Galbaqi (Filat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Galbaq
Ελαία
Fshat
Vendndodhja
Galbaq is located in Greqia
Galbaq
Galbaq
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Çamërisë
Komuna e Filatit
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Galbaqot
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 34′ 57″ Veri

20° 19′ 48″ Lindje

Popullsia 754 banorë

Galbaq (greqisht: Ελαία/Elaía) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Καλπάκι/Kalpáki.[1]

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Fshati Galbaq mban një orë më këmbë nga Filati. Nga veriu Galbaqi kufizohet me Sidherin, nga lindja me Picarin, nga jugu me lumin Kalama dhe nga perëndimi me Spatarin. Etimologjia e toponimit Galbaq vjen nga fjala shqipja, që do të thotë galbë, një lloj ngjyre bagëtish: dhi galbë.[2]

Para Luftës së Dytë Botërore, Galbaq kishte këto lagje: Baballitë, Pashátë dhe Çoda. Para shumë vjetëve lagja Çodë ka qenë e madhe. Ka pasur furra e dyqane shumë, por vendi pësoi vithisje dhe lagja u zhduk.[3]

Toponimet të fshatit Galbaq:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

  • Ara e Burrit – arë, në L.
  • Ara e Dardhës - arë, në L.
  • Ar’ e Madhe - arë, në L.
  • Ar’ e Malo Çimos - arë në P.
  • Bashullakua/oi - krua i prishur. E ka marrë këtë emër nga tisi i shuar i bashllakénje.
  • Bokrrimat e Kuqe – bokërrima, në P.
  • Bokrrimat e Salikénje - arë e fisit të salikénje që dikur mbillej bostan.
  • Bòshkëz/a - faqe mali, në L.
  • Bot’ e Bardhë - bregore që e ka dheun të bardhë, në JP.
  • Bregu i Honisë - breg, në P.
  • Bregu i Pilavit - breg që ka formën e një pilavi në pjatë, në L.(nga e emri i kësaj kodre e ka marrë mbiemrin atdhetari Hasan Pilavi).
  • Brrinja - arë në P.
  • Brrinjat – pllajë, në L.
  • Burim’ e Rrapit - burim që del nga rrënjët e një rrapi, në V.
  • Çenu/ja - gërmadha te vjetra të fisit të shuar të Çenusë (Daut Çenuja qe i fundit i këtij fisi).
  • Dardh’ e Kuqe - dardhë e vjetër, në L.
  • Davaçel/a – arë, në L. (i ka mbetur ky emër sepse aty dikur është bërë një grindje (dava).
  • Dushet - ara, në P.
  • Dhafna e Sali Zejnelit – kullotë, në P.
  • Dhesi Çupos - pritë që i bëhet ujit të lumit për të vaditur tokat, në V.
  • Fileu Dalisë - arë, në J.
  • Fitej’ e Matos - bregore, në L.
  • Fushëgjerva - fushë e cila ka rreth 1000 dynymë tokë, në L.
  • Gárari - ara, në një brinjë, në P.
  • Gërrmadhat e Isuf Xhaxhos - gërmadha shtëpijash të vjetra, në V.
  • Gërrpishtet - ara, në V.
  • Grava e Bozaxhikut - shpellë e cila ka shërbyer si mone bagëtish, nxën rreth 200 kokë bagëti t’imta, në J.
  • Grava e Dafilloit - shpellë qe nxën rreth 100 koke bagëti, në L.
  • Grav’ e Honisë - shpellë qe nxën afro 200 koke bagëti, në P.
  • Grav’ e Kuqe - shpellë që nxën rreth 200 kokë bagëti, në L.
  • Grav’ e Madhe - ara ne nje vend grope, ne L
  • Grav’ e Muçes - shpellë,ku mund të mrizojnë rreth 500 kokë dhi, në P.
  • Grav’ e Pelisterit - shpellë ku strehoeshin pullumba t’egër, në P.
  • Grav’ e Venetit - shpellë që nxën gier më 50 kokë bagëti t’imta, në L.
  • Guret e Vërselës - shkëmbënjë të mëdhenj, në VL.
  • Guvaraja - gurrë e madhe uji e cila shërben për vaditjen e fushës dhe për të bluar mullinjtë, në V.
  • Honia - vend fushë, në P.
  • Humarati - pyje, në P.
  • Karafili - bregore me ullinj, në L.
  • Këmb’ e Glatë - kembë mali, në L.
  • Këmb’ e Mjalcës - këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e Përnaraqit – këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e Pllakarésë - këmbë mali, në L.
  • Klish’ e Zejnel Tahirit - arë, në P.
  • Kreu Prroit - vend në krye të një përroi ku ndodhen disa varre, në V.
  • Kroi Klleçit - krua, në V. Thuhet se në këtë krua para 300 vjetësh janë bere vrasje duke përdorur edhe kllëçet. Vrasjet janë bëre nga mosrespektimi i radhës kur mbushnin ujë.
  • Kroi Lepurit - krua, në L.
  • Kroj Math - krua, në qendër të fshatit.
  • Kroi Priftit – krua, në L.
  • Kroi Tares –krua i ndërtuar nga fisi Tarenje, në P.
  • Kulluret - ara e kopështe, në L.
  • Kumarati — brinjë e veshur me pyll, në P.
  • Kup’ e Maliqit - arë, në P.
  • Ler’ e Sali Zejnelit - kullotë, në V.
  • Lëmënjëza - ara, në V.
  • Lëm i Lazër Vishit - lëm i gurtë, në P: (mbiemër Vishi kemi edhe ne fshatin Lekël të Tepelenës – Gaq Vishi).
  • Lëm i Shedinës - lëm i shtruar me pllaka guri, në L:
  • Lëm i Sherrate - lëm i gurtë që i takonte fisit sherrate, në qendër.
  • Lëmi i Tahir Gegës - Lëm i Gurtë në qendër të fshatit. Tregojnë se Tahiri qe ushtar me turkun në Kosovë. Kur u kthye nga ushtria solli me vete një djale të vogël kosovar, mbetur bonjak se babën ja kishin vrarë serbët në Nish. Tahiri e rriti këtë, e martoi dhe i dha pjesë. Por fshati i thirrën edhe këtij Tahir Gega ashtu si edhe kosovarit edhe këtij i mbeti ky mbiemër.
  • Lëmënjet - bregore me lëmë në krye, në L.
  • Lisëla e Mustafait - arë, në L.
  • Luca - ara, në J.
  • Lum i Filatit - degë e Finiqit që bashkohet me atë të Galbaqit, në L.
  • Lum i Galbaqit - lum, në V.
  • Lumi Kalamajt - lumi më i madh i Çamërisë. në V, 100 km i gjatë. Për Lumin Kalamajt kemi këte gojëdhënë:

“Shkuan kalamajt e doj laheshin në lumë se ish behar ahjere. Mirpo në mele ka siprazi kishte rarë shi i math. Dolli lumi e po vinesh hjimën me bët. Dikue ardhë lumi i frrirë, kalamajt i frrikëtuan dhe po e vëzhdrinin me si. Ca ka ata hipen mbali rrepeve të vegjël, po lumi u frri jama ne buza, në ohtë e dolli jashtë e i bëloi. Një ka ata djeltë bëri golë e foli, po kush vinesh ati e t’i xirr se bitej për vetëhe. Të tërë ata djelëzitë i biti lumi e i xorri rëposhtë në një anë. Ati u bënë dhe varret e ture. Andaj i ka betur ëmri vëndit “Verret e Kalamanjet” dhe lumi e mori ëmrin Kalamà.

  • Luturvija e Baballitëvë - mulli vaji, në qendër.
  • Luturvija e Çipit - mulli vaji, në qendër.
  • Luturvija e Pilavit - mulli vaji, në qendër.
  • Llulla - krua, në P.
  • Makërkëmet - ara, në L.
  • Manastiri Bardhë – brinjë, kullotë, dikur aty ka qenë një manastir, në L.
  • Manastiri Finiqit – manastir, në V.
  • Manastiri Grremisur - mbeturina muresh të mëdhenj të një manastiri, në L.
  • Masulua - arë, në L.
  • Mihalari - gërmadhat e Galbaqit të vjetër, në P.
  • Muhametëla - arë, në L.
  • Mulliri Çupos - mulli, në L.
  • Mulliri Erës - gërmadhat e një mulli ere në një kodër, në L.
  • Mulliri Haxhi Babait - mulli, në JP.
  • Mulliri Sherrit - mulli, pronë e fisit të sherratëve, në L.
  • Osakëza - kullotë, në V.
  • Palofshati - gërmadhe e një fshati të vjetër, në V. Thonë së ky fshat ka qenë shuar nga kukudhi dhe ata që shpëtuan shkuan dhe morën pjesë ne formimin e Galbaqit. Palofshati nga Galbaqi mban 1 orë më këmbë.
  • Palokopra - kodër ku rritet një lIoj bari i gjatë, në L.
  • Paraspora - arë në fushë, në L.
  • Pilli Beqarit - pyll, në P.
  • Pilli Çanusë - pyll, në P.
  • Pilli Çùuse - pyll, në P.
  • Pllaka - faqe mali, në L.
  • Pllakareja - brinjë, në L,
  • Pllakat e Kripës - pllaka prej guri në të cilat barinjtë u hidhnin kripë bagëtive, në L.
  • Porta e Gùmanit - portë e qytetit antik të Gùmanit në P.
  • Potaméja e Meçit - ara pranë lumit, në JL.
  • Prroi Honisë – përrua, në JR.
  • Prroi Ramos – përrua, në V.
  • Pusi Baballite - pus në qendër.
  • Pusi Karrulate - pus, afër qendrës.
  • Pusi Leshit - pus ku gratë e lagjes lanin leshtë, në qendër.
  • Pusi Sherrate - pus i fisit të Sherrate, në qendër.
  • Qaf e Honisë - qafë, kullote, në J.
  • Qaf’ e Osakës - qafë, në V.
  • Qaf’ e Vërselës - qafë, në L.
  • Qiuri Mulla Damos - varr i Mulla Danos nga Borshi i Sarandes, i cili ka qenë hoxhë në Galbaq gjatë sundimit turk.
  • Rrahu Dules - baçë me ulIinj, në P.
  • Rrapi Çupës - rrap shekullor i fisit të cupénjëve, në qendër.
  • Rrapi Honisë - Iivadh ku ndodhet një rrap shekullorë, në L.
  • Rrepet e Kroit Math - dy rrepe shekullorë të Kroi Math, në qendër.
  • Rrëkej’ e Davaçëlave - rrëke, në V.
  • Rrëkej’ e Pashait - rrëje, në V.
  • Rrihet e Koçulit - ullishte, në P.
  • Rroshua - burim uji në një ulIishtë, në L.
  • Sterra e Katundit - sterrë mijvjeçare e ndërtuar me gurë, në P.
  • Sterra e Xhamisë - sterrë, në L.
  • Shedina - brez shkëmbor buzë malit Kalamait, në L. Aty gjenden gërmadha të një qyteti antik.
  • Shkëmbi Gjorros - shkëmb i madh, në L.
  • Shkëmbi Pulbardhës - shkëmb, ku ndërtonin foletë pulbardhat, në L.
  • Shkëmbi i Vallanidhésë - shkëmb, në P.
  • Shpella e Sul Meçes - shpellë që nxën gjer në 200 kokë bagëti t’imta, në L.
  • Shtëpia e Muho Kandës - vend ku ndodhen varret e fshatit, në L.
  • Shtëpia e Xhiluhës - gërmadhë pranë lagjes e vithisur të Çodës, në J.
  • Shtrung’ e Kales - shtrungë e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Honisë - në P.
  • Shtrung’ e Mihalarit - shtrungë e gurtë, në P.
  • Shùreza - brinjë me ullinj, në L.
  • Turbé/ja - turbe me 4 këmba, në L.
  • Ulliret - ara, në L.
  • Ura e Galbaqit - urë e vjetër në fshat.
  • Ura e Gùmanit - urë këmbësorësh, në P.
  • Ura e Vijës - arë e gurtë mbi të cilën kalonte vija e ujit për në mullirin e Haxhi Babajt, në P.
  • Vaj’ e Brahos - va lumi, në JL.
  • Vaj’ e Galbaqit - va lumi që kalon për në Filat e Vërselë, në P.
  • Vaj’ e Muhtiut - arë pranë lumit që dikur ka qenë va, në P.
  • Vaj’ e Pilavit - arë buzë lumit Kalama në L.
  • Valto - fushë që mban ujë, në P.
  • Variketë e Dalanit - ara moçalishte, të JL.
  • Variketë e Dhimitër Filos - tokë djerr, në L.
  • Varikoi - arë, në L.
  • Verret e Guvarasë - kodër ku ndodhen varret e fshatit, në V.
  • Verret e Xhamisë - varre pranë xhamisë, në qendër.
  • Verret në Hamzesha - varre, në L.
  • Vithizma - vend i fundosur, në L.
  • Vreshtat - arë, në L.
  • Vresht i Naçit - arë, në J.
  • Xhamia e Baballite - xhami e ndërtuar nga fisi i baballite, në L.
  • Xhamia e Llogate - gërmadhë xhamie, në qendër.
  • Xhamia e Resulate - xhami, në L.
  • Xhoilazëla - arë e madhe, në L.
  • Zonari Honisë - shkëmb i madh, në P.
  • Zonari Pllakës - bregore, kullotë.
  • Zonari Shedinës - buzë mali ku ndodhen muret e një kalaje të rrëzuar, në L.
  • Zhalli Pashatet - vend me zall të zbritur.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Familjet në fshatin Galbaq:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Beqaténj, Bollenj, Cipaténj, Çupenj (Në vendin ku banonte ky fis, ndodhej një rrap i madh që ia thoshin “Rrapi i Çupes” dhe këtij fisi i mbeti emri Çupenj), Dalanenj, Dubicàtë, Fërxhallénj, Hamàtë, Hoxhàtë, Kaçénj, Kandénj, (sepse të parët e këtij fisi kanë prodhuar kandarë), Karafilénj, Karrulàtë, Kovaçatë (nga që kanë qenë koveçë), Krápulénj, (fis që bënin shporta e krraba), Lushénj, Llongàtë, Maliqenj, Mullahë, Muslihoxhàtë, Pilavàtë (e ka marrë këtë emër nga një kodër në formë pilavi në pjatë ku është vendosur ky fis), Rahmatë, Salikénj, Sherràtë (nga që ky fis ka pasë bërë gjithmonë sherr me fshatin mori këtë emër), Vallanidhénj, Xhavarrë (nga që dikur ka qenë fis i varfër, i grisur e i lerosur) Xhaxhénj (nga fjala xhixho, xhaxha, minxhë).[3] Familjet e tjera ishin: Rakot.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Fshati i vjetër i Galbaqit ka qenë Mihalari, gërmadhat e të cilit duken edhe sot. Për themelimin e Galbaqit të ri, gojëdhëna thotë se dy vëllezër nga Mihalari, njëri pre të cilëve, Fillua, që merrej me tregëtinë e vajit, shkoi e themeloi Filatin dhe tjetri Galbaqin.[5]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Πανδέκτης: Kalpáki - Elaía
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 47.
  3. ^ a b Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 47.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 47-51.Treguan: 1) Jasin Sherri. dtl. 1890 nga Galbaqi; 2) Hasan Pilavi, nga Galbaqi.
  5. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 46-47. Për më shumë shih artikullin: Filati.