Begollët
Pamja
(Ridrejtuar nga Begollajt)

Begollët ose Oxhaku i Begollit (osmanisht, beg-oğlu - 'i biri i beut') kanë qenë oxhaku më i famshëm shqiptar në viset e Kosovës gjatë sundimit të Perandorisë Osmane,[1] anëtarët e së cilës qenë shpeshherë sanxhakbejlerët e sanxhakut të Dukagjin-Shkodër me selinë herë në Prizren e herë në Pejë, kurse në Shkodër kishin myteselim si mëkëmbës të tyre.[2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prejardhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas gojëdhënës popullore ishin me preardhje nga fisi të Bardhët e Gashit.[4] Ndërsa Eqrem bej Vlora radhit se tradita popullore dhe familjare e tyre thoshte se janë pasardhës të Crnojeviqve, një dege e Balshajve dhe vetë emri mund të ishte dëshmia e kësaj tradite.[3]
Anëtarët e shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mere Hysejn Pasha, Vezir i Madh i Perandorisë Osmane.
- Qerim Begolli, delegat në Kuvendin e Vlorës[5] dhe Kongresit shqiptar të Triestes.[6]
- Qazim Begolli, aktivist i lëvizjes kaçake, anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.[7]
- Rifat Begolli, politikan, Ministër Shqiptar i Ekonomisë në kabinetin e Ibrahim Biçakçiut (7 shtator 1944 – 25 tetor 1944).[8]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Warrander, Gail; Knaus, Verena (2010). Kosovo (në anglisht) (bot. 2). Guilford, CT : The Globe Pequot Press. fq. 11. ISBN 9781841623313.
- ↑ Di Lellio, Anna; Elsie, Robert (2009). The battle of Kosovo 1389: an Albanian epic (në anglisht). I.B. Tauris. fq. 185. ISBN 9781848850941. OCLC 312626753.
- 1 2 Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 575–578. ISBN 99927-780-6-7.
- ↑ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 17. OCLC 39215998.
- ↑ Schmidt-Neke, Michael (16 nëntor 1987), Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939): Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat (në gjermanisht), Oldenbourg Wissenschaftsverlag, fq. 320, ISBN 978-3486543216
- ↑ "Kongresi Shqiptar Trieste". shipkovica.com. Shipkovica. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 5 mars 2011.
- ↑ Berisha, Sheradin (2004-10-21), Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Pasqyra, marrë më 9 shkurt 2014,
Më 6 gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrësi njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë "mbi fillimin e aksioneve kundër pushtuesve serb"nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallës-Sh. B) , të cilët kishin me vete"lëndë plasëse dhe municion për mauzerët".
- ↑ Bushi, Ilir (12 maj 2012), Kryeministrat shqiptarë gjatë 100 vjetëve të prirur për atentate, pabesi dhe goditje pas shpine, Revista Drini, arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2014, marrë më 1 shkurt 2014,
7 shtator 1944 – 25 tetor 1944: Ibrahim Biçaku – Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Ethem Cara – Ministër i Financave, Rrok Kolaj – Ministër i Arsimit, Lefter Kosova – Ministër i Punëve Botore, Rifat Begolli – Ministër i Ekonomisë, Akile Tasi – Ministër i Kulturës