Trieste
Trieste | |||
---|---|---|---|
Pamje nga Trieste | |||
| |||
Koordinatat: 45°38′00″V 13°48′00″L / 45.63333°V 13.80000°L | |||
Shteti | ![]() | ||
Rajoni | Friuli-Venecia Xhulia | ||
Provinca | Trieste | ||
Kryetari i Bashkisë | Roberto Dipiazza | ||
Partia | FI | ||
Sipërfaqja | 85,11 km2 | ||
Popullsia | (2019) 203 232 banorë | ||
Dendësia | 2 387,87 banorë/km2 | ||
Vendasit | Triestini | ||
Zona Kohore | UTC+1 | ||
Kodi Postal | 34121-34151 | ||
Prefiksi | 040 | ||
Shenjti mbrojtës | Shën Gjusto nga Trieste | ||
Dita e shenjtit | 3 Nëntor | ||
Koordinatat | 45° 38′ 00″ Veri 13° 48′ 00″ Lindje | ||
Faqja Zyrtare www.comune.trieste.it |
Trieste (sllovenisht: Trst) është një qytet dhe port detar në Italinë veri-lindore. Trieste ndodhet në fund të një rripi të ngushtë toke që shtrihet midis detit Adriatik dhe kufirit të Italisë me Slloveninë. Për shkak të vendndodhjes në skajin e Gjirit të Triestes ku kryqëzohen kulturat gjermanike, latine dhe sllave, gjatë gjithë historisë Trieste ka qenë e ndikuar nga këto kultura. Në 2009 Trieste kishte një popullsi prej rreth 205.000 banorë dhe është kryeqytet i rajonit autonom Friuli-Venezia Giulia dhe krahinës Trieste.
Trieste ishte një nga pjesët më të vjetra të monarkisë Habsburg nga 1382 deri 1918. Në shekullin e 19 ishte e porti më i rëndësishëm i një prej Fuqive të Mëdha të Evropës. Si një port i begatë në rajonin e Mesdheut, Trieste u bë qyteti i katërt më i madh i perandorisë austro-hungareze (pas Vjenës, Budapestit, dhe Pragës). Në periudhën e fundit të Perandorisë Austro-hungareze, ajo u shfaq si një qendër e rëndësishme në letërsi dhe muzikë. Megjithatë, rënia e Perandorisë austro-hungareze dhe bashkimi i Triestes me Italinë pas Luftës së Parë Botërore çoi në uljen rëndësisë së saj kulturore dhe tregtare. Edhe pse gëzoi një rigjallërim ekonomik gjatë viteve 30-të, pas Luftës së Dytë Botërore pësoi rënie për shkak të ndryshimeve të kufirit dhe gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Trieste ishte një qytet periferik i Evropës perëndimore.