Dhërmica
Appearance
Dhërmicë
Δρίμιτσα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 13 |
Emri i banorëve | Dhërmicjot |
Dhërmicë (greqisht: Δρίμιτσα/Drímitsa) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Dhërmica kufizohet me Varfanjin, nga jugu me Grykohorin, nga lindja me Dramësin dhe nga perëndimi me Mavrudhin.
Toponimet të fshatit Dhërmicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Allazma - mal ku ka shumë dafinë, në V.
- Ar’ e Harros – arë, në J.
- Ar’ e Madhe – arë, në JP.
- Ar’ e Pelës - arë, në L.
- Arez/a - fushë, në V.
- Badhëla – fushë, në V.
- Borshe (Borsha) - arë, në V.
- Breglithi - breg, në L. Në këtë breg në faqe mali ka shumë lisa e valanidha.
- Bregu i Badhëlës – bregore, në V.
- Bregu i Çenos - bregore ku ka ara që punoheshin, në P.
- Bregu i Kodrës - breg, në JL.
- Bregu i Lithit - breg, në L.
- Bregu i Klishës - bregore, në P.
- Bregu i Rrahut - breg në mal, në J.
- Brràreza - pyll në përrall e lisa, në J.
- Burim i Mazhit - burim, në JP.
- Çukùmëza - pyll, në J.
- Dafina - mal i veshur me dafine, në V.
- Drras e Badhëlës - vend në mal, ku ka shtresa prej rrase guri, në L.
- Dushku - faqe mali me dushk, në L.
- Faq’ e Badhëlës - vend me dafinë, në V.
- Faq’ e Shpellës - faqe mali, në JL.
- Faq’ e Boshtinaze - faqe mali, në L.
- Ferrishtet – ara, në J.
- Fiteja – fushë, në P.
- Folej’ e Stravatoit - pyll me dafina, në V.
- Fusha nën Puse – fushë, në P.
- Grop’ a Kanulit – grope, në JP.
- Gurët e Mirasisë - vend me dafinë, në J.
- Gjikonde (Gjikonda)- ara, në L.
- Hund’ e Belulit - shpat i veshur me përrall, në VL.
- Kalamboqeza - qafë, në J.
- Kurrizi Kokomares - brinjë mal, në L.
- Kukume - grumbull gurësh ku bënin foletë kukumjaçkat, në L.
- Lëmënjeza – kënetë, në P.
- Lëm i Arezës - Iëmë, në V.
- Lëm i Arës Madhe – Iëmë, në J.
- Lëm i Badhëlës - Iëmë, në V.
- Lëm i Hallazmës – shpat, në V.
- Lëm i Lisave Shumë - Iëmë, në J.
- Lëm i Mazhit - Iëmë, në J.
- Lëm i Mirasisë - Iëmë, në P.
- Lëm i Stanit majt - Iëmë, në J.
- Lëm i Shpatit - lëmë, në J.
- Liqëthi - liqen i vogël, në J.
- Lozeza – pllajë, në V.
- Lugu i Grave - pyll ku bënin dru gratë, në P.
- Luvedhet - pyll, në JP.
- Llak’ e Gjimeràshit - ara e grykë, në L.
- Llaka e Siime (Llaka e Sipërme) – ara, në L.
- Llakat - fushë e pyll, në J.
- Mal’ e Duleshit – majë, në L.
- Mal’ e Lordhëve - majë e veshur me pyll ku vinin të huaj për të gjuajtur, në J.
- Mirajthi – kullotë, në L.
- Mirasija - ara e pyje, në P.
- Mirija – pyll, në J. “Ne ki pill thonë se ka klënë një e bukl e dheut”.
- Mushéza - faqe mali, në L.
- Moçale – fushë, në J.
- Mollòndra – fushë, në L.
- Musheza – pyll, në mal, në L.
- Ne lisat e shumë – qafë, në P.
- Nëngrava - shpellë dhe kullotë, në L.
- Nënpusat - ara, në P.
- Nënshkëmbeza – shkëmbenj, në L.
- Nisia – kënetë, në JP.
- Palareza - arë kodrinore, në L.
- Pellgu Zi - pellg që ka ngjala, në L.
- Pill’ i Badhëlës - pyll, në V.
- Pill’ i Brrares – pyll, në J.
- Pill’ i Çanit - pyll, në L.
- Pill’ i Dardhës – pyll, në V.
- Pill’ i Hallazmës - pyll, në V.
- Pill’ i Kallamoqes - pyll, në J.
- Pill’ i Lijthit — pyll, në L.
- Pill’ i Lopës - pyll, në V.
- Pill’ i Mërzimit – pyll, në L.
- Pill’ i Palit - pyll, në J.
- Pill’ i Pir Hametit - pyll me dafinë, në J.
- Pill’ i Prroit - përrua që ka nga të dy anët përrall, dushk e dardha, në L.
- Pill’ i Rrëzës - pyll, në J.
- Pill’ i Strudhit - pyll, në V.
- Pill’ i Vathrave' - pyll, në V.
- Portëz e Palaresë – kodër, në J.
- Prapa Lëmënjet - përrua, në JP.
- Prroi Mazhit - përrua, në JP.
- Prroi Thellë - përrua që ka anës përrall e valanidh, në J.
- Qaf’ e Lëmit – qafë, në L.
- Qaf’ e Lordhëve - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Telave - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Vërës - qafë mali, në L.
- Radhoi Llukës - brez shkëmbor, në L.
- Rrahu - pyll me dafina, në V.
- Rreth’ i Xhelit - breg shkëmbor, në L.
- Rripat – ara, në J.
- Spithar i Mirajthit - spithar, në J.
- Spithar i Shkëmbit - spithar, në L.
- Shesheza - arë, në JP.
- Shkall’ e Gomarëve - grykë, në V.
- Shkëmbeza e Xhikos - shkëmb, në P.
- Shkëmb’ i Gonesë - shkëmb, në V.
- Shkëmb’ i Shpatit - shkëmb, në L.
- Shpati - arë, në J.
- Shpell’ e Palaresë - shpellë që nxë 500 kokë dele, në L.
- Shtegazi - faqe mali, në L.
- Shtegu Babës - shpellë, në L.
- Udha Tërthoje - udhë këmbësore, në VL.
- Ur’ e Çakos - urë, në P.
- Ur’ e Nike - urë, në P.
- Ur’ e Pellgut - urë, në JL.
- Ur’ e Prroit Çipës - urë, në P.
- Ur’ e Vrizit - urë, në P.
- Varàthi - ara, në L.
- Vështi - vësht, në P.
- Vileza - mal, në L.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Dhermicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Balilanjt, Çumànanjt, Dikojt, Husajt, Jeminajt, Lazajt, Murajt, Mustafarajt, Rakot, Rexhepanjt.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 157-158. Treguan: 1) Ashim Mustafai, 61 vjeç, bujk, analfabet, nga Dhërmica, refugjat i 1944-ës. Sot me banim në Radhimë të Vlorës. 2) Murat Rexhepi, 70 vjeç, bujk, analfabet, nga Dhërmica, refugjat i 1944-ës. Sot me banim të Fier. 3)Lufti Rexhepi, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Dhërmica, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Fier.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 156.