Jump to content

Shala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shala

Bajraqet shqiptare më 1918, Shala mbulon sektorin 54.
Informacione

Shala e Dukagjinit është një fis historik dhe emërtimi i disa krahinave e rrethinave në viset Shqiptare.

Trojet fisnore të Shalës gjënden në Shqipërinë Veriore, në luginën lumit me të njëjtin emër, në veri të Drinit dhe në jug të Thethit (përfshirë) ndër malësitë e Dukagjinit[1]. Trojet fisnore të Shalës kufizohen me Shoshin në jug nga kodra e Shën Gjergjit, me Planin dhe Shkrelin mbi bjeshkët e Qafës së Boshit në perëndim, me bjeshkët e Kelmendit dhe Krasniqit nga Qafa e Pejës në veri, dhe me fiset e Nikaj-Mërturit mbi Qafën e Ndërmajës dhe të Agrit në lindje. Rragami i Shalës tradicionalisht i përkiste Shalës, sot administrohet nga rrethi i Tropojës.

Që nga gjysma e dytë e shekullit të 17të, nga ky fis u përhapën në viset e Kosovës dhe Maqedonisë së sotme. Periudha kur emigruan më bindshëm qe mes gjysmës së shekullit XVII dhe 1840, duke çuar në nënndarje të reja.[2] Në Kosovë, Shala u përqendrua kryesisht në Vushtrri, Trepçë e Mitrovicë në zonën kodrinore të njohur si Shala e Bajgorës, duke qenë Bajgora ngulimi më i madh ndër 37 vendbanimet e tyre. Atje u ndanë ndër 4 vllazni: Gima, Peci, Maleti (të lidhur me Lotajt) dhe Lopçi. Ka gjithashtu shumë fis Shalë në Isniq, Llukë të Epërme, Strellç, Pejë, (Raushiq dhe Logje) Klinë dhe Drenicë. Molliq (Gjakovë)Si dhe ne Ponesh (Gjilan) Topanic (Kamenic) .[3]

Sipas Elsie, ky emër vjen nga fjala shqipe shalës(inë), djerrinë.[1] Sipas gojëdhënës popullore, Shala si fis bashkëndan të njëjtën prejardhje me Shoshin dhe Mirditën, ku vëllai i madh trashëgoi shalën, i dyti shoshën dhe i treti që nuk trashëgoi gjë, u dëshiroi vëllezërve ditën e mirë, mirëdita.[4]

Pas vdekjes së Lekë Zaharisë, Noli radhit Pjetër Spanin kapidan të Shalës dhe Shoshit, që merr anën e Venedikut.[5] Më 1461 Shala (città di Sala e di Sasci[6]) u ngrit kundër Spanëve, zotër të Drishtit, të cilët shtrinin sundimin në ato male[7] që në shek. XVI venedikasit i quanin Malet e Shpanëve (monti delli Spani).[8] Sipas Nolit, Skënderbeu i shtroi "malet e Shalës dhe Shoshit" si masë ndaj të bijëve të Spanit që ishin zënë mes tyre;[9] Sirdani shkruan se Skënderbeu ndërhyri në këta vise pas kërkesës së Pal Engjëllit për të paqtuar dheun e Pultit, që ishte trazuar kundër bijëve të Pjetër Spanit që ishte shuar.[6]

Më 1634 në një relacion kishtar vendbanimi shkruhet në italisht Sciala, relacioni i Gasparit më 1671 e shkruan Sala,[10] ndërsa në hartën e Coronellit më 1688, Sciala.[7]

Bajraku i Shalës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga gojëdhëna popullore marrim vesh se me ardhjen në sundim të Bushatllinjve, u shkarkua nga detyra bajraktari i Shalës, që i përkiste vëllazërisë Mekshaj në katundin Nënmavriq, si përkrahës i Begollajve dhe u zëvendësua me një nga vëllazëria e Pec Pecit në katundin Pecaj.[11] Më 1861 në katundin e Shalës u hartua marrëveshja me shkrim në mes të bajrakëve Nikaj, Mërtur, Shalë e Shosh. Studjuesit njohin atë të 1890 mes Shalës e Nikajve për sigurimin e rrugës, të barinjve, prashitësve, korrësve, atyre që nxirrnin dërrasa në pyll, gjuetarëve e kundër grabitjes së grave, që u përtëri më 1894 - marrëveshje që u njoh si besa e gjâsë dhe e çobanit.[12]Salnamenë e Vilajetit të Shkodrës të 1892, Shala është një nga gjashtë bajrakët e Dukagjinit (para shkëputjes së Gimajve nga mesi i shek. XIX ishin pesë), që është njëri prej dhjetë maleve të Malësisë së Shkodrës;[13] përfshinte fshatrat Pecaj (qendra e bajrakut), Theth, Abat, Lotaj, Lekaj, Nënmavriq dhe Nicaj.[14]

Shala ndahej në katër nënbajrakë: Thethi, Pecaj, Lotaj dhe Lekaj, tre te fundit qenë ndarë më 1530 ose tre bajrakë: Shala, Gimaj dhe Theth, dy të mbramët çmoheshin si fise më vete me gjitha të drejtat.[3]

Bajraku (flamuri) i Shalës kishte dy duar të shtrënguara, të cilat i shpjegonin si shenjë bese, pasi në të gjithë Dukagjinin «Shala e kishte besën e fortë», «nuk i ka mbetë mik pa u pague».[15]

Demografia dhe Feja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1671 Gaspari e përshkruan qytetin e përbërë na 32 shtëpi dhe 200 frymë.[7] Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset Shqiptare, Át Lovro Mihaçević, e përshkruan Shalën:[16]

Famulli shumë e vjetër, mirëpo librat e amëzave mbahen që nga 1763, pasi vendqendrimi i famullitarit ka lëvizur disa herë. [...] Në 24 fshatra të Shalës ka 3259 banorë.

Armao më 1933 pohon se kish 2300 besimtarë të Krishterë.[7]

Shala sipas traditës feston Shën Gjoni si shenjt mbrojtës[17] më 26 dhjetor bashkë me miq dhe bija, por Shala gjithashtu feston edhe festën e Shën Mhillin më 29 Shtator, të cilët në këtë ditë therin dhe pjekin një dele. Shaljanët e Dukagjinit kur luten apo urojnë thonë Ndimo Zot dhe Ora e Shalës!

Për Krishtlindje në Shalë vënin më 24 dhjetor në mesditë djathë, bukë, ajkë dhe kos në varret e të vdekurve, gjithashtu një qiri të ndezur mbi kryqin. Këta ushqime ua shpërndanin më pas të vobektëve.[18] Nopça gjithashtu kumton se shaljanët në mëngjes bënin kryq sa i prekte rrezja e parë e diellit;[19] shumë katolikë mbanin emra muslimanë dhe madje puna shkonte deri aty sa e harronin fare emrin e pagëzimit. Ky zakon ka qenë edhe më i përhapur para vitit 1760. Ipeshkvi i Sapës, Imzot Lindi pyette formalisht Selinë Shenjte nëse i lejohej njerëzve me emra muhamedanësh të errnin kungimin.[20]

Nopça kumton se në Shalë njihej perëndia e breshërit, e quajtur Rrmoria/Rumria. Shaljanët e gjuajnë me pushkë që ta detyronin të ndërronte drejtim, por ndiznin edhe zjarre në oborr dhe flakin drapër e sëpatë.[21] Shaljanët njohin gjithashtu orët,[22] vampirin/lugatin - për të cilin thonin se vetëm i biri i vampirit mund të vrasë një vampir,[23] dhe hijet.[24] Në lidhje me besëtytnitë e kafshëve Nopça shënon se në Shalë nuk qe mirë të mileshin dhentë para se të perëndojë dielli;[25] gjithashtu praktikohe interpretimi i shpatullës së berrit,[26] ku përmendet një parashikim i Mitër Kolës.[27]

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Rowman & Littlefield. fq. 411. ISBN 9780810861886. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Karl Kaser (2012). Household and Family in the Balkans: Two Decades of Historical Family Research at University of Graz. LIT Verlag Münster. fq. 124. ISBN 978-3-643-50406-7. Marrë më 6 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Elsie 2015, pp. 120-121
  4. ^ Miranda Vickers (1999). The Albanians: A Modern History. I.B.Tauris. fq. 103–. ISBN 978-1-86064-541-9. Marrë më 6 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Noli 1921, p. 150
  6. ^ a b Sirdani, P. Marin (1934). "Pulti e Dukagjini". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vjeta X, nr. 4. fq. 189. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 19 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore [Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale]. Përkthyer nga Akil Spathari. Tiranë: Korbi. fq. 113, 197. ISBN 99943-620-8-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare [Illyrisch-albanische forschungen]. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 120. ISBN 99927-56-34-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Noli 1921, p. 206, 213.
  10. ^ Elsie 2015, p. 115
  11. ^ Ulqini 1991, p. 44
  12. ^ Ulqini 1991, p. 44.
  13. ^ Ulqini 1991, p. 65
  14. ^ Ulqini 1991, p. 27
  15. ^ Ulqini 1991, p. 95
  16. ^ Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi [Po Albaniji - Dojmovi s puta]. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 81. ISBN 99943-810-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Nopça 2012, p. 76
  18. ^ Nopça 2012, p. 72
  19. ^ Nopça 2012, p. 79
  20. ^ Nopça 2012, pp. 146-147
  21. ^ Nopça 2012, p. 17
  22. ^ Nopça 2012, p. 24
  23. ^ Nopça 2012, p. 32
  24. ^ Nopça 2012, p. 37
  25. ^ Nopça 2012, p. 47
  26. ^ Nopça 2012, p. 84
  27. ^ Nopça 2012, p. 96