Jump to content

Shargani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shargan
Σαρκαναίοι
Fshat
Emri i banorëveSharganjot

Shargan (greqisht: Σαρκαναίοι/Sarkanaíoi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu fshati Shargan kufizohet me Skopjonën e Pllotarene, nga jugu me Kuçin, nga lindja me Kodrat dhe nga perëndimi me Vrisin. Shargani më përpara është njohur edhe si lagje e Arvenicës. Para Luftës së Dytë Botërore, Shargan kishte këto lagje: Shanaj (të krishterë) dhe Velinjarë (myslimanë).[1]

Toponimet të fshatit Shargan:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Arat e Bishtobardhit - ara të fisit të Bishtobardhit, në fushë.
  • Bokrrima - bokërrima, në V.
  • Burima e Bimit - burim, në VL.
  • Burima e Gërxhovës - burim, në L.
  • Burima e Sheqit - burim që vadit arat e shelqevet, në L,
  • Gàxhovat - bregore me pyll e ara, në L.
  • Grav’ e Haurit - shpellë, në P.
  • Gropoçele - ara, në VL.
  • Hajsomeri - vend ku mblidheshin pleqtë për të biseduar, në L.
  • Hida - përrua, në V.
  • Kodëra - kodër e ara, në V.
  • Klish’ e Mahallait - kishë, në qendër.
  • Kodra e Sharganit – kodër, në VL.
  • Kroi i Hidës - krua që buron nga një rrëzë shkëmbi, në L.
  • Kroi i Manit – krua, në V.
  • Kroi i Zhepos – krua, në qendër.
  • Lëm i Hidës - lëmë dheu, në L.
  • Lëm i Muhenje - lëmë, në qendër.
  • Lëm i Tahirenje - lëmë me pllaka guri, në fushë.
  • Mal i Hausit - majë mali, në P.
  • Mal i Rrihërës - mal në qendër.
  • Manua - trap, në V.
  • Pezule - ara, në V.
  • Pirgje - grumbull gurësh, në qendër.
  • Plepi – pyje e ara, në V.
  • Qaf’ e Kaliut – qafë.
  • Qaf’ e Vrohonait - qafë mali, në P.
  • Qiparua - pyll e ara, në V.
  • Rrihëra - gërmadha në mal.
  • Rripa – ara, në V.
  • Sohòra – kopështe, në V.
  • Sqindareja – bregore, në J.
  • Shelket - ara në breg, në VL.
  • Sheqi - pyll e ara, në V.
  • Sheza - krua e shesh, në V.
  • Shkëmb i Hides – shkëmb, në L.
  • Shtrunga e Balldardhës – shtrungë e gurtë, në P.
  • Shtrung’ e Magjezës - shtrungë në një vend si magje, në P.
  • Toskët - ara, në V.
  • Trap’ i Arapit - arë midis bregoreve, në L. (“Tahir Tahiri, 5 breza me rëpara, ka klënë ushtar me turkun në Arabi. Kur u lirua, Tahiri mori me vetë një arap të vogël dhe e ka sellë në Shargan. Ati e rriti arapin me tre djelt e tij. Toka që mori për hise Arapi e mori ëmërin Trap’ i Arapit.”)
  • Trap i Samarit - arë mes dy bregoresh, në L.
  • Vasilikenj - ara, në L.
  • Vësht i Keçit - vësht me ullinj, në L.
  • Varret e Sharganit – varre, në qendër.
  • Zhepo - krua, në V.

Familjet në fshatin Shargan:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Familje krishterë: Babénj, Kiçarë, Lagorenj, Qesarenj, Shurénj, Tashenj.

Familje myslimanë: Bishtobardhi,[4] Sulotë (të ardhur nga Suli), Tahirenj.

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 218.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 218-219. Tregoi: Rakip Mahmut Bishtobardhi, 52 vjeç, punëtor, me arsim 7-vjeçar, nga Shargani, refugjat i vitit 1944, sot banon në Fier.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 218.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 218. Për familjen e Bishtobardhit, fshatarët Sharganjot thonin: "I pari kësaj kabileje ka klënë Bishtobardhi, musliman i ardhur përpara 10 brezave ka Gjiriti. Duke klënë se ki ish ka dora muslimane dhe jo i krërshtërë si që ishte fshati i Sharganit, njërëzia kutu nuk e bëri kabull, po e sikterrisi në një gravë karshi fshatit. Atje nënë një shkëmb ka rruar Bishtobardhi, bëri dhe një shtëpi ndëra lumën, se ki na kish di gra: njërën e mbante në Gravë nek zuri vënt proto dhe një ka aj kra tjetër i lumit. Të dia gratë ishin mebarrur me kët, dhe të dia pollën ka një djalë. Po një dit ki Bishtobardhi doj vinesh ka gruaja që kish ne Grava nek ajo tjetra. Mirpo atë ditë kish rarë shi dhe u frri lumi dhe ki nek doj i bij lumit ndërandëra për të vatur ne gruaja tjetër, u bit. Ata të Gravës e muarr ëmërin Tahirenj dhe ata ndërsa lumën Bishtobardhi. Edhe sot s’i kanë dërruar, u kanë shtuar e u kanë bënë bara me të kërshtërët e Sharganit"