Jump to content

Xhamia e Parrucës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia madhështore e Parrucës

Xhamia e Parrucës është një xhami në lagjen historike të Parrucë, Shkodër, Shqipëri. Xhamia e re u ndërtua në 1937, dhe është ndër monumentet më të rëndësishme kulturorë të Shkodrës. U shkatërrua nga fundi i vitit 1967, si rrjedhojë e fushatës anti-fetare komuniste. Xhamia u rindërtua ne 2006 dhe u konsakrua në 2007.[1]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e xhamisë së vjetër të Parrucës rreth vitit 1910 (nga Kolë Idromeno)

Në shekullin e XVIII (tetëmbëdhjetë), me fondet e familjes Juka ishte e ndërtuar një xhami tjetër po aty, "e vjetra". "Xhamia e Parrucës e vjetra" nuk kishte një stil të veçantë apo ndonjë stoli artistike, ajo ishte një ndërtesë e thjeshtë. Turqit kishin kërkuar ta rindërtonin, por familja Juka si pronare e tokës kishte kundërshtuar. Kjo xhami ndodhej në zemër të qytetit dhe aty festohej çdo ceremoni fetare myslymane, këndohej Mevludi, dhe kështu me radhë. Myftiu Salih Efendiu, pas marrjes së disa fondeve nga qeveria dhe duke shpresuar në donacione, mori iniciativën për të ndërtuar një xhami të re. Si inxhinier përgjegjës u zgjodh Sadi Pashallari.

"Xhamia e re e Parruces" u përfundua në 1937 dhe kishte dy minare të gjata pothuajse 40 metra, tre hyrje dhe tre sallone të bukura që janë përdorur në përgjithësi për gratë që merrnin pjesë në ceremonitë fetare. Ishte ndër xhamitë më të bukurat në Shqipëri. Kësaj ndërtese të bukur ju shtuan edhe shumë stoli dhe dekorime të brendshme.[2] Ndihmuan edhe disa mjeshtra italianë të cilët pikturuan të brendshmen e xhamisë dhe vëllezërit Karini të cilët u morën me punimet e drurit. Për pjesën artistike të minareve u angazhua vullnetarisht kaligrafi Shefqet Kraja, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e vet. Ai bëri gjithashtu dekorimin e mihrabit. Puna e madhe artistike që bëri ai u admirua shumë jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës por u bë një objekt admirimi edhe për të huajt.

Shumë të huaj që vizituan Xhaminë e Parrucës deklaruar se "shihen rrallë punime artistike të tilla në xhamitë e tjera. Shkodra duhet të ndjehet krenare të ketë një artist vërtetë të madh të kaligrafisë arabe". Për fat të keq, së bashku me xhaminë u shkatërrua në vitin 1967 edhe e bukura e saj mihrab duke privuar kështu qytetin e Shkodrës nga një thesar artistiko-kulturorë.

Mehmet pashë Plaku kishte tyrben e tij në oborrin e kësaj xhamie. Hasan Riza pasha qe varrosur në varrezat përreth xhamisë së Parrucës, para se t'ia kalonin qefinin tek varrezat Komane kur xhamia u rindërtua.[3]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Syrtari, Muhamed. "Xhamia e Parrucës, simbol islam i Shkodrës". Marrë më 16 tetor 2017.
  2. ^ https://web.archive.org/web/20160206055318/http://www.shkodradaily.com/2014/01/xhamia-e-parruces.html. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2016. Marrë më 19 qershor 2017. {{cite web}}: |archive-url= i mungon titulli (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rrethimi i Shkodres Blendi Fevziu