Dulit - ara, në P.
- Bakull - pyll, në L.
- Bregu i Bardhë - breg, në P.
- Bregu i Haskenje - arë në breg, në P.
- Brizo/ua — vend me ullinj, në VL.
- Brinj’ e Lisit — brinjë mali, në L.
- Burim’ e Lumit — arë, në P.
- Burim’ e Manastirit — burimi, në L.
- Buza – ara, në P.
- Dimal/i - dy maja mali që ndahen nga një qafë, në L.
- Faqa e Burimit — faqe kodre ku ndodhet një burim, në L.
- Fusha — fushë, në P.
- Gorric e Guvës - gorricë pranë një guve në mal, në L.
- Grav’ e Grekut - shpellë ku fshihej një kusar grek, në L.
- Grav’ e Gjakut - shpellë e kuqe, në L.
- Grik’ e Dimalit — grykë mali, në L.
- Gropa – arë, në P.
- Grop’ e Ferrës — vend grykë me ferra, në L.
- Gur i Glatë — shkëmb i madh, pranë qendrës.
- Gur i Hoxhës – shkëmb, në L.
- Gur i Illit - shkëmb në mal, në L.
- Gur i Prerë - shkëmb i çarë, në L.
- Gur i Sinorit - shkëmb në mal ku ndan kufiri i fshatit me Llabanicën, në L.
- Hajani - arë, në P.
- Havz’ i Mogilës - depo uji për vaditje tokash, në P.
- Hund’ Shpellës - krep, në L.
- Jorëla — brinjë shkëmbore në mal, ku mbante dikur stanin e veja e Jorit, në VL.
- Këmb’ e Ariut - këmbë mali, në L. Dikur aty qëndronte një ari.
- Këmb’ e Glatë - kembë mali, në L.
- Klisha - kishë, në qendër. Ka qenë ndërtuar në vitin 1542.
- Kojdheleza - monopat në mal, në L.
- Komeno/ua - burim uji, në L.
- Kreu i Arës - ara me pemë frutore, në P.
- Kroi i Grave - krua ku gratë lanin rrobat, afër qendrës.
- Kroi i Kavaropullit - krua, pranë qendrës.
- Kroi i Mirë - krua, në qendër.
- Kroi i Ulkut - krua, në L.
- Lëm’ i Rroshit - lëm i vjetër, në JL.
- Lis i Mixh Aliut - lis shekullor, në JL.
- Lis i Mixhë Gjonit - Dikur aty ka qenë një lis shekullor dhe vendit i ka mbetur ky emër, në L.
- Luca - arë, në P.
- Lum i Kalamait - lumi Kalama, në P.
- Malë e Illit - shkëmb në mal, në L.
- Manastiri i Gumanit – manastir, në L.
- Mejtepi - gërmadhë e një ndërtese e cila ka qenë mejtep në kohën turke në qendër.
- Miçua - bregore, hajsomer ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në V.
- Milerëza - ullishtë, në VL.
- Mulliri i Avaricës - mulli, në JP.
- Mulliri i Xhinit - gërmadhë e një mulliri të lashtë, në JP. Aty thuhet se ka pasur xhinde që këndonin e vallzonin në kohë nate.
- Musai - arë, e cila dikur ka qenë pronë e një farë Musai, në P.
- Palëla - copë arë, në P.
- Pendareja - kullotë, në JL.
- Pill’ i Zi - faqe mali, në L.
- Pllakë/a - vend shkëmbor, në L.
- Qaf’ e Zogje - qafë, në L.
- Qaf’ e Xhixho Lekës - qafë ku ka pasë stane të vjetër, në L.
- Qiur i Çobanit - varri një bariut në mal, në L.
- Qiur i Grekut - varr në mal, në L. Aty fshatarët kanë pasë vrarë një hajdut grek që vidhte bagëtite dhe kuajt e fshatit.
- Rradhjo/ua - greminë në mal, në L.
- Riza (Rrëza?) - rrugë që të çon në Janinë, në VL.
- Roj’ e Hasanit - pyII me përrall, në JL.
- Rrap i Hajsomerit - rrap shekullor në Miçua ku mblidheshin pleqtë në kuvend.
- Rrepet e Zejnate – rrepe, në P.
- Sinor i malit - shënjë kufiri në mal ku ndan fshati me Llabanicën.
- Spithar i Shqipjes - spithar majë një shkëmbi në mal, në L.
- Stan i Haskenje - stan i vjetër, në L.
- Stanet e Karahasanate - stane në mal, në L.
- Stenet e Zejnate - stane në mal, në L.
- Sterrëza - sterrë në mal, në L.
- Shesh i Glatë - ara, në P.
- Shesh’ i Vogël – ara, në P.
- Sheza - she, në L.
- Shkallopulli - rrugë mali shkëmbore, në L.
- Shkëmb’ i Gravës - shkëmb në mal pranë një shpellë, në L.
- Shqedhija - rrugë gërmadhë e vjetër pranë qendrës.
- Shtrung e Prroit - shtrungë e gurtë, në L.
- Shtrung’ e Prrarit - shtrungë e gurtë pranë një përralli, në L.
- Shtrung’ e Zarkadhes - shtrungë në mal, në L.
- Trap’ i Didenje - arë, në P.
- Vajeza - vend me varre ku populli vajtonte njerzit e tij të vdekur, në P.
- Valltua e Madhe - arë, në P.
- Vulistra - arë, në P.
- Xhami e Karahasanate - xhami, në qendër (sot gërmadhë, djegur nga grekët më 1912).
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Petrovicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Ahmetenj, Didenj (Didatë), Ferrenj (Ferra), Haskenj, Karahasanenj, Kasimatë, Kotolenj, Mehmetatë, Mergjushë, Takenj, Velenj, Xhaferatë, Zejnatë, etj.