Jump to content

Psaka (Sul)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Psakë
Ψάκα
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej195
Emri i banorëvePsakanjot

Psakë (greqisht: Ψάκα/Psáka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Psaka kufizohet me Skupicën, nga jugu me Nikolicanjin, nga lindja me Grykën dhe nga perëndimi me Peshtanin.

Toponimet të fshatit Psakë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Ar’ e Ahmetit - arë, në P.
  • Ar’ e Çokate - arë, në L.
  • Arat e Dacit - ara, në P.
  • Ar’ e Gjergj Vangjelit - arë, në P.
  • Ar’ e Kostës - baçë me ullinj, në V.
  • Bir’ e Prrejzit – shpellë, në P.
  • Bokrrimat e Dardhës - bokërrima, në J.
  • Bokrrimat e Kovaçe - bokërrima, në J.
  • Bokrrimat e Milesë - bokërrima, në L.
  • Burim i Lalos - burim, në P. Për Lalon tregojnë se ka qenë një bareshë që çonte bagëtinë për të pirë ujë në këtë burim.
  • Dardhëza - arë, në P.
  • Di Fiqt e Vidhezit - kullotë, në J.
  • Faqa e Dacit - faqe mali, në P.
  • Fieri - kullotë, në L.
  • Fiku i Gjonit - fik i vjetër në faqen e malit, në P.
  • Fillo (Filua) - vësht, në L.
  • Fiqt e Prrejzit - ara e fiq në mal, në J.
  • Goneja - arë në mal, në P.
  • Gorric’ e Pilonit - ara, në L.
  • Grik’ e Mihalit - vend grykë, në P.
  • Grop’ e Brrinjës - ara, në P.
  • Grop’ e Spartës - vend gropë me ullinj, pranë qendrës.
  • Grop e Uzni Pirushit - faqe mali, në V.
  • Gurët e Vidhezit - shkëmbenj të mëdhenj, në L.
  • Hajsomer i Klishës - vend pranë kishës ku mblidheshin pleqtë, në L.
  • Kallbë/a - kullotë, në P.
  • Kalivj’ e Memikos - kasolle barinjsh e ndërtuar me gurë, në P.
  • Kalivj’ e Mihalit - kasolle barinjsh, ndërtuar me gurë, në P.
  • Klisha - kishë, në L.
  • Kodello - faqe mali me ullinj, në P.
  • Lalindreu - stan me gurë ku barijtë dimëronin bagëtitë, në P.
  • Lëm’ i Prrarit - lëm i vjetër, në L.
  • Lëm’ i Hjersës - lëme i vjetër i shtruar me gurë, në L.
  • Litruvia - makinë vaji, në L.
  • Llak’ e Mëllezës - grykë, në P.
  • Mal’ e Dacit - hundë, në P.
  • Malquteza - arë, në P.
  • Marçali - kullotë, vend me gurë, në J.
  • Mazhi - vend me lofata e shqope, në V.
  • Meshahu - arë në mal, në P.
  • Mërxim i Dhive - kullotë, në J.
  • Prroi Dardhës – përrua, në J.
  • Prroi Dushqez – përrua, në P.
  • Prroi i Lukut – përrua, në P.
  • Prroi Mbilloshit - përrua mali, në P.
  • Prroi Spartës - përrua që vjen nga Kurora, në P.
  • Pus i Çollakut - pus i vjetër, në L.
  • Qaf’ e Dushkut - qafë, në J.
  • Qaf’ e Kapitoit - qafë kodre, në P.
  • Qaf’ e Trapit - qafë, në J.
  • Qaf’ e Thanës - qafë afër qendrës
  • Qelbësi - faqe mali, në P.
  • Qibleja - ara, në J.
  • Rrahu - pyll, në J.
  • Rrug’ e Prokos - rrugë, në V.
  • Spithar i Burimit Lalos - spithar, në P.
  • Spithar i Gurit Angures - spithar, në J.
  • Spithari Gurit Mbim - spithar, në J.
  • Thieri (Fieri) - shesh, në L.
  • Varikoi Vijës - kopësht, në L.
  • Vësht i Çovilit - ullishte, në L.
  • Vidheza - kullotë, në J.

Familjet në fshatin Psakë:[2]

Boçenj, Buli, Çokatë, Dhimenj, Fotenj, Janenj, Poga, Poloni, Sulotë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 377-378. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Jaho Mero Mezani, dtl. 1890 nga Nikolicanji, Tiranë, 1949.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 377.