Jump to content

Nikolicanji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikolicanj
Νικολίτσι
Fshat
Emri i banorëveNikolicjot

Nikolicanj (greqisht: Νικολίτσι/Nikolítsi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Nikolicanj kufizohet me Psakën, nga jugu me Kurtesin, nga lindja me Kajcanjin dhe nga perëndimi me Sharatin. Para Luftës së Dytë Botërore, Nikolicanj kishte këto lagje: Bejdeshatë, Bregu dhe Rakanj.[1]

Toponimet të fshatit Nikolicanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Alishuta — ara, në L.
  • Ar’ e Bukur – arë, në V.
  • Ar’ e Bilalit – arë, në P.
  • Ar’ e Kostës - arë në mal, në V.
  • Ar’ e Rucit – arë, në L.
  • Belizdrameza – ara, në P.
  • Bir’ e Azit – vrimë, në L.
  • Bir’ e Frregët – vrimë, në L.
  • Bir’ e Shpellës – shpellë, në J.
  • Bokrrimat e Allbanos – bokërrima, në P.
  • Bregu i Kokorinës - breg, në P.
  • Bregu i Mbilloshit – breg, në P.
  • Bregu i Shesë - she, në të cilin gratë lanin rrobat, në L.
  • Brrinja – brinja, në P.
  • Bubareqi – kodër, në P.
  • Bulbashi – arë me një pus pranë, në L.
  • Burim’ e Gjatës (Burima e Gjatës) – burim, në L.
  • Burimat e Trapit - kodër që dikur aty ka pasur një burim, në L.
  • Burimat — burime, në P.
  • Burim’ e Trapit – kodër, në P.
  • Burim’ e Zejnos – burim, në P.
  • Buzhokëzat – ara, në L.
  • Çep i Rrahut - faqe mali, në P.
  • Çep’ i Truhalës - këmbë mali, në P.
  • Drras’ e Haxhalisë - vend me dërrasë, guri, në P.
  • Drras’ e Qeve - vend ku ishte dhe një burim ku pinin ujë qetë, në P.
  • Drras e Shpellës - dërrasë e madhe guri pranë një shpelle, në P.
  • Dushku Neshatit – kullotë, në P.
  • Dhrom’ i Kojdheles - rrugë monopat, në P.
  • Faqe e Bukur - luginë, në P.
  • Faq’ e Meshahut (Faqa e Meshaut) - arë, në L.
  • Faq’ e Psakës – kullotë.
  • Ferr’ e Bilalit - arë, në L.
  • Ferrametë e Hajro Mezos - ara, në L. Ky vend ka qenë pronë e Hajro Mezos i cili u vra nga grekët në masakrën e Selanit, me 1913.
  • Ferramet’ e Kush Mahmutit - ara, në L.
  • Ferramet’ e Merjemes - ara, në L.
  • Fiqeza - ara, dikur aty ka pasur fiq, në P.
  • Gorric’ e Madhe – arë, në L.
  • Gorric’ e Takës - lëmë i gurtë, në L.
  • Grik e Memgjonit - vend grykë, në J.
  • Grop’ e Fierit - vend gropë.
  • Grop’ e Pusit - vend gropë në mal, në P.
  • Gropat e Malo Koçurit – ara, në V, ku vendi është gropë.
  • Gurët e Liqerit – ara, në L.
  • Gurëz i Beqo Shabës – ara, në L.
  • Gurëz i Brahos - ara, në J.
  • Gur i Ambullit – shkëmb, në P.
  • Guri Mbim – kullotë.
  • Gur i Ngushtë - shkëmb, në L.
  • Gur i Sheshit Math - shkëmb i madh me një shesh pranë, në L.
  • Gurët e Zafirit – shkëmbënjë, në P.
  • Guvat e Kurorës – guva, në P.
  • Gjirët e Kladhit - faqe mali e veshur me prrall, nga ku s’mund të kalohet, në P.
  • Gjorrua i Kush Mahmutit – kullotë.
  • Hallazm’ e Manes – ara, në L.
  • Jurt i Ago Nurit - baçë me ullinj, në P.
  • Jurt i Arapit – ullishtë, në P.
  • Jurt i Duro Beut - baçë me ullinj, në L.
  • Jurt i Sak Nexhipit - baçë me ullinj, në L. Sak Nexhipi nga Nikolicanji u vra nga grekët në Selan, më 1913.
  • Kladhi - mal, në P.
  • Kodërza - ara, në L.
  • Kojdhelet - rrugë kafshësh në mal, në P.
  • Kopështi Hamet Harunit — baçë me ullinj, në L.
  • Kotroi - sterrë në shkëmb e cila mban ujë, në P.
  • Kovaça e Bejbellos - ara, në P.
  • Kovaça e Beut – ara, në L.
  • Kroi i Palit - burim me ujë të ngrohtë që del nga një shkëmb, në P.
  • Lëm’ i Harunit — lëmë, në V.
  • Lëm’ i Qafës – lëmë, në V.
  • Lëm’ i Vështit — lëmë, në L.
  • Limeri — kullotë.
  • Liqëri - liqen i madh rreth 1000 dynymë, në L.
  • Lisat e Idrizit - ara e vënde me lisa, në L.
  • Lis’ i Gjorros - lis i madh.
  • Lis i Maksutit - vend grykë, në P.
  • Luca - vend ku pinin ujë bagëtitë, në L.
  • Luvadh’ i Feta Brahos — arë, në L.
  • Llak’ e Drizës – grykë, në V.
  • Llak’ e Koçurit – grykë, në P.
  • Llak’ e Vidhezit – grykë, në L.
  • Mal’ e Kokorinës – majë.
  • Malat e Viglës – maja.
  • Mal i Kurorës — mali i Nikolicanjit, në L.
  • Mala e Meçitit - majë në malin e Kurorës, në L.
  • Mal i Mesogunit - faqe mali, në P.
  • Mal’ i Qutezës - faqe mali, në J.
  • Marçala – breg, në L.
  • Mejdan i Meshahut — shesh e ara, në P.
  • Mali i Sulejman Dules – ara, në J.
  • Mëllëza - ara, në L.
  • Mileza a Merjemes – arë, në L.
  • Milloshi – arë, në J.
  • Mingalet a Mezanit – ara, në J.
  • Mokërra – baçë, në J.
  • Nistër e Hamilesë – arë, në L.
  • Pezulesi – arë, në L.
  • Pezule a ldriz Rokës - ara në mal ku ka valanidha, në L.
  • Pill i Sulejman Plakut – pyll, në L.
  • Pill i Sulës – pyll, në L.
  • Pill i shkurtër – pyll, në L.
  • Prrar’ i Rrexhos (prrall) – ara, në L.
  • Prroi Ambullit - përrua, në P.
  • Prroi i Frregët - përrua i errët e i frikshëm, në P.
  • Prroi Kotrua – përrua, në P.
  • Prroi i Mem Xhelit – përrua, në P.
  • Prroi i Mesogunit – përrua, në P.
  • Pus i Alushit – pus, në L.
  • Pus i Bulushate – pus, në L.
  • Pus i Malit - ara në mal, në P.
  • Qaf’ e Dardhës – qafë, në V.
  • Qaf’ e Gonesë – qafë, në P.
  • Qaf’ e Gropave – qafë, në P.
  • Qaf’ e Thanës – qafë, në V.
  • Qerre (qerra) - faqe mali, në P.
  • Qindreja – arë, në L.
  • Qistra — kullotë, në L.
  • Qiur i Kaicanjit — qivur, në L.
  • Raq’ i Kurorës — majë në malin e Kurorës, në L.
  • Raq’ i Meshahut - majë mali, në L.
  • Rrahu i Mezanit – ara, në P.
  • Rrahu i Zerrate — pyll, në L.
  • Rrip’ i Ademit – arë, në P.
  • Spart’ e Fehimit — baçë me ullinj, në P.
  • Sporat e Fero Abedinit – ara, në P. Feron nga Nikolicanji e vranë greket në Frar, me 1913.
  • Stan i Meços - stan i vjetër, në L.
  • Sterr e Bregut - sterrë në mal, në P.
  • Sterr’ e Meshahut — sterrë në mal, në P.
  • Shkall’ e Arapes – shkallë në P.
  • Shkall’ e Idrizit — shkallë shkëmbore, në P.
  • Shkallë e Kapitojt — rruge shkëmbore, në mal, në P.
  • Shkallëz e Mehmet Jahos – shkallë, në P.
  • Shkallëzat e Hasan Aliut — ara, në L.
  • Shpella – shpella, në P.
  • Shtëpit’ e Zerrit - troje shtëpijash të vjetra, në L.
  • Shtrung e Çumanit — shtrungë e gurtë, në P.
  • Shtrung’ e Kurorës - shtrungë e gurtë në malin e Kurorës, në P.
  • Shtrung’ e Qirkos - shesh i madh, në JP.
  • Trëndafilëza – arë, në J.
  • Truhan’ i Beg Shabës – ara, në L.
  • Ulliri Kushe Mahmutit — ara, në L.
  • Ur’ e Tahirit - urë e gurtë, në J.
  • Vaja – ara, në L.
  • Vaj’ e Lazit – arë.
  • Varret e Rakanit - varre të lagjes Rakanj.
  • Varr i Arapit – varr.
  • Vath i Balo Nexhipit – mone bagëtish në një breg, në P.
  • Vësht i Ago Nurit – ara, në L.
  • Vësht i Gjorro Kuçurit - vend tjetër që dikur ka qenë vësht, në L.
  • Vësht i Math – ara, në L.
  • Vigël e Aliut – kullotë, në P.
  • Vil’ e Dajlanit – arë.
  • Vratez e Ballos - ara e kullota, në P.
  • Vratez e Memikos - arë në mal, në P.
  • Xhajmi – arë, në L.
  • Xhamia Sherif – xhami, në qendër.

Familjet në fshatin Nikolicanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Koçurenj, (Mulla Koçuri), Mezanenj, Nuhenj, Reshenj, Rucenj, Xhemo, Zerratë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 367.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 368-370. Tregoi: Jako Mero Mezani dtl. 1911, nga Nikolicanji. Tiranë 1949.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 367.