Mazreku (Gumenicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mazrek
Μαζαρακιά
Fshat
Vendndodhja
Mazrek is located in Greqia
Mazrek
Mazrek
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Çamërisë
Komuna e Gumenicës
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Mazreqot ose Mazrreqot
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 25′ 5″ Veri

20° 22′ 29″ Lindje

Popullsia 539 banorë

Mazrek (greqisht: Μαζαρακιά/Mazarakiá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Mazreku kufizohet me Skopjonën e Kurtesin, nga jugu me Smogovinën e Karterezën, nga lindja me Vrastovën dhe nga perëndimi me Vrohonain e Kuçin. Para Luftës së Dytë Botërore, Mazreku kishte këto lagje: Babanj, Dobra, Gorrica, Kaciqatë, Kavallati, Koçulat, Kodra, Kokat, Kovaçat, Kuçuba, Kulocat, Muhar, Panina, Rrëza, Turrnoxhari dhe Xhanari.[1]

Toponimet të fshatit Mazrek:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Baliut – arë, në V.
  • Ar’ e Goshicës – arë, në V.
  • Ar’ e Goxhavës - arë, në P.
  • Ar’ e Laqit – arë, në P.
  • Ar’ e Lisit - arë, në P.
  • Ar’ e Muratit – arë, në P.
  • Ar’ e Nikllavos - arë, në mal, në P.
  • Ar’ e Shanos - arë, në P.
  • Ar’ e Xhanit - arë, në V.
  • Arat e Zakos – arë, në P.
  • Ball’ i Kurit - kullotë, në V.
  • Ball i Llambros - kodër në mal, në P.
  • Bir’ e Hosit – birë e madhe, në P.
  • Bir’ e Jahjait - shpellë, në V.
  • Bir’ e Kallanxhiut - shpellë, në V.
  • Birat e Trapit Shpatit – shpella, në V.
  • Blleshka - vend me ullinj, në V.
  • Bogëza – ara, në VL.
  • Bogej’ e Vogël – ara, në L.
  • Botzat - vend ku dheu është i bardhë, në P.
  • Bregu i Barit – breg, në P.
  • Bregu i Fiqet – breg, në L.
  • Bregu i Husenit - këmbë mali, në P.
  • Bregu i Klishës – breg, në qendër.
  • Bregu i Kuçubës – breg, në qendër.
  • Bregu i Madh – breg, në V.
  • Bregu i Mesëm – breg, në P.
  • Bregu i Skumbos - breg ku ka pasur dikur shtëpinë Skumbua, në P.
  • Bregu i shkurtër - breg, në P.
  • Bregu i Verrevet - breg ku ndodhen varret e fshatit, në J.
  • Brigjezat - këmbë malit, në P.
  • Bukëmadha - ara e rripa, në VP.
  • Cekuri – kullotë, në V.
  • Çoçashilla - kullotë, në V.
  • Çuçëlat - ara, në qëndër.
  • Çuka - hundë mali, në P.
  • Çuk’ e Madhe – kodër, në P.
  • Çuk’ e Vogël - kodër, në P.
  • Dervendi - çukë në mal, në P.
  • Dërvizhëla - vreshta e ullinj, në V.
  • Dërras’ e Bardhë - vend që ka dërrase guri, në P.
  • Faqa e Bibisë - faqe mali, në P.
  • Faqa e Sterrëzës - faqe mali, në P.
  • Fiqe - ara, në V.
  • Furrzat - ara në fushë, në L.
  • Fush’ e Poshtër - fushë, në L.
  • Gaxhova - grykë, në V.
  • Goneja - vargmal i ulët, në L.
  • Gorrica – kullotë, në V.
  • Grava e Gropës Poshtër – birë, në P.
  • Grava e Shkëmbit Kuq – shpellë, në P.
  • Grikat e Muharit - vend grykë, në J.
  • Grikat e Tahir Sulos – gryka, në VL.
  • Grop’ e Kaminit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Ledhez - vend grope, në P.
  • Grop’ e Shkëmbit - vend grope, në P.
  • Gropat e Muharit - ara në mal, në J.
  • Gurët e Gletë – shkëmbinj, në P.
  • Gur’ i Bonit – shkëmb, në V.
  • Gjoli - kënetë e cila në verë thahet e mbillet, në JL.
  • Hallukejt – ara, në J.
  • Honi - shkallë, në P.
  • Hund’ e Cjepurit - ara, në, L.
  • Hund’ e Malit – hundë, në L.
  • Jurtet e Bastrrive — kullota, në V.
  • Jurtëza - baçë me ullinj, në V.
  • Kadez - përrua, në V.
  • Kallkanet - trepe, në V.
  • Kapllana - kullotë, në V.
  • Karandineza - arë, në V.
  • Katavothra - ara, në L.
  • Këneta - ara, në L.
  • Kojdheleza – rrugë malore me dredha, në V.
  • Kokorina - shesh me bexga, në P.
  • Kondohundëza - hundë mali, në J.
  • Kroi i Llodozit - krua, në P.
  • Kucubëla - ara, në L.
  • Kuçumberet - çuka në mal, në P.
  • Kucuri - ara, në V.
  • Kulluret - ara, në V.
  • Kullureza - arë, në V.
  • Lefterhora - arë në mal, në P.
  • Lëmbati - ara në faqe mali, në L.
  • Lëm’ i Cekurit - lëmë i vjetër, në L.
  • Lëm’ i Gaxhevës - lëm’ i vjetër, në V.
  • Lëm’ i Policit - bregore, hajsomer ku binte briri e mblidhej populli kur kishin për të zgjidhur nonjë çështje, në qëndër.
  • Lëm’ i Resulit – lëmë, në P.
  • Lëm’ i Senos – lëmë, në P.
  • Lëm’ i Sulës – lëmë, në V.
  • Lëm’ i Veli Omerit - lëmë me dërrasa, në J.
  • Lëm’ i Vidhit – lëmë, në V.
  • Lihadheza - qafë, në V.
  • Luc’ i Deldezarit - faqe mali, në P.
  • Luc’ e Shpatit - vend moçal, në P.
  • Luc’ e Thatë - shesh, në P.
  • Lucat e Arës Kostës – shesh, në P.
  • Lumëra të Kuq – lumë, në P.
  • Lum’ i Bardhe – lumë, në P.
  • Llukai – grykë, në P.
  • Makrohora e Madhe - fushë në mal, në V.
  • Makrohora e Vogël - ara malore, në V.
  • Mal’ e Bletës - majë, në V.
  • Malçuka - çukë në mal, në J.
  • Mal’ i Cinganit - mal.
  • Mal’ i Gravës - qafë, në V.
  • Mal’ i Karavait – mal, në P.
  • Mal’ i Kolovisë - mal, në V.
  • Mal’ i Kusulës - mal e kullotë, në P.
  • Mal’ i Lazërit – mal, në V.
  • Mal’ i Mirgalesë – mal, në P.
  • Mal’ i Xhanarit - mal i Mazrekut, në V.
  • Maneva – kullotë, në V.
  • Mehmetshane - ara, në J.
  • Mejdani Kërkeshës - shesh e arë, në P.
  • Mejdenezit - sheshe, në P.
  • Mezinate - kullotë, në V.
  • Monokusat – ara, në qëndër.
  • Musarandanjez - çuka shkëmbore, në P.
  • Perivoli - vreshta e ullinj, në P.
  • Pesëlisat - pesë lisa shekullorë në mal, në P.
  • Përroi Arës Shanos - përrua, në VL.
  • Përroi Deliut - përrua, në P.
  • Përroi Fiqëve – përrua, në V.
  • Përroi Hosit - përrua, në P. Këtu kishte monen’ e dhive mësuesi patriot Zenel Hamzai (Mulla Zeneli). nga Mazreku. Stanin e tij ai e përdorte edhe si shkollë të gjuhës shqipe. Kur jipte mësim ai i zgjidhte qënt’ e kopesë, me qëllim që grekët të mos ezbulonin do të veprimtarinë e tij klandestine (Jasin Mustafai - ish nxënës i Mulla Zenelit).
  • Përroi karavait - përrua, në V.
  • Përroi Kokos - përrua, në P.
  • Përroi Lirit - përrua, në V.
  • Përroi Lisit - përrua, në V.
  • Përroi Mazrrekut - përrua, në P.
  • Përroi Ullishtes – përrua, në V.
  • Përroi Xhanit - përrua, në V.
  • Përroi Zenos - përrua, në J.
  • Pill i Haskarit — pyll, në J.
  • Pill’ i Vogël - pyll, në J.
  • Pill’ i Xhamisë – pyll, në P.
  • Pillrat e Mezinate - pyje, në qëndër.
  • Pulëla - ara, në V.
  • Purdhëlat – ara, në qëndër.
  • Puset e Bierve (fis) – pus, në P.
  • Puset e Çaushit – puse, në V.
  • Puset e Kusulës – puse, në V.
  • Pus’ i Dabos – pus, në qëndër.
  • Pus’ i Kupes – pus, në V.
  • Pus’ i Lefterhorit – pus, në P.
  • Pus’ i Lil Mullait - pus, në qëndër.
  • Pus’ i Llodozit – pus, në P.
  • Pus’ i Llugës - pus, në V.
  • Pus’ i Palit – pus, në L.
  • Pus’ i Shpardhesë - dy puse, në V.
  • Qaf’ e Ballit – qafë, në J.
  • Qaf’ e Bulgjerit – qafë, në P.
  • Qaf’ e Dosës - qafë, në P.
  • Qaf’ e Lirëve – qafë, në V.
  • Qaf’ e Mesme – qafë, në P.
  • Qaf’ e Përroit Thellë - qafë, në P.
  • Qaf’ e Qiurit Hidos – qafë, në P.
  • Qaf’ e Sheshit – qafë, në P.
  • Qaf’ e Vrastovës – qafë, në L.
  • Qaf’ e Zurllos – qafë, në P.
  • Qafkaliveza - qafë mali, në P.
  • Qafthana - qafë, në V.
  • Qivur’ i Baliut - varr, në P.
  • Qivur’ i Bregut Madh - varr, në P. Aty janë vrarë disa gropjotë për çështje kufiri.
  • Qivur’ i Hidos - varr, në P.
  • Qorshiza - vend shkrep, në P.
  • Rrënja - ara, në JL.
  • Rripat e Dukës - ara, në V.
  • Rripat e Simit - ara, në P.
  • Rripat e Thekrës - ara, në V.
  • Rripat e Zikos - ara, në V.
  • Smirta - pyje e ullinj, në V.
  • Stan’ i Baxherrit - stan i vjetër, në P.
  • Stan’ i Dinos — stan, në P.
  • Stan’ i Zakos – stan, në P.
  • Sterra – sterrë, në L.
  • Sterr’ i Bibisë - sterrë, në P.
  • Sterr’ e Skumbos – sterrë, në P.
  • Strëngjëlloi – kodër, në JL.
  • Shesh’ i Palit - shesh në mal, në P.
  • Shesh’ i Gremisëm - shesh, në P.
  • Shënbarbulla – ara, në qëndër.
  • Shkall’ e Honit - shkallë pranë lumit, në P.
  • Shkall’ e Kadez - shkallë, në V.
  • Shkëmb’ i Bebesë – shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ i Blegëtores - shkëmb ku ka pasur bletë, në P.
  • Shkëmb’ i Çipit - shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ i Çobanit – shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kuq – shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ i Shpardhesë – shkëmb, në P.
  • Trap’ i Çorres – pyll, në L.
  • Trap’ i Dulit – pyll, në V.
  • Trap’ i Gjokallit - pyll, në V.
  • Trap’ i Hasanit - pyll, në L.
  • Trap’ i Kaurit – pyll, në V.
  • Trap’ i Koçullit - grykë me pyll, në qëndër.
  • Trap’ i Kurtit – pyll, në V.
  • Trap’ i Pusit - pyll, në V.
  • Trap’ i Stramandeut - grykë e ara, në P.
  • Trepet e Zekos - ara, në P.
  • Trepet e Zerrit - ullinj, në P.
  • Trepuset - puse ku ndodhej edhe një dërstilë, në T.
  • Ulliri Ali Pashajt - ulli i madh në fushën e Gropës, në P. Thonë se ai ulli bënte 1000 okë vaj dhe e kish blerë Ali Pashai.
  • Ulliri Sejres - vend ku bënte sehir fshati, në qëndër.
  • Ullit e Baxherit - vreshta e ullinj, në qëndër.
  • Ullit e Gjergjit – ullinj, në P.
  • Ullit e Klishës - themelet e njij kishe të vjetër e ullinj, në P.
  • Verret e Kaçubës – varre, në qëndër.
  • Verret e Shehidet – varre, në qëndër.
  • Verrezt e Kubesë – varre, në qëndër.
  • Vësht’ i Fllugës - vësht me ullinj, në V.
  • Vësht’ i Haxhiut - ullinj e pajame, në P.
  • Vij’ e Lutit - lumëth i vogël, në qëndër.
  • Vresht i Budës – vresht, në J.
  • Vresht i Dobrate – vresht, në J.
  • Vresht i Muharit - vreshtë, në J.
  • Xhami e Çapurate – xhami, në qëndër.
  • Xhami e Kovaçate – xhami, në qëndër.
  • Xhami e Kolicate - xhami, në V.
  • Xhami e Mahalesë - xhami, në V.
  • Zall’ i Hanit – gërmadha, në qëndër.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Mazrek:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Babanj, Bakrimatë, Balenj, Bathaj, Baxherri (Muho Baxherri), Belaiqo (fis i shuar), Burri, Capanjt, Gërratë, Çapuratë, Derratë, Dobratë, Gorricatë, Hasanatë, Kaskarë, Kaciqatë, Kamberatë, Karkadun, Kavellatë, Klocatë (Jahja Klosi), Kuçulatë, Kolicatë, Kolloçatë, Kovaçatë, Kordhbaratë, Kuçuber, Lapshat, Llodozatë (Rushit Lodozi), Manarë, Merkatë, Mezinatë, Murataj, Mullerë, Robi, Sepetat, Solomenj (Diko Solomoni), Shehali, Trimka, Uthulla (Xhelal Uthulla), Xhanarë.[3] Familje të tjera ishin: Sulejmani, Rexhepi.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 295.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 296-299. Treguan: 1) Jasin Mustafai, 68 vjeç, teknolog, autodidakt, nga Mazreku, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 2) Agush Damini, 62 vjeç, bujk, autodidakt nga Mazreku i Margëlliçit, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Fier. Regjistruar në vitin 1963.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 295.