Sidheri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sidher
Σίδερη
Fshat
Vendndodhja
Sidher is located in Greqia
Sidher
Sidher
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Çamërisë
Komuna e Filatit
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Sidherjot
Lartësia 381 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 35′ 14″ Veri

20° 20′ 42″ Lindje

Popullsia 136 banorë

Sidher (greqisht: Σίδερη/Sídheri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Nga veriu Sidheri kufizohet me Finiqin, nga jugu me Galbaqin, nga lindja me Karjanin dhe nga perëndimi me Shqefarin.

Toponimet të fshatit Sidher:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Bostenet - brinjë rrëzë malit, në P.
  • Boshkëza - kullotë bagëtish, në J.
  • Brrinjat - brinja në mal, në P.
  • Burimet – rrëkera, në P.
  • Grav’ e Pelisterit - shpellë që mund të nxejë 500 kokë dhi, në J.
  • Kalamai - lumi Kalamà.
  • Klisha - kisha e fshatit, në qendër.
  • Kroi i Klishës – krua, në qendër.
  • Lis i Dalanit - mone bagëtish në mal, në L.
  • Mal i Sidherit — mal i zhveshur, në V.
  • Pill i Sidherit – pyll, në L.
  • Prrall i Thanasenje — vend ku bënte mbledhje fshati, në P.
  • Radhoi Sidherit - brez shkëmbor, në L.
  • Rrëkej’ e Burimeve – rrëke, në P.
  • Sterra e Stefan Aleksit - sterrë në dhe, pranë qendrës.
  • Strunga e Kalos - shtrungë e gurtë në mal, në V.
  • Shtrung’ e Shaqirit - shtrungë e gurtë, në V.
  • Turbéja - va lumi ku sidherjotët kalonin për në zonën e Gumenicës, në P.
  • Thanasaj – kodër, në P.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.

Familjet në fshatin Sidher:[2]

Bahçavenj, Filénj, Gorrénj, Thanasenj etj.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 105.Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Resul Mustafa Hamzai, 60 vjeç, nga Galbaq i Filatit, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Lushnjë. Lushnjë, 1969.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 105.