Jump to content

Arvenica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arvenicë
Αργυρότοπος
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej520
Emri i banorëveArvenicjot

Arvenicë (greqisht: Αργυρότοπος/Aryirótopos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Αρβενίτσα/Arvenítsa.[1]

Nga veriu Arvenica kufizohet me Nistën, nga jugu me Kuçin, nga lindja me Kodrën dhe nga perëndimi me Volën. Para Luftës së Dytë Botërore, Arvenicë kishte këto lagje: Muhalénj, Shàmanj (të ardhur nga fshati i krishterë shqiptar Shaméte i Paramithisë), Shananj, Velinjàrë.[2] Këto dy lagjet e fundit në vitet e mëvonshme, ishin pas kohës të konsideruara të formojnë një vendbanim i veçantë të quajtur Shargan.

Toponimet të fshatit Arvenicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Allatop - faqe mali me ullinj, në V.
  • Arat Luvedhe - ara të mbetura djerr, në V.
  • Arat e Urës - ara, në V.
  • Arat Vrise - ara, në V.
  • Argiléja - rrugë në rrëzë të malit, ku ka qenë dikur një argëlidh, në V.
  • Ball’ i Dilmeres - përrua mali, ku rrinin dilmerët, në P.
  • Bar’ i Bardhë - faqe bregoreje, në VL.
  • Bisht’ i Kodrës – rrëzë kodre, në V.
  • Bregu i Damës - breg, në J.
  • Bregu i Dhelprës - shkëmb, në J.
  • Bregu i Kodrës - breg, në V.
  • Bregu i Lëmit Mushkës - breg, në V.
  • Bregu i Qullit - bregore e veshur me shqope e përrall, në V.
  • Bregu i Skupës – breg, në V.
  • Bregu i Shezës - pyll i hollë, në J.
  • Bregu i Velinjarit - bregore që e ka dheun të bardhë, në V.
  • Brigjet e Llakomave - brigje veshur me ullinj e pyje, në VL.
  • Burim i Barit Bardhë - burim, në VL.
  • Burim i Kallmit – burim, në J.
  • Burim i Luvedheve - burim, në V.
  • Burim i Shelqit – burim, në VL.
  • Burim i Varikoit - burim ku kish arën Zani, në qendër.
  • Burim e Zgarbullës – burim, në V.
  • Drrasa e Ahusit - vend me dërrasa guri, në P.
  • Drrasa e Mullirit - vend dërrasë pranë mullirit, në P.
  • Fikthi - arë e xhamisë, në V.
  • Fiqezt - bregore e ara, në VL.
  • Folej’ e Birbillonës - shkëmb rreth 25 m. i larte, në P. “Birbillona isht një zog i hollë e i glatë, me kokë si të nepërkës, që blehej ka kafëxhinjtë e bahej në kafaz. Shitej 300-400 dhrahmi, bara me një dhioli”.
  • Frreshëret – ara, në V.
  • Grav’ e Kostës - shpellë që nxën rreth 500 kokë dele, në P.
  • Grika e Pusisë - grykë mali, në P.
  • Gropa e Lucës - vend gropë me ullinj, në V.
  • Gurameja - vend gropë me ullinj, në V.
  • Gropa Kaminez - vend gropë, në mal, në P.
  • Gur’ i Klishës - shkëmb, afër një kishe të vjetër.
  • Gur’ i Lofatës - gur katër qoshesh, në P.
  • Kuçulla e Lostrës - mal i lartë, në P.
  • Kamenica – ara, në mal, në P.
  • Kamin i mesëm – ara, në V.
  • Kodra e Bardhit – pyll, në VL.
  • Kolca Vakëfe - arë e xhamisë, në V.
  • Kolétë - ara, në V.
  • Vreshta - faqe mali, në P.
  • Kroi i Manit – krua, në qëndër.
  • Kroi i Shezës - krua që e kishte ndërtuar Ajshea, në J.
  • Kulaçanji - pyll, në J.
  • Lëm i Çanit - lëmë në fushë, në VL.
  • Lëm i Lucës - lëmë, në V.
  • Lëm i Mushkës – lëmë, në V.
  • Lëm i Pirgut - lëmë, në qendër.
  • Lëmëlucëza – lëmë, në V.
  • Lofata - përrua mali, në P.
  • Lostrat - vend i shtruar e i butë, në P.
  • Lum i Thatë - lumë i vogël që vjen nga Kuçi, në JL.
  • Mal i Dilmeres - mal, në P.
  • Ndërandëra - ara, në VL.
  • Pirgjet - ara në mes shkëmbinjsh, afër qendrës.
  • Portëza - grykë shkëmbore, në P.
  • Prroi Ahusit - përrua i thellë, në P. ‘Pleqtë thoshnin se atje në kohë nate, dilnin xhindet dhe u binin defere e violinave dhe kërcenin këngë e valle. Po të kalonte udhëtari andej në kohë nate, duhej që ta zbraste barutin nga fishekët, duke besuar se në këtë mënyrë xhindet do të pengoheshin dhe s’do t’i ndiqnin dot prapa për t’i kapur dhe t’i bënin gur.”
  • Prroi Bedenit – përrua, në P.
  • Prroi Gardhoit – përrua, në P.
  • Prroi Kallmit – përrua, në J.
  • Prroi Mihal Qésarit – përrua, në P.
  • Prroi i Rrathëve - përrua mali, në P.
  • Pusëla - faqe kodre me një pus në krye, në V.
  • Qaf’ e Dangës – qafë, kodrinore, në VL.
  • Qaf’ e Klishës - kodër me ullinj ku ka qenë një kishë, në J.
  • Radhua - brez shkëmbor, në J.
  • Rrethi Vakëf - ara të xhamisë, në V.
  • Rrëz’ e Lumit - ara pranë lumit, në VL.
  • Rrëz’ e Shkëmbit Rrethit - kullotë, në V.
  • Rrihëra - rrëzë mali. Aty ndodhen gërmadha të një qyteti të lashtë.
  • Spithari Bregut Haskës - spithar në një shkëmb, në P.
  • Spithari Magjezës - spithar, në P.
  • Spithari me di Bira - spithar në Radhua, në P.
  • Shkall’ e Ahusit - shkallë mali, në P.
  • Shkall’ e Prroit - shkallë mali, në P.
  • Shkëmb’ i Grremisur - shkëmb i rrëzuar, në P.
  • Shkëmb’ i Potamesë - shkëmb në rrëzë të malit, në V.
  • Shkëmb i Rrethit - brez shkëmbor në fushë, në V.
  • Shtres e Lostrës - faqe mali, në P.
  • Shtuf’ i Egër - vend shtuf, ku nxirreshin gurë për mure shtëpiash, në VL.
  • Shtuf’ i Murrë - vend shtuf, në VL.
  • Udh’ e Kodrës - rruga këmbësore që shkon për në kodër, në VL.
  • Udh’ e Kuçit - rrugë këmbësore që shkon për në Kuç, në J.
  • Udh’ e Vrisit - rrugë këmbësore që shkon për në Vris, në V.
  • Ura e Madhe - gërmadhë e një ure mbi Lumin e Thatë, në VL.
  • Ura e Vogël - gërmadhë ure mbi Lumin e Thatë, në VL.
  • Xhamia e Fshatit - xhami, në qendër.
  • Zgarbulla - shesh në fushë, në V.

Familjet në fshatin Arvenicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Andriai, Asllanénj, Daci (Kristo Daci), Dalanénj, Hoxhánj, Komini (Kiço Komini), Kovaçàtë, Kucénj, Ligori, Mihalénj, Valanidhénj. (Thonë se 3-4 shekuj më parë njerëz nga ky fis kanë luftuar kundër kusarëve në zgavrën e një valanidhi dhe emri i fisit u mbeti Valanidhénj. Nga ana e meshkujve ky fis sot është shuar).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Arvenítsa - Aryirótopos
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 147.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 148-150.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 147-148.