Jump to content

Shqipëria etnike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shqipëria natyrale)
Shqiperia e Bashkuar

Shqipëria natyrale ose Shqipëria Etnike është hapi i fundit apo rezultati i Bashkimit Kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.

Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë.

Termi Shqipëria Etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe, siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.

Shqipëria etnike dhe krahinat e saj.

Historia para pavarësisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ajo ishte e ndarë në disa vilajete : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pavarësia dhe ndarja e territoreve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha.Me gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.

Pasojat e ndarjes së shqiptarëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.

Lufta në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova qëndroi si pjesë e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabartë të shqiptarëve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia

Lufta në Luginën e Preshevës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lugina e Preshevës ndodhet ne jug të Serbisë, është e banuar nga shqiptarët. Etniksht ishte trojë e shqiptarëve por më vonë e morën serbët.Në vitin 2000 shqiptarët e luginës i kapen armët ne dor per clirim etnik per tju bashkuar shqipris per ata humben nga shteti i fuqishem sllav serbia edhe sot ata ndhodhen ne serbi

Lufta në Republikën të Maqedonisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.

Shqiptarët në Ballkan

Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.

Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.

Rrymat për Bashkimin Etnike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.

Krahinat Shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqiptarët në Mal të Zi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.[1]

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.[1]

Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).[2]

Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit.