Lopësi (Filat)
Lopës
Ασπροκκλησίου | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 562 |
Emri i banorëve | Lopësjot |
Lopës (greqisht: Ασπροκκλησίου/Asprokklisíon) ishte fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati Lopësi u shkatërrua nga forcat e Napoleon Zervës. Pas luftës, fshati u zhvendos dhe u rindërtuar aty pranë me emrin Asprokklisíon që u themelua në 1950. Ky fshat sot është banuar kryesisht nga vllehët, grekët dhe disa romë.[1] Nga verilindja Lopësi kufizohet me Koskën, nga jugu me Smartën e Skupicën, nga juglindja me Shqefarin, nga lindja me Pleshavicën dhe nga perëndimi me Sajadhën e detin Jon.
Para Luftës së Dytë Botërore, Lopës kishte këto lagje: Ballosi, Kodërza, Mesomahallai dhe Perdhikotua/oi.[2]
Toponimet të fshatit Lopës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ahu Dinos — pyll me ullinj, në J.
- Ar’ e Benës - arë ku ndodhen gërmadha të vjetra shtëpijash, në J.
- Ar’ e Madhe – arë, në P.
- Ar’ e Pashait - baçë me ullinj, në qendër.
- Armusat - arë pranë lumit, në J.
- Baçeja e Baçes - ara e ullinj, në P.
- Bardhura – fushë, në JP.
- Bir’ e Ulkut –birë, në V.
- Bishti – ara, në J.
- Bishti Kalurit - bregore mali ku ndodhen gërmadhat e fshatit të vjetër të Lopësit, në J.
- Bishti Kullës - kodër në fushë, në J.
- Bishti Lumit - derdhja e Kalamajt, në P.
- Bokrrimat – bokrrimë, në V.
- Bot’ e Kuqe - dhe i kuq, në V.
- Bregu i Gjineshkës - bregore me gjeshtra, në V.
- Brinja - brinjë në mal, në L.
- Brrinj’ e Shamos - brinjë, në J.
- Brrinjeza - brinjë në mal, në L.
- Budra - pyll e ullinj, në J.
- Buk’ e Lumit - tokat buzë lunut (llomi), në P.
- Burim’ e Çatisë – burim, në V.
- Burim’ e Gjinës — burim uji, në V.
- Burim’ e Pirrezës – bunim, në JP.
- Burim’ e Qungjes – burim, në L.
- Burim’ e Rrapit — burim, në J.
- Buta — shesh ku ndodhen varre të fshatit, në J.
- Çairet — arë në fushë, në J.
- Çifliku — vreshtë me ullinj, në J.
- Çuk’ e Birbilit – kodër, në V.
- Çuk e Malit Thatë – Çukë në Malin e Thatë, në V.
- Çuk e Takës - çukë në një brinjë mali, në V.
- Dardha – ara, në J.
- Delimetua - kullotë në mal, në V.
- Djepez/a - përrua në formë djepi, në V.
- Docet - ara, në J.
- Drizareja - vend me driza, kullotë, në P.
- Fëngëz/a (fango it.) - ara pranë qëndrës.
- Fiskurati – kodër, në JP.
- Folej’e Bufit - shkëmb ku kish folenë bufi, në L.
- Frashnjej’ e Lopësit - fushë, në P.
- Frënxata - tënda të vjetra ku mrizonin dhëntë, në JP.
- Gërmadhat e Zejnate - sterrë, në V.
- Goneja - rrëzë mali ku ndodhet një shpellë, në JP.
- Gonej’ e Mullirit - fushë, në J.
- Gonet e Fikut – ara, në J.
- Grava - shpellë e cila nxën gjer më 300 kokë bagëti, në J.
- Grav’ e Kroit - shpellë, në P.
- Gravat - ara, në P.
- Grik’ e Fushës - kullotë, në J.
- Grikazt – ara, në P.
- Grop’ e Kavallarit - vend grope, në V.
- Gumradha – fushë, në JP.
- Gurët e Remezanit – gurë, në P.
- Gurihava — shkëmb i madh vendosur mbi një tjetër. nënë të një shpellë ku shkonin të semurët, të bindur se po të kalonin aty do të sheroheshin, në J.
- Hasanakua - kodër me ullinj, në J.
- Hund’ e Carit — hundë mali, në P.
- Hund’ e Klishës' - bregore në mal, në J.
- Hund’ e Malsinisë - hunde mali, në JP.
- Hund’ e Mjalcës - hundë mali, në J.
- Kacabai - kodër e xhveshur, në J.
- Kalaj’ e Qitezas – kala, në J.
- Kallamaq - vend ku ndërtoheshin shtrunga, në J.
- Kalldrimi Vjetër - kalldrëm në fushë, në J.
- Kallmet - ara ku ka kallëmba.
- Këneta - këneta rreth 100 hk. tokë që vaditet.
- Klishëza - gërmadhë kishë, në P.
- Kroi Agait - krua i vjetër, në J.
- Kroi Çaushit – krua, në qendër.
- Kroi Çelos - krua, në V.
- Kroi Math – krua, në V.
- Kroi Pirdhokotoit – krua, në qendër.
- Kroi Qitezas - krua, në J.
- Kroi Vilës – krua, në J.
- Kroi Zglonicës - krua, në J.
- Kubeza - kube dhe varreza, në P.
- Kull’ e Panos - kodër me gërmadha të vjetra, në JP.
- Kulluret – fushë, në P.
- Latua - pyll e ullinj, në P.
- Lëm’ e Lopëve - vend ku mrizonin lopët, në V.
- Lëm’ e Mushaut - lëm ku mblidheshin pleqtë në kuvend, në J.
- Lisat e Gulumit — vendi ku ndodhen varret e fisit të Dinenje, në L.
- Lisat e Klishës – lisa, në P.
- Lizmare/ja – bokërrimë, në V.
- Lum i Kalamajt — lumi Kalama, në J.
- Lum i Lopësit - pjesa e lumit Kalama që i takon Lopësit, në J.
- Luvedhet - kullota, në J.
- Mali Topçiut – majë, në V.
- Mali Deli Metos – mal, në VL.
- Mali Mandukës – mal, në J.
- Mali Nartës – mal, në V.
- Mali Skupicës – mal, në JP.
- Mali Thatë - mal i xhveshur ku ndodhet kalaja e Lopësit, në L.
- Malsinica - kullotë në fushë, në J.
- Meterizi - brinjë, në V.
- Mira e Qeve - kënetë ku kullosnin qetë në fushë, në J.
- Monej’ e Lopëve - mone lopësh, në V.
- Monej’ e Qafës Shelqit - mone bagëtish, në JP.
- Monet e Çapunit - mone të vjetra, në P.
- Monomandilla - ara, në JP.
- Muçobajua - pyll e baçë me ullinj.
- Petrotoi - kullotë bagëtish në mal,në J.
- Pilli Kullurit - pyll e ullinj, në J.
- Prroi Bualet – përrua ku qetësoheshin buajt kur dilnin nga këneta, në P.
- Prroi Fikut – përrua, në J.
- Prroi Gravës - përrua ku ndodhet një shpellë, në J.
- Prroi Kadrezës — përrua mali i thellë, në J.
- Prroi Kallmit — përrua i thatë, në L.
- Prroi Kazanazit - përrua ku ndodhet një shkëmb i madh i vendosur mbi një tjetër që ka formën e kazanit, në J.
- Prroi Math - përrua mali, në J.
- Prroi Mandukës - përrua mali, në P.
- Prroi Nuses - përrua ku është vrarë një vajzë imorale.
- Prroi Sarait - përrua i thellë, në J.
- Prroi Shtogut – përrua, në J.
- Puset e Sarait - dy puse të gurtë të sarait e dinenje në mal të Thatë, në L.
- Pusi Gjërë - pus i madh ku merrnin ujë fshati, në L.
- Pusi Kalasë - pus në kalanë e Lopësit, në P.
- Qaf’ e Botës - qafë kodrinore, në P.
- Qaf’ e Gurrës - qafë, në V.
- Qaf e Klishës - qafë ku ndodhet gërmadha e një kishe dhe ullinj, në J.
- Qaf’ e Likojanit – qafë, në V.
- Qaf’ e Lucës - qafë, në V.
- Qaf’ e Madhe – qafë, në VP.
- Qaf' e Pleshavicës - qafë, në VL.
- Qaf' e Smartës – qafë, në JL.
- Qaf’ e Selqit – qafë, në JP.
- Qepuria - kullotë në mal, në J.
- Qivurezt - pyll e baçe me ullinj, në L.
- Quteza - kodër e madhe ku ndodhet një kala dhe gërmadha të lashta, në P.
- Rraha — arë, në P.
- Rrapi Fiskuratit - rrap, në JL.
- Rrapi Sarait - rrap shekullor pranë sarait të dinenje. Aty pleqtë e fshatit mblidheshin për të kuvenduar, në L.
- Sarajet e Beut - banesë e madhe dykatëshe ku banonin belerët e Lopësit para se të vendoseshin në Paramithi, Sarai përbëhet prej 30-40, dhomave, në L.
- Sithillona – kënetë, në P.
- Sterrat e Neles - spithar që mban ujë në dimër e verë në Malshinicë.
- Stratet - ara, në P.
- Shëndelenat - kullotë e ara, në fushë, në JP.
- Shkallëza e Xhamisë - shesh, në qendër.
- Shkëmbet e Mandukës – shkëmb, në J.
- Shkëmbi - baçë me ullinj, në P.
- Shpati - shpat, në VP.
- Shtrung’ e Deli Metos - shtrungë e gurtë, në VL.
- Shtrung’ e Kaçabasë - shtrugë e gurtë e mone bagëtish, në J.
- Shtrung’ e Xhumballos - shtrungë e gurtë, në V.
- Tokadhe - ara, në P.
- Trapareja - baçë me ullinj, në J.
- Trapi Zi – përrua, në L.
- Trepe - grykë përroi, në L.
- Thanasakua - pyll e ullinj, në J.
- Thremat – ara, në J.
- Ujët e Mirë – burim, në L.
- Ulku - shkëmb e kullotë, në L.
- Ulliret - vreshta e ullinj, në JP.
- Ullit e Beut – ulliinj të dinenje, në P.
- Ullit e Vreshtave - vreshta e ullinj, në JP.
- Ur’ e Bogazit – urë, në L.
- Ur’ e Kalldrëmit Vjetër - 3 ura me hark, në J.
- Vaj’ e Gonesë - va lumi, në P.
- Vaj’ e Griksave - va, në P.
- Vaj’ e Irave - va lumi, në J.
- Vaj’ e Kakoskamit - va lumi, në J.
- Vaj’ e Potameve - va, në P.
- Vaj' e Strongjillesë - va, në J.
- Vakëfe - ara të xhamisë, në J.
- Vardha - shkëmb, në P.
- Variloi – kullotë, në P.
- Varret e Kubezës - varre, në P.
- Vidhat e Carit - ujë që derdhet në det, në P.
- Vij’ e Kallmit – vijë uji që buron nga mali dhe derdhet në det, në P.
- Vij’ e Shqerës - vijë uji që ka peshk, derdhet në det, në P.
- Vila - përrua në qendër.
- Voda - dalan, në P.
- Vuvoi - vijë uji, në J.
- Vuvua - vakëf xhamie, në J.
- Vuvonja - ara në fushë, në J.
- Xhami e Kodrës - xhami në qendër.
- Xhamia e Mesmahallait - xhami, në qendër.
- Xhami e Perdhikotoit – xhami, në qendër.
- Xhami e Vjetër - gërmadha të një xhamie të vjetër, në J. Këtu ndodhen varret e fshatit.
- Zambaku - baçë me ullinj, në afërsi të qendrës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Lopës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Arapejt, Bejdajt, Bodanjt, Braholiçot, Dinenj, Dulemehmetër, Çapuni, Çinguranj, Gjeçanj (sot në Turqi), Hadanj, Llazanj, Karaberenj, Këllëçanj, Kondanj, Lamanj, Memkanj, Mullashaqiranj, Mushatë, Nurkenj, Patronenj, Peputë, Rusenj, Skëndenj, Shemanj, Velanj, Vocenj, Zerranj, Zilkenj dhe Uzeiri.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Georgia Kretsi (2002). "The Secret Past of the Greek-Albanian Borderlands. Cham Muslim Albanians: Perspectives on a Conflict over Historical Accountability and Current Rights". Ethnologia Balkanica.(6): 187. "A new settlement named Asproklissi was founded after 1950, close to the abandoned village of Lopësi, where migrant Vlachs, Gypsies and Greeks [called by locals ,greki’] from particularly war-torn neighboring mountain areas settled."
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 72.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. Tregoi: Hodo Hasani, dt. 1900, nga Lopësi, me banim në Shijak.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 72