Jump to content

Pulti (krahinë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pulti ka qenë një krahinë historike përgjatë Mesjetës e viseve mbi lumin Drin.

Në qv. XII-XIII krahina e Pultit i përkitte Arbanum-it. Ipeshkvia e Pultit përmendet qysh nën metropolitin grek të Durrësit, por që nga qv. XI gjendej nën arqipeshkvin latin të Tivarit.[1]

Në kohën bizantine quhej Polathoi (gr. Πόλαθοι) treva malore me një gjerësi të madhe gjatë rrugës Shkodër-Prizren dhe në veri përgjatë lumit Drin. Në shënimet e një ipeshkvi, më 877 quhej Pulatoni (ὁ Πόλαθων). Në serbisht Pilot më 1198, latinisht Polatum, Li Paliti tek Muzaka më 1510. Pulti i sotëm është një mbetje shumë e vogël e kësaj krahine të dyfishtë:[2]

Në shek. XIV, më 1348, me Pultin e Epërm shkonin fshatrat Shikla dhe Kruimada në juglindje të Prizrenit. Qendra shpirtërore e këtushme ishte manastiri i Benediktinëve S. Paulus Polatensis, Shën Pali i Pultit.

Kësaj nënkrahine i përkiste fshati i madh Kupelnik në lindje të liqenit të Shkodrës,[2] Kalldrunin, Lohen[3], fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të Pukës dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël.

  1. ^ Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare [Illyrisch-albanische forschungen]. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 69. ISBN 99927-56-34-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët [Srbi i Arbanasi]. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 39. ISBN 99927-1-854-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kryeipeshkvia Metropolitane - Shkoder.net". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2011. Marrë më 13 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)