Shko te përmbajtja

Anselmo Lorekio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Anselmo Lorecchio)

Anselmo Lorekio (italisht: Anselmo Lorecchio; Puhëriu, 3 nëntor 1843 - Romë, 22 mars 1924) ka qenë një avokat dhe publicist arbëresh, së bashku me Jeronim de Radën dhe Zef Skiroin i kanë dhënë shumë gjuhës dhe levizjes kombëtare shqiptare. Kreu shkollimin e lartë për Drejtësi në Universitetin e Napolit dhe më pas iu përkushtua studimit të kulturës arbëreshe, mori pjesë aktivisht në lëvizjet kulturore dhe politike të periudhës. Drejtoi kongresin e dytë albanologjik të mbajtur në Lungro më 1897, ku u zgjodh president i shoqërisë kombëtare shqiptare (italisht: Società Nazionale Albanese), duke botuar dhe shumë punime të shkrimtarëve arbëreshë e shqiptarë me shpenzimet e veta. Është autor i Çështjes shqiptare (italisht: La questione albanese; Catanzaro, 1898); Mendimi politik shqiptar në raport me interesat italiane (italisht: Il pensiero politico albanese in rapporto agli interessi italiani; Roma, 1904) si dhe i artikujve të shumtë. Nami i tij sidoqoftë u arrit prej veprimtarisë së tij si botues i të përkohshmes me ndikim arbëreshe La Nazione albanese, një revistë e përdyjavshme që trajtonte çështjet politike dhe kulturore dhe që veproi prej 1897 e deri kur ndërroi jetë.[1]

Në prill të 1922, qeveria shqiptare u përpoq që të emëronte Lorekion si ministër pranë Selisë së Shenjtë.[2]

  1. Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B. Tauris në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare. fq. 285. ISBN 9781780764313.
  2. Bello, Hasan (2019). Shqipëria, Kisha katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX - 1939). Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë. fq. 124. ISBN 9789928261984.