Jump to content

Shoshi (fis)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°12′N 19°47′E / 42.200°N 19.783°E / 42.200; 19.783

Shoshi

Bajraqet shqiptare më 1918, Shoshi mbulon sektorin 56 (janë ngatërruar me Shkrelin).
Informacione

Shoshi është një fis historik dhe rrethinë e krahinës së Dukagjinit,luginën e Shalës.[1]

Pas vdekjes së Lekë Zaharisë, Noli radhit Pjetër Spanin kapidan të Shalës dhe Shoshit, që merr anën e Venedikut.[2] Më 1461 Shala (città di Sala e di Sasci[3]) u ngrit kundër Spanëve, zotër të Drishtit, të cilët shtrinin sundimin në ato male[4] që në shek. XVI venedikasit i quanin Malet e Shpanëve (monti delli Spani).[5] Sipas Nolit, Skënderbeu i shtroi "malet e Shalës dhe Shoshit" si masë ndaj të bijëve të Spanit që ishin zënë mes tyre;[6] Sirdani shkruan se Skënderbeu ndërhyri në këta vise pas kërkesës së Pal Engjëllit për të paqtuar dheun e Pultit, që ishte trazuar kundër bijëve të Pjetër Spanit tashmë të shuar.[3]

Bajraku i Shoshit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1861 në katundin e Shalës u hartua marrëveshja me shkrim në mes të bajrakëve Nikaj, Mërtur, Shalë e Shosh. Studjuesit njohin atë të 1890 mes Shalës e Nikajve për sigurimin e rrugës, të barinjve, prashitësve, korrësve, atyre që nxirrnin dërrasa në pyll, gjuetarëve e kundër grabitjes së grave, që u përtëri më 1894 - marrëveshje që u njoh si besa e gjâsë dhe e çobanit.[7]Salnamenë e Vilajetit të Shkodrës të 1892, Shoshi është një nga gjashtë bajrakët e Dukagjinit (së paku deri më 1832 ishin pesë), që është njëri prej dhjetë maleve të Malësisë së Shkodrës;[8] përfshinte fshatrat Ndreaj (qendra e bajrakut), Nicaj, Palaj, Pepsumaj, Prekal dhe Brashtë.[9]

Shoshjan i moçëm nga Edith Durham, para 1909

Babai parak legjendar i fisit të Shoshit quhej Mark Diti. Vëllai i Mark Ditit, Zog Ditit, ka qenë ati parak i fisit të Shalës, dhe vëllai tjetër i tij, Mir Diti, mendohej të ishte ati parak i fisit të Mirditës.[10] Shoshi dhe Shala është thënë se janë vendosur prej një mërgimi drejt veriut nga Mirdita. Si një ndër fiset e kryesore të Dukagjinit, ata mund të kenë një lidhje autentike me Dukagjinët. Shumëçka prej legjendave të tyre vendore, sidoqoftë, është e lidhur me Lekë Dukagjinin. Vendi te Kodra e Shëngjergjit, ku ka qenë qendra e Dukagjinëve, ndodhet në territorin e Shoshit.[11]

Sipas traditës lokale, Lekë Dukagjini shkoi në Shosh pasi iku nga Rashia. Një gur që qëndron mbi një kodër anës luginës, shënon vend ku ai qëndroi[12] dhe i thonë Guri i Lekës.[13]

Shenjti mbrojtës i Shoshit është Shën Qurku (St. Cyriacus), dita e të cilit përkujtohet në 12 apo 15 korrik.[14][15] Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviç, e përshkruan Shoshin:[16]

Famulli e vjetër françeskane që nga viti 1636 kur këtu erdhën për herë të parë ata, ka pasë periudha kur është braktisur e lënë shkretë për shkak të përndjekjeve, mirëpo që nga viti 1705 françeskanët kanë banuar këtu pa ndërprerë. Famullia ka 17 fshatrat e saj dhe ka 1325 banorë. Në Shosh kanë pasur disa herë rezistencën e vet edhe disa prej ipeshkvinjve të Pultit dhe prefektët apostolikë.

Fisi i përket tërësisht fesë Katolike, në censusin e parë të besueshëm të regjistrimit të ndërmarrë në Shqipëri në vitin 1918, Shoshi numëronte 1,293 banorë.

  1. ^ Historical Dictionary of Albania. Robert Elsie. fq. 416. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Noli 1921, p. 150
  3. ^ a b Sirdani, P. Marin (1934). "Pulti e Dukagjini". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vjeta X, nr. 4. fq. 189. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 22 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore [Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale]. Përkthyer nga Akil Spathari. Tiranë: Korbi. fq. 113, 197. ISBN 99943-620-8-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare [Illyrisch-albanische forschungen]. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 120. ISBN 99927-56-34-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Noli 1921, p. 206, 213.
  7. ^ Ulqini 1991, p. 44.
  8. ^ Ulqini 1991, p. 65
  9. ^ Ulqini 1991, p. 27
  10. ^ Elsie 2015, p. 121
  11. ^ Elsie 2015, p. 131
  12. ^ Elsie 2015, p. 132
  13. ^ Sirdani, P. Marin (dhjetor 1932). "Nji rival i Skanderbegut" (PDF). bksh.al. Hylli i Dritës, vj. VIII nr. 12. fq. 624. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Elsie 2015, p. 63
  15. ^ Elsie 2015, p. 129
  16. ^ Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi [Po Albaniji - Dojmovi s puta]. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 81. ISBN 99943-810-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)