Rrëzanji
Rrëzanj
Άγιος Γεώργιος | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Rrëzanjot |
Rrëzanj (greqisht: Άγιος Γεώργιος/Áyios Yeóryios) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1953, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ρύζιανη/Ríziani.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga perëndimi Rrëzanji kufizohet me Varfanjin, nga lindja me Vratilën nga jugu me Dramësin e Koriqanjin, dhe nga veriu e lindja me lumin Kalama. Para Luftës së Dytë Botërore, Rrëzanj kishte këto lagje: Çuka, Pirro, Psaka.[2]
Toponimet të fshatit Rrëzanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ar’ e Elbit - arë në mal që mbillej elb, në P.
- Ar’ e Hidës - faqe mali, në JP.
- Arat e Mesme - ara, në L.
- Arat e Mëdha - ara, në L.
- Balta – arë, në VL.
- Ballarreta - ara, në J.
- Bir’ e Botës - birë ku nxirrnin baltë të bardhë për të përdorur në vend të gëlqeres, për zbardhjen e mureve të banesave, në L.
- Bir’ e Stihisë – birë, në V. “Thonë së atje ka pasur stihi që ka rrufisur njerëz”.
- Bir’ e Pashésë - birë në një pllajë, në V.
- Bregu i Strale - faqe mali, në J.
- Bregu Shaqir Feimit - ara në fushë, në L.
- Burbucëlat - vend ku del ujë nga poshtë tokës, në V.
- Burimi në Gure - burim, në L.
- Çolet - fushë që mbante ujë, në L.
- Dulga – mal, në P.
- Duvàra – arë, në L.
- Faqa e Argëlesë - këmbë mali ku ka argëlidha, në V.
- Faq’ e Lëmthit – pllajë, kullotë, në JP.
- Faq’ e Rrëzanjit (Faqa e Rrëzanjit) - faqe mali, në P.
- Folej’ e Birbilit - shkëmb në përrua ku këndoni bilbilat, në P.
- Furrat - furra të vjetra tjegullash, në L.
- Gonérat - arë, në L.
- Gorric’ e Dulgës - gorric’ e madhe në malin e Dulgës, në L.
- Gorricat e Lalos - shesh në mal, në J.
- Gorricat e Mollondrës - gorrica e kullotë në një grykë përroi, në P.
- Grav’ e Guvave – shpellë, në J.
- Gravat e Nënëshkëmbes - shpella në shkëmb në bregun e lumit Kalama, në V.
- Grik’ e Lumit - grykë shkëmbore e lumit Kalamà, në V.
- Grop’ e Ferrikut - vend gropë, në L.
- Grop’ e Kuçedrës - vend gropë në mal, në P.
- Guret - tokë gurore, në L.
- Guret e Ujthit - 2 gurë të mëdhenj, në P.
- Gurëzët e Sporésë - 2 gure të mëdhenj më këmbë, në P.
- Gurët e Elimëve - gurë të mëdhenj më këmbë, në P.
- Gur’ i Bardhë - shkëmb i bardhë, në P.
- Gur i Kuq - shkëmb i kuq, në P.
- Gur i Vllahut - shkëmb i madh e sterrë, në V.
- Gjikondëra – ara, në L.
- Hora - breg shkëmbor pranë lumit, në V.
- Karalinje - vakëf në fushë, në L.
- Këmb e Bejkate - këmbe mali, në L.
- Këmb’ e Beqirit - këmbë mali, në L.
- Këmb’ e shkurtër - këmbe mali, në J.
- Këmb’ e Ullive - vësht me ullinj, në V.
- Kodra e Shùbashit – kodër, në J.
- Konopic’ e Hoxhenje - are në fushë e ullinj, në J.
- Kopësht i Cikës - kopësht që dikur e ka pasë njëfarë Cikoje, në L.
- Kopësht’ i Lamit - baçë me ullinj, fiq e dardha, në P.
- Kroi Shemo Baçes - krua në fushë, në L.
- Kroi i Zerrit - krua në fushë, në L.
- Kulluret - ara me mure anës, në L.
- Lëm’ i Madh - lëmë, në qendër.
- Lëm i Muratit - lëmë, në qendër.
- Livadhet e Varikeve - livadhe, në L.
- Lum’ i Kalamait - lumë, në J.
- Llakat e Gjimaràshit - përrua mali, në V.
- Mal’ i Rrëzanjit – mal, në VP.
- Mejtepi - shkollë 2 katëshe turke e kthyer në greke pas 1913-ës, në qendër.
- Melovat – ara, në J.
- Merajthet – ara, në J.
- Mesokuqi - baçë me fiq të kuq, në P.
- Mesovlak - ara e varre, në L.
- Nënëshkëmbe - pllajë, në J.
- Okolera - fushë, në L.
- Prosilazt - pllajë në mal, në P.
- Pròure - va e zallishte, në J.
- Prrejt e Xhalos - përrua, në J.
- Prroi i Guvazet - përrua, në J.
- Prroi Nënëshkëmbes – përrua, në V.
- Prroi i Palarezës - përrua mali, në J.
- Prroi i Qelbësit' - përrua mali me qelbësa, në P.
- Prroi Rrotullares - përrua mali, në J.
- Prroi Stanit Dhive - përrua mali, në P.
- Prroi Tushit - përrua, në J.
- Pus i Gureve – pus, në L.
- Pus i Lamit - pus në mal, në P.
- Pus i Mërajthit - pus në fushë, në L.
- Qaf’ e Kodrës - rruga që kalon për në Paramithi e Janinë, në L.
- Rrahu i Dulit – kopësht, në P.
- Rrahu i Xhevizit - kodër e ledhe, në P.
- Rrapareja – ara, në L.
- Rrapet - ara, në L.
- Radhëzat – ara, në L.
- Rrotullareza - pllajë shkëmbore kullotë, në J.
- Skaminea - gropë gurore me mëna, në L.
- Spithar i Faqes Argëlesë - spithar ku pinin ujë barijt, në JP.
- Sqelevai - gërmadhe të njij lagjeje që u shpërngul në Filat më 1913.
- Stan i Prroit Qelbësit - stani vjetër, në P.
- Sterra - sterr’ e thellë, në J.
- Strunga e Qafës Qelbësit - shtrungë me pllakë prej guri.
- Struthi - rrëzë mali, në P.
- Sùvjani - ara, në L.
- Shesh’ i Lumit - shesh afër lumit Kalama, në L.
- Shindrokopi - kodër ku ka qenë një kondizmë, në L.
- Shkall’ e Nënëshkëmbes - shkallë, grykë mali, në V.
- Shkall’ e Qeve - shkallë mali, kullotë ku çonin qetë mbas pune, në P.
- Shtëpi e Muratit - gërmadhe e njij fisi të shuar, në L.
- Shtëpia e Taho Jaçes - gërmadhë e shtëpisë së Taho Jaçes, i përmendur për urtësi në kohën e Ali Pashë Tepelenës, në qendër.
- Shtëpit’ Bejkatet - gërmadha të vjetra, në L.
- Ullit e Sakos - vësht me ullinj, në P.
- Irazt - urë e gurtë mbi një përrua, në L.
- Vaj’ e Argëlesë - va lumi, në J.
- Vaj’ e Gjirit Balos - va lumi, në J.
- Vaj’ e Kodrës Shubashit - va lumi, në L. Aty kalon për në Dolan.
- Vaj’ e Nënëshkëmbes - va lumi, në J.
- Vaj e Nuhut - va lumi, në L.
- Varikua - ara e livadhe, në L.
- Vreshtat - fushë, në L.
- Xhamia e Çukate - xhami, në qendër.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Rrëzanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Askllanenj, Balinjarë, Cikenj, Çuçatë, Godarë, Hoxhenj, Kripénj, (nga që shisnin kripë, fis i shuar), Mëndratë, Mullakasiménj, Omaratë, Pirratë, Poshtnjatë, Psakallitë, Strefatë, Zekatë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hajredin Isufi - lindur 1935. Arsimtar dhe historian.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Ríziani - Áyios Yeóryios
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 201. Treguan: 1) Mehmet Brahimi, 78 vjeç, bari, analfabet, nga Rrëzanji, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Durrës. 2) Shuquri Haxhi Fetahu, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Rrëzanji, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Durrës. 3) Refat Mehmet Brahimi, 40 vjeç, puntor, autodidakt, nga Rrëzanji, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Durrës. Durrës, në 27.5.1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 201-203.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 201.