Abat
Abat | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 324 |
{{{postal_code_type}}} | 4009 |
Abati është një vendbanim në Njësinë administrative Shalë, e brendësuar që me reformën territoriale të vitit 2015 në Bashkinë Shkodër, Shqipëri.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Abati është i vëndosur në luginën e lumit të Shalës, që përshkon trevën fisnore të Shalës në krahinën e Dukagjinit. Shtrihet në anën e majtë (lindore) të lumit të Shalës. Tokat e këtij vendbanimi shtrihen në lartësi që fillojnë nga 368 e shkojnë deri në 2067 m mbi nivelin e detit. Ekzaktësisht kisha e Abatit është 710 m, mbi nivelin e detit dhe ndodhet në një distance prej 89.9 km, larg nga qëndra e qytetit të Shkodërs.
Abati kufizohet me fshatrat, Nicaj-Shalë në Jug, me Breg-Lumi në Perëndim, me Lekaj e Qetë në Veri dhe me qafën e Ndërmajes e Pecaj në Lindje.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi e merr emërtimin nga titulli i prelatit që është i pari i murgjve në një abaci. Abacia që i ka dhënë emrin vendit mendohet të jetë ajo që më 1335 figuron si kisha e Shën Shtjefnit (St. Stefanus Major de Ypolatum). Sipas Shuflajt kisha në fillesë do të ketë qenë mungadë (manastir) baziljanësh, sepse qenë misionarë të këtij urdhëri të ardhur nga lindja që ungjillizuan këto vise, dhe ndoshta më vonë vendin e tyre e zunë benediktinët.[1]
Gojëdhëna dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas gojëdhënës së ardhjes të fisit të Shalës nga Shiroka, Pecnikajt nga ky fis u vendosën për herë të parë në Gurrë të Abatit duke gjetur fisin anas të quajtur Koxhobat në Abat, fis të cilin e spostuan.[1]
Në Salnamenë e Sanxhakut të Shkodrës, Abati numërohej ndër vendbanimet e Bajrakut të Shalës.[2]
Gjatë viteve të regjimit komunist, fshati Abat nga që kishte emër fetar, për t'ju shmangur këtij ëmri, qeveria e atëhershme ja kishte vëndosur emrin, fshati "Dritë". Me formimin e Kooperativave bujqësore rreth viteve 1967-të e deri në fund të vitit 1990-të, Abati ishte qëndra kryesore (Sektori) e disa fshatrave siç janë; Mekshaj, Metushaj, Breg-Lumi, Nicaj, Pecaj, Musha, Rrethi, Pacaj, Dednikaj, dhe Qetë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Abati ka shtatë lagje, ose mahallë siç e quajnë vëndasit, të ndara në dy grupime, Abati i poshtëm dhe Abati i sipërm. Konkretisht dhe etnikisht këto lagje vijojnë si më poshtë, dhe të specifikuera sipas vllaznive;
- 1. Mëkshaj, familjet; (Piniqi, Mëkshi, Vështa, Cukeli, Gilaj, Kuvëndi, Fusha dhe Shullani),
- 2. Metushaj, familjet; (Pushimaj, Quku, Kodra, Betaj, Metushaj, Prroni, Shogaj, Coli, Beqaraj dhe Macaj),
- 3. Lekaj, familjet; (Troja në Trojvogël),
- 4. Lotaj, familjet; (Rrahishta, Binoshi, Dreni, Leraj, Shenaj, Sheji, dhe Lokthi),
- 5. Nikpalaj, familjet; (Dardha, Koçeku dhe Hasani),
- 6. Lopçi, familjet; (Arra e Gjon Balës), sot në fshatin Bistrica e Shalës ka familje me prejardhjen nga Lopçi.
- 7. Kisha, (këtu përfshiheshin famulltart (shërbyesit) e kishës në atë kohë).
Në rregjistrat e fundit të viteve 1990-të Abati kishte 56-të familje, me një popullsi rreth 324 banorë [3]. Me ardhjen e Demokracis popullsia e Abatit ka lëvizur në qytet për një jetë më të mirë, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, etj, por ka edhe shumë familje që kanë emigruar që nga Evropa dhe deri në SHBA-në e largët.
Abati është i pasur me një bimësi të larmishme dhe pemë frutore të ndryshme, këtu rriten që nga Molla, Dardha, Ftoni, Gështenja, Arra, Lajthia, Kumbulla, Mani, Qershi, Rrush (i variateteve të ndryshëm) e deri tek Fiku që kërkon klimë të butë. Abati ka gjithashtu burime të shumta ujore, siç janë; gurrat e kristalta të Abatit, sheu i Abatit, gurrat e Pletkave, vada e Kokolikve; kroni i Gjelosh Ndokës, kroni i Delis, kroni i Fratit (i Kishës), kroni i Martin Vatës, kroni i Gjon Nikës, kroni i Gjon Balës, etj. Në fshatin Abat, ashtu si edhe në fshatrat e tjerë të Dukagjinit, fshatarët kryesisht e mbështetsin jetesën e tyne tek prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale, por me ardhjen e demokracis, ka fillue të lulëzojë turizmi malor Veror, me turista vëndas e të huaj, dhe k'jo falë bukuris të mrekullueshme natyrore që i ka falë zoti. Abatin mundemi ta quejm me plot gojë, "Bjeshkë edhe Vrri".
Bjeshkët e Abatit janë të pasura me kullota të larmishme dhe livadhe, nga ku ne mund të përmëndim disa prej tyne; faqja e Shalës, gropa e Prëndit, qafa e Ndërmajës, fusha e Ndërmajës, lugu i madh, qafa e Sipër (Lteri i Nik Lekës), gropa e Borës, qeta e Kingjave, Shtarza, truadhi i Madh (i famshëm për aktivitete të n'dryshme sportive të zonës), Pletka, Maratimata, N'dërshejna, Bollut, Boshem, Pejdana, etj. (disa nga këto bjeshkë kufizohen në pjesë me; Pecaj, Nicaj-Shalë, Lekaj dhe Breg-Lumi).
Njerëz të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Abat lindën dhe u rritën shumë trima e patriot, njerz të besës e të punës, me të cilët Abatsit kanë të drejtë të krenohen. Në mesin e shumë të tjerve po veçojm disa prej tyne; Hasan Pepa (i vllaznis Mëkshaj) [4], Hero legjendar i katërti në rrallë tek Shtatë Shaljant, dëshmori i atdheut Vat Gjeloshi, i cili ra heroikisht në qafën e Boshit Gimaj kundra pushtuesit Malazez [5], Mhill Beqaraj (pushkatuar nga regjimi komunist), Binak Vata, Cukel Delia, Lek Vuksani, etj.
Kurrsesi nuk duhen harruar për asnjë moment luftëtarët trima nga Abati; Vat Gjeloshi (Piniqi), Binak Vata (Pushimaj), Deli Prëka (Cukeli), Kolë Nika (Macaj), Çun Ujka (Gilaj), Coc Ndou (Lokthi), Deli Nika (Prroni), Martin Kola (Metushaj), Nik Shytani (Metushaj), Sokol Ndou (Koçeku), Ram Deli (Leraj), Cel Mirashi (Troja), Bal Nika (Arra), Vuksan Prëka (Mëkshi), Kol Pepa (Kuvëndi), Mark Alia (Shullani), Shytan Vuksani (Fusha), etj, që morën pjesë heroikisht në Betejën e qafës së Agrit, rezistencën e Dakajve dhe betejën e qafës së Boshit.
Shumë djelm dhe vajza nga ky fshat kryen studime të larta e të mesme profesionale dhe ato ushtarake me gradën e oficerit etj. Këtu mund të përmendim; Kol Sejdia (Në shkollën e Bashkuar në Itali, para vitit 1944-tër) [6], oficerët, studjuesi dhe historiani Ndue Cukeli, Zef Metushaj, Pllumb Quku dhe Sokol Gilaj. Arsimtart; Pjetër Kola, Gjin Mëkshi, Ndue Quku, Fran e Violeta Dardha, Dedë Metushaj, Mhill Fusha, Lek Mëkshi, Prek Gilaj, etj. Zoveterineri; Lulash Piniqi, Agronomi; Mirash Shogaj, etj.
Mjeshtrat e Artizanatit; Hilë Ndou, Zef Pjetër Gilaj, Martin e Ndue Kola, Zef Gjeloshi dhe Ndue Marku. Bujqit dhe blegtort e shquar; Kol Vata, Gjelosh Sokoli, Gjon Bala, Martin Vata, Mark Sadiku, Dodë Prëla, Mark Marashi, Pjetër Pali, Rushet Delia, Ndue Zef Baku, Fran Zefi, etj. Le të përmëndim këtu këngëtart e talentuar; Ndok e Fran Piniqi, Marie e Drita Metushaj, Gjovalin Prroni, etj.
-
Maja e Ershellit dhe Pejdana.
-
Kullat Piniqi.
-
Urë druri në Mëkshaj.
-
Mrizi në faqe të Shalës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Palaj, P. Bernardin (1941). Gurashi, P. Rrok (red.). "Rreth Kishës s'Abatit e Fisit të Shalës". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vj. XVII, nr. 9-10. fq. 370–378. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 24 prill 2018.
- ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 27. OCLC 39215998.
- ^ Marrë nga rregjistri origjinal, lista frymore e bukës e vitit 1990-të.
- ^ Ndue Cukeli, në librin “Mark Lula” Kryeprijësi i Dukagjinit, faqe 34-tër.
- ^ Dëshmor i Atdheut me Vëndim të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së popullit Shqiptar rrethi Shkodër, Nr. 144 datë 10.09.1986-të.
- ^ Voc Deda, në librin "Thesare Dukagjinase" faqe 200, pika 4-tër.
Komuna Shalë |
---|
Abat · Pecaj · Nicaj-Shalë · Breg-Lumi · Lekaj · Gimaj · Nënmavriq · Vuksanaj · Lotaj · Thethi · Ndërlysa. |
redaktoni kutinë |