Jump to content

Lopësi (Filat)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lopësi)
Lopës
Ασπροκκλησίου
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej562
Emri i banorëveLopësjot

Lopës (greqisht: Ασπροκκλησίου/Asprokklisíon) ishte fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati Lopësi u shkatërrua nga forcat e Napoleon Zervës. Pas luftës, fshati u zhvendos dhe u rindërtuar aty pranë me emrin Asprokklisíon që u themelua në 1950. Ky fshat sot është banuar kryesisht nga vllehët, grekët dhe disa romë.[1] Nga verilindja Lopësi kufizohet me Koskën, nga jugu me Smartën e Skupicën, nga juglindja me Shqefarin, nga lindja me Pleshavicën dhe nga perëndimi me Sajadhën e detin Jon.

Para Luftës së Dytë Botërore, Lopës kishte këto lagje: Ballosi, Kodërza, Mesomahallai dhe Perdhikotua/oi.[2]

Toponimet të fshatit Lopës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ahu Dinos — pyll me ullinj, në J.
  • Ar’ e Benës - arë ku ndodhen gërmadha të vjetra shtëpijash, në J.
  • Ar’ e Madhe – arë, në P.
  • Ar’ e Pashait - baçë me ullinj, në qendër.
  • Armusat - arë pranë lumit, në J.
  • Baçeja e Baçes - ara e ullinj, në P.
  • Bardhura – fushë, në JP.
  • Bir’ e Ulkut –birë, në V.
  • Bishti – ara, në J.
  • Bishti Kalurit - bregore mali ku ndodhen gërmadhat e fshatit të vjetër të Lopësit, në J.
  • Bishti Kullës - kodër në fushë, në J.
  • Bishti Lumit - derdhja e Kalamajt, në P.
  • Bokrrimat – bokrrimë, në V.
  • Bot’ e Kuqe - dhe i kuq, në V.
  • Bregu i Gjineshkës - bregore me gjeshtra, në V.
  • Brinja - brinjë në mal, në L.
  • Brrinj’ e Shamos - brinjë, në J.
  • Brrinjeza - brinjë në mal, në L.
  • Budra - pyll e ullinj, në J.
  • Buk’ e Lumit - tokat buzë lunut (llomi), në P.
  • Burim’ e Çatisë – burim, në V.
  • Burim’ e Gjinës — burim uji, në V.
  • Burim’ e Pirrezës – bunim, në JP.
  • Burim’ e Qungjes – burim, në L.
  • Burim’ e Rrapit — burim, në J.
  • Buta — shesh ku ndodhen varre të fshatit, në J.
  • Çairet — arë në fushë, në J.
  • Çifliku — vreshtë me ullinj, në J.
  • Çuk’ e Birbilit – kodër, në V.
  • Çuk e Malit Thatë – Çukë në Malin e Thatë, në V.
  • Çuk e Takës - çukë në një brinjë mali, në V.
  • Dardha – ara, në J.
  • Delimetua - kullotë në mal, në V.
  • Djepez/a - përrua në formë djepi, në V.
  • Docet - ara, në J.
  • Drizareja - vend me driza, kullotë, në P.
  • Fëngëz/a (fango it.) - ara pranë qëndrës.
  • Fiskurati – kodër, në JP.
  • Folej’e Bufit - shkëmb ku kish folenë bufi, në L.
  • Frashnjej’ e Lopësit - fushë, në P.
  • Frënxata - tënda të vjetra ku mrizonin dhëntë, në JP.
  • Gërmadhat e Zejnate - sterrë, në V.
  • Goneja - rrëzë mali ku ndodhet një shpellë, në JP.
  • Gonej’ e Mullirit - fushë, në J.
  • Gonet e Fikut – ara, në J.
  • Grava - shpellë e cila nxën gjer më 300 kokë bagëti, në J.
  • Grav’ e Kroit - shpellë, në P.
  • Gravat - ara, në P.
  • Grik’ e Fushës - kullotë, në J.
  • Grikazt – ara, në P.
  • Grop’ e Kavallarit - vend grope, në V.
  • Gumradha – fushë, në JP.
  • Gurët e Remezanit – gurë, në P.
  • Gurihava — shkëmb i madh vendosur mbi një tjetër. nënë të një shpellë ku shkonin të semurët, të bindur se po të kalonin aty do të sheroheshin, në J.
  • Hasanakua - kodër me ullinj, në J.
  • Hund’ e Carit — hundë mali, në P.
  • Hund’ e Klishës' - bregore në mal, në J.
  • Hund’ e Malsinisë - hunde mali, në JP.
  • Hund’ e Mjalcës - hundë mali, në J.
  • Kacabai - kodër e xhveshur, në J.
  • Kalaj’ e Qitezas – kala, në J.
  • Kallamaq - vend ku ndërtoheshin shtrunga, në J.
  • Kalldrimi Vjetër - kalldrëm në fushë, në J.
  • Kallmet - ara ku ka kallëmba.
  • Këneta - këneta rreth 100 hk. tokë që vaditet.
  • Klishëza - gërmadhë kishë, në P.
  • Kroi Agait - krua i vjetër, në J.
  • Kroi Çaushit – krua, në qendër.
  • Kroi Çelos - krua, në V.
  • Kroi Math – krua, në V.
  • Kroi Pirdhokotoit – krua, në qendër.
  • Kroi Qitezas - krua, në J.
  • Kroi Vilës – krua, në J.
  • Kroi Zglonicës - krua, në J.
  • Kubeza - kube dhe varreza, në P.
  • Kull’ e Panos - kodër me gërmadha të vjetra, në JP.
  • Kulluret – fushë, në P.
  • Latua - pyll e ullinj, në P.
  • Lëm’ e Lopëve - vend ku mrizonin lopët, në V.
  • Lëm’ e Mushaut - lëm ku mblidheshin pleqtë në kuvend, në J.
  • Lisat e Gulumit — vendi ku ndodhen varret e fisit të Dinenje, në L.
  • Lisat e Klishës – lisa, në P.
  • Lizmare/ja – bokërrimë, në V.
  • Lum i Kalamajt — lumi Kalama, në J.
  • Lum i Lopësit - pjesa e lumit Kalama që i takon Lopësit, në J.
  • Luvedhet - kullota, në J.
  • Mali Topçiut – majë, në V.
  • Mali Deli Metos – mal, në VL.
  • Mali Mandukës – mal, në J.
  • Mali Nartës – mal, në V.
  • Mali Skupicës – mal, në JP.
  • Mali Thatë - mal i xhveshur ku ndodhet kalaja e Lopësit, në L.
  • Malsinica - kullotë në fushë, në J.
  • Meterizi - brinjë, në V.
  • Mira e Qeve - kënetë ku kullosnin qetë në fushë, në J.
  • Monej’ e Lopëve - mone lopësh, në V.
  • Monej’ e Qafës Shelqit - mone bagëtish, në JP.
  • Monet e Çapunit - mone të vjetra, në P.
  • Monomandilla - ara, në JP.
  • Muçobajua - pyll e baçë me ullinj.
  • Petrotoi - kullotë bagëtish në mal,në J.
  • Pilli Kullurit - pyll e ullinj, në J.
  • Prroi Bualet – përrua ku qetësoheshin buajt kur dilnin nga këneta, në P.
  • Prroi Fikut – përrua, në J.
  • Prroi Gravës - përrua ku ndodhet një shpellë, në J.
  • Prroi Kadrezës — përrua mali i thellë, në J.
  • Prroi Kallmit — përrua i thatë, në L.
  • Prroi Kazanazit - përrua ku ndodhet një shkëmb i madh i vendosur mbi një tjetër që ka formën e kazanit, në J.
  • Prroi Math - përrua mali, në J.
  • Prroi Mandukës - përrua mali, në P.
  • Prroi Nuses - përrua ku është vrarë një vajzë imorale.
  • Prroi Sarait - përrua i thellë, në J.
  • Prroi Shtogut – përrua, në J.
  • Puset e Sarait - dy puse të gurtë të sarait e dinenje në mal të Thatë, në L.
  • Pusi Gjërë - pus i madh ku merrnin ujë fshati, në L.
  • Pusi Kalasë - pus në kalanë e Lopësit, në P.
  • Qaf’ e Botës - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Gurrës - qafë, në V.
  • Qaf e Klishës - qafë ku ndodhet gërmadha e një kishe dhe ullinj, në J.
  • Qaf’ e Likojanit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Lucës - qafë, në V.
  • Qaf’ e Madhe – qafë, në VP.
  • Qaf' e Pleshavicës - qafë, në VL.
  • Qaf' e Smartës – qafë, në JL.
  • Qaf’ e Selqit – qafë, në JP.
  • Qepuria - kullotë në mal, në J.
  • Qivurezt - pyll e baçe me ullinj, në L.
  • Quteza - kodër e madhe ku ndodhet një kala dhe gërmadha të lashta, në P.
  • Rraha — arë, në P.
  • Rrapi Fiskuratit - rrap, në JL.
  • Rrapi Sarait - rrap shekullor pranë sarait të dinenje. Aty pleqtë e fshatit mblidheshin për të kuvenduar, në L.
  • Sarajet e Beut - banesë e madhe dykatëshe ku banonin belerët e Lopësit para se të vendoseshin në Paramithi, Sarai përbëhet prej 30-40, dhomave, në L.
  • Sithillona – kënetë, në P.
  • Sterrat e Neles - spithar që mban ujë në dimër e verë në Malshinicë.
  • Stratet - ara, në P.
  • Shëndelenat - kullotë e ara, në fushë, në JP.
  • Shkallëza e Xhamisë - shesh, në qendër.
  • Shkëmbet e Mandukës – shkëmb, në J.
  • Shkëmbi - baçë me ullinj, në P.
  • Shpati - shpat, në VP.
  • Shtrung’ e Deli Metos - shtrungë e gurtë, në VL.
  • Shtrung’ e Kaçabasë - shtrugë e gurtë e mone bagëtish, në J.
  • Shtrung’ e Xhumballos - shtrungë e gurtë, në V.
  • Tokadhe - ara, në P.
  • Trapareja - baçë me ullinj, në J.
  • Trapi Zi – përrua, në L.
  • Trepe - grykë përroi, në L.
  • Thanasakua - pyll e ullinj, në J.
  • Thremat – ara, në J.
  • Ujët e Mirë – burim, në L.
  • Ulku - shkëmb e kullotë, në L.
  • Ulliret - vreshta e ullinj, në JP.
  • Ullit e Beut – ulliinj të dinenje, në P.
  • Ullit e Vreshtave - vreshta e ullinj, në JP.
  • Ur’ e Bogazit – urë, në L.
  • Ur’ e Kalldrëmit Vjetër - 3 ura me hark, në J.
  • Vaj’ e Gonesë - va lumi, në P.
  • Vaj’ e Griksave - va, në P.
  • Vaj’ e Irave - va lumi, në J.
  • Vaj’ e Kakoskamit - va lumi, në J.
  • Vaj’ e Potameve - va, në P.
  • Vaj' e Strongjillesë - va, në J.
  • Vakëfe - ara të xhamisë, në J.
  • Vardha - shkëmb, në P.
  • Variloi – kullotë, në P.
  • Varret e Kubezës - varre, në P.
  • Vidhat e Carit - ujë që derdhet në det, në P.
  • Vij’ e Kallmit – vijë uji që buron nga mali dhe derdhet në det, në P.
  • Vij’ e Shqerës - vijë uji që ka peshk, derdhet në det, në P.
  • Vila - përrua në qendër.
  • Voda - dalan, në P.
  • Vuvoi - vijë uji, në J.
  • Vuvua - vakëf xhamie, në J.
  • Vuvonja - ara në fushë, në J.
  • Xhami e Kodrës - xhami në qendër.
  • Xhamia e Mesmahallait - xhami, në qendër.
  • Xhami e Perdhikotoit – xhami, në qendër.
  • Xhami e Vjetër - gërmadha të një xhamie të vjetër, në J. Këtu ndodhen varret e fshatit.
  • Zambaku - baçë me ullinj, në afërsi të qendrës.

Familjet në fshatin Lopës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Arapejt, Bejdajt, Bodanjt, Braholiçot, Dinenj, Dulemehmetër, Çapuni, Çinguranj, Gjeçanj (sot në Turqi), Hadanj, Llazanj, Karaberenj, Këllëçanj, Kondanj, Lamanj, Memkanj, Mullashaqiranj, Mushatë, Nurkenj, Patronenj, Peputë, Rusenj, Skëndenj, Shemanj, Velanj, Vocenj, Zerranj, Zilkenj dhe Uzeiri.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

vendndodhja

  1. ^ Georgia Kretsi (2002). "The Secret Past of the Greek-Albanian Borderlands. Cham Muslim Albanians: Perspectives on a Conflict over Historical Accountability and Current Rights". Ethnologia Balkanica.(6): 187. "A new settlement named Asproklissi was founded after 1950, close to the abandoned village of Lopësi, where migrant Vlachs, Gypsies and Greeks [called by locals ,greki’] from particularly war-torn neighboring mountain areas settled."
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 72.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. Tregoi: Hodo Hasani, dt. 1900, nga Lopësi, me banim në Shijak.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 72