Spanët
Spanët ose Shpanajt[1] kanë qenë një familje fisnike arbërore që lulëzoi veçanërisht në shek. XV.[2] Qendra e familjes ka qenë Drishti,[3] të cilin e qeverisën duke pasur titujt Kont dhe Dukë. Në fundshekullin e 15-të një numër i madh anëtarësh të kësaj familjeje u vendosën në zotërimet venedikase, kryesisht në Venecie dhe Dalmaci. Anëtarë të kësaj familjeje jetonin në një shtrirje të gjerë, nga territoret e sotme të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe në Malin e Zi.
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Du Cange origjina e kësaj familjeje të shquar është e paqartë.[4] Për familjen Spani historianët Bozhiq,[5] Shuflaj dhe Jireçek[1] pohojnë se janë me origjinë greke. Fjala span vjen nga greqishtja spanos që do të thotë qose, pa mjekërr,[6] mjekër-rruari.[1] Në dokumentet e kohës mbiemrin e kësaj familjeje e ndeshim në disa forma si Spanus, Spanich, Ispanus, Hyspanus, Yspanus,[4] Span, Spano, srb. Spanoviqi.[1]
Megjithatë mendimi mbizotërues është se origjina e Spanëve lidhet ngushtësisht me qytetin e Drishtit në Shqipërinë e Veriut.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Shuflajn "Familja e Shkodrës Span" ishte fis me Dukagjinët e me despotët serbë dhe prandaj numërohej në aristokracinë e lartë shqiptare.[7]
Për Spanët Francesco Galvani në vëllimin e dytë të veprës së tij Il re d'armi di Srebenico (Mbreti i armëve të Shebenikut), botuar në Venecia më 1884, shkruan:
"Me origjinë nga Drishti i Shqipërisë, Spanët u vendosën në Korçullë (Curzula) dhe figurojnë ndër familjet fisnike deri në vitin 1553. Madje dukej se gëzonin titullin "Kont", çka del qartë nga një mbishkrim që gjendet në kishën e Shën Antonit, pranë këtij qyteti, ku bëhet fjalë për ipeshkvin e Korçullës Nikollë nga familja Spani (Nicolaus de Comitibus Spanich Episcopus Curzulensis= Nikolla, nga kontët Spanë, ipeshkvi Korçullës). Më vonë, në kohët më të reja, një pasardhës i kësaj familjeje, me emrin Teodor, vjen për të banuar në Shebenik. Martohet me Palma Donzelli Bonavaz, me të cilën pati një djalë, Mikelin, që, pas shumë fatkeqësish, vdiq pas pak vitesh, pa fëmijë, aty ku kishin lindur dhe jetuar të lumtur të parët e tij''.
Ndërsa francezi Charles Lenormant në veprën Turcs e Montenegrins (Turqit dhe malazezët), botuar në vitin 1866, në Paris:
... përveç katër familjeve kryesore si Kastriotët, Topiajt, Dukagjinët dhe Arianitët, që zotëronin një numër vasalësh, kishte edhe disa familje fisnike, në një territor tepër të ngushtë, që nuk e njihnin më pushtetin e kryezotit (që mund të ishte sipas rastit perandori bizantin, mbreti anzhuin apo cari serb). Fillimisht ishin Spanët, zotër të Drishtit dhe të krahinës së quajtur Postribë, në të djathtë të lumit Drin, përballë zotërimeve të Dukagjinëve, pastaj zotërit e Zadrimës, njëri prej të cilëve Lekë Zaharia.
Në Raguzë familja Spani u vendos rreth vitit 1322. Spanët jetuan dhe vepruan në këtë qytet deri në mesin e shek. XVII. Të dhënat e para për Spanët e Raguzës isjell diplomati, profesori dhe shkrimtari i njohur raguzin Serafin Maria Çerva në veprën e tij Bibliotheca Ragusina, = in qua Ragusini scriptores eorumque gesta et scripta recensentur (Biblioteka Raguzine, ku shqyrtohen shkrimtarët raguzinë si dhe veprat e shkrimet e tyre.), shkruar rreth viteve 1740-1742 në Raguzë, në katër vëllime. Dorëshkrimi i kësaj vepre ruhet në Bibliotekën e Manastirit Domenikan të. Dubrovnikut. Çerva shkruan:
Andrea Spani i Shkodrës, qytet epirot, erdhi në Raguzë dhe fitoi të drejtat e qytetarisë pas vitit 1380„. Ishte burrë me dinjitet dhe autoritet të madh. Ai iu kundërvu fort Gjon Kastriotit, babait të Skënderbeut, kryezot isundimtarëve të vendit, njeri shumë zulmëmadh. Një farë kohe Andrea Spani kishte qenë pengesë për sundimin e Gjonit. Por më në fund, në sajë të fatit ose të guximit burrëroi; sepse Kastrioti ishte shumë i fuqishëm në pushtet, ai u detyrua të tërhiqet vetë. Erdhi pra me gruan Angjelinë, bijë e Gjergj Dukagjinit, një nga pjesëtarët i njëfamiljeje të shquar; me të cilën pati në Raguzë shumë fëmijë, ndër të cilët Nikollën (i ati i mjekut Gjergj Spani).
Ndër arbërit shquhen muzikanti Pjetër Spani, mjekët Gjergj dhe Pjetër Spani, të cilët i takojnë familjes princërore Spani të Shkodrës, të shpërngulur në Raguzë, pra, pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit. Për Gjergj Spanin Çerva shkruan se ishte mendjehollë, i dhënë shumë që fom ijë pas letërsisë. Por më vonë, po sipas Çervës, falë përkujdesjes së të atit Nikollë, u dërgua në Lutecia (Paris) për të vijuar studimet në mjekësi me shpenzimet e shtetit. Me mbarimin e studimeve u kthye në Raguzë si mjek me pagë shtetërore. Punoi me pasion për të shëruar të sëmurët e qytetit të vet. Falë përvojës në fushën e mjekësisë shkruan edhe një vepër mjekësore. Gjergj Spani u martua me Tomazina Radosavën, vajzë e argjendarit të njohur raguzin Radoslav Uteshinoviq. Nga kjo martesë lindën shumë fëmijë. Gjergj Spani vdiq në Kotor më 1450. Për mjekun tjetër të Spanëve, Pjetër Spani (Marini), Çerva shkruan se ishte nipi i Gjergj Spanit. Thuhet se ai jetoi në shek. XVI. I nxitur nga fama e gjyshit, që kishte fituar emër në mjekësi, iu kushtua po kësaj shkence. Pjetri u bë profesor i njohur në mjekësi. Por, sipas Çervës, nuk ka të dhëna për mendjemprehtësinë dhe erudicionin e tij, për botime arsimore dhe erudite. Nga familja me emër e Spanëve ka dalë edhe muzikanti Pjetër Spani, i cili jetoi në Raguzë në shek. XV, çka del nga një kontratë e firmosur prej tij që mban datën 2.X.14525. Pjetër Spani shërbeu si kapelan i kryepeshkopit të Raguzës. Ishte mjeshtër i disiplinës muzikore Cantumfirmum. Në shumë dokumente të kohës, që ruhen në Arkivin e Dubrovnikut, muzikanti i njohur Pjetër Spani ndeshet si mësues i të kënduarit. Nuk mund të lemë pa përmendur një nga zotërit feudalë të Pultit, pinjollin më me rëndësi të Spanëve, Pjetër Spanin, bashkëkohës i Skënderbeut, që bashkë me bijtë e tij mori pjesë në Kuvendin e Lezhës, mbajtur më 2 mars të vitit 1444 pranë katedrales së Shën Kollit, ku u arrit bashkimi i parë politiko-ushtarak mbarëshqiptar. Nën presionin e Venedikut ai nuk mori pjesë në luftën e Lidhjes kundër Republikës më 1448 për çlirimin e Danjës (Dejës). Sipas Du Cange-it që i referohet Barletit, Mikeli, i thirrur prej të tjerëve Pjetër Spani, ishte i biri i Andreas, kryezot i Drishtit. Pjetri ishte i pari që mori mbiemrin e familjes së tij Spani. Kishte për grua vajzën e kryezotit të Pollogut (Tetovë) dhe njëkohësisht motrën e Vojsavës, nëna e të madhit Skënderbe. Thuhet se vdiq në vitin 1465. Du Cange është ndër të parët që jep pemën gjenealogjike të kësaj familjeje7, të cilën më vonë e japin edhe autorë të tjerë. Lidhur me stemën e Spanëve gjejmë të dhëna tek F. Galvani. Sipas tij stema e kësaj familjeje është një shqytë trekëndore, e lakuar, me dy prerje ngjyrë argjendi dhe të kaltër. Në prerjen me ngjyrë argjendi, në të majtë, zgjatet një krah me mëngë të kuqërremtë, duke mbajtur në dorë një kamë me dorezë ari. Në prerjen me ngjyrë të kaltër janë vendosur tre trëndafila të kuq me nga pesë fletë, të hapur e të vendosur 2 dhe i. Përkrenarja në profil, e rrethuar me kurorë ari, është krekëzuar nga një mëngë e kuqe, që mban në dorë, si në mburojë, një kamë. Në të djathtë zbukurime me ngjyrë të kuqe dhe argjendi, në të majtë zbukurime me ngjyrë të kaltër dhe ari. Kjo stemë gjendet në një nga aulat e Universitetit të Padovës, ku në vitin 1680 u diplomua një pjesëtar i familjes Spani, me emrin Jak (Giacomo).
Spanët, edhe pse të shpërndarë, mbetën një familje feudale me emër[4].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 120. ISBN 99927-56-34-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zemaljski Muzej Bosne i Hercegovine 1971.
- ^ Schmitt 2001, p. 128: "Stefano Span (griechischer Herkunft; im 15 Jahrhundert Drivastiner patrizier)".
- ^ a b c Sharxhi, Afërdita (2005). "Spanët, Bokalët dhe Marulët sipas botimeve albanologjike" (PDF). Bibliothecae, nr. 6. fq. 42–45.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Božić 1980, p. 37: "СПАНИ — ШПАЊЕ Приказано на V скупу Одељења историјских наука 15. септембра 1976 Спани су били разграната породица грчког порекла, коjа је у XV веку имала извесну улогу у друштвеном и политичном животу северне Албаније."
- ^ Demiraj & Camaj 2010, p. 544
- ^ Shuflaj 2004, p. 27.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Božić, Ivan (1980) [1976]. "Спани - Шпање". Glas (në serbisht). Beograd: Serbian Academy of Science and Arts. OCLC 183333221.
- Demiraj, Bardhyl; Camaj, Martin (2010). Wir sind die Deinen: Studien zur albanischen Sprache, Literatur und Kulturgeschichte, dem Gedenken an Martin Camaj (1925-1992) gewidmet (në gjermanisht). Wiesbaden: Otto Harrassowitz Verlag. ISBN 978-3-447-06221-3.
- Schmitt, Oliver Jens (2001). Das Venezianische Albanien (1392-1479) (në gjermanisht). München: R. Oldenbourg Verlag GmbH München. ISBN 3-486-56569-9.
- Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. ISBN 99927-1-854-4.
- Zemaljski Muzej Bosne i Hercegovine (1971). Wissenschaftliche Mitteilungen des Bosnisch-Herzegowinischen Landesmuseums: Volkskunde. 42–43 (në gjermanisht). Das Museum.