Muri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mur
Πυργί
Fshat
Vendndodhja
Mur is located in Greqia
Mur
Mur
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Çamërisë
Komuna e Gumenicës
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Murallit
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 19′ 0″ Veri

20° 26′ 35″ Lindje

Mur (greqisht: Πυργί/Piryí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μούρη/Moúri.[1]

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Nga veriu Muri kufizohet me Margëlliçin, nga jugu me Livadharin, nga lindja me Morfatin dhe nga perëndimi me Shenicën.

Toponimet të fshatit Mur:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Burim i Arapit - burim të cilin e ka pasë ndërtuar një harap, në V.
  • Dardha e Lëngët - dardhë në faqe mali, në P.
  • Fush’ e Murit - fushë, në V.
  • Grav’ e Murit – shpellë, në L.
  • Grik’ e Mesogunit - grykë mali, në L.
  • Gurët e Elimëve - gurë qiklopikë sikur të ishin prerë me sharrë, në qëndër.
  • Kënet e Kallodhiqit - kënet e Murit, në J.
  • Klisha e Murit - kishë.
  • Krejt e Murit – kroje, në L. “Ati kanë klënë burime, po i kanë bënë krenj”.
  • Kroi Agait – krua, në V.
  • Kula e Murit — kulë e vjetër me themele të gjërë, në rrëzen e malit, në P.
  • Kulat e Musa Agait - kulla në formë kështjelle, të cilat kanë qënë të Musa Agait nga Margëlliçi, në V.
  • Liqër i Kallodhiqit - liqen i vogël, në L. “Ki isht i glatë bara me një sahat më këmbë. Gjisma ishtë kënetë e gjisma pënohet. Ka hise dhe Morfati, po ishtë me afër Murit”.
  • Porej’ e Kunguleve - shteg kur zdrike ka mali e do kaloç kënetën për në Livadhar.
  • Prroi Kallodhiqit - përrua.
  • Qaf’ e Kallodhiqit (edhe Qaf e Murit) - qafë ndërmjet dy kënetave.
  • Shkall’ e Kallodhiqit - shteg shkëmbor. “Ali Pashë Tepelena, kur shkoi me ushtrin’ e tij ne Shkallë e Kallodhiqit, për të marrë Prevezën, përpara kish nisur Hasan Çaparin me 3000 kalorës margëllëçjotë. Në ata 300 kalorës Aliu vëzhdrin edhe një djalë të vogël që nuku i kish dirsur mustaqa. - Po ti - i tha Aliu - ku vete? - Në luftë more, në Prevez shkoj; pse me pjeve? - Të pjeva se ti s’je bënë akomi, je i vogël, s’të kanë dalë mustaqet, kthehu i tha Aliu. - Më kanë dalë Pasha, po ti nuk she mirë ka sitë, se u ke mblakur! i tha djali. – Po ja u nuk të sho as lesh në faqe, e asnjë fije mustaqe. Dhe nxorri krëhërin ka xhepi Aliu, e ja citi djalit në mustaqe e në faqe, po krëri nuk i ngëci më njonjë vënt, se djali s’kish as mustaqe as lesh në faqe. Ame mua krëhërin - tha djali. Ja dha Aliu dhe ki e mori e e citi fort në mish të faqes, sa i dolli gjak dhe krëhëri qëndroi në faqe. E këpëtoi Aliu se ki e kish zëmrën të fortë, e nuk kish nevojë të kish mustaqe e lesh në faqe, dhe i thotë: - Tu lumtë or djal i Margëllëçit, se vërtet qënkeni të gjithe të kllëçit. E puthi në ballë, i shtrëngoi dorën dhe i tha: “Udh’ e mbare të kloftë, bjeri kalit dhe zuri shokët. Thonë se ki djalë ka klënë ka kabileja e Balenje të Luaratit”.
  • Ura - urë që lidh Margëlliçin me Pargën, afër qendrës.
  • Vij’ e Mullirit – vijë uji që kalon mbi një mur të lartë 5 m, në J.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Familjet në fshatin Mur:[3]

Muri (Thodhori Muri), etj.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Πανδέκτης: Moúri - Piryí
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 302-303. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Jasin Mustafai, 65 vjeç, nga Mazreku. 2) Hamit Mustafai, 68 vjeç, nga Margëlliçi. 3.8.1977.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 302.