Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shqiptarët (ang. Albanians) në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh.[1] Sipas censusit të vitit 2011, në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri dhe 28,446 të lindur në Kosovë,[2] në Skoci 196 nga Shqipëria dhe 215 nga Kosova[3] dhe në Irlandën Veriore 55 nga Shqipëria dhe 44 nga Kosova.[4]

Historia[redakto | përpunoni burim]

Historia e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar në fillim të shekullit 20, kur një grup i vogël i shqiptarëve mbërriti në këtë vend. Në mesin e tyre ishte një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë, Faik Konica, i cili u vendos në Londër dhe vazhdoi të botojë revistën Albania (sq. Shqipëria). Vetëm pak pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur rreth 100 shqiptarë në Britani. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Shqipëria, ndërsa shumë pak ishin nga Kosova.[1]

Censusi i vitit 1991 tregon se ka pasur vetëm 338 shqiptarë të regjistruar në Angli. Në vitin 1993, shifra ishte rritur në 2,500. Shumica e tyre ishin të rinj kosovarë që i shmangeshin rekrutimit në Ushtrinë jugosllave, të cilët kishin kërkuar azil politik. Në qershor të vitit 1996, një vendim i Gjykatës së Lartë pranoi se shqiptarët e Kosovës u persekutuan në ish-Jugosllavi. Kjo nënkuptonte se të gjithë shqiptarëve të Kosovës duhet t'i jepej leja e qëndrimit në Britani. Pas këtij vendimi, Britania u përball me një fluks të madh e të papritur të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia. Në fund të vitit 1997, në Britani jetonin rreth 30,000 shqiptarë.[1]

Shqiptarë të njohur në Mbretërinë e Bashkuar[redakto | përpunoni burim]

  • Faik Konica
  • Adnan Januzaj, futbollist
  • Valentin Gjokaj, futbollist
  • Zeli Ismail, futbollist
  • Kreshnik Qato, boksier
  • Rita Ora, këngëtare
  • Eder Kurti, boksier
  • Mariela Cingo, pianist
  • Thomas Simaku, kompozitor
  • Dua Lipa, këngëtare

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]