Gliqia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gliqi
Γλυκή
Fshat
Vendndodhja
Gliqi is located in Greqia
Gliqi
Gliqi
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Çamërisë
Komuna e Sulit
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Gliqot
Krahina etnografike/gjeografike Frar
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 19′ 37″ Veri

20° 36′ 24″ Lindje

Popullsia 711 banorë

Gliqi (greqisht: Γλυκή/Glikí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Gliqia kufizohet me Hojkën, nga perëndimi me Potamenë, nga jugu me Nemicën e lumin i Gliqisë dhe nga lindja me lumin e Cangarit.

Toponimet të fshatit Gliqi:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Ar’ e Klishës – arë, në P.
  • Bejko – arë, në P.
  • Bir’ e Xhavellës - shpellë në shkëmb, në L.
  • Burim i Postol Dhimos – burim, në qëndër.
  • Kalaja e Beut — aty ndodhin muret e një kalaje të vjetër. Pronarë të vendit ku ndodhet kalaja kanë qenë Dinejtë e Paramithisë.
  • Mulliri i Bardhe — mulli, në P. Këtu më 1912-1913 janë zhvilluar luftime të ashpëra ndërmjet së evzonëve dhe ushtrisë së rregtullt greke nga njëra nga anë nga forcat vullnetare çame nga ana tjetër. Aty janë shkruar faqe të ndritura historie ku çamë myslymanë e të krishterë, burra e gra, luftuan me vetmohim për mbrojtjen e vendit.
  • Mulliri i Denjit — mulli, në P.
  • Shëndëllia - kishë në Bregun e Bejkos, në P.
  • Shënmëria - topogërmadhë ku janë zbuluar materiale arkeologjike. Sipas traditës jo larg prej këtej ku gjënden disa gërmadha antike thonë se aty Shëndhonati, peshkop i Paramithisë ka vrarë një përbindësh zvarranik. Ky dragua kish zaptuar burimet dhe hante njerëz e kafshë.
  • Shkall’ e Xhavellës - rrugë shkëmbore në rrëzën e malit, në L.
  • Ura e Gliqisë – urë, në J.
  • Xhumb’ e Bejkos - breg i vogël, në P.
  • Zavoraqi - stan në mal, në L.
  • Zavrrifa - stane në mal, në L.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Gliqi:[2]

Anastasi, Andoni, Baço, Beshko, Burnai, Çaci, Gega (Kostandin Gega, i ardhur nga Cangari), Kota, Konomi, Miçaçi, Palla, Serbi (Niko Serbi), Shani, Xhimo.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas traditës vendase, lumi ka qenë i hidhur se një përbindësh zvarranik jetonte në burim që helmonte ujën. Shën Donati (i njohur edhe si Ajdonati), metropoliti i Paramithisë, u bë mbrojtës i rajonit kur ai vrau përbindëshin dhe ujërat e lumit u bënë të ëmbël, kështu lumi dhe fshati i afërt e morri emrin Gliqi.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 348-349. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Ibrahim Haxhiu, teknik ndërtimi, autodidakt, nga Karbunarë e Paramithisë.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 348.