Jump to content

Kongresi shqiptar i Triestes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Delegatët kryesorë të kongresit

Kongresi Shqiptar i Triestes ishte një kongres i shqiptarëve i mbajtur në Trieste, Austro-Hungari në periudhën 27 shkurt – 6 mars 1913, organizuar nga Faik Konica dhe Sotir Kolea [1] [2] me mbështetje të fuqishme nga autoritetet austriake.

Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë dërgoi Kristo Meksin si emisar të saj në Kongresin Shqiptar të Triestes.[3] Baroni Franc Nopça, i cili mori pjesë në punimet e kongresit, botoi shënimet e tij për kongresin që mori interes të veçantë historik.[4] Pjesëmarrësit e kongresit ishin Fan Noli, Albert Ghica, Baroni Juan Pedro Aladro Kastriota, Nikolla Ivanaj, [5] Giuseppe Schirò, [6] dhe Terenzio Tocci. E gjithë diaspora shqiptare dërgoi delegatët e tyre, ata vinin nga SHBA, Rumania, Bullgaria, Egjipti, Italia dhe Trieste. I pranishëm ishte edhe komuniteti arbëresh, i cili solli Marchese D'Auletta dhe djemtë e tij. Kryetar i Kongresit u zgjodh Hil Mosi, nënkryetarë Faik Konica dhe Dervish Hima, sekretarë Fazil Toptani dhe Pandeli Evangjeli.[6] "President Nderi" i kongresit u zgjodh Marchese d'Auletta, një nga kandidatët kryesorë për fronin shqiptar.

Kongresi njohu qeverinë e përkohshme të ngritur nga Ismail Qemal bej Vlora dhe diskutoi mbi kandidatët e ndryshëm për fronin vakant. Ndër kandidatët që u diskutuan në atë kohë ishin Ferdinand François Bourbon Orléans-Montpensier i Francës, Albert Ghika i Rumanisë, Wilhelm Karl, Duka i Urahut nga Württemberg, princi egjiptian Ahmed Fuad dhe fisniku spanjoll Juan Pedro Aladro Kastriota me prejardhje nga familja e Kastriotëve përmes gjyshes së tij nga babai, ai ishte djali i Marchese Castriota (D'Auletta) nga Napoli. Baroni Nopça gjithashtu propozoi veten për fronin. Austro-Hungaria promovoi kongresin, në veçanti për të siguruar zgjedhjen e një princi të zgjedhur prej saj.

Lista e delegatëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Fazil Pasha Toptani
  • Fuat Bey Toptani
  • Haki Bey Qafzezi
  • Izet Bey Ohri
  • Mazhar Bey Toptani
  • Ndrek Kiçi
  • Nush Serreqi
  • Don Pjetër Tusha
  • Ahmet Gjyli
  • Kolec Deda
  • Çinto Çoba
  • Luvigj Kodheli
  • Mark Kakarriqi
  • Zef Shantoja
  • Filip Pema
  • Stefan Ashiku
  • Dervish Hima
  • Zef Schiro
  • Frano Chinigo
  • Frano Muzaqi
  • Luvigj Jakova
  • Terenzio Tocci
  • Frano G.Kastrioti
  • Epaminonda Ballamaçi
  • Marchese d’Auletta
  • Kol Serreqi
  • Pjetër Maurea
  • At Foti Ballamaçi
  • At Fan Noli
  • Dr. Shunda
  • Zef Kurti
  • Pashko Muzhani
  • Nush Proka
  • Gasper Shkreli
  • Jak Koçi
  • Faik Be Konica
  • Dimitri Shadima
  • Moise Chinigo
  • Filip Kraja
  • Nikolla Ivanaj
  • Lek Kiri
  • Gjergj Shllaku
  • Gjek Shestani
  • Filip Matoja
  • Mark Shestani
  • Gjergj Zubçaj
  • Jak Mrkuci
  • Ferrara Gaetano
  • Ferrara Giovanni
  • Vasil Diamandi
  • Engell Todri
  • Jusuf Maliqi
  • Tossun Halil
  • Zef Kraja
  • Jaja Aga Jakova
  • Pjetër Giadri
  • Ndoc Simoni
  • Dr.Kristo Batazo
  • Nyzhet Bey Vrioni
  • Ferhat bej Draga
  • Pjetër Kakarriqi
  • A.Bey Gjilani
  • Ahmet Bey Pizrendi
  • Islam Dibra
  • Albert Ghica
  • Doher Paço
  • Ndrek Luka
  • Shaqir Mustafa
  • Mehmet Luli
  • Shan Koleka
  • Filip Bushati
  • Ndoc Dema
  • Hysen Draçini
  • Gjon Hila
  • Sotir Kolea
  • Tom Stamolla
  • Stefan Kaçulini
  • Jak Vukaj
  • Pal Gjergji
  • Zef Marshani
  • Cin Pema
  • Pjetër Marashi
  • Kol Vukaj
  • Zef Gjergjaj
  • Ndoc Marashi
  • Orazio Iriani
  • Anselmo Lorecchio
  • Bajram Doklani
  • Nicolla Paço
  • Sokrat Shkreli
  • Hysen Rahmi
  • Qerim Be Begolli
  • Ibrahim Kabaski
  • Riza Voshtini
  • Abdullah Struga
  • Ali Shefqet Beu
  • Pul Mashi
  • Dimitri Ilo
  • Mihal Lehova
  • Filip Peciu
  • Hilë Mosi
  • Spartaco Camarda
  • Aleksi Dreneva
  • Pjetër Koxhamani
  • Spiro Arapi
  • Filip Gjeka
  • Thanas Kandili
  • Pandeli Evangjeli
  • Nikolla Candzu
  • Vasil Dogani
  • Filip Zadrima
  • Stef Curani
  • Loro Ashiku
  • Hamdi Be Ohri
  • Idriz Banushi
  • Nush Paruca
  • Dimitri Mola
  • Pashko Spathari
  • Hysen Avni
  • Lonida Losi
  • Kristo Meksi
  • Baron Franz Nopcsa

Programi i kongresit kishte katër pika:

  1. Përgatitja e kërkesës për t'ju dërguar Fuqive të Mëdha për njohjen e pavarësisë politike dhe ekonomike të Shqipërisë
  2. Marrëveshja e miqësisë dhe e mbështetjes së popullsive arumune që jetonin pranë rajoneve të banuara nga shqiptarët dhe donin të përfshiheshin në shtetin shqiptar.
  3. Kufijtë e Shqipërisë së ardhshme
  4. Diskutim rreth princit [6]
  1. ^ Mano, Nini (3 korrik 2010). "Sotir Kolea, dhunimi i një patrioti (pas vdekjes)". Gazeta Shqip. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2011. Marrë më 5 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert. "Albanian Voices, 1962 – Fan Noli". Robert Elsie's personal website. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2011. Marrë më 21 janar 2011. Congress of Trieste which was organized by his friend and rival Faik bey Konitza {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert (1999). "The Viennese Scholar Who Almost Became King of Albania: Baron Franz Nopcsa and His Contribution to Albanian Studies". East European Quarterly. 33. ISSN 0012-8449. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Nopcsa, Franz. "The Congress of Trieste". Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 2011-03-01. Marrë më 2011-03-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nopcsa, Franz. "The Congress of Trieste". Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 2011-03-01. Marrë më 1 mars 2011. Nikolla Ivanaj, who endeavoured unsuccessfully to challenge the authority of the chairman simply in order to draw attention to himself. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c "Kongresi Shqipetar Trieste". Shipkovica. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 5 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)